Digjet shtëpia e Hadërajve, Monument Kulture në Gjirokastër

16 Prill 2012, 08:59Politika TEMA

Banesa e madhe e Hadërajve, e vendosur në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës, është përfshirë nga flakët gjatë natës së Pashkëve ortodokse.

Objekti monument kulture i kategorisë së parë ishte i pabanuar për momentin, ndërsa banorët e fundit e kanë lënë këtë ngrehinë vetëm vitin e kaluar për shkak se ajo kishte rrezik të shembej.

Godina 3-katëshe, një ndër më të veçantat për stilin e ndërtimit, ku prezantoheshin të gjithë elementët e një banese të tipit kullë ishte lënë në harresë prej vitesh, ndërsa pritej që të hynte së shpejti në listën e objekteve që do të restauroheshin.

Nga hetimet paraprake thuhet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike nga rrjeti tejet i amortizuar, por nuk përjashtohet edhe mundësia që një shkëndijë nga fishekzjarret e festës së Pashkëve të ketë ndezur zjarrin./TCH/

5 komente në “Digjet shtëpia e Hadërajve, Monument Kulture në Gjirokastër”

  1. Dean says:

    Pjerdhim ne?!
    Ky BARBARI i maleve tona kreshnike,qe kemi ne krye,dogji 1 Shqiperi te tere,kush po pyet per 1 shtepi.Jemi komb i pasur ne ”monumente” kultureore ne,s’kena problem.
    Vetem ”Baca” i veriut te qendroje ne pushtet,qe t’u ledhatoj paksa sedren dhe krenarine djemve e vajzave te Shqiperise se Siperme.

  2. anticensurë says:

    e para “kjo””banesë e madhe”e hadërajve nuk qënka dhe aq e vjetër!?të paktën nga fotua që shohim duket shumë e mirë dhe e ndërtuar me beton!aspak në shëmbje dhe shumë e frekuentuar nga fisi i hadërrajve!
    pastaj qënka dhe vënd takimi për studentët!vetëm me dy kate,por me tre nivele shkallësh!
    mor njerëz që pretendoni se jeni gazetarë,një fotografi e gjirokastrës nuk përfaqson tërë gjirokastrën!është e thejshtë mor njerëz të gjeni një foto të kullave karakteristike të gjirokastrës!sidomos të kësaj shtëpije!shkoni në google earth dhe aty mund të kopjoni sa të doni!
    ku ka harritur mëndja e njeriut në shqipëri,poshtë e më poshtë!
    politika është shprehje e mntalitetit të shoqërisë!shoqëri e trashë,politikë e trashë,gazetarë pa fantazi!
    shkruni për balotelin italianin autokton!gjeni fotografi të hali berrit me këmbë të shtrëmbëra,mos harroni gotot e fundit të mesit dhe kështu jeni të dhjerë deri në brez!nuk keni një foto të perrlave shqiptare,dhe kur?në kohën e internetit!?ku brënda disa minutave mund të gjesh dhe bythën e dreqit të filmuar në 3D!

  3. Glauku says:

    Nuk dua tè shpreh atè dèshpèrim qè ndjej pèr “zjarrin” qè lejohet tè kthejè nè hi kulturèn e çmuar shqipètare. Por dua tè shpreh se disa opinjonistè dashakeqès shprehen se shqipèrisè i mungojnè kèto , apo ato monumente.. Ka njè trashègimèri tè paktè nè fusha tè ndryshme, duke e lidhur me nivelin e ulèt tè zhvillimit kulturorè tè shqipètarève etj, etj.
    Por kjo èshtè njè provè se shqipètari ka krijuar e ndèrtuar nè shekuj dhe me nivel tè lartè por, ndoshta dhe nuk dimè ti rruajmè, pèr mè tepèr nuk na i lènè ti trashigojmè pèr tè ushqyer inferioritetin me fqinjèt ziliqarè, qè kjo tokè tè mbetet e shkretè….Por si çdo hap i parè duhet tè fillojmè para sè gjithash nè qeverinè qè jo vetèm èshtè e pa aftè, por e keqja èshtè se ajo punon krejt kundèr me interesat e shqipètarit……

  4. mister 20% dje - mister kriza sot says:

    Fajin e ka Saliu!!!

    1. Jo mer vlla Doktori e ka nricue ket ven qe kto 20 vjet. Superfuqiiu na ka bo po hajt mushi menjen ktyne puqsitve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje