Edi Rama ka qenë pranë prindërve të Erison Durdës, djalit 7 vjeçar që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit 4 vjet më parë. Duke qëndruar pranë Zamira dhe Feruzan Durdës, kryetari i PS u shpreh se vendimi që dha gjykata për këtë tragjedi është përtej vrasjes. Zamira solli edhe njëherë në kujtesë ditën e tragjedisë, kur djali i saj luante me shokët duke zhvilluar gara me biçikleta. Dhe ajo lojë fëmijësh u pre fatalisht nga ai shpërthim tragjik. Zamira i tregoi Kryetarit Rama se ajo nuk mund të pajtohet me vendimin e gjykatës që dha dënim për dëmtim prone, muresh rrethuese, po nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e djalit të saj dhe 25 të tjerëve. “Duam Drejtësi!” ishte apeli i dy prindërve që prej katër vitesh nuk e kanë më djalin e vogël të shtëpisë në prehrin e tyre, që nuk e përkëdhelin dot, që nuk e puthin dot. Mamaja e Erisonit tregon se nuk u gjykuan ata që ishin urdhëruesit e Gërdecit. “Jam e bindur që nuk ishte gjykimi i plotë sepse nuk ishin urdhëruesit, sepse ata që ishin prezentë thoshin ne zbatuam VKM-në. Pra, aty nuk ishin urdhëruesit vetëm zbatuesit”, u shpreh Zamira Durda. Ajo vlerësoi se edhe heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, për të cilin PS është e ka cilësuar si prioritar, mund ta ndihmojë procesin në Gjykatën e Lartë.
Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me Zamirën dhe Feruzanin u shpreh se kjo ngjarje e rëndë nuk mbyllet me një farsë procedurale, nuk e mbyll dot as një pazar korruptorësh dhe të korruptuarish.
“Është vrasje dhe poshtërim. Fjalët është vështirë t’i gjejë njeriu kur gjendet përballë kësaj situate. Është vështirë të gjej ngushëllim kur është në pozicionin tuaj, por të jeni të sigurt që është vështirë të gjejë ngushëllim çdo kush që pret që të ndjehet i sigurt duke parë që ka drejtësi në këtë vend. Këtu drejtësia jepet sipas mundësisë për të paguar. Jo sipas ligjit dhe sipas nevojës për t’u ndjerë të gjithë të barabartë. Ky gjyq, sigurisht, që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek gjithë familjet e viktimave. Por prek edhe palcën e sistemit të bashkëjetesës mes shqiptarëve në një shoqëri ku nuk ka asnjë lloj mundësie të jesh i barabartë para ligjit. Ju jeni ndoshta dëshmitarja më e besueshme në historinë e drejtësisë shqiptare, sepse keni ndjekur vetë procesin, siç thoni tre herë në javë rregullisht, është një pafuqi e tmerrshme dhe përballë kësaj pafuqie është shumë e vështirë të gjesh fjalë për t’ju ngushëlluar apo për t’ju ushqyer shpresën.
Unë jam i bindur që kjo është një nga ato lloj plagësh që i kapërcejnë kufijtë e atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejtë. Është një nga ato plagë që historia tregon se nuk i mbyll dot padrejtësia. Nuk i mbyll dot këto lloj plagësh një farsë procedurale, një gjyq i zvarritur, një pazar korruptorësh dhe të korruptuarish, sepse janë plagë të cilat vazhdojnë të mbeten aty dhe vazhdojnë të mbeten në ndërgjegjen e kombit dhe në ndërgjegjen e vendit,” tha Rama.
“Ky është një proces, si ato proceset historike nëpër vende të tjera, që pavarësisht kalvarit të procedurave, pavarësisht shkallëve të gjykatave, gjithmonë rikthehet në qendër të vëmendjes dhe gjithmonë rikthehet në tryezën e gjykimit derisa mbyllet me drejtësi. Sigurisht, që për këtë mund të kalojnë vite, por e sigurt është që nuk mbyllen këto lloj dramash tragjedish kombëtare në këtë formë. Fatkeqësisht, gjithë këtë pjesën poshtëruese që mishërojnë këto lloj farsash e paguajnë në lëkurë familjet e viktimave drejtpërdrejtë të lidhura me plagën 24 orë në 24. Por, nuk mbaron kështu kjo histori. Është e pamundur që kjo histori të mbarojë kështu. Janë histori të vështira për t’u kaluar si çudia që zgjat tre ditë,” vijoi kryetari i PS.
O Edo, na thuaj se kujit ia vure doren tek supi kesaj rradhe?
E çfare tregon kjo, mor njeri i ceket? Meso nje gje qe s’ke si ta dish derisa shkruan keshtu: jo çdo takim, jo çdo veprim eshte kriminal!
Pasojat e veprimit kriminal, nuk jane te njejta me pasojat e nje veprimi amoral,sic duket se eshte edhe shpatullrahja sipas radakes tende!
Denimi i KRIMIT ka brenda edhe moralin, derisa justifikon krimin nepermjet “amoralitetit” subjektiv, do mbetesh nje shpellar, miku im! Per fat te keq, historine tek ne e kane bere shpellaret, ndaj jemi ne kete fare derexheje……….
Ne kete pik te hallit jemi katandisur per shkak te paafteve dhe hipokriteve si puna e edit dhe e jotja!packa Sofizmave te tua pakuptim,ceshtja eshte sh e thjeshte,nje person qe I bie shpatullave nje krimineli direct pas krimit eshte automatikisht bashkepunetor,Jo ne vrasje por ne mbulimin e krimit!te gjith ju te tjeret qe pretendoni ndryshe,ose merrni rroge,ose keni problem me logjiken.saliu I vrau,ndersa edi bashke me gjykatat po ndihmojne ne mbulimin e krimit.ndersa fjalimet boshe si ky kart Jane vetem ofendim I inteligjences(kuptohet,per ata qe e kane)
Ti ti ti e ti ti ti….o fyell bariu. Dokrrat e tua nuk e kane vendin ketu, por ke foltorja e PD
Mos bej lojra fjalesh tan97-shi. Te pakten ne kete dite, ne kete pervjetor.Ke kohe te shfrysh gazrat gjate vitit! Edhe po i ngaterrove ato lart me ato poshte, ti s’e ke problem, njelloj eshte per ty. Nga bytha Fahri Balliut p.sh. dhe e jotja, nuk ka ndonje dallim! Gjithe kohes e ke fytyren tek e Fahriut, fute nje here dhe tek e jotja.
Kujtese edhe per ata te verber qe nuk duan sy, ashtu si ty, tan97:
http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/
http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/
Jemi pare ca kohe ketej nga TemA dhe beso se duhet ta dish tashme qe perpiqem te jem i sakte pavaresisht tonit. Ne kete rast e di qe po tallem, por jo me te vdekurit. Por me te ngjallurit qe me ata te vdekur tallin bythen. Dhe e kam te veshtire se Edi nuk po tallet. Kur te kete thene publikisht “mallkuar qofte ajo dore qe i vura mbi supe atij krimineli”, kur te jete zotuar publikisht qe do te shpenzoje 4 vitet e qeverise se tij per te gjemuar krimet e Berishes&Co, atehere dhe vetem atehere, mund te besoj se Edi nuk po tallet me. Sepse ate dite 15 mars 2008 u tall. Dhe sot per momentin mua me duket se po tallet. Po i qendron akuzave qe i behen perdite nga ne online, nga te tjere neper gazeta dhe nga plot neper kafene, komplet indiferent. Nuk po jep shpjegim asnjehere per sjelljen e tij prej mediokri ndaj nje pushteti kriminal i ngjashem me mafien e organizuar. Dhe ti po me thua qe une po tallem?!
Tani97, kam pershtypjen se e kem marre pak jangllec punen e “Te renit ne shpatull” me 15 mars 2012:
Se pari: Gerdeci ishte dhe mbetet fatkeqesi kombetare, pavaresisht rrethanave se si ndodhi dhe kush jane fajtoret. Ne rast fatkeqsisht te tilla, nuk duhet sulmuar pozita. Kete e ben vetem Saliu, kur eshte ne opozite!
Se dyti: Ne lidhje me dobesine apo mos deklarimin hapur per ceshtjen ne fjale, nga ana e Edi Rames. A mund te te pyes? ne keto 21 vjet “demokraci”, cila opozite ka luftuar me fort me mjete demokratike te te gjitha menyrave, eshte goditur me shume nga pushteti, nga nderkombetaret e korruptuar, etj etj, se sa opozita e Edi Rames?
Se treti: Ketu nuk behet fjale se me Edi Ramen ne pushtet, do vije Mesia, Jezu apo ku e di une se cfare. Nuk mendoj keshtu. Por, per gjendjen katastrofale ne te cilen ndodhet mbare shqiptaria, une vendos treshen e urryer Berisha-Nano-Meta, te lidhur mafiozisht midis tyre, kundra opozites se sotme, sepse e dine qe ky do te jete shansi i fundit i tyre!!!
Keta duhen shporrur me cdo kusht sot! Sa nuk kane zaptuar mbare Shqiperine!!! Eshte rradha e tyre sot. Neser, do ti vije rradha edhe Rames!
P.S. Ndonje koment per non stop one stop shop ?
Nuk e di kuptimin e fjales jangllec, por po pergjigjem me rradhe pikave te tua.
Se pari: Gerdeci eshte fatkeqesi kombetare por me nje/disa fajtor ne krye. Keta fajtore duhet te pergjigjen. Mjafton te shohesh rastin e fatkeqesise kombetare belge te ndodhur dje – 28 te vdekur midis te cileve 22 femije. Dihet qe mund t’i ndodhe cdo shoferi ai lloj aksidenti, kjo s’do te thote qe shoferi ne fjale te shfajesohet. Perkundrazi, megjithese ka vdekur, policia belge po i ben autopsine per te pare shkaqet e mundshme. Minimalisht per te tentuar shfajesimin e ketij njeriu me kete fat te keq.
Se dyti: persa i perket luftes ndaj pozites do te te them opozita e PS-se pa kryetar me 1996-1997. Bleu njerez nga PD (Pashko, Imami, Ceka, Serreqi e plot te tjere) per t’ia arritur qellimit. Madje bleu edhe ambasaden amerikane, perfshire plot elemente te tjere te shoqerise. Persa i perket goditjeve te grena, me te vertete i quan goditje? Ato jane shpulla qe Edit pitkorit i duken grushta.
P.S.: si ishte kjo e fundit ?
@tani97 – Flm per pergjigjen, e vleresoj:
– Jangllec – e ngjashme me keqkuptim
Se pari- krahasimi me tragjedine e tunelit me duket i pabaze. deri tani kemi te bejme me nje gabim njerezor (flitet duke vene nje DVD, humbi kontrollin). Po ai i shte ne rruge te vet, shpejtesi normale, pa pije alkoolike etj… Pra pa shkelje ligjore.
Ne rastin e Gerdecit, nga ana njerezore, ishin edhe 300 te plagosur, jo vetem 26 viktima. Nga ana ligjore ishte shkelje qe ne fillim te punimeve e deri ditet qe po flasim. Pra, nuk ka kuptim krahasimi.
Se dyti- Sali Berisha,eshte si ajo nusja qe nuseron per te disaten here dhe tashme ka me vete edhe dy ish kryeministrat, liderin historik te PS. Sidomos, dy femijet e tij me te babezitur se i jati i tyre.
Nuk e rrezoi PS Sali Berishen ne 97′, por populli qe humbi parate ne firmat piramidale. Nuk jane shpulla, 21 janari, vrasja pa fajtor e deputetit Xhindi,druri i sotem i komisionereve te PS,… edhe gjyqet farse te Metes, Gerdecit, e dhjetra te tjere, nuk jane shpulla. jane goditje vdekjeprurese per cdo lloj opozite, per cdo lloj populli.
Nuk kam patur kurre ndonje afeksion per ndonje nga lideret/politikanet tane, pavaresisht se disa prej tyre kam mundur ti njoh nga afer. me pak perjashtime; Nano ne vitet 91-92′, Ramiz Alia ne menyren e trajtimit te anijeve te refugjateve kur ishte president dhe kur dha doreheqjen. Edi rama duhet vlersua per ate qe beri per Tiranen, per fitoren ne zgjedhjet e fundit! Kaq!
P.S. Pashe nje gje interesante sot ne komentet e lexuesve ?
http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.
@tani97′ – Oooops!Nuk funksiononte liku. Shpresoj ky do te…
http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/
se pari: krahasimi eshte me se i sakte. Perse? Sepse, Gerdeci nga ana teknike mund t’i qelloje si aksident edhe disa burrave shume te mire. Imagjino nje ambient te ushtrise ku ushtare te stervitur per demontim ne kushte teknike te respektuara demontojne plumba. Jo firme private por thjesht ushtare. Per hesap te shtetit. Supozojme se njeri prej tyre gabon, ose nje prej kushteve teknike ishte keq parashikuar dhe ndodh hataja. Gabime qe kane ndodhur sa te duash ne historine e njerezimit (shoferi qe nderron DVD). Cfare po thua ti? Qe ne kete rast meqenese s’kishte hile apo pazare privatesh s’duhet hetuar? E ke gabim miku im. Do hetuar qe cke me te. Per te garantuar te pakten qe ai gabim te mos ndodh me. Dhe per te gjetur fajtorin dhe te denohet sipas ligjit, qofte edhe me nje dit burg.
Kjo eshte nje arsye me se e vlefshme qe opozita t’i kundervihet pozites.
Se dyti: s’jam fare dakort qe e rrezoi populli. E njoh ate histori mjaftueshem mire per te mos qene dakort me ty. Por eshte edhe shume e komplikuar si ngjarje. Po mjaftohem duke thene qe nqs. ishte populli qe e rrezoi per nje dem qe llogaritet nga 700-1200 milione USD, per nje dem privatesh dhe jo te qeverise, pse ky popull nuk e rrezon po sot kur vetem kesti vjetor i kredive qe qeveria e sotme ka kontraktuar eshte rreth 580 milione euro. Dhe eshte faji i qeverise. Jo me i privateve. Dhe pse kur populli qenka ai qe e rrezoka, ne mezi presim qe ndonje zyrtar amerikan i rendesishem te na prese Edin ne USA kesaj fundjave? Dhe pse merzitemi kur Arvizu thote per Lulin yll ne ngjitje? Populli le te mos te besoje Arvizu-ne dhe ne te rrime te qete. 21 janari ndodhi nga paaftesi e opozites per te menaxhuar situaten. Me lexo me kujdes. Nuk po them nga faji i opozites (sic thote Arvizu). Faji ngelet 100% i vrasesve. Por PS ka gabimin moral qe nuk diti te qendroje prane njerezve te saj dhe t’i mbrronte ata. Atehere s’do te kishte qene as shpulle as grusht. Vrasja e deputetit Xhindi? Ka thene PS ndonej tek fjale per ate rast? Kaq te veshtire e kane te bejne hetime paralele? E ben tere bota, dhe keta kane pare mjaftueshem. Gjyqet farse te Metes? Le te denoncojne Meten per korrupsionet qe ata dine mire qe ai ka bere, qofte edhe ne kohen kur ishte ne krye te PS-se. Lufta e PS-se ndaj korrupsionit le tejmase per te deshiruar. Gerdeci? Por e thashe pra, nje shpull ne sup. Asgje me shume.
Edi Rama s’do vleresuar per fitoren e fundit, por do kritikuar pa fund per menyren sesi ai nuk mbrrojti dot 10 votat. Populli i Tiranes do vleresuar, qe edhe pas 10 vjeteve te kota (dil nje xhiro neper tirane dhe shiko rruget qe Koco bente sikur bente dhe Edi ia lejonte), ia dha prape bashkine vetem sepse urrente Salen dhe Lulin. Mos harro qe ka pasur edhe PD-ista qe votuan Edin. Sado pak te kene qene, kane qene me shume se 10. Keshtu qe Edi nuk fitoi. Tirana fitoi. Edi e la ne balte. Kjo po qe ishte thike pas shpine.
Ciao dhe respekte!
edi per keto qe thote duhet te mbaje fjalen,,,, dhe jo si nano ne 97 qe genjeu se do ti kthente leket e piramidave,,,,, vetem per te mar pushtetin.
populli eshte i pafuqishem por nuk haron
Vlora e kapi sensin e fjaleve te mia. Ky eshte ai Edi qe i ra supit. Nuk i rashe une supit. Une nuk po harroj. Une si pjese e popullit. Edi me duket se ka harruar. Sepse vetem dje foli. Pse s’foli perpara per t’i bere presion gjykates. Sa mire di Sala te hajde darke me Ilirin nje dite perpara vendimit. Pse s’dika ky Edi te luaka rolin e tij, kryetar opozite, kryeminister i ardhshem. Sepse ka harruar ose nuk i plas. Atehere edhe une i ftillova kujtesen pak…
Kot lodheni me keto mostrat qe na vodhen e po na vjedhin akoma.
Shpresa ka akoma, Aleanca Kuq e Zi po rritet.
Te gjithe bashke per AK, dhe AK per te gjithe.
I obsesuar. E ke nje problem nga feminia…
I bindur. E kam problemin tek intuita.
I semure, ke fantazi obsesive. Te mungojne cilesite qe ka Edi dhe e urren fort…
prape te kundershtoj. Jam thjesht i bindur qe edhe Edi do luftuar per mangesine totale te tij per te ofruar demokraci. Sepse jam i bindur qe nuk do te jete ndryshe nga Saliu kur te vije ne qeveri. Sic e ka treguar, per mendimin tim, kur ishte kryetar i bashkise. Per mua ai nuk tregoi asnje vlere, sepse nuk mund te lavderoj dike per dhjete vite rrjesht vetem se prishi kioskat e parkut rinia.
Dhe mendoj se duhet luftuar sot ne mangesite e tija. Jo sepse shpresoj qe PS ta nderroje. Jam i bindur qe PS nuk ka force ta nderroje. Por me shpresen qe ai te pakten ta kuptoje qe njerezit jane te lodhur dhe nje Sali i dyte do t’i beje shumke dem. Qe te leje menjane interesat Tan Leprit apo Bashkimit (dy arsyet pse u be kncesioni i parkingut) apo te te zamirit dhe sandrit. Dhe te kuptoje qe mund te jete nje lider historik per shqiptaret nqs. ndryshon mendimet e tija.
Nuk me duket se po i kerkoj ndonje cudi. Nqs. juve ju pelqen sic e keni eshte problemi i juaj. Koha do ta tregoje. Do te jemi prape online duke share Edin pas tre-kater viteve sic po shajme Salen sot. Ashtu sic une shaja Salen edhe perpara 10 viteve ne ambientet e PD-se dhe te gjithe me thonin te habitur: cfare po thu mor k.. ku ka si ai.
Ciao!
Sa i pa durueshem eshte ky Edii ore
Edi Rama eshte i padurueshem per ju, mbeshtetesit e Saliut dhe maskarenjve, hajduteve, krimineleve dhe vrasesve te sojit te tij, pasi e dini fort mire, qe kur Edi Rama te marre pushtetin do t’i nxjerre te gjithe ne gjyq dhe do te riktheje edhe ato gjyqe qe jane mbyllur me procedura. Atehere “heronjte tuaj” do kthehen ne versionin e vertete te tyre dhe ju do mbteteni pa idhtare, nese nuk ju kam edhe ju drejtesia dhe ndani me ta fatin e merituar!
gerta,do dalesh si puna ime,qe kujtova se sala do bote nomin,dhe i rrujti sqetllen halleve tona,,njesoj si ky gjatoshi.Flasin e flasin,pastaj ta rrasin.Politika nuk ka ngjyra,,,,,mesohu gerta
Shqiptaret vetem kujtojne vdekje tragjedi duke mos u integruar, kurse kriminelat vazhdojne duke qeverisur dhe vjedhe shpirtin e shqiptareve. Fajin e ka populli qe i mbane ne pushtet. Shqpresoj qe te botohet komenti qe bera, sepse gazeta tema ka filluar spastrime duke eleminuar komentet.
Edi Rama eshte i padurueshem per ne ,sepse eshte hipokrit…Ky njeri te dale te justifikoje njehere ato 200 telefonata qe ka patur me Delijorgjin,i cili nese nuk je e informuar ka qene nje nga biznesmenet me prane tij…Na eshte i padurueshem sepse manipulon dhimbjen e te tjereve per nje grusht vota me shume.Na eshte i padurueshem imoraliteti qe shitet per moral…!!!
Sakte Ana,Rama eshte miku I ngushte I Delijorgjit dhe ka marre miliona prej tij,tashti ju shkon te aferme te Gerdecit per ngushellim , kujton se e beson kush,leket e Gerdecit jane edhe ne xhepat e Rames,I cili me hipokrizin e tij te kujton diktatorin Hoxha.
Mike, mos je gje Xeni ti?!
Sado inteligjent te jete Edi , intrigantit Berisha nuk ja kalon,ai shprehu solidaritet te nje fatkeqesie,jo nje krimi,ku ta dinte ç’kishte gatuar Sala ne guzhinat e poshtersise,edhe po te njihej me delijorgjin,pse Edi Rama e pregatiti legjislacionin,per te fituar i biri Sales….lexoi mire lajmet moj Annna…
O Qyramëng e Stogua..po mban borë deri vonë sivjet!!!
Leri ata se s’të kuptojnë.. E kan nga rrënja/ geni imoralitetin dhe pabesinë..
Mos e harxho llafin…. eshte vështire të na e kuptojnë gjuhen nga Bathorja e sipwr..
Ne fakt eshte e vertete qe gjuha juaj nuk kuptohet…madje nuk kuptohet as nga ju vete se ku doni te dilni.Po komentoj nga qendra e tr(ndryshe nga ty Vlora)…Po e marrim si te mire qene faktin qe Berisha ka gisht ne kete pune.Po ky me kurora e dhembshuri larte,nuk ka???Ndoshta po ti kishte dhene nja 2 leje ndertimi me pak nga ato dhjetra qe i ka dhene,Delijorgji ndoshta nuk do kishte akumuluar aq pasuri sa per te korruptuar pushtetaret(si mendoni ju)dhe per te marre fabriken e demontimit.Do zoti si ndertues te jete treguar me me skrupuj ne masat e sigurise(ndryshe nga Gerdeci)se pastaj nuk di c’mund te ndodhe.Ku do i coj kurorat ky lart pastaj???
jane prere me thike gjerat.Edi Rama shkon tek viktimat qe e presin,saliu shkon tek sazexhinjte e Gerdecit qe e presin edhe ate,del pastaj ndonje pehlivan si kadilli qe i thote Edit te kerkoje te falur ne vend te babait,qe na paska dale me gjakatari i komunizmit,i kepusin dhe ndonje Opinion te shplare trush te fevziut dhe keshtu mbyllet dita.Po pse ore,Edi Rama e shpertheu Gerdecin?Po ja,ate dite ashtu i vajti mendja,qe ishte nje aksident industrial dhe u ndodh afer saliut,se nuk eshte aq rrufjan sa te mos i vinte doren shpatullave,se ato momente donin njeçik njerezillek,ndaj Edi beri mire qe i vuri doren shtpatullave.Nese nuk ka pasur informacionin e duhur,dhe mendoj se nuk e ka pasur,eshte nje gjest nobel njeriu,se ku ta dinte qe afera e Gerdecit mbushte me para familjen e Saliut?Edi Rama dhe PS kane bere me vone mjaft per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit,madje me shume se prokuroria vete.Kane sjelle dokumente sekrete,marshuan deri ne Tirane,kerkuan interpelance dhe Gramoz Ruçi i lexoi emrin e baxhanakut;e kam pare ate interpelance,ne te cilen vija bast 1000 me 1 qe saaliu do jepte doreheqjen.Por saliu s’e dha!Saliu beri zgjedhjet atje dhe i fitoi;epo ky ishte kulmi!Apo edhe per kete Edi e ka fajin?
beso,,,,,je shume mrapa daku
si banor i vores po them se nuk besoj qe me ardhjen e rames ne pushtet drejtesia do te vihet ne vend. mos harrojme se delijorgji eshte nje mik biznesi i rames. mos harojme se rama i dha delijorgjit leje pa numer per pallate ne tirane. mos harojme se delijorgji paguante per fushaten e rames.
si do denohet delijorgji nga rama? prisni dhe pak dhe do shikoni frangajn krah per krah me ramen
Nga menyra si shkruan, jo vetem nuk beson se Rama nuk do te vere drejtesi kur te vij nqs do vij ne pushtet, por i bije te jesh dhe nje nga ata te shumte qe ne zgjedhjet ne Vore i dhate pushtetin perseri atyre qe i vune bomben fshatit tuaj.
Dhe kur ju nuk jeni ne gjendje te beheni bashke dhe kundra atyre qe ju vrane e ju dogjen atehere mos prisni qe do te mendojne me shume te tjeret per ju.
Ky Ed Leshi eshte kthyer si ato plakat e keqija qe vetem neper vakira dhe ngushellime shkon, ne vend qe te marri hurin ne dore e te rrezoje kete bande gangosh,,,
Moj Ana ,po ku e njeh kaq mire Edi Ramen….., kur thua se eshte hipokrit??
Pse eshte hipokrit?? Sepse ka qene antikomunist qysh kur ishte 25 vjec,apo sepse Sali Agjenti i UDB-es,e qelloj me leve kokes per ta nxjerre para kohe nga kjo jete.Apo sepse e mori Tironen(te cilem Ti me sa duket as nuk e njeh fare)nga nje nevojtore gjigante ku era e shurres dhe e mutit shkonin edhe tek zyrat e presidentit Sali Shpellari, dhe e shnderroj ne nje qytet europjan??
Apo se ka 8 vjet qe i qendron i paperkulur bandes se kriminelve me kryekriminelin Sali Shpellarin ne krye.???
Une nuk them se per gjate kesaj rruge te veshtire e me plote te papritura,Edi Rama nuk ka bere gabime,por te krahasosh tradhetarin e kombit shqiptar Sali Berisha me Edi Ramen,eshte njesoj sikur te krahasosh naten me diten.
Sidoqofte, per sa kohe Sali Shpellari te jete brenda politikes ,Shqiperia dhe populli keshtu si keto 22 vjet do zvarriten!!!
Ndjej keqardhje per popullin shqiptar,te cilin si Enver Hoxha dhe Sali Berisha,e percan aq keq, sa tani nuk ka me burre NENE qe ta nxjerre ne drite!!!
GRUSHTET I NJE VIKTIME GJASHTEVJECARE MBI FYTYREN E SALI GERDECIT
-… apo varete popullore mbi drejtesine se shtremberuar shqiptare!?
– Nga Alban Dega , Nju Jork
12 Mars 2012… Pamje tronditese… Vajtime mortore… Klithma te nje zemre nene te cfilitur tash e gati 4 vjet nga dhimbja per vrasjen makaber e djalit te saj njomzak vetem 6 vjecar.
… Grushtet i nje nene perplasen me gjithe fuqine mbi muret, mbi dritaret dhe peshoren e cakorduar plotesisht te drejtesise se sotme shqiptare. Jane grushte nene qe merr fuqi nga trupi njomezak e shpirti engjellor i nje viktime gjashte vjecare krejt te pafajshme, Edison Durdes.
Eshte shpirti dhe fantazma engjellore e Edison Durdes qe sillet e do te sillet mbi kokat e cartuna te korrupsionit dhe kusarise qeveritare shqiptare derisa te jepet drejtesia per Padrinon dhe regjizoret e vertete te tragjedise se tij me emrat e Sali Berishes, Fatmir Mediut, Shkelzen Berishes, Enkeljed Alibeajt, Aldo Bumcit, Selman Selmalllarit, Fahri Balliut, … . Jo vetem te tij por edhe 26 viktimave te tjera dhe qindra sklleverve qe shfrytezoheshin per nje krodhe buke nga ” Kjo mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
Eshte e njejta Mafia qe tund para shqiptareve vellon e bukur te demokracise qe e kane perdhunuar, felliqur , sakatuar e ekzekutuar qysh nga getot e vdekjes se Gerdecit e deri nga bunkeret e shpelles se vdekjes me emrin “Keshilli i Ministrave” te Shqiperise.
Eshte e njejta Mafia qe vjedh voten e shqiptareve per te plackitur pasurite e tyre, qe ka privatizuar me hajni elektorale pushtetin per te akaparuar e kthyer ne ciflik te saj krejt Shqiperine.
Eshte e njejta Mafia qe vret demokracine duke i plackitur shpirtin e saj voten e lire per te vrare vocerraket 4 e 6 vjecare te Gerdecit e per te ekzekutuar pa gjyq prinderit e tyre para selise se qeverise, qe ka si detyre mbi detyrat, si kryedetyre ligjore e kushttuese mbrojtjen e jetes se qetetareve e taksapaguesve qe e mbajne ne kembe shtetin e vet qe ne vend ti mbroje i vret.
Eshte e njejta Mafia qe me nje mije e nje kurthe e sterkembesha u hoqi autoreve te Gerdecit sot per ti liruar regjizoret e tij neser nga akuza e vrasjes masive duke marre peng e shtremberuar drejtesine e privatizuar nga e njejta Mafia shqiptare.
Me vendimin e saj te diktuar e imponuar Sashenkave e Tom Ndrecave te drejtesises shqiptare, Mafia berishiane e 97-es, e Otrantos, e 14 shtatorit te zi 98, e Gerdecit … e 21 Janarit te zi 2011, rivrau edhe nje here Edisonin gjashtevjecar e 25 bashkevendasit e tij prej 2 e deri ne 70 vjec…
Eshte fatkeqesi qe vendimi i diktuar i drejtsise krejt te shtremberuar shqiptare mban edhe emrat e e nenshkrimet e dy nenave shqiptare. Midis tyre eshte edhe nena e Azemit 13 vjecar dhe bashkeshortja e heroit te demokracise shqiptare! Duke nenshkruar ate vendim turpi ato rivrane jo vetem 26 viktimat e Gerdecit dhe Edisonin 6 vjecar, por edhe babain e Azemit te saj dhe bashkeshortin e vet, qe kerkon drejtesine e munguar edhe ndaj tij nga e njejta Mafia qe e nxorri ne prite dhe bashke- ekzekutoi ne mes te Tiranes me 12 shtator 1998.
Nuk e di cfare ndjene ato kur pane me syte e tyre grushtet e motres se tyre Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, te perplaseshin ne muret, ne dyert, ne dritaret e gjykates se Tiranes.
Ato nuk ishin as grushte as klithma, as vajtime as trisht morti!
Ato grushte nene zemerprishur e shpirtethyer perjete nuk ishin vetem te saj. Se pari e mbigjithcka ato ishin grushtet njomzake te Edisonit 6 vjecar mbi fytyren e cartun e shpirtin e percudnuar te Sali Berishes… Ato ishin grushtet e Edisonit gjashtevjecar mbi kusarine dhe vrastarine shqiptare.
Ato ishin kushtrim… sirene alarmi… Ato ishin varet e nje populli te tere mbi peshoren e Hyjneshes se drejtesise se perdhunuar e poshteruar shqiptare.
Ato grushte do ta ndjekin Sali Berishen dhe ceten e tij te kusareve e vrastareve edhe pertej varrit.
Ato grushte do te godasin gjithnje me fuqishem kete bande gansgteresh e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” derisa te vihet ne vend drejtesia!
Ajo mund te tredhet, por nuk mund te tretet!
Varete e shpirtit te plasur te nenes dhe grushtet e Edisonit 6 vjecar jane kambana drejtesie! Ato bien e do te bien pa pushim e gjithnje e me fort derisa regjizoret e tragjedise se Gerdecit dhe te te gjithe tragjedive shqiptare te vihen ne banken e te akuzuarit e te japin llogari para Hyjneshes symbyllur te Drejtesise!
Drejtesia edhe vonon, por asnjehere …. kurre nuk harron! Never ever !
bravo edi rama kjo eshte puna e opozites te jet i pari atje ku eshte problemi…Jane pd-ps pra rama i keq,saliu akoma me i keq si mendoni te votojme prap per saliun.. apo tja japim njeher shansin ketij qe nuk e njofim edit alternativ tjeter ska mendoj une,,,ate nuk e vendosim ne fakirat se kush do te jete kryeministri i arthshem