Ilir Gjoni: Kufijtë janë më të rëndësishëm se kastraveci i detit. Greqia shkeli 34 herë kufirin detar në një muaj

6 Prill 2012, 10:16Politika TEMA

Deputeti socialist, Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka ironizuar me kryetarin, Edi Rama, pas një deklarate në tryezën për mjedisin, ku u shpreh se qeveria po zhduk edhe kastravecin e detit. Ilir Gjoni ka ngritur shqetësimin e çështjes së kufijve. Siç dihet Shqipëria nuk ka tani një ligj për kufijtë dhe socialistët kanë propozuar një nisëm ligjore që parashikon caktimin e kufirit detar me fqinjët. Në nisëm thuhet se ujërat tona territoriale të përcaktohen me një gjerësi prej 12 miljesh detare.

Kurse Gjoni thotë se kjo çështje po shtyhet qëllimisht nga mazhoranca.

“Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha edhe kryetari i PS-së dje, besoj se edhe çështja e kufijve është akoma më e rëndësishme për tu mbrojtur nga kastravecët e papërgjegjshëm. Aq më tepër kur ndodhemi para një rasti flagrant kur Komandanti i Flotës Detare është emëruar nga ministri në shkelje të Kushtetutës dhe kur bazat detare si ajo e Bishtit të Pallës janë nxjerrë jashtë strukturës funksionale të FA. Mazhoranca po i bishtnon mendimit të ligjit për kufijtë. Ka shtyrë në kalendar greke miratimin në Kuvend. Kjo ndodh në një kohë kur kufijtë e Shqipërisë cenohen përditë nga Greqia (sipas një informacioni të besueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes) vetëm muajin e shkuar janë dokumentuar 34 shkelje të kufirit detar,” shkruan Gjoni në Facebook.

19 komente në “Ilir Gjoni: Kufijtë janë më të rëndësishëm se kastraveci i detit. Greqia shkeli 34 herë kufirin detar në një muaj”

  1. Kalciani. says:

    Kryetari po bene politik te madhe tani,dhe kjo nenkupton t’ia fusi ca popullit dhe vendit te vet,me gjoja ne mbrojtje te stabilitetit te brendshem e te jashtem.Me tej ,kjo do te thote qe Ne,te thjeshtet dhe Ju te thjeshtet deputet,nuk dini ca gjera qe i di vetem Ai,Kryetari.E shikon sa te paditur jemi per kete teme,o e thelle ajo or ti.Sa me e thelle tema,aq me thelle ia fusin popullit dhe Shqiperise,mjafton qe ta kene mire me nderkombetaret,qofshin edhe greke keta qe po zgerlaqen nga kriza.Kjo do te thote,se Kryetari i ka punet ne vije per pushtetin …neser,pa c’ka se greket hyjne e dalin sa here te duan ne ujrat tona teritoriale,ndersa kur ne shkelim ne te tyren,qofte edhe pa dashje,paguajme gjoba,konfiskohet mjeti lundrues,e deri na burgosin,plus bejne edhe ndonje note proteste ne Ministrine tone te Jashtme,e cila eshte me e zgerlaqur se vete greket e gufosur.Kryetari,s’munde te kuptohet pa folur edhe per …kastravecat e detit,ne te njejten kohe ,kur fqinjet tane,po rrembejne teritore te tera.Keshtu duket se i ka punet mire edhe me fqinjet e zgripur ne detin Egje dhe Jon.

    1. elio says:

      Gjoni me duket se do te debatoje kot. Rama po fliste per mjedisin dhe ky po flet per kufijte detare…me duket polemike pa vend…

      1. uhhh says:

        Gjoni prashit andej nga Iliri, edhe vjel kendej nga PS-ja. Ka filluar edhe ai te formoje nje biçim klani atje tek PS xhoç ka na nje asambleist/e lidhje familjare me ish shoferin e tij…spiuna te Ilirit ndoshta jo direkt… eh pune te ngaterruara..
        Edi Rama te mbaje drejtimin ne koke diversionet ti shkeli me kembe e te vazhdoje perpara, se politika alla ballkançe kjo eshte!!!

  2. salistalin says:

    Disa njerez po zgjohen, per perfitime apo jo, po e thone fjalen e drejte ne interes te kombit. Kjo dukuri eshte gje perparimtare duke e kahasuar me politiken turkoshake te llumit qe levrohet ne Shqiperi, ku parim kryesor eshte pasurimi hajdutce dhe mbajtja me cdo kusht e karriges se sulltanit.

  3. arvanites says:

    Kshu eshte kur fton ne parti njerez te korruptuar. (tenderi i pasaporteve). Pastaj nuk kane faj njerzit qe i fusin te gjithe politikanet ne nje thes.

  4. e verteta says:

    Trimi i Gjonajve po ngre nje problem te drejte persa i perket kufijve tone shtetrore,dhe nderkohe me ate te veten,por ironizon Kastravecin e Edi Rames.Duket qe do te kete ndonje oferte nga Ilir Meta,per te cilin punoi derrce ne 8 Maj,duke ja dhene minibashkine Kokones e bere sikur u zune me te deri dhe me grushta.O Edvin Rama je rrethuar nga nje sere pushtash qe per karrike flakin nene e babe e jo me ty qe ste kane ne refene fare.

  5. shqiptari says:

    Zoterinje, ceshta e Kastravecit te Detit eshte nje sulm i Mafias e cila perdor politiken per t`u pasuruar. Keta te medias, po shkaterrojne nje biznes te vogel, me pronare dhe me punetore shqiptar. Ky lloji biznesi egziston ne te gjithe boten. Kjo lloji kafshe rritet ne dete si cdo lloji peshku, dhe kapet nga peshkataret si cdo lloji tjeter peshku. Ketu po vriten njerez, dhe Rama, e ka mendjen tek Kastraveci i detit. Te dale e te tregoje qendrimin e tij per Zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes, te shprehet per zgjedhjet e manipuluara te vitit 2009, te shprehet per Privatizimet e Hidrocentraleve, te shprehet per Lirine e Votes, te shprehet per Presidentin qe po i dhuron PD-se.

    1. 5 says:

      O Shqiptar koklopa nuk do te flitet per kastraveca se i do ti haje vete me Moniken, nuk ngopet mor jahu! po si nuk e kuptoni se ate vetem po e mori zoti do shpetoje politika. Ka qe 20 vjeç qe po jua hedh te gjitheve. Ujku ujku edhe koklopa ben kerrdine…

  6. haker says:

    Eshte e vertete, te lutem shko takoje Edin vete ose dergoja me SMS. I thoni atij njeriu te mos shpenzoje energji te kota me keta horra te mos pranoje asnje diversion le te mprehi veshin e vet edh eme ndihmen e bashkeshortes se vet, le te vazhdoje vetem, te mbeshtetet ne popull

  7. Idriz Tafa says:

    Te gjitha jane te rendesishme, edhe kufijte, edhe pasuria nenujore. Z. Gjoni te mos te na beje “të bukurin”, patriotin.
    Ne rastin e katravecit te detit, kemi nje shkelje te konventave nderkombetare per mbrotjtjen e specieve te rralla, qe vete Ministria e Mjedisit e ka futur ne Listen e Kuqe. Po kjo ministri e Mjedisit, po ky Fatmir Mediu, nepermjet licences korruptive dhene nje kompanie turke, ben nje “Gerdec” mjedisor.
    Nga ana tjeter, eshte po ky ish-minister i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nje vit para Gerdecit, kishte nderhyre te Genc Ruli, minister i Ekonomise, qe anglezeve te mos u jepej e drejta e kerkimeve per nafte ne det afer Korfuzit, sepse donin ta merrnin greket. Fatmir Mediu urdheroi Kristaq Gervenet and Co. te hartonin nje marreveshje, ku Greqise t’i faleshin mbi 300 kilometra katrore nga siperfaqja detare shqiptare. Pastaj u moren me kete ligj Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Blendi Fevziu etj.
    Shyqyr qe Edi Rama e çoi problemin ne Gjykaten Kushtetuese. Per kete fakt, te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte kufirit, t’i jene mirenjohes jo vetem Gjykates Kushtetuese, por edhe Myslym Pashes, gazetareve dhe vete Edi Rames dhe PS-se.
    Atehere Ilir Gjoni nuk degjohej gjekundi!…

  8. Xhelili says:

    Ky eshte nje fytyre pis, pijanec dhe parazit!!!!!!! Djali i Xhelilit, nje nga njerezve me te urryer te periudhes se fundit komuniste.

    Po mbylle gojen o Ilir, ha buken qe te kane dhene aty dhe mos fol se nuk ke moral te flasesh!!!!!!

  9. turi says:

    tek ne ka pjerdh cdo gje

  10. Mallakastrioti says:

    ..I Nderuar ILir Gjoni…i kame lexuar deklaratat e tua, per Incidentet qe ndodhin ne Kufirin Jugor:Shqiperi-Greqi…dhe eshte me te vertet e Drejte dhe Shqetesues per c´do Qytetar apo “Pshatar” Shqipetare ajo qe deklaroni ju..Por une do tju Pyesja juve z.Ilir Gjoni:
    _Kryetari Edi Rama c´fare thote???Apo sa per sy e faqe , na del dhe na shkruan ne faqet e INt..se do te Fuse ne Burge Saliun ect…dhe blla blla..
    -Dhe shkurt z.Gjoni, Kryetari juaj Edi Rama a ka “Tope” qe tu thote Grekerve JOOOO?? Dhe Ndaluni se ketu eshte Shqiperi…
    -Eshte Injorance te themi se jemi ne NATO!..PO Jemi vetem Gjeografikisht, dhe nje Antare sa per te paguar Kuotat..ku eshte forca Detare Shqipetare…Pastaj neve na “Mbrojne” Avjonet Greke, qe hyjne dhe dalin ne territorin Shqipetare si ne shtepine e tyre..
    Dhe se Fundi i Nderuar Ilir Gjoni:Si nga Pshati qe jame, kame nje Pyetje per Juve si dhe Kryetarin EDI RAMA:Pse Greqia Armatoset c´do Dite..??Ajo eshte ne NATO..dhe ajo Pse nuk Lejon qe ne Territorin e saj (Detin Egje) te fluturojne Avjon Turq??Qofte edhe Gabimisht??Pershendes, se paku qe ju e ngrini si Problem…Por a kemi fuqi si shtet ti dalim zot Problemit??

  11. populli says:

    Ilir Gjoni eshte bere si i vdekur i pakallur por prape nuk heq dore nga prapaskenat.

  12. Ermal says:

    Per kete teme duhet petur ndo1 suedeze qe shkruan shqip…
    Hajde sexy se te te kemi te mencme ketu e pertej…

  13. qytetari says:

    Duket sikur e ka vetem me Ramen por indirekt e ka edhe me Kreshnik Spahiun,i qut biri Xhelilit me i gur do me vra dy zogj!Eh c ´ti besh ja ben mire hyzmetin pushtetit se ja din lezetin i biri Xheles!

  14. Treviso says:

    Te vendosen kufijt detar? Po pse deri me sot paskemi qene pa kufij detar?
    O Enver Hoxha ! çohu nje here nga varri per me i treguar kufijt detar Gregut se Shqiprise i kan vdek burrat e vertete.Kan ngelur ca politikane
    amatore qe nuk dine te drejtojne sanallen.Mjere Shqipria, ne dore te kujt ka ngelur! Shqiperia qe ne vitin 1992 ka dalur ne ankand nga tradhetari i kombit sali Berisha.Dy kljente kryesore jane Greqia dhe Serbia.Jane dy shtete me te medha por me politikane ne nivelin e politikaneve shqiptar.

  15. cuni tirones says:

    Ilir gjoni ka te drejte dhe me ca ish bllokmene do e hedh me tuc ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje