Arrestohet Lavitola, sekseri italian i Ilir Metës. Akuzohet për ‘korrupsion ndërkombëtar’

16 Prill 2012, 12:17Politika TEMA
Arrestohet Lavitola, sekseri italian i Ilir Metës. Akuzohet për

Valter Lavitola, ish- drejtor i gazetës ‘Avanti’, është prangosur në Itali sapo kishte zbritur nga bordi i avionit që vinte nga Buenos Aires. Akuza ndaj tij është korrupsion ndërkombëtar. Lavitola dyshohet se ka korruptuar qeverinë e Panamasë.

Sapo ka zbritur nga avioni, ai është dërguar në një burg në Napoli. Sipas prokurorëve, ai ka ndërhyrë për një kontratë për ndërtimin e burgjeve në Panama.

Mësohet se presidentit të Panamasë i ishte premtuar një helikopter me një vlerë prej 8 milion eurosh në këmbim të kontratës. Vlera e kësaj të fundit ishte 176 milion euro. Ndërkohë me ndërhyrjen e Lavitolas ishte rritur më shumë afera. Deri më tani mendohet se vlera e premtuar për tu përvetësuar nga kontrata ishte 28 milion euro.

Lavitola u bë i njohur në Shqipëri kur në Itali u gozhdua Franko Fratini, që akuzohej se kishte ndihmuar Lavitolan në aferat e tij. Lavitola kishte kërkuar që të ishte i pranishëm në një takim mes Ilir Metës dhe Fratinit, në atë kohë kryediplomatë. Fillimisht të dy e mohuan takimin, por një foto i përgënjeshtroi. Vetë Meta u hodh në mbrojtje të Fratinit, duke mohuar njohjet me Lavitolan. Por sekseri italian tha se kishte 10 vite që e njihte Metën. Në përgjime Lavitola shprehej se do bënte një goditje të madhe në Shqipëri. Më vonë u zbulua se ai do ishte sekser në ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatik, për të cilin po lobon kaq shumë së fundmi Sali Berisha.

Lavitola u përfshi në një skandal tjetër kur solli në Shqipëri një person të quajtur Roberto Guarcio, që nga Berisha e Meta u paraqit si një ekspert digash në ditët e vështira të përmbytjes së Shkodrës. Por në fakt ai kishte ardhur për të marrë koncesionin e një hidrocentrali.

6 komente në “Arrestohet Lavitola, sekseri italian i Ilir Metës. Akuzohet për ‘korrupsion ndërkombëtar’”

  1. dezina semani says:

    Ishalla merr me vehte dhe Berishen e Meten.

  2. Tomorri says:

    S ja vlen me te flasim per keta dite zinje te shqiperise.

  3. DHELPRA says:

    PO KY FUTI NOI EURO PER GJERDANIN E “MONIT”?
    ERJON INVESTIGO PAK EDHE GJEJ EMRAT E BIZNESMENVE, TEK TY I KEMI SHPRESAT!

  4. Enough is Enough says:

    CNE ME KORRUPSION SEKSERI METES????????????????????????

  5. BARO CORROGJAFI says:

    NJE SEKSER QE MERRET ME PUNE TE MEDHA,NE KETE VEND ME KORRUPSION GALOPANT.POR A DO TA JAPE GODITJEN E MADHE LAVITOLA PER SHQIPERINE !?SHPRESOJME TE MOS MBETET GOJEKYCUR ! TE VERTETAT DO TE THOTE,NUK DO TE GENJEJE.

  6. Shkelmendasi says:

    Dil prap o skelmendas dhe mbroje salem dhe meten. Dil se je jeniceri I tyre prandaj te dhemb kalloja. Ti nuk mbron shqiperine. Ti vihesh ne mbrojtje te korrupsoonit dhe mafias se per ta punon dhe te japin kocken qe lepin te shqyer nga trupi I nenes shqiperi. Do tju mbes ne fyt kjo kocke, se do dalin burra te mencur e te ndershem ta mbrojne shqiperine. Mero baze eshte nje patriot I tille. Ndoshta do lind shqiperia me shume mero baze nje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje