Protagonist i lajmeve të kronikës së zezë kësaj here është Durrësi. Fillimisht raportohet se dy të rinj kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur në lumin Ishëm. Ngjarja ndodhi në Likmetaj dhe dyshohet se viktimat kanë rënë në lumë aksidentalisht. Të rinjtë Ervis Salia dhe Bledar Sinameti, 20 dhe 23 vjeç janë banorë të zonës. Ata mblidhnin kanaçe dhe bidona plastikë buzë lumit, aty ku derdhen mbeturinat.
Ndërkohë sot në mëngjes një përleshje ka shpërthyer mes disa afganëve në Durrës. Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej tyre. Policia tha se afgani u plagos me thikë. Ata ndodheshin në vendin tonë si emigrantë ilegalë.
Bumi ekonomik i ka dhe keto lajme te zeza!
Tmerr i vertete per buken e gojes, u bene 4 te rinje ne me pak se nje muaj qe vdesin per te siguruar nje kafshate.
Pse nuk del Kryeministri ne konference per shtyp???????
per te na treguar vendin e begate Norvegjine e Ballkanit
Informacion i Departamentit Amerikan te Shtetit per Shqiperine:
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/albania-country-specific-information-us.html
Ho mre demonizusat e Tems, shifni qi asht rrit mirqenia. Kena ne emigrant tani.
pune korrakesh….