Beteja Gjermani- Zvicër për taksat po del jashtë kontrollit

2 Prill 2012, 11:14Politika TEMA

Të shtunën Zvicra ka lëshuar një mandat- arresti për tre hetues tatimorë gjermanë. Sot po spekulohet se mund të ketë një mandat arresti edhe ndaj ministrit të Financave të landit gjerman Nordrhein- Westfalen, Norbert Walter- Borjans.

Gazeta zvicerane Blick thotë se Borjan mund të ndiqet penalisht në rast se tre punonjësit e tatimeve kanë vepruar me urdhër dhe jo në mendjen e tyre.

Çfarë ka ndodhur?

Drejtësia zvicerane ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tre hetuesve tatimorë të landit NRW. Shkaku është se ata në shkurt të vitit 2010 kanë blerë një CD me të dhëna për gjermanët që bëjnë evazion fiskal. Zvicra i akuzon ata për spiunazh ekonomik dhe për nxjerrje të sekretit bankar. Por ministri i Financave në NRW nuk ndalet. Ai thotë se do të blejnë çdo CD që përmban të dhëna për ata qytetarë gjermanë që mashtrojnë me pagimin e taksave.

Ministri gjerman i quan urdhrat e arrestit një fushatë frikësimi, por deklaron se nuk do të ndalen.

Ai nuk preferon të komentojë ministrin federal të Financave, Wolfgang Schaeuble, që ka shprehur mirëkuptim me veprimet e Zvicrës. Këtu është ndezur edhe më shumë debati. Opozita gjermane ka sulmuar Schaeuble për këtë qëndrim, ndërkohë që kërkon jo vetëm mbrojtje për tre hetuesit tatimorë, por edhe vlerësimin më të lartë ndaj tyre për punën që kanë kryer.

4 komente në “Beteja Gjermani- Zvicër për taksat po del jashtë kontrollit”

  1. Tironci Lugano says:

    Nje titull i papershtashem i gazetes.Nderkohe qe pas shume bisedimeve eshte arritur nje akord perfundimtar ndermjet dy shteve.Kishte kohe qe ky akord ishte arritur por kundershtohej nga e majta ne Gjermani.Akordi eshte mbi pozicionin e dyfishte te Svicres me shtetin Gjerman.nje akord i ngjashem eshte arritur edhe me Britanine.Te shtunen ishin gazetat gjermane qe folen keq per kete akord.E sot ishin gazetat Svicerane qe ju kthyen pergjigje por asgje em shume se fishekzjare ndermjet shtypit te dy shteteve.Landet gjermane moren disa miliona euro(nuk thuhen shifra te sakta) e e kshtu e gjitha kjo histori mbaroi.Nje akord i ngjashem po behet edhe me Austrine e pritet qe se shpejti te ratifikohet nga Vjena.Ndersa nje akord me Romen duket teper i larget.E ketu gjakrat jane te nxehur.Ishte minisri Tremonti i qeverise berlusconi qe e bllokonte kete trataktive( nje inat personal i tij)Por duket qe dhe qeveria e Montit e ka bllokuar.nderkohe qe Kantoni Ticino si kunderpergjigje te gjith kesaj historie qe ka vite qe vashdon ka bllokuar miliona euro qe duhet ti marri Lombardia per kontributin e punetoreve italiane qe punojne ne Svicer.jo me shume se tre jave me pare deputetet e Kantonit te Ticinos ne qeverine qendrore ne Berne i bene presion Bernes qe sduhet ta trajtojme Italine me doreza te bardha dhe me Italianet nuk mund te behet akord.
    Duke u kthyer edhe nje here tek titulli i Temes ndermjet dy shteve Svicerane dhe Gjermane tashme eshte arritur akordi e eshte vetem hedhje fishekzjares nga shtypi i ketyre vendeve.

    1. Rani says:

      Isha i sigurt se do te gjeja komentin tend ketu.

  2. agbi says:

    Perpara nja 2 muajve ndoqa nje dokumentar ne tv ku flitej per depozitat e te huajve ne zvicer , rruget , menyrat e trajtimit te tyre , ana ligjore e nxjerrjes se emrave dhe se si veprohej konkretisht kur kishte kerkesa zyrtare nga shtete te ndryshme per listat e depozituesve dhe kontrrollin e prejardhjes se parave . Ne mes te tjerave qe vete ministri ekonomik [munde te beje gabim ne emertimin zyrtar se nuk e mbaj mende tani ] i Zviceres dhe shpjegoje se kishin firmosur marveshje me Gjermanin dhe Angline , jane ne bisedime edhe me Greqin dhe tregonte menyrat se si veprohej ne keto raste .
    Dhe rruget ishin dy – e para, ne qofte se depozituesi do te pranonte te paguante taksen e ligjeshme ne shtetin nga erdhen parat , atehere do te vazhdohej te ruhej sekreti bankar edhe i emrit edhe i sasis se shumes se depozituar [ ne kete raste kuptohet se humbet e drejta e kujdo organi kompetentte shteteve te lartpermendura qe te kontrrollojn burimet dhe prejardhjen e parave qe kane dale jashte ketyre vendeve, dhe nuk e di per vendet e tjera por leket e depozituara nga greket kapin shuma marramendese ].
    E dyta – po qe se depozituesi nuk pranonte te paguante taksen e caktuar atehere autorittetet zvicerane angazhoheshin ti jepnin shtetit te interesuar emra dhe sasit e depozituara e pastaj te ndiqeshin rruget ligjore nga shtetet perkatese .
    Dhe sic shpjegonte me poshte kjo metode kishte te miren dhe te keqen e saj . Shtetet me te cilat eshte nenshkruar marveshja perfitonin shuma te konsideruashme nga taksa e vendosur , por nga ana tjeter dhe kjo theksohej me shume per rastin e Greqis , ne rastin e ruajtjes se sekretit, humbiste mundesia e gjetjes se burimit te prejardhjes te parave , kur dyshohet se jane produkt i korrupsionit te larte shteteror , te rryshfeteve, deri dhe te vjedhjeve te miliardave qe jane dhene nga B.E. ne rangun e programeve per zhvillim ne 10-15 vjetet e fundit .
    Ishte me te vertet nje dokumentar mjaft interesant , ku tregonte edhe shume ane te tjera te sistemt bankar ne Zvicer por e zgjata shume me duket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje