Ja cilat janë punët më të lehta në botë

22 Mars 2012, 12:32Lifestyle TEMA

Shumë njerëz ankohen për punën e tyre, sidomos për vështirësitë e saj. Nëse do të lexoni këtë listë me punët më të lehta, atëherë me siguri që do të ankoheni edhe më shumë.

Gjumash profesionist

Gjumashët profesionistë ekzistojnë. Ata testojnë dyshekët nëpër dhomat e hoteleve. Puna e vetme që kanë është që të flenë dhe në mëngjes duke pirë kafen të vlerësojnë si kanë fjetur.

Degustator çokollate

Kompania e prodhimit të çokollatës, Godiva, paguan nga 24.000 deri 70.000 dollarë në vit për degustatorët, të cilët provojnë çokollatat e tyre. Edhe pse tingëllon si punë e lehtë, ka të tillë që thonë se pas një kohe bëhet shumë e vështirë.

Analist televiziv

Njerëzit anekënd botës kalojnë me orë të tëra para televizorit dhe askush nuk i paguan. Megjithatë, ka njerëz që përfitojnë nga 25.000 dollarë në vit për të analizuar përmbajtjen e programeve dhe reklamave të caktuara.

Këshillues për gjithçka

Ka shumë gjëra të cilat do të donim t’i dimë, mirëpo kemi turp të pyesim sepse gjërat e tilla zakonisht i dinë të gjithë. Por ka njerëz që punojnë në xhirimin e manualeve për, p.sh, lidhjen e kravatës, bërjen e makiazhit, si të fishkëllejmë etj.

Kritik banje

Po, ekzistojnë edhe këta punëtorë, të cilët gjatë gjithë ditës bëjnë masazh dhe provojnë lloje të ndryshme të baltës, dhe në fund ulen dhe shkruajnë raportin.

2 komente në “Ja cilat janë punët më të lehta në botë”

  1. ani says:

    Enderra ime me e madhe eshte qe kur te rritem te behem “secret shopper”. Ti hiqesh si klient, dhe blen rroba neper gjithefare lloj dyqanesh per te pare se si eshte sherbimi per klientin. Me pas raporton. Jo vetem qe rrobat i mban, POR MERR EDHE RROGE….hahahaha

    1. G. Grembi says:

      Deshe me then “mystery shopper.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje