Mbi problemet e Kokëdhimës me gazetarët dhe shtetin

24 Mars 2012, 23:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje e përditshmja sportive më e vjetër në vend nuk doli në treg. Me gjasa kriza financiare që ka mbërthyer grupin mediatik të Kokëdhimës po jep shenjat e veta. Edhe pse besoj se ajo do të ridalë sërish në treg, jam i bindur se problemet e mbijetesës nuk do të mbyllen. Kriza financiare ka shkaktuar nga ana tjetër probleme të mprehta me mospagesën e gazetarëve për disa muaj, gjë që i ka vendosur ata në një pozitë shumë të vështirë.

Pashë dje një reagim të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, një organizatë sindikale që mbron të drejtat e gazetarëve përballë punëdhënësve. E drejta e tyre dhe detyrimi ynë për të qenë në krah të gazetarëve në këto ditë të vështira nuk duhet të vihet në diskutim. Shumë reporterë dhe punonjës të administratës së gazetave, përveçse gazetarë, janë prindër, familjarë apo pjesëtarë të familjeve me shumë probleme ekonomike dhe kjo e rëndon situatën e tyre.

Por ajo që dua të theksoj është se jo vetëm sindikata e gazetarëve, por gjithë organizatat e lirisë së shtypit në Shqipëri, kur të ngrenë zërin për çështje të tilla, duhet të prekin thelbin e problemit dhe jo dukjen sipërfaqësore të tij. Kriza shpërtheu në sipërfaqe kur gazetarët ngelën për muaj të tërë pa rroga. Kjo është shfaqja sipërfaqësore e krizës. Thelbi i saj është se mediet e grupi të Kokëdhimës po vuajnë pasojat e një sulmi të lig dhe primitiv të qeverisë mbi medien kritike. Rreth 15 kompani biznesi të Kokëdhimës kanë falimentuar për shkak të gjobave marramendëse dhe sekuestrove të shtetit mbi to. Kryeministri prej vitit 2010 e ka bërë atë objekt të sulmeve verbale dhe financiare, me shpifje nga më monstruozet, duke e përfolur deri dhe halucinacione për raportet e tij me liderin e opozitës. Mjafton të shikoni një seancë parlamentare kur me një çakërdisje të plotë mendore kryeministri flet për një pikturë të Shagallit 250 mijë paund, që Kokëdhima do t’ia dhuronte Ramës për ditëlindje dhe broçkulla të tjera, deri duke përfolur dhe një notere që sipas halucinacionit të tij kishte firmosur marrëveshjen. Pas këtyre sulmeve verbale kanë pasuar sulme të papërfytyrueshme financiare mbi bizneset e tij deri në falimentim të plotë. E gjithë kjo është bërë se gazeta Shekulli ishte një gazetë kritike dhe një zë i besueshëm në qëndrimin përballë qeverisë së Sali Berishës. Koço Kokëdhima mund të ketë plot gjynahe si biznesmen dhe plot vese njerëzore, por ai nuk është ndëshkuar për këto. Është ndëshkuar se ka mbështetur një medie profesionale kritike me qeverinë. Dhe qeveria ka punuar natë e ditë bashkë me medien e saj mercenare të krijojë një situatë kolapsi për të, të cilës duket se po ia arrin.

Për këtë arsye sot askush nuk i ndihmon dot gazetarët e mbetur pa rroga, sidomos duke e kapur këtë çështje thjesht si punë rrogash. Drama e tyre është shumë e fortë dhe njerëzore, por ajo është një dramë që nuk zgjidhet më nga punëdhënësi. Gjendja në të cilën ai ndodhet e bën të papërshtatshëm për të qenë adresa e protestës sot. Shtypi shqiptar është një shtyp jo konkurrent dhe zhvillohet në një mjedis të pandershëm konkurrence dhe ky është problemi real që ka prodhuar Sali Berisha, duke i lënë të gjithë të varur tek ai. Gazeta ime është gazeta më e klikuar online, por siç e shihni nuk ka reklama pasi bizneset shpesh marrin porosi ose shantazhe nëse shfaqen në faqet e gazetës. Gazeta në print po për këtë shkak nuk ka asnjë reklamë dhe mund të jetë e vetmja gazetë në botë e tillë. Përpjekja për të kërkuar donacione nga qytetarët ka një përgjigje të zbehtë dhe për shkak të paranojave që kanë që Sali Berisha kontrollon dhe llogaritë bankare. Ndaj që t’i adresohemi realisht këtij problemi, duhet të themi qartë se qeveria po falimenton medien kritike dhe po lë gazetarët rrugëve. Ky është lajmi real që prodhohet nga kriza e medieve të Kokëdhimës.

Problemi i dytë është se si të zgjidhim pastaj problemin operativ me gazetarët e papaguar dhe ristrukturimin e këtyre mediave. Kjo është një përgjegjësi reale e botuesit. Që të përballojë këtë krizë, ai duhet të bashkëpunojë me gazetarët si partnerë dhe jo si pronarë. Ata duhet të kenë qartë vendin ku punojnë dhe qëndrimin e gazetës. Kur u gjendëm në një situatë të tillë dy vjet më parë, kur Berisha rrethoi me policë zyrat e gazetës dhe mban akoma aty të ndryshkur shtypshkronjën me një vlerë mbi 300 mijë euro, ne u detyruam të riorganizohemi me një trupë shumë të redaktuar gazetarësh me rroga të vogla dhe me përparësi gazetës online, e cila ka më pak shpenzime. Kjo natyrisht është një situatë mbijetese, por nëse do të jesh me këmbë në tokë, këtë situatë mund ta përballosh vetëm me këtë lloj modestie. Premtimet për rroga të majme për të imituar medien qeveritare, luksin e tepruar dhe arrogancën e biznesmenëve shqiptarë, duhen lënë mënjanë nëse flasim për të mbijetuar si medie kritike me Berishën. Ndaj dhe në qëndrimet publike ndaj kësaj krize duhet së pari t’i adresohemi shkakut të saj, që është Sali Berisha, dhe pastaj mënyrës se si duhet t’i mbijetojmë kësaj krize. E trajtuar si një hall gazetarësh të mbetur pa punë, nuk bëjmë asgjë tjetër veçse i bëjmë fresk fitoreve të Berishës kundër medies kritike. Ajo që ai do të bëjë është pikërisht të fusë në kolaps medien kritike me të.

Së fundmi dua të them se këto lloj krizash, sidomos përballjet shkatërruese nga ana financiare me pushtetin, në fund të fundit janë dhe një filtër për të provuar mbijetesën në shtypin shqiptar. Gazetarët ndoshta më të mirë shqiptarë sot gjenden ose pa punë, ose të margjinalizuar nga mediet kryesore dhe po përpiqen të mbijetojnë me projekte të vogla personale. Media online po bëhet ngushëllimi i tyre i fundit, por të mbetur pa pare dhe të shpërndarë ata kam frikë se do ta humbasin dhe këtë ofertë të mrekullueshme të teknologjisë përballë regjimeve të tilla si ky i Tiranës. Disa media të reja online po formojnë personalitetin e tyre. Respublica e Mustafa Nanos po mbijeton dhe po i jep qetësinë e duhur gazetarëve të thonë fjalën e tyre. Tema me shumë vështirësi, por po mbijeton. Shqiptarja.com, edhe pse me më shumë mundësi financiare se ne të tjerët, po ashtu po avancon. Disa site online të reporterëve të rinj si Lajmi i Fundit, Ama News apo NOA, janë aktive. Nuk është koha për tu ankuar si njerëz të ngelur pa punë përballë një regjimi të lig dhe primitiv siç di t’i bëjë Sali Berisha. Është koha që gazetarët, të cilët po e pësojnë prej politikave të tij, të bëhen veç të tjerash qenie aktive dhe t’i kundërvihen shkakut të kësaj krize me fuqinë e tyre, qoftë dhe modeste. Është më mirë të luftojmë kot me të, se sa të rrimë kot duke pritur që ai të mos na marrë inat. Në momentin kur ke vendosur të shkruash një të vërtetë, dijeni se atë njeri e keni armik dhe do tentojë gjithë jetën tu lërë pa punë. Dhe jo vetëm ai.

82 komente në “Mbi problemet e Kokëdhimës me gazetarët dhe shtetin”

  1. Tan tt,-ja says:

    Si su lodhe tu e sha ate plerèn mer burr. I modh je. Ikona e gazetarit kritik. T kishim nja 3 si mero.

    1. Gusmari says:

      Cfare pret shteti eshte diktator dhe kur si kolege/konkurrente ke njerez te tille:
      http://imageshack.us/photo/my-images/220/perversifrrokqupi.jpg/

    2. g-g says:

      Une punoj ne shtet dhe kam dhuruar qe diten e pare 100$ per Gazeten Tema, nuk ka asnje rrezik. Ftoj gjithe ata qe kane nje llogari Paypal te bejne te njejten gje, eshte menyra me e sigurte.

      1. ashtu eshte says:

        g-g, nuk ka asnje rrezik per sa kohe qe je anonim, prandaj kujdes se mos e tregon emrin e vertete hahaha

      2. beni says:

        Punen ne shtet kush ta dha ?

        1. g-g says:

          Mor pjese rregullisht ne mitingjet e shpellarve, mos e kruj kot

    3. N.VJOSA says:

      Jo vetem bizneset e Kokedhimes!
      Sali Berisha eshte nje Diktator Primitiv qe nuk mund te bashkjetoje ne nje rend demokratik!
      Rendi demokratik eshte armiku i tij!
      Qellimi Sali Berishes eshte forcimi i pushtetit te vet personal!
      Kjo eshte nje e vertete qe nuk mund te fshihet me me demagogji!
      Por Sali Berisha mbetet i rrezikshem edhe ne Opozite!
      Sepse do bllokoje cdo zhvillim normal te Demokracise!
      Mos u genjeni nga parrullat e Diktatorit Primitiv!
      Ai nuk duhet nenvleftesuar edhe per arsyen se ka pushtetin gjyqesor, mediat dhe pushtete te tjera!
      Por edhe se ka pushtetin e Parase!
      Por edhe se e ndihmon Opozita e vakte shqiptare!
      Sali Berisha eshte antipodi i nje politikani realist!
      Per mendimin tim Sali Berisha duhet te kete te ndaluar totalisht te merretme politik!
      Shqiptare, ju akoma nuk e kuptoni rrezikun e nje Diktatori Primitiv!

      1. beni says:

        Ata qe vune pasuri nga politika prape politika do tua haje, harrami harram shkon.

    4. lori says:

      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

      D E K L A R A T E

      Denoncojmë shkurtimet e heshtura të stafeve redaksionale në gazeta dhe televizione, largimet arbitrare nga puna të gazetarëve profesionistë si dhe kërkojmë .

      Tiranë më 24 mars 2011

      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë për situatën më të rëndë të krijuar për shtypin e shkruar shqiptar dhe në veçanti për gjendjen tejet kritike të dhjetëra gazetarëve që punojnë në disa kanale televizive që funksionojnë në mjerim ekonomik e financiar. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në vazhdën e deklarimeve për gjendjen e rënduar sociale të gazetarëve profesionistë në vend, shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar në gazetën e rëndësishme të vendit, të përditshmen “Shekulli” dhe në gazetën më të vjetër sportive “Sporti Shqiptar”, ku sipas pohimit të gazetarëve, anëtarë të UGSH, prej kohësh përjetohet vonesa e pagave mujore dhe inkorektesat financiare.
      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, denoncon situatën kritike të krijuar dhe të lejuar në shumë media të tjera private, gazeta dhe televizione, ku inkorektesat për pagesat mujore të punonjësve dhe gazetarëve vazhdojnë të përsëriten kohë pas kohe dhe ku ankesat e gazetarëve po shtohen vijueshëm.
      Në këto kushte, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, bën me dije se ditën e hënë,datë 26 mars 2012, drejtues të tij do të zhvillojnë një konferencë shtypi për të denoncuar me fakte këtë situatë dhe për të shpallur masat reaguese prej organizatës së gazetarëve profesionistë të vendit.
      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë situatë alarmante dhe më të rëndën e 10 vjetëve të fundit.
      Në këto kushte organizata jonë kërkon nga partnerët tanë socialë, botuesit dhe administratorët e mediave të bëjnë të njohur situatën dhe të jenë transparent me publikun dhe komunitetin tonë për vështirësitë reale dhe realitetin e ekonomik financiar të enteve mediatike. Nga ana tjetër i kërkon Qeverisë dhe Parlamentit, përmes Komisionit Parlamentar të Mediave, të shqyrtojnë në një seancë të posacme parlamentare këtë gjendje, duke ofruar për skenën mediatike të vendit një politikë të re të shpërndarjes së donacioneve dhe fondeve për informimin publik. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga institucionet ligjore ndërhyrje emergjente për ndaljen e kësaj gjendjeje dramatike dhe për mundësimin e së drejtave të gazetarëve në kushtet e një tregu ku ligji garanton shprehjen e tij sindikale dhe mbrojtjen e ushtrimit të profesionit mbi bazën e shpërblimit, sipas meritokracisë profesionale.
      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë paralajmëron përshkallëzim të reagimeve të mëtejshme, në mbrojtje të statusit social dhe profesional të gazetarëve profesionistë të vendit.

      Zyra e Shtypit

      Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

  2. Real says:

    Si ne shume raste,ke te drejte.
    Por ne Shqiperine e lene ne fatin e saj nga Evropa,ne kete vend ku jeton nje specie disi origjinale njerezore,zor se arrihet gje me teper.Kaq eshte takati e horizonti,kaq meriton ky milet.Le te nderrohen kuajt qeveritare,te tjerat aty do te mbesin me cipe te re.

    1. Rani says:

      E kam thene para nje viti se “kaq tru ka e kaq meriton ky milet” po shumica e komentuesve ketu jane nga ata optimistet qe fluturojne me presh ne bythe dhe nuk shohin situaten ne terren qe se ka ne plan te ndryshoje. Mjafton te shohesh se si po shtypen ata pensionistet e shkrete ne radhe dhe askush nuk çan bythe, kjo vjen nga shtazeria qe karakterizon kete popull shtaze qe s’pipetin para atyre qe po e shkerdhejne para e prapa. Absurditetet dhe paradokset nuk kane te sosur por edhe durimi i shqipeve qenka no limits keshtu qe mire ti behet ketij mileti qe rri e fle gjume.

      1. plaku says:

        Rani,
        Ti me shume te drejte permende pensionistet. Desha te te tregoja nje te vertete ne lidhje me pensionin tim ne Shqiperi. Une ne fakt kam paguar vite me radhe “pension vullnetar” sic i thone ne Shqiperi. Me daten 31 mars duhej qe zyrtarisht te dilja ne pension. Motra ime, pensioniste, beri gati dokumentat dhe cdo gje ishte ne rregul. Tani pa pritmas i thone se duhet te beje dokumentat perseri sepse…..zoti e di.
        Rani, nuk e di se si eshte ne Belgjike, por ketu ne Zvicer qysh para dy muajsh, pasi bera kerkesen per pension, me derguan me shkrese zyrtare se si eshte bere llogaritja per pensionin tim ne Zvicer dhe me njoftuan se duke filluar nga data 1prill do marr pensionin qe me takon duke me thene se ne cilen banke si dhe numurin e llogarise.
        Per habine time, ne pensionin tim eshte futur, si plus, edhe shuma prej 350 franga ne muaj per djalin tim te vogel. Keto leke do me japi shteti Zvicerjan deri sa djali te futet ne pune ose mbaruar studimet, pra deri kur djali te behet 25 vjec.Mos harrojme se, ketu ne Zvicer per shkollen nuk paguhet as edhe nje qindarke, perkundrazi librat, fletoret lapsat etj jepen pa leke nga shkolla. Me e bukura eshte se, cdo dite te marte paradite djali meson me shoket e klases ( eshte ne klasen e tete ) se si te gatuhet. Ne dreke hane ne shkolla ate qe kane gatuar vete. Kuptohet se shkolla ka disa ambjente guzhinash moderne ( kam gatuar edhe une vete me djalin) dhe se ushqimet per gatimin e gjelleve i paguan shteti zvicerjan. Mendo faktin qe kjo gje eshte shume normale per te gjithe Zvicren.Ne oret e punes me dore bejne karrike, valixhe druri llampa elektrike per tryeze etj. dhe keto objekte ( secili te veten ) i kemi ne shtepi. Kuptohet druri, bullonat, materjali ngjites etj. paguhet nga shteti.
        Rani, desha te shtoj se, pasneser me daten 27 mars do te me vine per vizite ne shtepi presidenti i keshillit te fshatit dhe nje person tjeter per te me uruar per pensionin se bashku me nje dhurate ne emerer te keshillit te fshatit.
        Sipas motres sime, nga cfare ajo ka degjuar ne Tirane mua per pensionin shqiptar do me sorollasin disa kohe. Keto jane faktet se si punon administrata ne Tirane.
        Pershendetje.

        1. PrapambetjetOsmane says:

          z. plaku, pension te mbare dhe me niper e mbase plote ! Respekte per keto vende mikepritese qe ne shumicen dermuese te rasteve na jane sjell me mire sesa njerezit e vendit tone !

          1. Olti says:

            Urime Plaku per familjen e mrekullueshme. Tirana aty eshte!

            1. plaku says:

              olti,
              Edhe ky mergimi o Olti shpesh eshte pune muti. Medalja ka fatkeqesisht dy ane. Shume faleminderit per urimin. Pershendetje.

              1. beso says:

                plaku,ta hash gezuar pensionin!

                1. plaku says:

                  beso,
                  Nuk e di ne se te kujtohet se ne nje here kemi diskutuar ketu ne forum ne lidhje me mundesine qe kishe ti te qendroje ne Shqiperi dhe te punoje si poet ose shkrimtar. Ti zgjodhe rrugen e mergimit sepse keshtu ishte me mire per familjen tende. Pra vure ne radhe te pare perspektiven e femijeve se sa egon tende dhe per kete une te respektoj. Beso, ne fakt une kisha enderuar qe pasi te dilja ne pension te shkoja ne Tirone time te dashur ( oh sa e dua dhe me dhemb zemra kur e kujtoj qytetin me te bukur ne bote ) dhe cdo dite te ulesha ne ndonje kafe me miqte e mij te vjeter atje. Por ja qe ne jete shpesh here nuk duhet te tregohemi egoiste. Ne kete bote muti, kemi te drejta por kemi edhe detyrime. Pra detyrimi beso, po me mban me force ketu ne Zvicer. Djali eshte ne klasen e tete dhe ka probleme me matematiken dhe une duhet ta ndihmoj. Kam djale te mrekullueshem beso, sic thone te gjithe baballaret ne kete bote, dhe dua qe ta ndihmoj sa te kem mundesi. Beso, dikush ka shkruar : Prinderit bejne cfare eshte e mundur qe ate qe ata vete enderuan dhe nuk arriten, te arrijne femijet e tyre.
                  Beso, po e mbyll, se po e ndjej se pa behem pesimist dhe do shkruaj budallalleqe. E di qe kam te meten qe jam shume impulsiv.
                  Beso, faleminderit per urimin.
                  Pershendetje.

          2. plaku says:

            Prapambetja Osmane,
            Nuk kuptoj se pse nuk kane dhene pergjigjen time ? Shume te faleminderit per urimin. Pardje ne fakt u bera gjysh per te katerten here. Tani kam dy mbesa dhe dy nipa. Gjyshi im thoshte shpesh : “Djali i djalit, syri i ballit.”
            Problemi eshte se vajza jeton ne Itali, djali ne Shqiperi dhe une ne Zvicer. Cdo gje ka cmimin e vet.
            Te uroj ty dhe familjes nje jave te kendeshme.
            Pershendetje.

        2. plaku says:

          Tironci Lugano,
          Faleminderit per shkrimin. Kuptohet se ke te drejte, si gjithmone, per cka shkruan. Tironci, duhet te dish se te ka pare zoti qe ke mendesi te shkosh kaq shpesh ne Tironen tone te bukur.Per kete nuk me vjen turp te te them se te kam shume zili ne kuptimin e mire te fjales.
          Te uroj ty dhe familjes nje jane te mire.
          Pershendetje.

          1. Edi Detroit says:

            Tironco,edhe mua me ben xheloz qe shkon shume here ne Tirane,Plaku ka te drejte,mgjse ju e keni afer,urime Plakut per pensionin ne andej nga zona ime urojme ;ta gezosh dhe ta hash gezuar pensionin,ju uroj te dyve gjithe te mirat.

            1. plaku says:

              Edi Detroit,
              Shume shume faleminderit per urimin. Ta paca borxh. Te uroj ty dhe familjes nje jave te kendeshme. Pershendetje.

              1. Horri i bulevardit says:

                Megjithese kam shkruar shume ne kete teme, por nuk mund te ri edhe une pa pershendetur Plaku-n dhe i uroj edhe une nje pleqeri te mbare me niper e mbesa dhe te afte per te shkruar, se kemi nevoje edhe per mendimet e pjekura, te plakut.
                Urime Plaku.

                1. plaku says:

                  Horri i bulevardit,
                  Shume shume faleminderit per fjalet e mira. Te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende. Pershendetje.

        3. M says:

          Plaku, te uroj nje pension te mbare edhe suksese djalit tend, te gjitha keto trajtime nga shteti Zvicerian i ke merituar plotesisht.

          Ti e kupton qe ne ne Shqiperi jemi si Zvicra 200 vjet me pare, por nuk duhet te vazhdoj me keshtu. Ne shqiptaret qe jetojme ketu nuk jemi dorezuar, i kemi kapercyer keto veshtiresi deri tani dhe ne te ardhmen fale edhe kontributit tuaj kudo qe jeni neper vendet evropiane ne do ta ndryshojme me se s’ben. Na duhet shume durim shume kembengulje, por te gjithe bashke. Te mos ja ngarkojme barren vetem nje personi, te mos merremi me njeri-tjetrin por te behemi ‘mur’ per te penguar çdo batakçi e zullumxhi te avancoje 1cm.
          Plaku, perpara 20 vjetesh ne Austri kam biseduar me nje vajze kosovare shume e sinqerte. Ajo me tregoi dhe me habiti ne te njejten kohe:- Kur kosovaret tha-nisen per me rrah serbin behen bashke, ama kur kthehen kéh rrahen me njeri-tjetrin…

          Ciao

          1. plaku says:

            M,
            Shume faleminderit per urimin. Te uroj ty dhe familjes tende nje jave te kendeshme. Pershendetje.

        4. beni says:

          Po ti flet per parajsen mor vella. Po nuk krahasohemi dot me Zviceranet ne o vella, kane punuar shume stergjyshet, gjyshet, baballaret dhe vete keta dhe jane njeres te drejte por ne jemi si gjysherit, baballaret tane, me mire mos ta them si jemi…….e di ti vete. Jeto i lumtur ne parajsen e te tjereve

          1. plaku says:

            beni,
            Zvicerjane thone se nuk eshte flori gjithshka qe shkelqen. Nje pjese e mire e tyre jane racista dhe te huajt kane probleme te gjejne pune te mira dhe shtepi me qira.
            Per shembull keta ketu nuk i njofin diplomat e vendeve te tjera dhe ralle te afrojne pas orarit te punes ne se je i huaj.
            Syte besojne me shume se veshet. Edhe nje here edhe Zvicra ka problemet e saja ne lidhje me te huajt, gje qe e tregoi me referendumin e xhamive.Cdo gje ne kete bote ka cmimin e saj. Kuptohet se nuk jetohet keq, sepse nuk na mbajne me zor ketu. Por ama sic thote populli medalja ka dy ane.
            Pershendetje.

  3. durim madhi says:

    @Rani,u mesuam ne te durojme. na sterviti enver-kriminel-hoxha te mos hapim goje.

    sot del merimanga e zeze dhe i ben reklame diktatures dhe ne e degjojme disa syresh edhe me nostalgji.

    pse te mos shije hale-berisha duke na trajtuar si bajga?

    sali vrrome berisha u djegte per se gjalli me cfare i mban pragu i deres! ashtu sic dogji te pafajshmit ne gerdec.

  4. amir says:

    O Mero te lumte per shkrimet, edhe per kete me siper.
    Po shkruaje tamam mor burre: mediat dhe jo mediet

    1. Dak says:

      Me drejtshkrim shkruhet:mediet mos i bjer me qafe kot Meros. P.S:para se te beni ekspertin konsultohuni paraprakisht me librat

  5. ervis says:

    me te gjithe repektin qe nje popull duhet te ket respekt per nje media jo domosdoshemrisht te pavarur por te pakten nuk duhet te shtermberoj lajmin por ta japin ashtu si duhet mund te pranohet nje politik editoriale ne mbeshteteje te nje force se pronsaret e mediave nuk jan engjuj pa seks por dhe ata kan bindjet e tyre poltitke po te besh si benete shekulli dhe tema qe jepnin lajme vetem per edi ramen dhe deformonin lajmet per qeverin kkjo eshte absurde dhe normalisht me kalimin e khes edhe do te ndjesh kriz sepse vjen dhe braktisja nga publiku

  6. nastradini says:

    Kriza ekonomike Boterore, qe ka prekur rende edhe Shqiperine komuniste te Sali Banditit. Nje vend qesharak ne Evrope, i vetmi pa prodhim vendas dhe pa ekonomi reale. Qe s’prodhon dot asnje GOZHDE jo te flasim per me teper. Qe jeton vetem me borxhe dhe remitanca emigrantesh. Duke vjelur vetem taksa dhe tatime nga mileti. Ndertimi qe ishte e vetmja flake kashte per ekonomine reale eshte strukur ne brimat e miut dhe ka ngrire totalisht veprimtarine per dite me te mira. Me te jane ngrire te gjitha aktivitetet e tjera si nyje betoni, materiale inerte dhe ndihmese, pllaka dhe pajisje hidrosanitare e me the te thashe plot gjera te tjera. Askush nuk kerkon me puntore ndertimi dhe askush nuk paguan me paga, siguracione dhe kontribute pensionesh per ta. Prandaj o zoti Baze nuk ka sesi qe kjo tragjedi e vertete per biznesin albanez dhe popullin shqiptar te mos jape reflektim tek media shqiptare. Sepse banditeve te Saliut nuk u ben fare pershtypje, sepse mund te jetojne si sulltane te vertete nga taksat dhe tatimet qe u vjedhin shqiptareve. Kujt i japin hesap? Dikush mund te thote Komisionit te Larte te Shtetit, Qe duhet te kontrolloje si shpenzohen leket e grumbulluara ne buxhet nga tatimet dhe taksat e vjelura. PO por JO thote nastradini me qeshje HA, HA, HA. Se Saliu me pare eshte kujdesur qe ne kryet te ketij Komisioni Famoz te Kontrollit ekonomik te caktoje FEBELET e tij dhe VEMJET e bindura te PD-se. Sic ishte edhe rasti i zotit Leskaj kohet e fundit. Dhe me Jozefinen dhe shumicen kriminale qe ka ne Parlament nuk do t’ja dije fare as per opozite dhe as per Zotin vete. Pse dhe si keshtu? Pyesin shume vete. Ju a thote nastradini o dallkauke te paditur. Sepse fara e se KEQES qe mbolli enver ANTIKRISHTI ne trojet shqiptare ka pjellur shume ferra dhe vendi yne tani, 20 vjet pas renies se Murit te Berlinit akoma komandohet nga BOSI komunist, si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes me grusht te hekurt. Duke patur ne dore dhe grabitur jo vetem fondet publike, por edhe ato private dhe duke komanduar si nje komunist i vertete Mjetet e Prodhimit. Qe fundin e ka te parashikuar si ne 97-n: Renimin total te shtetit. Sepse drejtimi i shtetit nuk eshte me te BLEME o Mero Djali, por me te LEME. Prandaj edhe po GULCON media inteligjente shqiptare. Sepse po GULCON tere Shqypnia nga kulcedra komuniste qe po i pin gjakun.

  7. Ndoc Sukaj says:

    Falimentimi i shtypit te lire dhe kritik eshte falimentim i lirise dhe i ekonomise aq me teper kur ky faliment eshte i ,,programuar,,nga pushteti.

  8. Sadik says:

    Ore ska lidhje me Berishen se na cmendet. Ai eshte vetem nga lagjja nem. Do pune pa lek, ka ik per lesh mo burr

  9. Horri i bulevardit says:

    E njoh Koco Kokedhimen, nga media dhe skam asnje fakt, qe ta denigroj, por te vetmin fakt qe kam, eshte ajo qe kam pare, se eshte nje biznesmen i suksesshem dhe qe ndertoi nje gazete te fuqishme, ku fjalen e lire e kishte ne plan te pare.
    Me sa di une, ca gjera qe i kam lexuar ne kete shtyp, Kokedhima, ka patur dhe ka shume prona te trasheguara dhe normalisht ka qene i zoti ti marre ne zoterim.
    Biznesmeni duhet te shikohet aty tek aftesia e tij se si mund ta menaxhoje kete pasuri te trasheguar, jo vetem ne dobi te familjes se vet, por edhe duke punesuar te tjeret, qe jane te interesuar per nje pune.
    Edhe ne qofte se merren neper goje disa biznesmene, qe rrethohen nga krahu i PD-se, kjo vjen se shume nga ata, nuk kane patur asgje, as edhe prona, por kane qene thjesht magaziniere ne komunizem dhe duke shfrytezuar, PD-ne me reforma te tipit piramidal, jane pasuruar duke mos dhene asgje as tatime dhe as punesime. Rastet e Fazllicit dhe Balliut, jane raste tipike mafioze, ku duke mos patur asnje te punesuar, sigurojne tendera te majme dhjetra miljoneshe.
    Me sa di une biznesmeni Koco Kokedhima, eshte sulmuar shume, nga vete klani mafioz i familjes Berisha, ku taksat e pabazuara dhe gjobat, kane qendruar si shpata e Demokleut, jo vetem mbi biznesmenin Kokedhima, por edhe mbi biznese te suksesshme dhe te fuqishme si Top-Channel edhe vete gazeta TEMA, ku dhe vete pronarin e saj zotin Mero Baze e kane kercenuar me jete disa here me rradhe.
    Natyrisht qe gjithe ky sulm frontal ne emer te korrupsionit dhe me mbeshtetjen direkte te Sali Berishes, do te sjelli edhe anomali financiare, sic kemi tani se fundmi rastin e nje gazete pararoje ne shtypin e fjales se lire, SHEKULLI.
    Ky eshte edhe synimi i Sali Berishes, i cili do shtyp qe duhet te japi arritjet e qeverise, shtyp te tipit gazetes 55, ku jo rastesisht e kane emeruar pikerisht me nje nen te kodit penal te komunizmit, neni famekeq i eliminimit te kundershtarit me nenin 55, te kodit penal.
    Edhe SHEKULLI me nje staf te shkelqyer, ku ish kryeredaktori i saj zoti Adrian Thano, dha nje kontribut te madh, ne respekt te fjales se lire, ka qene dhe nje kontribut i pronarit te saj, Koco Kokedhimes, i cili diti te mbledhe gazetare me figure te paster mediatike dhe me nje moral te paster.
    Dhe kjo nuk eshte pak, por nje pune e nje biznesmeni largpames, qe me guxim, i qendroi shtypjes se vazhdueshme qeveritare.
    Por vjen nje dite qe edhe keto biznese, fillojne te ndrydhen deri ne falimentim dhe raste kemi plot, kemi gazeten ALBANIA, kemi pare mbylljem dhe falimentimin total te TEME-s.
    Me beri pershtypje nje komentues, ku shkruante se me rrogen e pare qe kishte marre, i kishte dhuruar kesaj gazete te fjales se lire, TEMA, 100 euro, ka dhene nje mesazh se shtypi i fjales se lire duhet mbeshtetur edhe nga ne te gjithe, si SHEKULLI, ashtu edhe TEMA, se ne kemi nevoje per kete shtyp dhe duhet ta mbrojme, jo te denigrojme pronaret e saj, qe jane edhe punedhenes te qindrave qytetareve.
    Kapitalizmi i suksesshem eshte atehere, kur forcohen biznesmenet, se jane keta ata qe do te hapin vende te reja pune dhe kjo shoqeri ka nevoje per keta biznesmene, prandaj duhet ti perkrahim dhe ti mbrojme, atehere kuar ata denigrohen nga klane mafioze.

    1. beni says:

      Eshte pune KOCKE, po pate ta lepish hesht si te tjeret, kur ste japin gje ben ham ham gjithe diten. prandaj dhe shqiptaret komentojne shume: ikni punoni mos u merrrni me gazeta dhe llafe.

  10. Rena says:

    Pershendetje perpjekjes per te qendruar perballe pushtetit, sepse te gjithe kritiket vetem kete mundesi kane per te thene ate qe mendojne, per te thene te verteten, mundesine e te qenit online, kur versulen mbi ta sulmet e te gjitha formave, te pamoralshme, te paligjshme, por qe ndodhin ne mes te dites dhe vetem forca e se vertetes, shpresa se ligji do te vije dhe paqja sociale do te nxjerre te pavlere urrejtjen ndaj te mirit, te zotit, me te aftit, me kompetentit qe karakterizon shoqeri ende te pastrukturuara ne menyre demokratike, qe qeverisen nga te paaftet, mediokrit, servilet, sherbetoret dhe delikuentet, shoqeri qe po trajtohen si depo ku llumi social po plackit edhe vlerat e fundit qe mund te plackiten

  11. k.f. usa says:

    Nuk ka shqiptar qe nuk e di qe K.Kokdhima ka patur orientim te majte
    qe ne fillim te karieres se tij te biznesin dhe sot.Personalisht nuk kam ndonje simpati apo antipati per kete person por do te nenvizoja me te madhe nje fenomen te rrezikshem.Ky nuk luftohet nga mender berisha per veset e tij,per shkeljet e tij POR PER POZICJONIN E KOCOS SI KUNDERSHTAR POLITIK I TIJ.
    Politika e berishes me keto eshte e njejte me ate te sulltaneve te turqise kur rrethonin kalate shqiptare duke ju nderprere
    apo helmuar burimet e ujit dhe ne kete rastin e kokdhimes duke mos u pranuar ne tendera apo duke i bllokuar ato qe ka ne vazhdim .
    Por e trishtuesme eshte qe mender berisha po i jep prioritet absolut
    disa firmave me shqipfoles qe jane derivate te maskuara te kompanive
    te fuqishme serbe qe kane lidhje dhe me persona te caktura ne amerike
    si dyshja FAZLLIC-TOM RIDGE.
    Do jete nje katastrofe e pariparueshme disa shitje resursesh ,disa tendera qe po bejne te mundur daljen e serbise ne detin adriatik..
    Me shkurt muhabeti po eleminohen firma te fuqishme shqiptare dhe po
    perkrahen kompanite qe kane gjeneratoret e tyre finaciare ne Beograd.
    THJESHT PO PERZENE KOCO SHQIPTARI PER TE VENE FAZLLICIN E TOMES….

  12. durrsaku says:

    SALI PALLA PO NDJEK ME PERSOSMERI DHE ZGJUARSI TE GJITH SISTEMIN E PUTINIT , PRISNI TANI KUR TE VRAS DHE GAZETAR QE SI BINDEN !!!!!!

  13. dieta says:

    Mero,analizat e tua jane frymezuese

  14. I liri says:

    Kur i ka keq bizneset,te pakten te ler te lire APOLONINE. Di se ne Fier,Koco eshte shpallur ne kerkim.
    Fierakèt e duan patjeter te gjalle.

  15. Pressalb says:

    Media kerkon nje reforme te madhe..edhe ajo si cdo fushe kerkon reformen e vet..problemi multimedial ne Shqiperi funksionon sipas shancit..askush nuk mund te me heq mendimin qe multimeida kerkon reforme..pasi shume mire shkruhet njerzit qe punojne neper media jane familjare dhe kane detyrime familjare…por c’thone pronaret e rastesishem te mediave ????…PER MENDIMIN TIM MULTIMEDIA DUHET TE FILLOJ NGA PIKA ZERO NE NEW START..DUHET NJE LLOJ CENTRALIZIMI MULTIMEDIAL QE TE MUND TE SHPETOHET EGZISTENCA E CDO SUBJEKTI MEDIATIK…nuk behet media me njerez qe nuk njohin terrenin…

  16. Koco says:

    I dashur Mero,
    Eshte hera e pare qe lexoj gazeten tuaj on line dhe me kete rast ju uroj suksese. Pashe vertikalisht komentet dhe ndjeva keqardhje per ate pjese te komentuesve, qe e kane mbushur koken me budallalleqe e paragjykime dhe qe skane asnje respekt per te verteten. Ne te gjithe biem dakort se liria per te komentuar ne Web eshte nje mundesi e mire per ata, qe e kane djegur jeten duke peshtyre kalimtaret ne rruge ose punen e tyre, te vazhdojne zanatin! Nuk do te zgjatem me ne kete pike, duke shpresuar, qe nder komentuesit tuaj te mos kete ndonje person te pushuar nga puna gabimisht apo se rastesisht mund te kete rezultuar ndonje humbes I mjere! Mos e thente zoti te jete edhe ndonje viktime e lojrave te mia ne tregjet e shtypit a tjeter!
    Tani deshiroj tju ve ne dukje se shkrimi juaj ka pasaktesi te medha. Regjimi I Berishes I ka bere te gjitha ato qe ju shkruani kunder shtypit kritik dhe pronareve te tij. Lustracioni nuk u be ne drejtesi, por Berisha e zbatoi ate plotesisht ne media dhe ekonomi dhe ne kemi rezistuar me dinjitet. Nuk jemi ankuar per kete. Nuk zgjodhem as te vajtojme. Thjesht kemi vazhduar te jetojme ne nje menyre qe ja ka vlejtur. Ne besojme se lufta e Berishes nuk mjafton per te perligjur deshtimin e shume mediave ne treg.
    Shekulli Media Group boton libra, gazeten Shekulli dhe gazeten Sporti Shqiptar. Kjo shoqeri nuk e mbeshtet aktivitetin ne donacione nga askush, perfshi edhe aksionaret, por ne te ardhurat e veta. Nese nje produkt I saj do te verifikohet ne menyre te qendrushme si humbes, ne do ta mbyllim ate.
    Ju kujtoj se ne kemi mbyllur nder vite revisten Spekter, gazeten Biznesi, gazeten e Tiranes GT, agjencine e lajmeve ALNA. Shekulli Media Grup eshte plotesisht e qendrueshme nga pikpamja financiare, pavaresisht nga kohet e veshtira qe kalojne te gjitha bizneset reklamuese ne Shqiperi.
    Ajo eshte nje shoqeri pa asnje lek borxh. Ndersa shume kompani te tjera kane shkurtuar postet e punes dhe kane ulur rrogat, ne kemi zgjeruar postet e punes dhe kemi ruajtur pagat e punonjesve sic na kritikoni edhe ju.
    Sic jeni ne dijeni, ne po e ristrukturojme kompanine e shtypit. Nje projekt inovimi po implementohet gjate ketij viti nga kompania prestigjioze e inovimit te shtypit ne bote Innovation Media Consulting.
    Ne kete proces ne kemi veshtiresite tona normale, kryesisht te lidhura me kulturen e punonjesve dhe drejtuesve. Kete projekt ne nuk e zhvillojme kunder askujt, por per nje shtyp profesional qe eshte ne sherbim te interesit publik dhe te vertetes.
    Ne nuk punojme per nje shtyp te drejtuesve e pronareve, por per nje shtyp te qytetareve. Ne nuk duam nje shtyp te ceket ku gazetaret dhe shefat kane detyre te vine ne pune dhe te mbushin faqet, qe kane ne ngarkim, por nje shtyp te pergjegjshem per nevojat e klienteve tane per nje shqise te zhvilluar per te kuptuar cndodh me ne e per rreth.
    Ky shtyp do jetoje gjithmone, I dashur Mero, pavaresisht se cbejne qeverite. Une besoj se ky eshte shtypi qe zhvillon Shekulli Media Grup.
    Te jap fjalen Mero, se nese ndonjehere shtypit tone do ti vije fundi, une do jua tregoj perpara juve, ty, Aleksander Cipes dhe Mustafa Nanos vete, si miq te Shekullit dhe dashamires te mite qe jeni, qe ta shkruani te paret te gazetat tuaja.
    Miqesisht Koco

    1. Horri i bulevardit says:

      Komentin qe kam shkruar me poshte, ja kam dedikuar nje personi tjeter, qe doli ketu por per cudi, eshte hequr, i cili sipas tij jepte disa fakte.
      E pashe te nevojshme te jepja kete sqarim se replika ime ndodhet direkt poshte nje komenti te Kocos, qe sipas fakteve qe jep, besoj se eshte vete zoti Kokedhima.
      E lexova dy here komentin e zotit Koco dhe aty pashe qe ne komentin tim te pare, them se e kam trajtuar kete ceshtje me vertetesi.
      U desh kjo nderhyrje e zotit Koco dhe e falenderojm, se ne keto 22-vjet, kemi ndryshuar shume edhe ne mentalitet, respektin dhe dashamiresine e kemi hedhur tutje, zilia ka zevendesuar dinjitetin tone.
      Te hedhesh balte mbi nje person, eshte e lehte, ashtu sic e dime tashme te gjithe se te mbijetosh ne nje vend, ku shtypi i lire, qe nuk eshte ne unison me shefin e qeverise, eshte gati e pamundur dhe duhet nje angazhim i madh nga keta biznesmene, qe ti bejne balle, kesaj masakre, ku sic kemi pare te parin e qeverise, vete Sali Berishen, ne manine e tij per te denigruar kundershtarin, ka vetem sharjet banale, qe nuk kursejne edhe familjet e tyre, qe te pakten ne rastin Kokedhima, ka qene evidente, ku Sali Berisha nga foltorja e parlamentit, ska lene rast pa shpifur dhe share, jo vetem zotin Kokedhima, por te gjithe ata qe jane kunder shtypit te centralizuar, qe redaktohet nga qeveria.
      Shekulli me kujtohet edhe ne kohen socialiste, kur kryeminister ka qene Fatos Nano, ka qene shume kritik dhe ska lene rast ti kaloje, pa denoncuar afera korruptive, sic ka qene rasti psh. Eurokopter.
      Ne kemi nje dileme, se duam ti shofin disa gjera ne shesh dhe komentojme sipas tyre, por harrojme se shume probleme nuk dalin neper faqe gazetash dhe nuk behen publike, se kjo eshte metoda e nje biznesmeni, qe edhe kur ka humbje, nuk do qe ato te behen publike, se ka mendimin se keto humbje te momentit, do te rikuperohen dhe ne komentin e zotit Koco, une kete e kuptova, kur jep detaje per nje projekt inovimi, nga Innovation Media Conculting.
      Une i uroj gazetes tashme te te gjithe shqiptareve SHEKULLI, nje vazhdimesi ne rrugen e fjales se lire dhe kujtoj qe te gjithe gazetaret e ketij shtypi, qe jane gjithmone ne opozite me te gjitha qeverite, te solidarizohen me njeri tjetrin dhe mos te ndodhe si ne rastin Baze, ku i vetem perballoi nje sulm te pashembullt denigrimi, me rrezik edhe jeten e tij dhe te familjes.

    2. M says:

      Une si nje komentues/e i/e rregullt i/e gazetes tema(kam frike te tregoj kush jam) e konsideroj veten kontribues/e per te gjitha çeshtjet ‘rreth nesh’ edhe fal kesaj gazete ndjehem i/e lumtur qe nuk me çensurohet asnje germe. Une nuk e marr dot me mend se kujt komentuesi/e i drejtohet Z. Kokedhima kur aludon ne emer te tij/saj si nje humbes i rastesishem dhe me qe jam ne kete term desha te tregoj se krejt rastesisht kam qene nje here anetar/e i/e nje komisioni ankandi ku z. Kokedhima ishte garues (mund t’i kujtohet rasti, por jo une personalisht) i/e bindur se ketij personi i ishte ngritur nje “kurth” ne nje detaj ‘pa rendesi’ tek paraqitja e zarfit, megjithe ‘ftesen’ qe mu be nga Kryetari(ndjese paste) i atij komisioni per te denoncuar ‘parregullsine’ une nuk pranova por thashe ate qe pashe ne te vertete ne prezence edhe te Koços(pra ne te drejten e Koços). Koçoja gjate nje pushimi te shkurter ne ambjentet e atij institucioni erdhi te me njihte i çuditur ‘me ke kishte nderin te fliste’ sipas tij dhe kur u prezantova i thashe se – nuk te njoh thjesht jam ne kete komision krejt rastesisht (zevendesoja njeriun qe ishte ne spital)dhe eshte ne edukaten time te them vetem te verteten. Du te them me vullnetin tim te lire se e kam pare nga afer ate sekuence te perpjekjeve te ketij sipermarresi, se asgje nuk ka qene kaq e lehte per te, edhe dua te theksoj se ne ate kohe ishte ne pushtet PS, edhe rrugeve e kafeneve flitej shume mbi aferat e 2K e me the te thashe
      Ciao

      1. Orjet says:

        Sali Berisha je ti ‘M’? apo Argita?

        1. M says:

          Pershendetje Orjet, une jam nje shqiptar/e si ti dhe jam ne opozite me çdo qeverri qe nuk di te orientoje vendin e saj nga eshte me e mira. Pra ne kete rast jame kunder Berishhes ndersa Argiten nuk mund ta komentoj sepse nuk e kam takuar kurre edhe nuk punoj ne asnje zyre investigative
          Ciao

    3. gjethi says:

      Kocoja genjen, kur thote se shekulli nuk ka borxhe. Shekulli ka miliona leke borxh rrogash dhe honoraresh te papaguare si edhe siguracionet e gazetareve.U sugjeroj gazetareve te kocos te mos shpresojne te rruget ligjore per te marre parate e tyre, por te perdorin mjetew jo ortodokse. Fare mire mund te zaptohen pasurite e patundshme te Kocos si ish frigoriferi apo ish arteksport-importi ne Durres, ish uzina traversave ne ish Metalurgjikun e Elbasanit. Koco kurrnaci i keqpaguan rojet e objekteve te veta keshtuqe rrezistenca e rojeve ndaj zaptimit te pronave do jete minimale. Meqenese Berisha e urren Kocon, policia nuk do beje asgje per te mbrojtu pronat e Kocos te blera per dy leke(psh. Frigoriferi i Durresit. Kurrnaceria e Kocos dhe tahmaja e Argitesjane dy premisat qe do apguajne rrogat borxh qe Kocoja ua ka gazetarve dhe jo vetem. Me pushtimin e pronave te Kocos do nderhyje Argita per te perdorur shtetin e babit te vet per t’i liruar kundrejt nje shperblimi qe shkon nga 20% deri ne 50% te siperfaqes se objektit. Keshtu Kocoja duhet te zgjedhe te paguaje pak milion leke rroga stafit apo t’i jape Argites ca milion euro pasuri te patundshme. Si matrapaz klasi qe eshte Kocoja do preferoje te paguaje rrogat dhe tju mesoje falas si te beheni milionere!!!!!

      1. maksi says:

        per komentuesi gjethi.
        Sinqerisht me vjen keq qe ka ne shqiperi njerez te ketij niveli qe shprehin
        kaq hapur nervozisim , urrejtje dhe thirrje per rruge revolucjonare ne rrembimin e pronave..Nuk jam simpatizant e kocos as nuk dua ta di kush eshte por gazeta shekulli eshte nje media per tu respektuar.Problemi kryesor qe ngre mero eshte mania e berishes per te drejtuar te gjitha pushtetet dhe njekohesisht te asgjesoje ne te gjitha format shtypin kunder tij.Urojme qe te kete sa me pak keto lloj gjethesh te zverdhura si puna e ketij komentuesi.

    4. toni says:

      ti vazhdo punen tende si zoteri po leri kta te llapin se kte pun kan.je burr i vertet qe sja ul koken sali qenit po mbeshtet shqiptaret.respekte

  17. Horri i bulevardit says:

    Duke lexuar kete komentin tend dhe qe sdua te hedh dyshime mbi vertetesine, edhe une qe e njoh kete njeri thjesht si biznesmen, fillova te ndryshoj mendim.
    Ne qofte se kjo eshte e vertete, jo se sdua te besoj per ate qe ke shkruar, por duke pare ne keto 22 vjet genjeshtra nga me fantastiket, them qe ta marr me rezerve kete qe ke shkruajtur.

    1. M says:

      Nuk kam asnje aresye te genjej. Une dua te ritheksoj se kam qene nje specialist i/e thjeshte Ministrie jo per nga integriteti profesional, por per nga distanca shume e madhe me te gjitha partite (me quani budalla/budallaqe dhe do ju jap te drejte per kete),kam punuar aty per dymbedhjete vjete po deshe me beso, kam punuar ‘like o horse’madje mund te duket edhe komike, por kam shkruar edhe fjalimet e Ministrit, por duhet te them se te gjithe drejtuesit qe jane nderruar ne vite kane shfrytezuar edhe karakterin tim: ‘shume prezent/e edhe shume i/e terhequr’, ky ka qene modeli qe kam marre ne familjen time si edhe lajtmotivi im: ‘e dua atdheun me kedo qe eshte ne krye’, gjithashtu edhe per ‘te bere menjane’ pasi sulmet nuk kane qene te pakta edhe e para ka qene e do mbetet familja ime e vetmja gje e shkelqyer qe kam ne kete jete. Tani dua te te sqaroj (nuk pretendoj te te bind) se emri i familjes sime nuk eshte i panjohur, kjo vlente edhe per Koçon, prandaj une nuk desha te prezantohesha me ate emer sepse tere jeten time kam punuar shume edhe kam besuar se e meritoj emrin tim, madje une nga emri i familjes vetem kam humbur, edhe nje sqarim: lidhjet e gjakut jane krejt rastesore per mendimin tim, madje qe ta them krejt te verteten po ta merrte vesh Koçoja mbase edhe ‘do trembej pak’, keshtu qe per te shpetuar nga ai siklet i madh i thashe se nuk e njoh edhe ketu desha te vendos pike, por nuk mund te rri pa e theksuar se ne komision mu be jo pak ‘presion’, ndoshta nisur edhe nga mbiemri im edhe ketu njerezit e tarafeve gabojne gjithmone duke menduar se te gjithe shqiptaret rrojne te varur njeri nga tjetri. “Horr”, me beso se as per femijen tim une nuk i shes parimet e mia edhe ta dish se – ate gje qe une e shoh edhe me pistolete ne gjoks do them e pashe edhe ne te kundert. Une zarfin e Koços E PASHE me syte e mi ne gjendjen e duhur dhe E PASHE si u manipulua perpara syve te mi, u mundova t’i vija ne seder edhe dy gra te komisionit, madje njera i mbushi syte me lote dhe e mbajti fjalen, ndersa tjetra me tradhtoi rruges (e zakonshme ne Shqiperi, por e pafalshme per mua).
      p.s: disa kohe pas ketij takimi Koçoja me ka pershendetur madje kam qene edhe me familjen time, edhe kam bere te pamunduren qe te mbaja distancen edhe ja kam arritur. “Horr” une as qe nuk dua t’ia di sesi perthyet sjellja ime ne kokat e te tjereve e as qe jam munduar ne tere jeten ‘te bind’ te tjeret une i jap llogari vetem vetes time. Kete gje e thashe publikisht se e kam detyrim qytetar. Sa here degjoj te flitet per Koçon me vjen ndermend ajo skene kur ai seç me thoshte (sikur ishim te njohur per shume kohe) ne lidhje me shume veshtiresi te tij ne kete rrugen e biznesit edhe une nuk kisha pse te mos e besoja, sepse une i besoj mbi çdo gje vetem syve te mi, edhe intuites sime…
      Ciao

      1. Horri i bulevardit says:

        Zoti ose zonja M, ne qofte se do te kesh lexuar nje koment poshte zotit Koco, e kam sqaruar, se ky koment i shkurter, qe ndodhet siper replikes tende, ishte per nje person, qe cuditerisht, shkrimi i tij eshte hequr dhe do ti lutesha redaktorit te kesaj gazete, qe tja vendose perseri, se edhe zonja ose Zoti M e kane kuptuar ate replike te shkurter si nje replike qe jua bej kesaj, ketij.
        Zoti Zonja M, mbasi lexova komentin tend, me erdhi mire se jepje nje rast te vertete, dhe nuk merresh me fjale boshe, qe shume here i degjon neper kafenete e shumta te Tiranes, nga njerez te papune.
        Dmethene, ajo replike me lart, nuk ju drejtohet juve.
        Pershendetje.

  18. Petro says:

    Zotëri i nderuar Marku! Ato që ju quani,”sulme shumë agresive”, duke cilësuar emrin tim të postuesit dhe të të nderuarës Anila B, ndjehem i detyruar t’ju plotësoj dijet nëpërmjet kësaj përgjegjeje se nuk kanë të bëjnë thjesht me nevojën për t’i çjerrë maskën Koço Kokëdhimës, e sjelljeve të tij, se as kam nevojë, por lidhen me detyrimin që rrjedh nga editoriali i Bazes, që lexuesi shqiptar të njohë të vërtetën, deformimin se ku e kanë çuar botuesit në tërsi lirinë e shtypit shqiptar. Është hera e parë që shkruaj te “Tema” dhe besoj se nuk do më premtojë më koha të bëhem pjesë aktive. Shkruajta sepse Mero Baze, ndonëse përvojës së tij të gjatë në shtyp, nuk i shpjegonte realisht të vërtetat që kërcënojnë sot shtypin e lirë e gazetat e Koço Kokëdhimës. Të thuash se gazetat e Koços po falimentojnë dhe gazetarët nuk po marrin pagat prej muajsh sepse bizneset e tij po sulmohen nga qeveria, është si t’i thuash lexuesit (jo kujdo por atij lexuesi të formuar intelektualisht dhe që arrin të kuptojë disa koncepte bazë mbi të cilat ngrihet liria e shtypit) se SHTYPI I LIRË mund të ekzistojë i varur vetëm nga biznese të tjera. Ka ndodhur pikërisht kjo në Shqipëri, çka ka krijuar pranimin e kësaj të keqeje si një gjë normale. Shihni shëmbujt: prapa “Panoramës” qëndron birra; prapa “Gazeta Shqiptare” rri banka x + birra; prapa “Koha Jonë” qëndron Klani biznes dhe klani qeveritar; prapa “Mapo” rri një universitet; prapa “Sot” qëndron një ndërtues. S’ja vlen të vazhoj më tej.
    E njihni ju zoti Marku shtypin e lirë që funksionon si biznes? keni patur ndonjëherë mundësi të lexoni, apo dëgjoni për shembujt Hërst e Murdok.
    Gjendja e shtypit, të ashtuquajtur “të pavarur e të lirë” në Shqipëri, është për të vënë ulërimat. Kjo nuk do të thotë se Instituti i Mediave duhet të dalë nga letargjia. Për mua, le të të vazhdojë, gjumë të ëmbël.

    1. Horri i bulevardit says:

      I nderuari Petro, qe besoj se jeni pikerisht gazetari i nderuar Petro Dhimitri, qe keni aftesine te shifni dhe te lexoni atje midis rreshtave te bardha, vertet ju paraqisni nje imazh te shtypit te sotem qe i qendrojne mbrapa biznese dhe klane qeveritare, por mua me duket se eshte akoma heret qe te krahasohet shtypi shqiptar, me Hörst e Murdok, kjo per vete faktin se ata gjigande te medias boterore, nuk e kane ndjere kaq egersisht, shtypjen qeveritare, ku vete kryeministri i votave te vjedhuar, mban flamurin e shpifjeve dhe te denigrimit te figures se gazetarit dhe te biznesmenit.
      Rastet besoj se ju i dini me mire se une dhe ketu nuk eshte puna se duhet te mbrojme nje biznesmen apo X gazetar, por ne duhet te mbrojme, nje shtyp, qe po kalon kohe te veshtire, jo thjesht se nuk shitet dhe nuk mund ti nxjerre parate per te paguar punonjesit e saj, se ne fakt, ka gazeta inekzistente, qe nuk i shitet asnje kopje dhe perseri mbijetojne, kjo fale kraheve te ngrohta qe kane nga qeveria apo partite.
      Po te shohesh ne fakt ne Shqiperi, gazetat me te kerkuara jane Shekulli, Tema, Shqiptarja.Com dhe ndonje tjeter, si Shqip apo Gazeta Shqiptare.
      Por problemi eshte qe disa gazeta dalin me humbje, eshte se jane nen trysnine e taksidareve, qe u rrine mbi koke, eshte se si Tema, qe nuk i afrohet asnje Reklame, se dhe biznesi ka frike te reklamoje dicka ketu ne Tema edhe tek Shekulli, mbizoteron e njejta gje.
      Lereni zotin Kokedhima, ne biznesin e tij, ai di vete si ti beje balle, por ne te shohim anen pozitive te saj, ku me Shekullin ne shohim nje rruge te qarte, se kane mbetur akoma shqiptare qe duan te ndryshoje dicka per mire dhe kete si Shekulli dhe Tema, apo dhe Fiks-Fare, nuk kane frike ta thone cope dhe ti japin shqiptareve realitetin e hidhur, por kjo pastaj ka pasojat e veta qe ne i kemi pare, sic ishte rasti i dneoncimit te nje ministri kulture, ku Fiks-Fare akoma eshte neper gjyqe, ku rasti Mero Bazes, ka ndergjegjesuar dhe faktorin nderkombetar e tjera.

      1. Petro says:

        I nderuar Horr i bulevardit! Është kënaqësi të jesh në shoqëri virtuale me “horra” si ju. Ndjehem mirë përgjithësisht edhe me komentet tuaja. I lexoj me kënaqësi dhe i vlerësoj. Gjithësesi, me keqardhje më duhet t’ju them se nuk keni qëlluar në shenjë, kur hamendësoni se mund të jem Petro Dhimitri. Jo! Nuk jam ai Petro. Për më tepër, as edhe një tjetër Petro çfardo. Këtu është bukuria e shtypit të lirë në variantin Online. Një zgjedhje çfardo, me identitet tjetër jo për t’u fshehur, por për t’u hequr sa të mundem spiunve e zagarve të tjerë me pagë, që kontrollojnë pa u lodhur këto portale të më sjellin teleshe. Më thoni, më jepni një arsye, pse webmasteri i “Tema” më ka hequr komentet e mija me vështrim kritik? Për t’ju siguruar mbi vërtetësinë e opinioneve që shfaq, me të cilat, ndonëse për herë të parë, ashtu si dhe ju,i bëj nder kësaj faqeje, mjaftohem t’ju them se parreshtur prej 20 vjetësh jam pjesë e shtypit të shkruar.
        Ishte kënaqësi që komunikova me ju.

        1. Horri i bulevardit says:

          Ne fakt kam gabuar, por jo me qellim, megjithese edhe kur ju personalizova e gazetarin Dhimitri, besoj se eshte nje nder, duke patur edhe une respekt per kete gazetar profesionist.
          Por u nisa ne fakt, nga e shkruara juaj e bukur, e paster dhe bindese, pa u hedhur neper rreshta, qe me shume corodisin, se te sqarojne dicka dhe prandaj duke pare se ky shkrim-replike, eshte e ndertuar nga pena e nje gazetari, mendova se mund te jeni ai Petro, se e kam pare njehere ne kete faqe, ku Petro Dhimitri, ka dhene nje mendim te vetin.
          Edhe une te uroj gjithe te mirat.

    2. M says:

      Petro, me fal nese gaboj, pasi e kam pak te veshtire te lexoj mire ne monitor nese mund te me sqaroni kur thoni Marku kujt komentuesi po i drejtoheni? Te me falni edhe njehere nese ju kam bezdisur me kete pyetje, por e bera duke marre shkas edhe nga nje komentues i Res Publica, i cili me drejtohej mua si nje jeri qe kisha qene i emeruar ng Sali Berisha neper ambasada etj…
      Ciao

      1. Petro says:

        i/e nderuar M! Me keqardhje, por komenti i “Marku” nuk ndodhet më faqet ku po shkruajmë. Me sa duket është hequr. Nuk ka të bëjë me ju

    3. toni says:

      Ti intelektual, me fal po ke pyetur ndonjehere sa para ben nje gazete ne Shqiperi qe te mund te mos varet nga ndonje biznes sic po na sugjeron zoteri?! Apo te vdesin per buke botuesit qe te shkruajne intelektual si ty?! Kush ka tru e beson komentet e tua more aman

  19. shqiptari says:

    Jam per media te lira dhe te pavarura, natyrisht. Eshte e turpshme dhe kriminale ajo qe ben qeveria ndaj medias. Por media e lire dhe e pavarur nuk ka asgje te ngjashme me Kocon e te perdorurit e tij Thano e kompani.
    Nuk do te doja qe per nje solidaritet te semure te dilet ne krah te fenomenit Koco K. Me siguri nuk eshte qeveria qe duhet te renoje mediat, por zbythja e Kocos vetem mire ben. Gazetare te vertete per fat kemi, dhe jane ata qe duhet te mbeshteten e jo te lihen te keqperdoren nga kocot e te njejtet si ai. Drejtesia edhe calon por e drejta jo, prandaj shpresa mbetet.
    Meshtetje per te gjithe gazetaret qe per fat te keq mbeten ende te varur nga kocot e te njejtet si ai.

  20. Teta says:

    Ti z Mero i ben thirje ndergjegjes se popullit per te mbeshtetur gazetaret.Por ne rradhe te pare duhet te jene keta gazetare qe duhet te luftojne per te drejten e tyre.Ne nje regjim si ky i sali berishes(nuk e meriron tja shkruash mire emrin)te gjithe kemi humbur dicka, por nuk po ndergjegjesohemi qe neser e ka rradhen tjetrin e tjetri e keshtu me rradhe.Kur nuk ndalet perpara bisneseve te cilet mbajne me buke administraten me taksat qe paguajne, mendo se cfare shteti dhe qeverisje ka ndertuar.Ky vend ka nevoje per nje permbysje te Madhe dhe te menjehereshme.

  21. Leka says:

    Z.Mero!Absolutisht jo,qe nuk eshte nje lufte kot,sic thoni ju.Berisha, eshte nje aksident absurd historik,qe vazhdon te zvarritet dhe te perfitoje mbi nje shoqeri te prapambetur mesjetare aziatike, duke i ushqyer dhe zhvilluar me tej instiktet e trasheguara osmane dhe komunizmit rural,tragjikisht me mjetet dhe forcen e erret te nje shteti te erret klanor.

  22. Anisa says:

    Z. Mero per cilet gazetare flisni ju??? Per gazetaret e shitur e dembel qe i marrin lajmet kafeneve? pa dashur t’ju fus dhe ju ne kete rast ne kete kategori, por duke lexuar komentin e Z.Koco rezulton se dhe ju e keni shkruar shkrimin nga ndonje kafe me ndonje nga keta gazetaret qe nuk jane paguar?
    Analiza e Z.Koco eshte shume e sakte dhe drejte, media duhet t’i sherbeje popullit e gazetaret duhet te kene kete ne mendje jo te shkojne ne pune per te lobuar e shitur interesa apo per t’ja “hedhur” punedhenesve.
    Mendesia juaj Z.Koco eshte shume konstruktive, une ju uroj shume suksese!
    Sa per ju Z.Mero, sugjeroj te jeni me largpames e te drejte ne gazetarine qe beni e te mos beheni pjese e perdorjet, korrupsionit e paaftesise qe ka mbytur cdo sfere ne kete vend!

  23. Anisa says:

    Pse nuk duket komenti im?

  24. toni says:

    Pershendetje.Me falni po pse dime vetem te shajm e te hedhim vrer mbi punet e te tjerve ne?!!problemi juaj eshte se Kokedhima ka hapur shume kompani ku ka punesuar njerez?apo qe i ka siguruar publikut nje gazet kritike e te vertet,jo gazet partiake si ca te tjer?!apo qe i ka rezistuar sali berishes?!AI KA REZISTUAR EDHE PSE SALIU IA KA BLLOKUAR PUNET SIC THUHET DHE NE SHKRIM,DHE KY ESHT HALLI JUAJ??!!!!!o milet boll volle mbi te tjeret po IK PERPIQU ME KONTRIBUTIN TEND te besh dicka per shqiperin qe na e shkatrroi diktatori!shekullit i kemi nje borxh te madh se ka qen nder te pakten,her her i vetmi ze i popullit ne keto vite diktature edhe pse pasojat i ka paguar personalisht pronari i vet.prandaj mos u merrni me llafazanlliqe po punoni se sdo shpetojm nga saliu me thashetheme keqdashsish po me solidaritet,pune dhe rezistenc!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  25. toni says:

    dhe ti o Mero,me then te drejten duket sikur e ke ber kte shkrimin qe te dalesh si hero vet por………!ti o Koco Kokedhima qe duron saliun,bravo te qoft!leri kta te merren me llafe kafenesh e mos u dorzo se do vij dita jote e mos ia harro kto te sotmet as njerit as tjetrit!kam pas nder te te takoj e te respektoj!Zoti e ndimoft Shqiperin!

  26. Erald says:

    Politika qe ndjek Saliu eshte e qarte, por eshte mire qe me force ti qendrohet perballe! Mos u merrni me kerkesa te deshperuara ndaj tij apo qeverise se sdo ju japin gje, po punoni qe te ndryshoj kjo gjendje. E mos rrini duke share burrat qe po vazhdojne luften per nje Shqiperi te lire se jane shume shume te pakte!

  27. Mondi says:

    E kam njohur personalisht Z.Kokedhima e mund vec te them se eshte nje njeri me integritet shume te larte!
    “Shekulli” eshte etalon i medias se lire ne kete vend z.Koco!
    Ju pergezoj per kete arritje dhe uroj qe sfida e reformimit te saj te rezultoje e suksesshme.
    Z.Mero, ju jeni nje gazetar shume i talentuar, por me gjithe respektin Tema nuk eshte ne kalibrin e Shekullit, per sa i perket sugjerimeve qe i keni ofruar. Me respekt Mondi

  28. demokrati says:

    Mua mi paskan qethur postimet. Kete nuk e ben Mero Baze, kurrsesi nuk dua ta besoj, kjo eshte e vetmja porte e hapur per te gjithe shqiptaret qe nuk bien ne batakun e KK& Frangaj.
    Po postimet e gazetares Basha pse? Mero Baze hape nje plage qe kullon vetem qelb, pa nje amputim nuk ka shprese as gazetaria, as demokracia she as Shqiperia.
    Z.Baze ke qendruar vigan perball Berishes, mos e ul koken per hir te solidaritetit profesional me vellain siamez te Frangajt.

  29. Geni says:

    E lexova me kujdes shkrimin e z.Mero. Megjithe respektin qe kam per disa shkrime te tij, mu duk se me keto rradhe, donte t’i bente nje nder z.Kokedhima. (Per pagat e punonjesve te ketij te fundit, fajin e ka Berisha). Pastaj lexoj edhe komentin e z.Koco…
    Kam punuar (fatmiresisht) shume pak per z.Kokedhima. Te thuash qe u sherbej qytetareve, ne nje kohe qe atyre qytetareve qe ke punonjes nuk u jep hakun e punes, kjo eshte nje genjeshter qe pakkush e ha.
    Z.Koco, demagogjite qe servir, jane te vjeteruara. Respekto rregullat e “lojes” dhe vetem kjo te ben te nderuar. Nuk ka asnje justifikim kur nuk di te tregohesh i rregullt dhe respektosh kontratat qe ben me njerezit.l Te tjerat jane lojera fjalesh.

    1. Orjet says:

      e ke fjalen per ata gazetaret PARAZITE DHE TE KORRUPTUAR qe ka ky vendi jone i mjere?! e qe bejne copy paste shkrime, e vijne verdalle mos marrin ndonje kocke nga ndonje politikan e qe kerkojne rroga te majme ne nje vend ku ka njerez qe llogarisin c’te hane te hene e c’te hane te marte?! keta lloj gazetaresh zoteri duhet te shkojne tek RD apo 55 apo ndonje turp tjeter i ngjashem se atje paguhesh se jane leket e popullit qe vjedh kryeministri me shoke!! Ndersa tek Shekulli paguhet me leket e vet presidentit se mesa duket z.Berisha po perqiqet tia shkaterroj te gjitha bizneset qe me larte thuhet se i ka trasheguar. Ta keni per nder qe keni pasur shancin te punoni ne nje gazete qe keni lirine te beni karrieri e jo tju rrah kryeredaktori me tastier qe te shkruash ate qe “duhet” se me beso eshte me e rende.POPULL BUKSHKAL

      1. Geni says:

        E kam fjalen per te gjithe ata punonjes, te cilet presin te marrin pagat qe u takojne. Po thuhen fjalet me te mira per Shekullin dhe nuk besoj se kete gazete te mire, e kane bere keta gazetare parazite. Nese ka gazetare te tille, nga ana e botuesve eshte shume e lehte, te mos i mbajne ne kurriz, por tu nderpresin kontratat. Jepuni pagat njerezve qe keni marre ne pune e po i genjeni per muaj me rradhe dhe lerini komentet nese jane parazite, apo joparazite… Keto jane thjesht justifikime per te te mbuluar te verteten, ate te ekzistences se biznesmeneve te paskrupullt, sic eshte z.Koco Kokedhima.

  30. Orjeta says:

    Ne jemi popull me bisht, shtaz te zbritura nga pyjet! Kryeministri forcon diktaturen dhe eshte shume i lumtur duke u pasuruar cdo sekonde, gazetaret ne vend te bejne dicka efektive bejne fjalime patetike ulur ne lokale, ne emer te pseudo organizates se tyre idiote dhe ankohen a thua se te tjeret jane shume mire (nderkohe qe jane nder kategorite qe kane me pak vuajtje nga te gjithe, po ata nuk shohin dot pervec hundes se tyre, dhe pse shqiptaret po shuhen nga uria),nje tuf me matrapaz ketu pjerdhin nga goja e flasin hajvanlleqe duke u perpjekur te njollosin figurat e pakta te ketij vendi te poshter,e me siguri opozita po ha kokoshka duke ndjekur kete faqe! KOCO KOKEDHIMA DHE MERO BAZE, DHE CDO BURRE TJETER QE KA MBETUR NE KETE VEND TE MBUSHUR ME PEDERAST, BENI SIC KENI BERE DERI ME SOT SE NUK DO RRI DHE SHUME GJATE VRASESI SALI!

  31. Tironci Lugano says:

    Dicka spo kuptoj.nje dite jan komentet e mia dhe nje dite tjeter jo.I bie si shkolle nate keshtu.Sic duket nuk jane ne linje me orjentimin e gazetes.Liri e fjales eshte edhe kjo te cilen e permendim sa e sa here.

  32. Poeti says:

    Ju lutem, a mund ta postoni komentin tim?

    @ shqiptari; je i mete mendor apo te ka genjyer kush?
    Koco eshte qytetar i nderuar ne Fier, e keto jashteqitjet mbaji per vete.
    Spekulante te vertetash!

  33. Arben Zicishti says:

    Koco Kokedhima jeni nje njeri i jashtezakonshem!
    Ky zoteri me ka ndihmuar ne nje moment te veshtire pa kurrefare interesi apo njohje!
    Uroj t’ju kujtohem Z.Koco, suksese ne luften kunder ketyre horrave. Jetojme ne kohen e maskarenjve.

    1. Arlinda says:

      Edhe mua ? eshte shume njeri i mire

  34. kurrizdali says:

    Meroja thote se ka bere nje shkrim per kocon, por ne fakt ka bere nje shkrim per veten :). Kurse Koco ka bere nje reagim per Meron por ne fakt edhe ky ka folur per veten ?
    Degjoni o popull, tju flas UNE per MUA ?
    Koco jepu rrogat njerezve, te tjerat jane pallavra qe bejne ndonje efekt te perkohshem aty ketu, por nuk japin zgjidhje per Shekullin qe e duam te gjithe ashtu sic ka qene burre me “rr” te forte, dhe jo si grua kurve e lyer me buzekuq sic eshte bere keto kohet e fundit duke u marre me budallaliqe te tipit “si te ham dhe si te vishemi bukur nen diktaturen e Berishes

    1. Geni says:

      Ke bere komentin me te bukur. hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje