Rekord në Lezhë, PS pranon 1114 të rinj në parti, rritet me 61 përqind anëtarësia

2 Prill 2012, 18:55Politika TEMA

Në këtë takim ka qenë edhe ish i burgosuri politik, Dod Miri, i cili vuajti 22 vjet burgjet e diktaturës. Rama u takua përzemërsisht me ish të burgosurin politik Miri, dhe realizuan një foto së bashku.

 

Partia Socialiste ka shënuar një rekord anëtarësimesh në Lezhë, ku 1114 të rinj janë bërë pjesë e saj. Në këtë mënyrë anëtarësia është rritur me 61 përqind.

“1114 anëtarë të rinj. Nga 1114 anëtarësime të reja 792 apo 71% e tyre janë anëtare në moshë të re. Nga këta të rinj 365 janë nga Bashkia Lezhë. 209 vajza dhe gra më shumë sesa ishin një muaj më parë. Janë bashkuar me PS 217 intelektualë më shumë sesa ishin një muaj më parë. Ata janë mësues, juristë, ekonomistë, mjekë, agronomë, etj,” u shpreh Lindita Nikolla, e deleguara e kryesisë për Lezhën.

Një i ri që ka studiuar në Itali do ta shprehte me pak fjali arsyen që e shtyu të jetë pjesë e Partisë më të madhe në vend: “Jam rikthyer për të kontribuar në PS dhe jam rikthyer për një rilindje të Shqipërisë”.

Në fjalën e tij Rama u ndal në faktin se si qeveriset sot dhe cili është mentaliteti i pushtetit: “Shumë njerëz mendojnë, gabimisht sipas meje, që varfëria, papunësia, korrupsioni janë arsye të mjaftueshme që ndryshimi të ndodhë. Por në fakt varfëria, papunësia, korrupsioni janë aleatët më të mëdhenj të qeverisë së sotme. Sepse pushteti sot kalëron mbi varfërinë, mbi papunësinë, mbi korrupsionin dhe duke i pasur njerëzit e varfër në gjendjen që luftojnë për bukën e gojës e ka më të lehtë t’i kërcënojë. Duke i pasur njerëzit e papunë, në gjendjen që janë të dëshpëruar dhe s’kanë shpresë e ka më të lehtë t’i dëshpërojë. Duke i pasur njerëzit e zakonshëm lidhur peng mbas zinxhirëve të korrupsionit e ka më të lehtë t’i mbajë të tulatur dhe të pashpresë.”

Apeli i Ramës ka qenë i drejtpërdrejtë jo vetëm për ata që ishin në sallë. Por, apeli i Kryetarit të PS më shumë iu drejtohej të gjithë atyre që ende janë skeptikë për përfshirjen e tyre në politikë: “Nëse s’keni punë çfarë prisni më për të garantuar ndryshimin që ndëshkon ata që ju kanë lënë pa punë dhe që i hapë rrugë të re një tjetër alternative për punësim real dhe jo për rritje të vazhdueshme të papunësisë. Nëse nuk e mbani dot më barrën e çmimeve të larta dhe të detyrimeve që duhet t’i paguani shtetit si rrogëtarë të zakonshëm, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat më shumë taksa se sa paguajnë kryeministri, ministrat, deputetët, atëherë çfarë prisni më?! Duhet t’i largoni ata që ju thonë se kush fiton më pak duhet të paguaj më shumë dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më pak dhe t’i hapni rrugën një programi që garanton të kundërtën. Nëse ju mundon fakti që për shkak se jeni të papunë nuk shkoni dot në spital kur keni nevojë për këshillën e mjekut apo nuk çoni dot në spital një të moshuar, sepse jeni të pasiguruara dhe ai vetë është i pasiguruar. E kështu, shteti ju kërkon që të paguani 4-5 herë më shumë sesa vetëm 2 vjet më parë, atëherë çfarë prisni më?! Duhet t’i hapni rrugë një politike të re mbi shëndetësinë dhe shërbimet publike, ku këto shërbime t’i jepen njerëzve sipas nevojës, jo sipas mundësisë për të paguar, kur ata nuk kanë mundësi për të paguar. E pra, këto janë fjalët që ne nuk duhet t’i themi thjesht mesvedi dhe të duartrokasim njëri tjetrin, por janë fjalët që çdo anëtar dhe anëtare i PS duhet t’i thotë aty ku jeton dhe duhet t’i përçojë me pasion dhe me bindje se duke u bërë më shumë dhe duke garantuar fitore ne nuk do ndryshojmë një qeveri me një tjetër ca ministra me ca të tjerë, ca deputetë me ca të tjerë, por të ndryshojmë Shqipërinë dhe situatën e çdo familje të zakonshme.

 

15 komente në “Rekord në Lezhë, PS pranon 1114 të rinj në parti, rritet me 61 përqind anëtarësia”

  1. Edi Ramovici says:

    Record i ri ky , per liber te genes hahahhh mire qe i bejn qejfin vetes

    1. fule says:

      Me vjen mire qe zgjebsit e Selise Blu (e njohur ndryshe se kasollje e qenve, per eren qe mban) jane te paret qe hidherohen nga keto lajme.

      1. raimondi says:

        Ore po dihet qe gjithe veriu i Shqipeirse eshte me PS-ne se atje njerezit vuajne me shume per shkak te politikes se Sales, por ne PS bejne propagande percarese ata kauret se gjasme veriu eshte me Salen

        Perkundrazi Veriu nuk eshte me Salen , pro me PS-ne, por Sala ne veri i vjedh votat i kerdis ,–Se atje fshatrat jane shume larg nga njeri tjetri dhe i vjedh votat kollaj

        Ndersa Jugu eshte ne shumice me Salen, jo me Edin, se Jugu eshte kunder grekleve , dhe e shikojne qe Edi ben politke servile ndaj grekeve

        Sado qe Sala eshte konsumuar nga pushteti prape ne jug Sala ka nje elektorat te fuqishem qe nuk e kthejne mendjen kollaj ata ..dhe me Edin qe mban prane vetes Cac Angjelin nuk behen kurre ata ..

  2. mister x says:

    aty ku zhgenjimi eshte me i madh aty dhe anetaret e rinj jane ne numer me te madh.

  3. Edvin PIKTORI says:

    Jam i madh mo burre. I antarsova te gjithe mo burre. Ne 2017-ten do i fus te gjithe ne pune te ministria Er Veliajt mo burre

    1. kaps says:

      Po leri ato muhabete gjimnazistesh. Çdomethene ajo mo burre, se na hape barkun. Edi Rama eshte ulur ne niveli e Kaçit nga halli qe e kazene, se i duhej te vishte ate qyrkun e qelbur te politikanit shqiptar, por pastaj e pa Kaçi si i humbi vula. Mbeti rrugeve mo burre!

  4. kelmendasi says:

    O zot u mbaruan teserat se ps kishte ba vetem dy milion tesera aq sa ka votues Shqiperia por me antarsimet e Rames dhe Kreshnikut Shqiperia po del nja 7 milion mbi 18 vjeç.Ndofta antarsojne edhe te lindurit e parashikuar per 50 vjetet e ardhshme

  5. aurelio says:

    I fitoj Rama zgjedhjet lollll

  6. tourkofagos says:

    pordhe me rigon….nje mesazh tu dergoi Berisha,byrazerve shqipfoles ne Kosovo apo Macedonia madje edhe cameve te pabese e cdo gje tut’ok me 2013!!!
    ka ardhur koha te rinjte shqiptare te lene espresson dhe farat e pjekura trotuareve…..se perndryshe islamistet e PD,nuk do te largohen as per 20vjt……!!!!

  7. Sali=Geddaf says:

    Gazeten e paskan “pushtuar” me komente byth lepirsit e saliut, ka shume mundesi qe te jete Fari Balliu

  8. ilir says:

    Mos keni ndonje problem me shifrat!? I gjithe rrethi i Lezhes, nuk besoj se i ka 1114 te rinj (nga 18 deri ne 25 te pakten). I gjithe rrethi i Lezhes, nuk besoj se i ka 1114 gjimnaziste, prandaj me kujdes se po e ekzagjeroni. Po keto partite e tjera, nuk kane asnje te ri ne Lezhe?!!

    1. baca mertur says:

      normalisht ti nuk ke nga ta dish ,ky brez moshe eshte me i madh ne numer ne lezhe ,pjesa tjeter jane jashte , lezha sot numeron 35 000 banore qyteti , bashke me lagjete reja kuptohet ..keshtu qe nuk eshte ndonje cudi e madhe , por ..te shpresojme qe edhe keta si shoket e tyre te mos perfundojne te zhgenjyer !!
      uroj ,sinqerisht!!

  9. luan says:

    PRAANOJ SE NE JEMI NE KOMUNIZEM SI ME SALEN SI ME E EDIN..AKOMA TESERA …

  10. gimi says:

    me anetarsime qe marrin partite tona bashke me aleance kuq e zi, sikur jemi shtet 300 milion popullsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje