Rama: Dyndje anëtarësimesh të reja në PS

1 Prill 2012, 14:28Politika TEMA

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sot  në lidhje me anëtarësimet e të rinjve në Partinë Socialiste.

“Ndër të gjithë rrethet e vendit Lezha është zona ku procesi i hapjes së PS-së ka deri tani suksesin më të madh:Anëtarësia është rritur me 61%!” shkruan Rama.

Ai ka theksuar më tej se në Lezhë ai është takuar me anëtarët e rinj jo vetëm të moshës së re pas një procesi të hapur regjistrimesh në çdo njësi vendore. “1114 anetaresime!” thekson Rama

Rama thekson më tej se vijon efekti zinxhir i RE:FRESSH duke bërë që PS-ja të rritet në numër e në energji pozitive për Rilindjen Shqiptare. “450 anëtarësime të reja në Librazhd” shkruan Rama në “Twitter”.

Ai gjithashtu e cilëson si mbresëlënës numrin e grave dhe vajzave të anëtarësuara gjatë këtij procesi në qytet e komuna. “Janë 383 gra dhe vajza. Shembull për tëu marre nga gjitha rrethet” thekson më tej kryesocialisti.

16 komente në “Rama: Dyndje anëtarësimesh të reja në PS”

  1. zzzzlami says:

    NUk kishte si te ish ndryshe. Saliut i ka ardh fundi. sa me shpejt aq me mir

    1. elio says:

      Mire me mire se tani e dine te gjithe qe Saliu do te ike dhe po bejne anetaresime..shpresojne per nje kafshate te shkretet…prit tani qe shume nga militantet e saliut te behen anetare…edhe ata duan te rrojne..shpresojme qe PS mos te behet si LSI..

      1. MALOK SHPELLARI says:

        po mer ed po po antaresohen punetoret e ndertusve pe partis socialiste…ske faj ti mer çunse je rrit ne bllok dhe ste ka dhimbt ndonji her koka prandaj tall trapin me njerzit

  2. elvana says:

    Te gjithe duhet te angazhohen kunder ketij sistemi hajdut. PS eshte alternativa, ndaj nuk duhet te rrime me po te angazhohemi te gjithe per te kundershtuar kete regjim maskarenjsh

      1. gezim says:

        elvana
        Te gjithe jemi kundra sitemit autokratik te BERISHES,
        por nuk mund te thuash qe EDI RAMA eshte alternative e vetme.

        Perderisa zoti RAMA ben pazare me berishen jo per te demokratizuar
        shqiperine, por per te rregulluar kodin zgjedhore qe te penalizojne
        cdo force te re politike qe del ne kete vend,duke ja kaluar pushtetin njera tjetres, kjo nuk eshte demokraci,dhe me banalja
        eshte qe RAMA po ben politikat e te djathtes me te perndjekurit,
        me pronaret,etj,etj.
        Kurse BERISHA politikat e te majtes, kjo lesh politike nuk po kuptohet se me cfar gjuhe flitet dikush bem ciu ciu ciu dhe tjetri
        ben ham ham ham..

        1. fukara says:

          Gezim mos u gezo. Kodi nuk eshte pazar midis PD e PS. Boll e shkaterruan kete vend ato partickat e dallkaukeve qe ja nxoren fundin burimeve te ketij vendi. Mjaft me kete teater te shpifur, nuk ka mbetur me gje LSI mos u ngopte

  3. O ZOT says:

    Hahaha 1 prilli i bythjashtit…po ty ste beson shpija jote more hajvan i gjate.

    1. fule says:

      Edi Rama eshte alternativa me e mire. Alergjiket ndaj qytetrimit si era-qente e Selise Blu le te kthen te shpella, pa leje Doktori kesaj radhe.

  4. fule says:

    Nuk e di po nuk me ngallin ndonje entuziazem te madh keto shifra. Me duket si dicka per ta pas ne xhep, se kushedi i vjen koha me vone.

    Une s’kam ndonje lidhje me PS po isha shume me aktiv se keta antare me 21 Janar dhe protesta te tjera.

  5. beni says:

    Ore po si pas RAMES,BERISHES DHE KRESHNIKUT APO KU TA DI UNE SE KUJT TJETER ME NGA 400 ANTARSIME NE DITE PERGJATE KETYRE 3-4 MUAJVE TE FUNDIT I BIE QE PO DALIN ANTARE PARTISH ME SHUME SE POPULLSIA E VENDIT……???!!!!

    Valle i beson njeri keto more popull??????!!!!!!!!!

  6. dorand says:

    me kete ritem qe e ka nis edi se shpejti do dali ne greqi maqedoni itali serbi malt te zi te japi tesera se nja 4 milion tesera i ka dhone deri tashi ne shqiperi. u marune shiptaret. 4 milione edi nja 2 milione kreshniku ka dale shqiperia nja 6 milione pa ata te pd e partive te tjera. tema ju litem pak gazzetari me fine me inteligjente se megjithmen qe kohet e funit e keni lone masdore inteligjencen.

  7. shqiptar says:

    ore po ky palla te shkul se qeshuri. 450 anetaresime ne librazhd. po kush ti gjeti keta anetare mor bythjashte koli petritit qe i jane keput bythet, apo talant gojshtremti?! o popull mo moret mend e ketij jeni duke ndjek brumbullin i cili rrugen e vetme ka ate ne halet.

  8. ELENA GJIKA says:

    OR EDI GENJE-GENJE SE SOT ESHTE DITA JUAJ 1 PRILLI

  9. Shen Kozmai says:

    Librazhdi pak a shume 10.000 banore…..brenda dites bohen anetar te PS 450 vete (4.5 %) e popullsise……………lezha rreth 25000 banore antarsohen 1114 gati 4.5% e popullsise…………..Edhe enver hoxha qe nga 1941 e deri 1991 kishte arritur PPSH ne 150.000 anetar gati 5% e popullsise…………por enveri e arriti ne 50 vjet….ed rama po e realizon per 1 muaj..Bravo PS .po vazhdove keshtu e ke te sigurt ne 2013!!!!!!!!!!!!!!!

  10. skenderi says:

    shembull tipik i liderit opozitar qe me luften e madhe parimore qe ben ndermjet publicistikes,pret ti leshojne radhen per ne pushtet, mjere ne te mjeret nga kush presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje