Skrapi në Fier, "Fiks Fare" provon se Bujar Jazaj, drejtor i LSI, është pronar i skrapit

13 Mars 2012, 21:08Politika TEMA
Skrapi në Fier, "Fiks Fare" provon se Bujar Jazaj, drejtor i LSI,

Korporata Energjetike Shqiptare është distancuar sot nga skandali i vjedhjes pa tender të skrapit të TEC-in e Fierit. Në një deklaratë për shtyp, kjo Korporatë thotë se prokuroria duhet të fillojë hetimet për këtë skandal dhe falënderon gazetarët për informimin e publikut dhe të vet asaj.

Por pas deklaratës distancuese të KESH, duket se fshihet frika nga përzierja e njerëzve të afërt të LSI në këtë histori.

Në emisionin në vazhdim “Fiks Fare” provoi se kamioni qe del nga TEC  shoqërohet  nga mbrapa një makine tip Benz , i cili është në pronësi te Bujar Jazaj.  Targa e makinës dhe tipi i saj sipas certifikatës së Drejtorisë së Qarkullimit rrugor i përkasin Bujar Jazaj.

Kjo provon dëshminë e rojës së pikës së grumbullimit të skrapit, i cili kur u pyet nga “Fiks Fare” pranoi se pika ishte në pronësi të Bujar Jazes ose Përparim Zeqos.  (Mos e ngatërroni me zotin Ëngjëll Zeqo që është Drejtor i KESH). Nga një kërkim i shpejtë Bujar Jazaj na rezulton drejtor i ISKSH në Fier.

Ja biseda e regjistruar nga “Fiks Fare” në pikat e grumbullimit të skrapit në Zharrës.

Bisedë me pronarin e një pikë grumbullimi të skrapit, e cila ndodhet ngjitur me pikën ku ka shkarkuar maunia.

Fiksi – Kush e ka këtë pikën?

Pronari – Bujar Jaze ose Përparim Zeqo.

Biseda me pronarin e pikës së skrapit ku është shkarkuar kamioni me skrap të marrë në TEC.

Fiksi: Më thanë se firma është serioze?

Vëllai i pronarit: Firma është serioze dhe pikë shumice dhe çmimet ….

Fiksi: Pikërisht, se më thanë edhe TEC-i i sjell këtu?

Vëllai i pronarit: Ne i marrim,të gjithë këtu rrotull.

Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por pamjet e siguruara nga Fiks Fare tregojnë se puna atje ka nisur prej dy javësh. Punohet gjatë fundjavave për të nxjerrë skrapin nga TEC-i, i cili aktualisht është pronë e KESH-it, i cili e ka në konservim dhe ka marrë masa për ruajtjen e tij.

Në një koment onlinë të bëra nga një lexues i gazetës Tema pas publikimit të këtij raporti flitet për lidhjet e këtij skandali me njerëz të rëndësishëm të LSI. Komentuesi thotë se gjithë vjedhjen e koordinon Spartak Braho. Ai ka vëne drejtor një djalë të ri, pa asnjë eksperience pune fare, vetëm që të vjedhë. Në TEC ka 18 milion euro skrap. Deri tani kanë vjedhur rreth 4 milion euro, gjithë tubat e bakrit nën tokë dhe skrap mbi tokë. Vjedhje gjigante. Policia i mbron dhe merr pjesën e vet. Prokuroria i mbron se ka disa muaj që ka hapur çështje penale në Tiranë dhe s’bën gjë…

10 komente në “Skrapi në Fier, “Fiks Fare” provon se Bujar Jazaj, drejtor i LSI, është pronar i skrapit”

  1. geno says:

    O tema ai drejtori i LSI eshte menaxheri i bandes se skrapit qe fiton 10% e toatlit te vleres, por ju them me garanci qe pronari i vertete qe po zhvat skrapin me lejen e LSI eshte failja “ZEQO” e kryetarit te bashkise Fier, orta ne shume pislleqe me Ilir meten ne Fier, qe prej kohes kur Ilir Meta ishte mbreti i qeverise se PS e ne vazhdim, dhe ky “ZEQO” eshte kryebashkiak i Fierit, perfaqesues i PS

  2. Nuk na shokojne hic keto vjedhjet ne Denmokratve, per aq koh sa i ka beku Doktori, lejohet ne me vjedh

  3. elinor says:

    Jane te ndara punet – lakeqat e LSI-se merren me keto te dores se dyte te cilat konsiderohen te jene teper te rendomta per Familjen. Kam thene une, si tek filmi Luani Mbret; ne kete rast, hijenat jane LSI dhe saliu eshte Scar. Te presim sa te kthehet Simba (Rama) nga eksili!

  4. Alban says:

    Keta te LSI Leshit vetem po vjedhin si ato hijenat. Horrat duhen varur si Duçja me kokposhte.

  5. bbb says:

    Hajdutet e Ilir Meters jane sulur si ujq te terbuar. Nuk po lene cop hekuri pa vjedhur

  6. Engjelli says:

    Po mire ,po ky K.E.SH. i “Fiks Fare” paguan si roje apo administrator te prones qe i ka besuar shteti qe eshte ne fund te fundit votbesimi i popullit per qeverisjen e administrimin ne vend ?!!!1

  7. tomori i beratit says:

    Te gjith drejtorat qe jane vene nga lsi JAN TE GJITHE HAJDUT.Po ti shikoni jane bere te gjith miliarder.Prokuroria duhet ti hetoj se nga i kan keta bandit keto te ardhura maramendese.

  8. zani tirane says:

    Na to maja rripa rripa here ma hipe here ta hipa..Kjo eshte motoja e politikaneve tane.Si Pd-ja dhe Lsi-ja kane te drejte te vjedhin.Mos harroni qe gjate sundimit te PS-s per 8 vite te shkretet politikane te PD-S E Lsi-s,ne lokale pinin vetem kafe e caj,nderkohe qe ata te PS-s rrumbullajosnin barkun e prapanicat me prodhime deti e mish llogaraje.Mjere ky popull qorr thoni,po ata bira kurvash dyst do ta kene gjithmone.

  9. niku says:

    lsi eshte ( levizja se si vidhet me ilir meten ne krye )

  10. fieraku says:

    E gjitha kjo histori eshte mashtrim dhe montim i mafjozeve dhe gjobvenesve te fiks-fare. Perzihen persona dhe emra qe nuk kane te bejne fare me LSI , me TEC dhe me firma skrapesh . z. Bujar eshte dhe vazhdon te mbetet per te gjithe ata qe e njohin njeri i ndershem , me personalitet dhe dinjitet . Askush nuk mund ta perlyeje personalitetin e tij me historira te stisura nga ish-sigurimi i shtetit . Ai eshte student i Dhjetorit , ish i persekutuar politik dhe demokrat ne shpirt dhe bindje.Si Drejtor i DRSKSH-Fier ka eleminuar korrupsionin, radhet e gjata te njerezve dhe subjekteve. Tani ne DRSKSH-Fier , cdokujt i zgjidhet problemi pa vonesen me te vogel dhe brenda ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje