Si lindi Gërdeci dhe të gjitha shkeljet e Fatmir Mediut

13 Mars 2012, 20:59Politika TEMA

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për çështjen e Gërdecit ka irrituar shumëkënd, mbi të gjitha për faktin se aty nuk përfshihej emri i Fatmir Mediut, strumbullarit kryesor që i hapi rrugën ‘fabrikës së vdekjes’. Pretenca e prokurorisë për këtë çështje, edhe pse Mediu nuk ishte nën hetim, thekson disa fakte që nxjerrin në pah angazhimin e Mediut që Mihal Delijorgji të nisë punën për demontimin, duke i shkaktuar fillimisht dëme monetare shtetit dhe më pas duke sjellë vdekjen. Më poshtë është një kronologji që bën pretenca se si lindi Gërdeci dhe roli i Fatmir Mediut. Në pretencë thuhet se Mediu nisi të lëvizte me shpejtësi për këtë çështje vetëm pasi në lojë u fut Mihal Delijorgji. Dërgoi fillimisht një vendim të paligjshëm në qeveri, i cili iu rrëzua nga disa ministra. Por sërish vendimi i dytë ishte i parregullt. Por Mediu nuk u ndal dhe Berishën e kishte në krah. Është për tu mbajtur mend shprehja e Mediut gjatë këtyre mbledhjeve se po pengohen investimet e huaja, ndërkohë që po hartonte një projekt për djalin e kryeministrit, i cili që në vitin 2006, kur sapo Berisha kishte nisur rrugën e pushtetit si kryeministër, kishte gjetur një burim pasurimi të shpejtë me armatimet. Pjesa e mëposhtme zbardh sesi sekseri që ngjizi i pari marrëveshjen ishte trafikanti i famshëm i armëve Henry Thomet. Lexoni po ashtu se sa shpejt pas vendimeve dhe urdhrave të Mediut, shteti shembet përpara këmbëve të Delijorgjit, i cili e ka nën thundrën e tij.

 

Lindja e Gërdecit dhe vendimet e Mediut

Ne daten 27 shkurt 2006, i pandehuri Ylli PINARI, ish-drejtor i Ndermarjes MEICO (Military Export Import Company) te Ministrise se Mbrojtjes (MM), ka rene ne kontakt me shtetasin amerikan Patrick HENRY III, perfaqesues i shoqerise amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC inc). Te dy keta persona nuk patur njohje te meparshme dhe shtetasit Patrick HENRY III, sugjerimin per te takuar te pandehurin Ylli PINARI ia ka dhene shtetasi zvicerian HENRY THOMET. Ky i fundit ka patur njohje dhe marredhenie te meparshme me te pandehurin Ylli PINARI, per shkak te kontratave te lidhura dhe te realizuara midis kompanive ne pronesi te tij dhe ndermarrjes MEICO. Ne kontaktet e realizuara me poste elektronike, telefon dhe takime te drejtperdrejta ne Tirane, ne periudhat 1- 4 mars dhe 29 qershor- 7 1 korrik 2006, Patrick HENRY III i ka shfaqur interes te pandehurit Ylli PINARI per blerjen e municioneve me gezhoje tunxhi, te kalibrit te vogel, qe dispononte ushtria shqiptare dhe qe nuk ishin pjese e armatimit te saj.

Shtetasi amerikan Patrick HENRY III, ishte president i shoqerise amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC inc), me gender ne Loris, South Carolina, USA. Kjo kompani ishte krijuar qe ne vitin 1974, si nje prodhues i armeve te vogla. Gjate viteve 1980 dhe kryesisht mbas vitit 1990, ajo kishte krijuar eksperience ne çmilitarizimin e municioneve te kalibrit te vogel.

Ne memon nr. 1232/523, date 05.07.2006 “Propozim per demontirn industrial municionesh” drejtuar shtetasit Fatmir MEDIU, ish-Minister i Mbrojtjes, i pandehuri Ylli PINARI e ka vene ne dijeni per interesimin e kompanise SAC inc per blerjen e municioneve me gezhoje tunxhi, per cmontimin dhe çmilitarizimin e tyre. Ne kete memo, i pandehuri i sugjeronte Ministrit se, do te ishte me interes te jepeshin per kete projekt fisheket ge jane te vjeter dhe ne pamundesi shitjeje, pa cenuar projektin NAMSA. Nderkohe, ne ate periudhe nga kompani te ndryshme ka patur oferta per blerjen e municionit luftarak te kalibrit te vogel. I pandehuri Ylli PINARI, siguron Ministrin se nga propozimi i SAC inc, krijonte te ardhura per Ministrine e Mbrojtjes dhe hapte vende pune (20-30 vete), edhe pse ende ai nuk e kishte nje studim per kete propozim qe paraqitej nga shtetasi amerikan Patrick HENRY.

Ne fillim te dhjetorit 2006, i pandehuri Ylli PINARI i ka sugjeruar shtetasit amerikan Patrick HENRY III dosmosdoshmerine e kryerjes se procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve ne Shqiperi dhe perfshirjen ne kete proces te te pandehurit Mihal DELIJORGJI. I pandehuri Ylli PINARI e ka orientuar per te realizuar nje takim te drejtperdrejte me shtetasin Fatmir Mediu, ish-Minister i Mbrojtjes, meqenese deri ne ate kohe kerkesat e tij nuk ishin vene ne levizje nga ky i fundit. Ne daten 10.12.2006, i pandehuri Ylli PINARI krijon ne kompjuterin e tij nje “folder” me emrin ALBADEMIL dhe ne te pergatit nje dokument te titulluar “Per Mihalin”, ne permbajtje te te cilit permenden disa vende të mundshme per vendosjen e makinerive te demontimit.

Ne vijim, ne periudhen 18-21 dhjetor 2006, Patrick HENRY III ka ardhur dhe qendruar ne Tirane. Nen ndikimin dhe ndermjetesimin e të pandehurit Ylli PINARI eshte njohur dhe eshte lidhur me te pandehurin Mihal DELIJORGJI, me te cilin ka rene dakord per perqindjet e aksioneve dhe fitimeve ne kete proces, si dhe ka formalizuar krijimin e shoqerise ALBADEMIL sh.p.k, me bashkeortake Mihal DELIJORGJI me 67 % te aksioneve dhe Patrick HENRY III me 33 % te aksioneve.

Ne daten 27,12.2006, Patrick HENRY nepermjet nje faksi ne gjuhen angleze i ka derguar nje kerkese ish-Ministrit te Mbrojtjes Fatmir MEDIUT. Kete kerkese e ka formuluar dhe pergatitur i pandehuri Ylli PINARI ne emer te shtetasit Patrick HENRY III, nderkohe qe ky i fundit ndodhej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Drafti i pergatitur nga i pandehuri Ylli PINARI i eshte derguar shtetasit Patrick HENRY III, i cili pasi e ka firmosur ia ka derguar me faks shtetasit Fatmir MEDIU. Me kete kerkese formale te Patrick HENRY III, shtetasi Fatmir MEDIU ka marre garancine se aktiviteti i shitjes per cmontim dhe cmilitarizim do te kryhej per llogari te te pandehurit shoqeria ALBADEMIL shpk. Me marrjen e kerkeses, shtetasi Fatmir MEDIU, ka shfaqur interesim te madh dhe veprimi i tij ka gene i menjehershem, duke filluar nje proces pergatitje me procedura te pershpejtuara, qe synonte realizimin e projektit -te ofruar nga Patrick HENRY III, si perfaqesues i kompanise amerikane SAC int, por qe ne fakt ky projekt do te realizohej nga shoqeria ALBADEMIL shpk.

Ne daten 28.12.2006, ish-Ministri i Mbrojtjes shtetasi Fatmir MEDIU, e ka vene ne levizje kerkesen/oferten e SAC, drejtuar Shefit te Shtabit te Pergjithshem (SH.SH.P), te pandehurit Luan HOXHA dhe Sekretarit te Pergjithshem (SP), te pandehurit Ardian MULLAHI me shenimin: “SHSHP, Sek.Pergjith. Te konsiderohet dhe mendimi juaj ne nje praktike konform ligjit”.

Ne daten 28.12.2006, Shefi i Shtabit te Pergjithshem, i pandehuri Luan HOXHA, eshte pergjigjur me nje Memo te hartuar nga shtetasi Bardhyl HOXHA me detyre Drejtor i Drejtorise se Logjistikes, ku nder te tjera konstatonte se vendi qe mendohej per kryerjen e ketij veprimi dhe qe ishte fshati Berzhite, nuk ishte i pershtatshem si per depozitim ashtu dhe per demontim municioni dhe se per percaktimin e vendit duhej negociuar midis paleve. Ne te njejtin paragraf thuhej se: ky rajon eshte i palicencuar per depozitim dhe demontimin municionesh, eshte prane rruges nacionale Tirane — Elbasan dhe, eshte prane gendrave te banuara. Ne kete “Memo” theksohet se Shtabi merr persiper, transportin e municioneve, ruajtjen e pajisjeve dhe te rajonit ku do te kryhet demontimi. Shtabi shton gjithashtu se: – per gjykimin e tij, kjo kerkese duhej te shogerohej me nje projekt demilitarizimi dhe me nje marreveshje dy paleshe, ku te percaktoheshin garte detyrimet mes paleve.

Po ne date 28.12.2006, me vendimin nr. 36865, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar personin juridik te pandehur, shoqerine ALBADEMIL shpk, me bashkeortak te pandehurin Mihal DELIJORGJI dhe Patrick HENRY III. Nje nga objektet e veprimtarise se shoqerise eshte demontimi dhe demilitarizimi ne rruge industriale i municioneve te te gjitha llojeve dhe kalibrave.

Me 18.01.2007, Patrick HENRY ka ardhur ne Shqiperi dhe ne zyren te pandehurit Ardian Mullahi, ka prezantuar me kompjuter, nje projekt per demontimin e fishekeve te kalibrit 7.62mm. Ne kete prezantim kane gene te pranishem te pandehurit Ylli PINARI dhe Ardian MULLAHI, si dhe shtetasit Bardhyl Hoxha, Plarent Ruka dhe Sokrat Papadhima.

Ne daten 19.01.2007, i pandehuri Ylli PINARI koncepton dhe krijon ne kompjuterin e tij nje projekt urdher te Ministrit te Mbrojtjes, per krijimin e grupit te punes per vleresimin, saktesimin e procedurave, per lidhjen e kontrates me firmen amerikane SAC inc. Ai mendon qe te perfshije ne kete grup pune, Sekretarin e Pergjithshem, Keshilltarin Juridik te Ministrit, veten e tij, si dhe kater drejtore drejtorish. Sipas konceptit te tij, ky staf qe nga Shqiperia, do te bente edhe vleresimin e kapaciteteve teknologjike te kompanise SAC inc, te cilat ndodheshin ne SH.B.A. Shkresa e mesiperme nuk gjeti formalizim te saj nepermjet nenshkrimit te autoritetit kompetent.

Ne daten 16.02.2007, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir MEDIU ka derguar ne Keshillin e Ministrave per miratim projekt-vendimin e KM “Per proceduren e cmontimit, çmilitarizimit dhe tjetersimit te nje sasie municionesh te Forcave te Armatosura, te dala nga armatimi e perdorimi me shogerine SAC Mc”, me relacionin dhe praktiken shogeruese bashkelidhur. Ne pergatitjen e kesaj procedure kane marre pjese edhe tC pandehurit Ardian Mullahi, Ylli Pinari, Shkelzen Madani dhe Ndue Marku.

Ne kete projekt-vendim te KM eshte perfshire drejtperdrejte kompania amerikane SAC inc., per te lidhur kontrate me Ministrine e Mbrojtjes per shitblerjen e municioneve per cmontim dhe cmilitarizimin e tyre, pa u percaktuar procedura dhe kriteret ligjore te perzgjedhjes se saj.

Ne relacionin e projekt-vendimit te KM, te firmosur nga shtetasi Fatmir MEDIU, procesi i shitjes se municioneve te kalibrit te vogel per cmontim dhe cmilitarizim eshte argumentuar se nuk do te kishte fature financiare per buxhetin e shtetit dhe se do te sillte vetem te ardhura ekonomike per shtetin, por eshte provuar se ky proces, vetem per shitjet e municioneve te kalibrave te vegjel, ne fakt i ka shkaktuar shtetit deme materiale te rendesishme ne vleren 421.306.069,1 leke.

Ne dokumentat shoqeruese bashkelidhur projekt-vendimit te KM dhe relacionit te firmosur nga shtetasi Fatmir MEDIU, dokumenti i studimit te kostos, eshte paraqitur ai qe pervec sasive dhe elementet e perftriar nga demontimi, ka perfshire edhe te ardhurat, shpenzimet, humbjet, fitimet.

Ne pasqyren e cmimeve bashkelidhur projekt-vendimit te KM, cmimet e miratuara nga Komisioni i Miratimit te Cmimeve, megjithese ne shkelje te akteve nenligjore, jane perfshire si pjese e ketij projekt-vendimi.

Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave (KM) date 17.022007 eshte diskutuar ky projekt-vendim. Ne diskutimet e anetareve te qeverise eshte theksuar se permbajtja e ketij projekt-vendimi nuk gjen mbeshtetje ne bazen ligjore te tij dhe se realizimi i procesit te shitjes se municioneve per cmontim dhe cmilitarizim duhet te kryhej me nje procedure ankandi, ndersa blerja e sherbimit te cmontimit dhe çmilitarizimit duhet to realizohet me nje procedure te prokurimit publik. Ne perfundim ky projekt-vendim i KM nuk eshte miratuar me verejtjet se projekt-vendimi duhet te autorizoje Ministrine e Mbrojtjes per te perdorur nje procedure sipas varianteve, por nuk eshte KM ge cakton kompanite sic ishte parashikuar ne projekt¬vendimin ge nuk u miratua.

Me shkresen nr. 1525, date 14. 03 2007, shtetasi Fatmir MEDIU ka riderguar per shqyrtim e miratim projekt-vendimin e KM “Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi”, dhe relacionin bashkelidhur, te pergatitur se bashku me te pandehurit Ardian MULLAHI, Ylli PINARI, Shkelzen MADANI, Armand TARTARI, Ndue MARKU dhe Luan HOXHA.

Ne kreun IV, pika 3, te tij nuk eshte parashikuar procedure per menyren e tjetersimit te pasurise shteterore, (shitjes se municioneve per cmontim dhe cmilitarizim) dhe procedure per perzgjedhjen e subjektit me te cilin Ministria e Mbrojtjes do te hynte ne marredhenie kontraktuale, megjithese Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e dates 12.02.2007, nuk miratoi projekt-vendimin, duke orientuar percaktimin e procedures per kete qellim.

Ky projekt-vendim i Keshillit te Ministrave dhe relacioni bashkelidhur eshte derguar per miratim, pa vleresuar shkallen e perafrimit te tij me legjislacionin komunitar (acquis communautaire), ne shkelje te pikave 19/d e 25 te Rregullores se Keshillit te Ministrave, te miratuar me VKM nr. 584, date 28.08.2003.

Procesi administrativ per pergatitjen dhe miratimin e akteve nenligjore te permendura me siper, eshte realizuar nderkohe qe Ministri i Mbrojtjes qe ne muajin korrik te vitit 2006, kishte ndermarre inisiativa ligjore per miratimin e projekt-ligjit “Per kontrollin shteteror te veprimtarise se eksport-importit te mallrave ushtarak, mallrave dhe teknologjive me perdorim te dyfishte”, i cili synonte te rregullonte, sipas standardeve te BE, veprimtarine e kontrollit shteteror mbi eksportin, importin… dhe veprimtarite ndermjetese per mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjite me perdorim te dyfishte, ku perfshihet dhe sherbimi i cmilitarizimit si dhe per zbatimin e masave ge synojne parandalimin e perdorimit te ketyre mallrave nga terroristet dhe grupe te tjera per qellime kriminale. Ky projekt-ligj eshte miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 115, date 17.02.2007 dhe eshte derguar per shqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise duke u kthyer ne ligjin nr. 9707, date 05.04.2007, i cili ka byre ne fuqi me date 01.06.2007. Ky ligj rregullon vec te tjerash dhe veprimtarite qe lidhen me licencimin ne fushen e cmilitarizimit dhe eksportimit te produkteve te tij, si dhe te kontrollit e mbikeqyrjes se tyre.

Nderkohe, ne daten 08.02.2007, shtetasi amerikan Patrick HENRY III, i ka derguar te pandehurit Ardian MULLAHI nje fax, ne te cilin i paraget nje oferte ne lidhje me sasite dhe cmimin per kalibrat 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm. Oferta paraqitet ne dy variante, te cilat ndryshojne njeri nga tjetri persa i takon sasive, por jo cmimit per njesi.

Ne daten 02.042007, ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir MEDIU, ka nxjerre urdherin nr. 416, “Per ngritjen dhe funksionimin e Komisionit te Posacem per percaktimin e kontigjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve eksplozive te hequra nga perdorimi”. Ne udher eshte percaktuar perberja e Komisionit mbi bazen e detyres funksionale dhe menyra e funksionimit te tij.

Po ne daten 02.04.2007, ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir MEDIU, ka nxjerre urdhrin nr. 417, “Per ngritjen dhe funksionimin e Komisionit te Cmimeve te Armeve, Teknikes, Pajisjeve, Municioneve dhe lendeve Eksplozive te hequra nga armatimi dhe Perdorimi ne Forcat e Armatosura”. Per shkak te detyres funksionale, Komisioni i krijuar ne zbatim te ketij urdhri, perbehej nga te pandehurit Agim BABAMETO, Rezart TERSHANA, Shkelzen MADANI, si dhe shtetasi Ylli BREGU, i cili per shkak mungese nuk ka gene pesë e vendimmarrjes.

Ne piken 5, te Urdhrit nr. 417 date 02.04.2007, percaktohet se, per llogaritjen e cmimit te municioneve per qellime demontimi duhet te mbahet parasysh analiza e kostos per demontim dhe demilitarizim te municioneve (berjen te paefektshme te tyre) per elemente te tulle si investimi, kosto faktike e punes se bere, metoda e perdorur, impakti ne ambient etj., si dhe vlera e nenprodukteve te perfituara nga demontimi e demilitarizimi i municionit.

Me vendimin nr. 1, date 10.04.2007, Komisioni ka caktuar cmimin e fishekeve te kalibrit 7.62mm-14.5mm. Komisioni ka caktuar si mime te shitjes se municioneve, pikerisht çmimet e ofertes se shoqerise amerikane SAC inc, te percjella ketij komisioni nga ish-Sekretari i Pergjithshem, i pandehuri Ardian MULLAHI, me shkresen e tij nr. 772, date 20.03.2007, me synim realizimin e perfitimeve te padrejta materiale te te pandehurit shoqeria ALBADEMIL sh.p.k, nepermjet kesaj shoqerie te huaj.

Ky komision nuk ka analizuar elementet perberes te cmimit dhe kriteret e vecante te llogaritjes se tyre, qe jane: investimi, kostoja faktike e punes se bere, ndikimi ne mjedis dhe vlera e nenprodukteve te perfituara nga cmontimi dhe cmilitarizimi i municioneve. Komisioni nuk ka perfshire ne cmimin e shitjes se municioneve te ketyre kalibrave, shpenzimet e transportit, duke permbushur ne kete menyre oferten/kerkesen e shoqerise amerikane SAC inc, e cila qe ne fillim kishte kerkuar qe kosto e transportit te perballohej nga Ministria e Mbrojtjes.

Me 13.04.2007, i pandehuri Shkelzen MADANI me cilesine e drejtorit te Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe Burimeve te ‘-rojtjes, nepermjet te pandehurit Ardian MULLAHI me cilesine e Sekretarit te Pergjithshem, i ka paraqitur Ministrit te Mbrojtjes nje “memo” ne lidhje me pergatitjen e nje projekt-urdheri. Ne praktiken qe shoqeron kete “memo” eshte bashkelidhur nje fotokopje e nje kontrate perpiluar ne gjuhen angleze, me nr, 01/07, e lidhur me date 19.04.2007 (gjashte dite me vone se data e perpilimit te memos), ndermjet shoqerise amerikane “S.A.C” dhe ndermarrjes “MEICO”, perfagesuar perkatesisht nga shtetasi amerikan Patrick HENRY dhe i pandehuri Ylli PINARI. Ne kete kopje kontrate, eshte percaktuar qarte vendi ku do te zhvillohej demontimi, e konkretisht Gerdec – Vore, emer i cili per here te pare eshte pasqyruar ne projekt-urdherin e mesiperm. Pra, formalisht ky eshte momenti kohor kur ne dokumenta percaktohet Gerdeci si vend ku do te zhvillohej demontimi, por realisht ky vend ishte paracaktuar nga te pandehurit Mihal DELIJORGJI dhe Ylli PINARI. Te dy te pandehurit fillimisht jane perpjekur qe procesi te zhvillohej ne Berzhite, por ne pamundesi per to realizuar kete, paracaktuan Gerdecin, qe ishte nje vend i njohur qe me pare nga dy to pandehurit, per shkak te kontratave te meparshme te realizuara midis MEICO dhe te nje kompanie te huaj, perfaqesues i to ciles ishte i pandehuri Mihal DELIJORGJI. Lidhja e kontrates eshte bere ne nje kohe (gjashte dite me pare), kur ende projekt urdheri nuk ishte kthyer ne urdher.

Projekt-urdheri i paraqitur nepermjet “memo-s” se mesiperme, u kthye ne Urdhrin e Ministrit te Mbrojtjes, Nr. 550, date 25.04.2007, “Per zbatimin e vendimit Nr. 138, date 14.03.2007, te Keshillit te Ministrave, “per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura te dala nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per cmontim dhe cmilitarizim te nje sasie municioni”.

Urdhri nuk eshte nxjerre ashtu sikurse thuhet ne te, duke vleresuar dhe konsideruar ofertat e bera ne Ministrine e Mbrojtjes nga subjekte te ndryshme per shitjen per cmontim dhe cmilitarizim si dhe ofertat e ndermarrjeve ushtarake te vendit dhe te ofertuesve te tjere ne fushen e armatim municionit, kapacitetet e tyre teknike, teknologjine e perdorur ne procesin e cmilitarizimit dhe cmontimit, afatet, ndikimin ne mjedis te procesit teknik. Vetem shogeria “SAC” (dhe askush tjeter), ka gene pjese e ketij procesi dhe nuk eshte administruar dhe shgyrtuar oferta nga firma te tjera. Per shoqerine SAC inc, nuk eshte kryer asnje verifikim ne lidhje me kapacitetet e teknike te saj, teknologjine e perdorur ne procesin e cmilitarizimit dhe cmontimit, afatet, ndikimin ne mjedis te procesit teknik, etj.

Ne kundershtim me piken “4 te V.K.M-se urdhri nuk ka percaktuar shprehimisht subjektin ushtarak qe do realizonte mbikegyrjen dhe sigurine e vete procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve dhe te nenprodukteve te tyre. Urdheri eshte mjaftuar vetem me nje shprehje te pergjithshme, ne piker’ “4” te tij ne lidhje me vezhgimin dhe sigurine e procesit, pasi ne nenpikat e kesaj pike nuk percakton, as menyren e realizimit dhe as subjektin cre do t’a realizoje. Kjo shkelje ka lejuar kryerjen e nje procesi demontimi, te pakontrolluar nga specialiste tee Forcave te Armatosura, si persa i takon sigurise teknologjike ashtu edhe rregullave te magazinimit te nenprodukteve;

I pandehuri Ylli PINARI, me 24 prill 2007, me shkresen nr. 718/523 prot., i ka kerkuar te pandehurit Luan HOXHA nje sasi prej rreth 1100 cope fisheke te kalibrave 7.62, 12.7 dhe 14.5 mm. Kjo sasi eshte kerkuar me ciellim eksperimentimin e demontimit ne rruge industriale nga firma SAC. Si baze ligjore e kesaj shkrese te dates 24.04.2007, perdoret V.K.M nr. 138, date 14.03.2007, si dhe Urdhri i Ministrit, por pa specifikuar numrin dhe daten e urdherit.

Ministri i Mbrojtjes me Urdherin Nr. 633, date 02.05.2007 “Per eksperimentimin e demontimit te disa kalibrash municionesh”, ka urdheruar dergimin per eksperimentim demontimi to nje sasie fishekesh te kalibrave 7.62, 12.7 dhe 14.5 mm. Procedura per nxjerrjen e ketij urdheri eshte kryer nga strukturat e Shtabit te Pergjithshem.

Ne piken “3” to ketij Urdheri thuhet shprehimisht se: “Komandanti repartit ushtarak nr. 4001 Tirane, te kryeje transportimin e municioneve sipas pikes “1” te ketij urdhri duke zbatuar kerkesat e urdherit te Ministrit te Mbrojtjes nr. 411, date 02.09.2003…. Kosto e transportit te perballohet nga ndermarrja e eksport-importit”. I pandehuri Zija BAHJA, me detyren e komandantit te Komandes Mbeshtetese, ka nxjerre per zbatim Urdherin nr. 1778/1, date 08.05.2007. Ne vijim, ne daten 09.05.2007, sasia prej rreth 1100 fishekesh eshte bere dalje nga magazinat dhe mandej eshte realizuar edhe eksperimentimi i demontimit fishekeve.

Menjehere pas daljes se Urdherit nr. 550, por pa u lidhur akoma kontrata, me date 28.04.2007 ne repartin e Gerdecit ka shkuar pandehuri Mihal DELIJORGJI, i shoqeruar nga persona te tjere.

Qellimi i shkuarjen se tij ka gene fillimi i punimeve per ndertimin dhe pergatitjen e ambienteve ku do te realizohej procesi i demontimit. Me shkuarjen ne Gerdec, i pandehuri DELIJORGJI ka dashur te futet ne ambientet e brendshme te repartit, por ka hasur ne kundershtimin e rojes ushtarake shtetasit Paulin LLESHI. Kundershtimit te shtetasit Paulin Lleshi, i pandehuri Mihal Delijorgji i eshte pergjigjur duke i thene se ai duhej te komunikonte me eproret e tij. Pas komunikimit me eproret e tij, me urdher verbal te te pandehurit Shpetim SPAHIU eshte lejuar ge i pandehuri Mihal Delijorgji te hynte ne ambientet e repartit ushtarak. Pas dates 28.04.2007, e ne vijimesi i pandehuri Mihal DELIJORGJI ka vazhduar punimet per pershtatjen e ambienteve. Punimet kane vazhduar deri ne Qershor 2007, kur filloi efektivisht procesi i demontimit. Gjate kesaj periudhe jane prishur shume ndertesa, qe ishin ne brendesi te repartit. Gjate gjithe kesaj kohe, i pandehuri Delijorgji nuk ka paraqitur leje ndertimi, projekt per ndertimin qe po bente, etj. Rojat ushtarake me sherbim ne Gerdec kane pasqyruar ne librin e tyre te sherbimit cdo prishje apo ndertim to bere nga punonjesit qe punonin per llogari te te pandehurit Mihal Delijorgji. Gjithashtu per punimet ne terren kujdesej i pandehuri Dritan MINXOLLI. Rojet ushtarake per cdo demtim prone kane raportuar tek eproret ne menyre hierarkike deri tek Komandanti KFB, te pandehurin Shpetim SPAHIU. Ky i fundit, megjithe informimin e vazhdueshem nuk ka marre asnje mase per nderprerjen e kesaj gjendje paligjshmerie te krijuar ne repartin e tankeve Gerdec.

17 komente në “Si lindi Gërdeci dhe të gjitha shkeljet e Fatmir Mediut”

  1. fule says:

    lene mo, e paske lexu artikulli..

  2. Alma says:

    Ka edhe fytyre te kendoje ky kriminel!!!! A ka vete familje, femije?!!!
    http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

  3. komi says:

    ky ish nenpunes e ka vendin ne burg,per gjakun e njerzve qe humben jeten kot.

    1. Arditi says:

      Po Shkelzenin e Saliut ku e ke ne kete artikull mor trim??Koka e piramides se halese eshte Saliu dhe jo Mediu.

    2. Alehandro says:

      The day after!

      Pas viteve 90 e kam degjuar me kujdes ambasadorin amerikan per sa i ka folur popullit shqiptar per lirine, barazine, drejtesine, demokracine, zhvillimin dhe miqesine mes popujve. Jam ndjere mire kur e kam degjuar te denoncoje korrupsionin ne Shqiperi, kur ka evidentuar babezine e qeveritareve, varferine e popullit dhe kur ka folur per dobesine e institucioneve, vecanerisht te gjykatave shqiptare, kur ka dale ne krah te Prokurores se Pergjitheshme, te individeve te neperkembur, e me radhe ne krah te se drejtes se qytetarit, pavaresisht pozites se tij shoqerore.

      Por, pak dite nga 4 vjetori i ngjarjes tragjike te Gerdecit, ku humben jeten 26 shqiptare, ku u plagosen me qindra te tjere, dhe demi preku familje te tera, Gjykata e Tiranes, ajo “zemerbuta”, ajo “zemermira”, ajo gjykate qe me te drejte e keni quajtur te “mberthyer” nga pushteti, pas vitesh zvarritjeje te procesit gjyqesor, se fundmi dha padrejtesine e saj; “ledhatoi” vrasesit e hajdutet e lidhur me kete ngjarje sa tragjike, aq edhe te denueshme, perpara syve te familjareve te viktimave dhe tere popullit shqiptar.

      Turp per ate burre gjykates e ato dy gra gjyqtare; turp per tere sistemin e drejtesise; turp edhe per ne qe e degjuam dhe heshtem. Une ndjehem fajtor per heshtjen time dhe i turperuar!

      Po si ndjehet zoti Ambasador Amerikan? Ndoshta ai mendon se nuk ka te beni me kete ngjarje. Por jo, une mendoj ndryshe. Po ju a spiegoj se pse. Mes atyre qe u “denuan” dje, Gjykata e Tiranes denoi me 6 vite burg edhe ish Shefin e Shtabit te ushtrise shqiptare. Per mua nuk ka rendesi emri i ketij ish ushtaraku; nuk ka rendesi a ishte apo jo denimi ne masen e duhur. Ajo qe me habiti, ishte se ky njeri, duke qene ne proces gjykimi, e sot i denuar nga Gjykata Shqiptare, u “arratis” nga Shqiperia me vize te rregullt te leshuar nga nje ambasade amerikane diku neper bote. Sot, “i denuari shqiptar” strehohet ne Amerike, ne Ameriken e lirise, te barazise dhe drejtesise, nen mbrotjen e shtetit amerikan, i trajtuar me se miri me fondet e taksapaguesve amerikane.

      Pas kesaj, pas ketij 12 marsi te trishtuar, a mundet zoti Ambasador Amerikan, nuk ka rendesi emri, te flase perpara shqiptareve per principet e demokracise amerikane?

      A mundem une, dhe shume si une, mbase 3 milione shqiptare si une, te kene besim ne fjalen tuaj, qe ashtu si ju e permendni shpesh, eshte fjala e Amerikes?

      Jo zoti ambasador, kurre me! Kurre me pa sqaruar se pse i dhate strehim nje te denuari nga gjykata, qofte edhe padrejtesisht. Cdo veprim ndryshe, e perzien Ameriken ne nje histori te dhimbeshme, qe shqiptaret nuk do e harrojne kurre. Sikurse shqiptaret nuk do harrojne kurre edhe perbaltjen qe ju be Amerikes ne kete rast, duke e kthyer ne strehe te fshehjes se nje krimi, duke i dhene Amerikes se lirise e demokracise imazhin e atij priftit te fshatit qe thoshte “beni si them une, por mos beni si bej une”.

      Ne shqiptaret nuk e meritojme kete, as Amerika dhe amerikanet, kurresesi. Do benit mire te spjegoheni zoti Ambasador, per te miren dhe nderin e Amerikes ne radhe te pare.

  4. Prostituta says:

    Po ky ka qene davaxhi qe ne fillimet e tij.Cfare mund te presesh prej ketij.

  5. Drenica e Kuqe says:

    Si ka mundesi qe bartesit kryesore dhe ndermarresit me paramendim te fabrikes se krimit te Gerdecit, Sali Berisha, Fatmir Mediu me kompani te lihen te lire dhe te mos perfshihen ne çeshtjen “Gerdeci”?!… Nese te tjeret jane denuar me 92 vjet burgim, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu do duheshin denuar me burgim te perjetshem dhe pa te drejte ndryshimi te vendimit te burgimit te perjetshem. Biles, ata do duhej te ekzekutoheshin pameshirshem per vrasjen me paramendim te 26 qytetareve shqiptare dhe per demet e tjera qe u kane shkaktuar qytetareve shqiptare atje… Vendimi i Gjykates eshte i padrejte, pa perfshirjen e ketyre dy kryekrimineleve ordinare te çeshtjes “Gërdeci”…

    Drenica e Kuqe

  6. Tironci says:

    thuhet se Fatmir Mediu eshte Çam! Turp per perfaqesimin e tij!!!

    Nuk dua ti jap komentit ngjyra fetare, por thjesht ti pergjigjem Berishes me Krahinarizem(ashtu si ai ka futur gjithe krahinen e vet kudo..). Berisha ka mbledhur gjithe Plehrat. Mund te gjenden padashje ne çorben e BErishes, por qe te vazhdojne bashkpunimin pastaj nuk eshte me rastesi por bashkepunim Plehrash!!!!

    Ligji duhet ti denoje, Zoti duhet ti jape shuplake te forte fatit te tyre, t’ja nxije – per ti dhene qetesi atyre te pafajshmeve qe vdiqen!

  7. Horri i bulevardit says:

    Shume shpejt do te vi ajo dite kur do te jepni llogari per bemat e juaja, ajo qeveri apo parti qe do te vi ne pushtet dhe nuk fut neper birruca keta qener dhe zagare, shume shpejt do ta humbi pushtetin perseri.

  8. tironci says:

    tradhetaret e kombit SHQIPETARE

  9. Liku says:

    O fytyr e pist vrave 26 njerëz të ndershëm.

  10. Vjollca says:

    Ambasada e SHBA i fshehu Kongresit takimin për armët
    Publikuar më Tue, 24 Jun 2008 08:20:00

    Majori Harrison këshilloi zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë që të raportonin takimin me Mediun për fishekët

    Në përpjekje për të marrë informacione shtesë mbi takimin sekret mes Mediut dhe Ëithers, komisioni hetimor i Kongresit Amerikan ka zbuluar edhe disa dokumente që tregojnë qartë se si zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë mënjanuar kërkesat e majorit Harrison, për të njoftuar Kongresin. Më 28 mars të këtij viti, komisioni hetimor i kërkoi Departamentit Amerikan të Shtetit që t’i dërgonte të gjitha komunikimet që kishte pasur me AEY, nënkontraktorët e tij, partnerët, ndërmjetësit, shitësit apo kompanitë e transportit që kanë lidhje me shtetin amerikan, qeverinë shqiptare apo ndonjë tjetër shtet të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë, më 4 prill, Kongresi kërkoi një listë me informacione të tjera shtesë.
    ***
    Më 9 prill, Departamenti i Shtetit ka kthyer një përgjigje, duke i dhënë të gjitha materialet që kishin mbërritur nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Por në lidhje me kontaktet mes përfaqësuesve të Ambasadës dhe Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, Ambasada ka bërë këtë deklaratë: “Në kontekstin për të lehtësuar hetimin e Departamentit të Mbrojtjes në lidhje me këtë çështje, përfaqësuesit e Ambasadës janë takuar në të paktën tre raste me qeverinë shqiptare. Në to përfshihen edhe takimet me përfaqësuesit e MEICO dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Përfaqësuesit e Ambasadës ndodheshin aty për të ndihmuar hetuesit e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes”. Ndërkohë, në lidhje me çështjen më të nxehtë, takimin e nëntorit dhe fshehjen e origjinës së municioneve, ambasada është përgjigjur shumë shkurt. “As zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe as zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes nuk kanë bllokuar apo ndërhyrë në ndonjë operacion në vendin e ripaketimit”,- thuhej në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtuar Kongresit.
    Por Ambasada Amerikane në Tiranë, në përgjigjen e saj, nuk e përmendi aspak takimin e nëntorit 2007 mes zyrtarëve të saj dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Përkundrazi, Ambasada pohoi në përgjigjen e saj se kishte luajtur një rol të vogël ose asnjë rol në këtë çështje. “Ne kemi arritur në konkluzionin se Ambasada nuk ka pasur asnjë rol domethënës në ndërmjetësimin e standardeve tregtare, ndërmjet kontraktorëve dhe qeverisë dhe ne duhet të ndërhyjmë në këtë çështje, vetëm nëse na thoni ju, nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit”,- ishte përgjigjja e Ambasadës në lidhje me këtë çështje.
    ***
    Por dokumentet e Kongresit tregojnë se majori Harrison i këshilloi zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë që të njoftonin në lidhje me këtë takim, por ky informacion u fsheh. Në këtë moment, zyrtarët e Ambasadës bënë një tjetër lëvizje. Ata hodhën në qarkullim një draft të raportit, duke thënë se nuk kishte asnjë takim në nëtor 2007. Por në përgjigje, majori Harrison nxori në skenë dokumente të reja duke përdorur si provë një opsion të programit Ëord që tregonte shënimet origjinale që ishin mbajtur pas takimit. Në këto dokumente shkruhej: “Ne përmendim mbledhjen e zhvilluar në shtëpinë e Steven, më 19 nëntor (ku ishte i pranishëm ambasadori Ëithers, zv/ambasadori Cristina, shefi i Sigurisë, Patrick dhe Atasheu ushtarak Harrison) ku ambasadori i rekomandoi ministrit Fatmir Mediutë ndalonte reporterin që të shikonte municionet në aeroport ditën e ardhshme”. Zyrtarët e ambasadës nuk e përfshinë këtë pjesë në raportin që iu dërgua Kongresit amerikan.

  11. tutu says:

    nuk besoj se ka nje figure me negative njerezore se mediu pas berishes,zoti mendofte per ta

  12. Likoja says:

    Në kërkim të së vërtetës

    Eugjen Merlika

    Kohët e fundit më ra në dorë libri “Odiseja e një detektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”.

    Libri fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtare e diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjesëtarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, të ashtuquajturit armiq të klasës. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “engjëjve mbrojtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një të ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, për sa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpakët u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit. Hamiti është bir i një ish partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohshme në operacionin për t’i nxjerrë. Sipas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos frekuetonte shkolla ushtarake e shpesh u thoshte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mynxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në radhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karrierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithçka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fryteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servisi britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e brendshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një perceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjellët. Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste.

    Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofeni, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligjencë Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në radhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të frikshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumëfishtë, që mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shkelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimmarrjeje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithçka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vend qendror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjencë Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vendit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qenë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.”

    Ky është pohimi i funksionarit të lartë të shërbimit sekret britanik. Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marrëdhëniet e Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund ta konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjencë Servisit për të pasur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga pas luftës dhe kanë të bëjnë me veprimtarinë antikomuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetëra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të veprës shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë Servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata të arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku në Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Operacionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rreshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të librit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës së asaj diktature në marrëdhëniet me ‟armiqtë – miq” anglo-amerikanë në më shumë se një gjysmë shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vend të nderuar në letërsinë e pas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyrimit të përgjithshëm, po aq është pranë fateve të atyre që pësojnë historinë.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, sipas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cek absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marrëdhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Libri nuk paraqet dokumente edhe se pohon më shumë se një herë ekzistencën e tyre. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë librin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajën e burrërinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë skllave të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht mbi të ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaq të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysmë shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyrimin tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, e kryesisht nga SHBA. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mendje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që, lavdi Zotit, u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjemba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do të ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky libër merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentet, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentet ta përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qenien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qenë Enver Hoxha spiun i Inteligjencë Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sadopak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vende të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admininistratës amerikane për të favorizuar ish-komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i ish-oficerëve shqiptarë të DSJsë (protagonistë të ngjarjeve të librit) që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për ta vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i librit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vend heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenjë e mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve të ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me transparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjetëve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet ta përvetësojmë, nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendrat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thoshte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

  13. beso says:

    mendoj se duhej shtuar diçka e vockel;Ku lindi Gerdeci?Une mendoj se lindi ne Amerike,qe erdhi ne Gerdec,hengri dhe iku…ah,na morri me vete edhe shefin e shtabit!Prandaj te tere krahet e politikes shahen e bertasin ne televizor,por nuk besoj se seriozisht te hapin vertet kutine ekspozive,se e dine se kush eshte brenda.Per mua Gerdeci eshte afere bakshishesh per lobby-t e berishes dhe kongresmeneve,zyrtareve te ambasades dhe kopese se berishes qe nuk ka ardhur ne karrike per rrogen modeste,po per para te madhe.Nuk e denon asnje gjykate kete mafie potente,se edhe gjykata eshte kthyer ne mashen e kesaj!

  14. turpi says:

    ATA QE E BENE GERDECIN SOT JANE NE NE KRYE E NA UDHEHEQIN ..

    TUUUUUUUUUUURRRRRRRRRRRRPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP

    PER NE BURACAKET . . .

  15. agjenti says:

    KA MBET NANA PA DJAL POR SKA MBET GJAK PA MARR!!!!!!
    FATMIR MEJDIU DHE ATA GJYKATSIT KAN ME PA VET SE ME U PAS MBET FEMIJA I TYRE KISHIN REAGUA NDRYSHE.DREJTSI DUHET NE AT VEND KOMUNIST>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje