Ambasadorja britanike: Duhet një president i bashkimit kombëtar, ai është garant i institucioneve partnere të NATO-s

10 Mars 2012, 18:14Politika TEMA

Ambasadorja Fiona McIlwham thotë se në Britani deputetët e korruptuar janë në qeli. Ajo shton se është në favor të një referendumi për importin e plehrave

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, e cila po largohet nga Tirana, ka dhënë një intervistë për revistën JAVA. Ajo thotë se Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha këto 20 vite, por shton se këto janë ndryshime që kanë ardhur falë shqiptarëve pasi politika nuk e ka mbajtur ritmin e tyre. Ambasadorja britanike thotë se Shqipëria ka një shans tani për t’i dhënë një shtytje përpara integrimit, por nëse dështon sërish, do të thotë rënie më tej prapa. Ambasadorja thotë se është e rëndësishme që në vend të zgjidhet një president i bashkimit kombëtar. “Presidenti është mbrojtës i disa prej institucioneve më të rëndësishme të demokracisë dhe sigurisë të Shqipërisë, të cilat janë edhe institucionet partnere për aleatët e NATO-s. Ai ose ajo është një nga shtyllat e demokracisë suaj dhe në përputhje me Kushtetutën tua, një figurë e bashkimit kombëtar. Pra, unë jam për një figurë uniteti, dikush që mund të ndërtojë një urë mbi ndarjet politike, të përfaqësojë të gjithë shqiptarët dhe i cili do të mbështesë dhe të forcojë pavarësinë dhe profesionalizimin e institucioneve kyçe.

Më tepër se votat, marrëveshjet apo emrat, mendoj se është e rëndësishme që shqiptarët- si dhe deputetët që janë mandatar për të marrë këtë vendim- të mendojnë në lidhje me llojin e demokracisë që ju dëshironi, llojin e presidentit që ju duhet dhe imazhin që doni të projektoni në botë,” thotë McIlwham.

Ambasadorja ka një këshillë përpara largimit, kërkon që në vend të aplikohet zbatimi i ligjit. “Aplikoni sundimin e ligjit. Kjo është një formulë shumë e thjeshtë për efektive demokratike. Askush nuk mund ose duhet të jetë mbi ligjin, as politikanët, as gjyqtarët, apo dikush tjetër, pavarësisht se sa të pasur janë apo sa miq kanë. Pra, çdo imunitet duhet të jetë i kufizuar dhe aty ku ka prova për shkelje apo korrupsion, duhet të hetohen dhe ndiqen penalisht, pavarësisht nga pozitat apo influenca e atij personi. Kur kryeprokurori britanik erdhi për vizitë në janar, ai dha disa shembuj konkretë të rasteve që kishte hetuar në lidhje me keqpërdorimin e fondeve publike nga disa deputetë britanikë. Disa deputetë britanikë janë në burg tani. Njerëzve që iu është besuar posti publik dhe pushteti duhet t’u kërkohet edhe llogari. Kjo vlen edhe për gjyqtarët. Si interpretues të rregullave ata mbajnë përgjegjësi të veçantë, jo para politikanëve, por para popullit, të veprojnë me integritet dhe profesionalizëm. Kur nuk e bëjnë këtë, njerëzit apo kolegët e tyre duhet t’u kërkojnë llogari,” thotë ajo.

McIlwham është dhe në favor të një referendumi për importin e plehrave. “Referendumi për plehrat është shembulli i gjallë dhe pozitiv i veprimit popullor, demokratik. Pavarësisht nëse mendoni se kanë të drejtë apo jo, parimi i mbajtjes së një referendumi për një çështje të rëndësishme social- mjedisore është evropian dhe është demokratik.”

17 komente në “Ambasadorja britanike: Duhet një president i bashkimit kombëtar, ai është garant i institucioneve partnere të NATO-s”

  1. kolombi says:

    Shqiptaret moj zonje e nderuar jane edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete prandaj leri keta idiote te ndertojne demokracine sipas standarteve haja qenit pija qenit.

    1. Naltmadhnia e Tij Zogji i I says:

      Ky asht trashgimtari i vertet i imi
      http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

      1. Vetetima says:

        Shqiperia dhe shqipetaret sikure te kishin ne krye nje mbret do te ishin me perpara se çdo shtet ne rajon. Mjafton qe te ishin monarki, me falni per shprehjen, por dhe nje jevgjit te ishte mbret, shteti do te ishte shume here me i konsoliduar dhe mjaft efiçent. Nuk eshte se partite politike jane kunder atdheut, por ato ne radhe te pare shikojne qe te forcojne partine e tyre pastaj atheun. Sikure te ishte mbreteri do te qeveriste shkelqyer dhe nje anadollak, sepse ai do te udhezohej nga kushtetuta. Shqipetareve ne vite i bene gogol Europen dhe perendimin, ata i quanin revizioniste dhe kapitaliste. Edhe shqipetaret e shkolluar komunistet i quanin te tille dhe me njemije epitete, po ashtu frymezuan per kaq vjet brezat kunder mbretit sepse thonin qe PPSH eshte nena e shqipetareve. Kjo parti e degjeneroje dhe beri popullin qe te mos e kuptonte se kush ishte atdhetare ne te vertete. Asnje njeri nuk quhej atdhetare ne qofte se nuk kishte teseren e zeze komuniste ne xhep. Shqiperia domosdo qe do zhvillohet edhe me keto parti qe jane, por sikure te ishte mbreti Shqiperia do te zhvillohej dy fish me mire dhe dyfish me shpejt.

  2. populli shqiptar says:

    oh mos na cudit!!

    mire qe t’kemi ty moj zonje qe na tregon se si duhen gjerat, se ne sipas jush jemi te tere shpellar si ai qe na keni vene ju ne krye sal-hale -muti por tani qe i ka dal kallaji dhe nuk ju ben juve shume pune, vetem tani po jepni sinjalin jeshil qe te hap krahun shpellari.

    une them qe presidenti te jete dikush qe mbeshtet monarkine… he si te duket ky propozim? ta hap ndonje cike oreksin?

    se cfare duhet ate e di populli shqiptar dhe jo rrembythjet e europes kurve qe vazhdon t;i pije gjakun popujve me te vegjel!!!!!

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Z. “populli shqiptar”, te me falesh, por ti je tipiku i shumices se shqiptareve. Keshtu qe mos u shqeteso fare, sepse shqiperia eshte ashtu si ju (na) shkon pershtat.
      Zoteri, qe te arrijme ne, te mendojme dhe te veprojme si keta “rremb..thjet e evropes k..rve” qe thua ti, duhet aq shume kohe edhe pune, sa qe eshte pothuajse e pamundur.

  3. Eni says:

    I vetmi që mund të meritojë të jetë presidenti i ri është Pandeli Majko.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      mire e ke ti z. Eni, por ne jemi popull i “pushkes” dhe i “te klithures” dhe na duken “pak”, njerezit me profil te qete.

  4. ciu ciu says:

    Eni cfar thua moj ciu ciu kryeminister harabeli president,qeveri zoqsh ahhahahahahahahahahahah

  5. Leon Tolstoi says:

    Igli Totozani presidenti i ardheshem.

  6. Eni says:

    Më falni, ju doni Jozin si presidente, që tu thotë shqiptarëve flliqësina, ikni jashtë!
    Apo ndonjë pseudodemokrat që ia përgatitë fjalimet , vendimet e instruktimet Saliu, i cili ende nuk ka dorëzuar proçes verbalet e takimeve kur ishte pseudopresident. Dhe zevendësat e Aleksandër Meksit i shkarkonte pa e pyetur. Pandeli Majko të paktën mban qëndrim, po Topi që i u gjakosen shkallët e presidencës nga plumbat e Saliut dhe nuk prishi qetësin dhe u zgjua vetem kur e telendisi babai i tij Sali.

  7. populli shqiptar says:

    zoti Prapambetjet Osmane, te kam falur sepse nuk ke asnje ndryshim nga nick name qe i ke vene vetes.

    nese je perkthyesi besnik i zojes britanike kujtoje pak se si u be anglia ajo qe eshte sot, me flota piratesh dhe duke skllaveruar te tjeret.

    populli shqiptar nuk ka skllaveruar kurre sepse zoti i dha nje vend te begate qe plerat e europes vetem e cvatin. per shqiptaret dhe kosovaret shqiperia dhe kosova del dhe tepron!

    ki pak me shume respekt per popullin tend dhe jo llumin e politikaneve qe perfaqsojne mafian europiane.

    1. Mali says:

      anglia u be ajo qe eshte se kur ishte mretnesha Elizabet, i eliminoj te gjith tradhtaret e anglis pra te gjith ata qe donin vatikanin, spanjen dhe francen, dhe e beri te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht,
      ne shqipni po nuk u eliminuan ato fundrrina qe i majne krahun grekut, turkut dhe serbit, dhe te jete nje qeveri patriotike dhe vetem shqiptare, dhe jo anadollake sic eshte saliu me shum te tjer, qe bejne cka i thot turku, greku dhe serbi.

  8. ryan says:

    spo kuptoj anglezet qenkan te keqij ndersa shqiptaret dhe kosovaret te mire;;;; o popull anglia ka rreth 2mije vjet universitet hahhaha po vin gomonet nga anglia me refugjat dhe do kerkojn azil politik ne shqiperi

  9. ALBAN-DARDANI says:

    –O i nderuari “populli shqiptar”.!!!.. Je kujtuar von,shum von .Treni asaj kohe qe mendon, ka mbi 20 vjet qe ka ikur.Tani vallen hidhe si te thone te tjeret. Mos i humb edhe keta “trena” qe te kan e mbetur.
    –Ju i shpreheni ambasadores “se ne sipas jush jemi te tere shpellar”.. A te kujtohet o popull shqiptar se si veprove kur erdhen “trenat” e fillimit? ,me keq se sa shpellar. Ne vend te zgjidhje menyre e rrugen me te denje e te shkurter, zgjodhe ate qe zgjodhe …TEORINE E ZEROS”,
    –Ne vend te ecje perpar me moton :ASGJE TE MIRE E TE VLEFSHME TE MOS PRISHIM,CDO GJE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR,ti bere te kunderten. Me veprimet e mos verimet(indiferentizmat) e TUA u dogjen,prishen eshkateruan shume gjera.Edhe barbaret eka hershem nuk doti kishin ber.
    –Ne vend te perkrahje ME FILLIMET E PARA FRYMEN e REXHEP QOSES PER PAJTIM KOMBETAR, ti bere ,dhe me nje pjese ende po ben te kundeten, vazhdon luften e re te klasave,teorine e praktiken e VETEHELMIMIT, VETEMBYTJES E TE VETASGJESIMIT te brenda lloit.
    –ATE, qe ti i defigurizon emrin sot,mbeshtetesit e TIJ ,NUK TI SOLLI EVROPA ME ZOR. Ishin dhe jane votat e TUA ,veprimete mos veprimet e pa pergjegjsme.Prandaj dhe ti ke sot ne drejtim ate qe meriton.
    –Ti vazdon akoma me militantizem partiak.Kush te ka penguar ty qe per lirit e te drejtat etua te perbashketa te dalesh e te protestosh pa dallime partiake, -Nje fryme e till pershkon te gjitha organizmat qe ligjerisht jane te pa varura.—Le te marim 2 apo 3 shembuj:
    1– Ata qe akuzove TI per krimin ne Gerdec,Ata pikerisht aty fituan ne zghedhjet e 2009– Cfaj te ka evropa,kush eshte shpellari ne kete rast?
    2– Ata qe akuzove se vrane 4 njerez dhe plagosen shume te tjere gjate demostrimit,Ata pikerisht me votat e tua sot drejtojne kryeqytetin, kush eshte shpellari ne kete rast???!…
    3– Me 21 janar u vrane e u plagose njerez me arme zjarri, kush e pengoi prokurorin e policin,te shkonte me nje here ne vendin e ngjarjes (qe me sa di nuk e ka me se 1,5 km larg),te fillonte me nje here hetimet,te bllononte e kufizonte vendi,armet personat dhe cdo gje qe lidhej me ngjarjen,te kish filluar menjher dhe brenda dites.???!!!..
    — Deri tani nuk kemi pare asnje titullar e fuksionar i larte shtetror apo dputet te jete “rrebeluar” apo te kete dhene doreheqien ne emrin tend,(te votes tende) per nderhyrjet ap lojen qe bejne lobet e evropes ndaj teje.
    — Deri tani nuk eshte degjuar e pare asnje rast qe te dale i gjth populli(shumic relative)ne demostra te perbashketa e te fuqishme,per probleme te perbashketa (pozit-opzit), i vendosur deri ne,fund….etj..
    -Shpresoj te me kuptosh drejt i nderuar”populli shqiptar”. sepse me emrin tend jane bere te gjitha padrejtesit..;;
    —“KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, VJEN NJE DITE,…E LEMSHI MBLIDHET”!!!..
    –Pershendetje e mirkuptim nga ALBAN-DARDANI

  10. fshatari says:

    Evropa po perpiqet kohet e fundit vazhdimisht te edukoje politiken dhe votuesin shqiptar.Shprehja qe tha Besnik Mustafaj para disa kohesh qendron,citat:” Pra, në rastin e vendit tonë, fajin nuk e kanë vetëm elitat pse shfaqin gjithë këtë neps për pushtet. Fajin e ka edhe opinioni ynë politik e shoqëror, i cili me përzgjedhjet e me votimet, tregon se është ende shumë i papjekur për ta përdorur demokracinë në shërbimin e vet.”Pra mos kerkoni ti vini faj evropjaneve qe po na marrin si nxenesit e prapambetur per dore per te na dhene mesim jashte orarit te shkolles.Neqoftese jemi te zote sdo kishim nevoje per evropjanet por do ti zgjidhnim problemet vete,por ja qe kaluan 22vjet dhe ne jemi me te prapambeturit ne Evrope si nga kultura politike ashtu edhe nga ajo ekonomike.Shtetet tjera te Evropes lindore po i zgjidhin problemet e tyre me mire se shqiptaret.Nuk kane faj Evropjanet se shqiptaret jane te percare dhe zgjedhin politikanet vetem sipas interesave personale dhe jo ne sherbim te popullit.Dhe keta Ambasadore qe japin deklaratat e tyre publikisht gjykohen nga dikush qe qendron mbi ta.

  11. Alket says:

    Nje gje me shume rendesi tha: Shqiperia ka ecur shume ne keta 20 vjet nga Shqiptaret dhe jo nga politikanet. Par nga Emigrantet dhe jo nga qeverite.

  12. populli shqiptar says:

    I nderuari Alban Dardani. po jo populli or mik jo populli sepse populli nuk deshi te shkaterroj ishin kriminelet ordinere te liruar me urdher te ketyre qe na japin ment sot dhe te paguar qe i vune flaken djerses se popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje