Rick Santorum, kandidati konservator i republikanëve për Shtëpinë e Bardhë, është përballë një sfide edhe më të rëndë se sa zgjedhja e tij president. Vajza e tij 3-vjeçare, Isabella, është shtruar në spital dhe rrezikon seriozisht jetën. Vajza e vogël vuan nga një anomali e rrallë e kromozoneve, që njihet me emrin sindroma Edwards. Kjo sindromë ka të bëjë me vonimin e rëndë të zhvillimit celebral. Zakonisht, fëmijët e prekur nga kjo sindromë nuk jetojnë më shumë se një vit, por Isabella u duk se e kaloi sëmundjen. Tashmë është shtruar prapë në spital dhe për këtë arsye Santorum ka vendosur që të pezullojë fushatën zgjedhore.