INTERVISTA/ Hoxha: Superfuqi energjetike? Të gjithë hidrocentralet mbi Devoll do jenë sa Vau i Dejës

16 Prill 2012, 10:42Politika TEMA

Profesor Farudin Hoxha, një nga projektuesit e famshëm të kaskadës së Drinit flet për energjinë. Çfarë rrezikon Shqipëria që ndodhet pothuaj gjithmonë në dy anë të një lavjerësi fatkeq: thatësi ose përmbytje? Çfarë ka ndodhur në 40 vjet që nga koha e ndërtimit të digave të Veriut, ku pothuaj ka qenë zero investimi në mirëmbajtjen e tyre? Mund të bëhet Shqipëria “një superfuqi e vogël energjitike”? “Një ëndërr e politikës, por jo e shkencës”! Pse problemi i energjisë në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm në plan rajonal, në bashkëpunim me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e më gjerë. Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka marrëveshje ujrash me vendet fqinjë që mbas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe lindjes së shteteve të rinj. Histori të vjetra dhe të reja, gjithë përgjigjet e Profesor Hoxhës për betejën e të nesërmes, betejën për ujin

 

Nga Lorenc Vangjeli, Revista JAVA

 

 

Ka revoltë. Ka mërzi. Ka trishtim të thellë. Flet ngadalë dhe herë pas here, një nënqeshje e lehtë i “tradhton” fjalinë pasardhëse. Një fjali me mërzi, të trishtuar, por aspak të mërzitshme. Nuk ka cinizëm në atë çfarë thotë, por ka shumë dhembje. Dhembjen e dikujt që sheh ecjen e tjetrit drejt greminës dhe nuk dëgjon që i thërrasin të kthejë rrugë. Si një filozof mes profanëve. Si një okulist mes miopësh që thyejnë me kokëfortësi edhe syzet që mbajnë mbi kokë. Profesor Farudin Hoxha, një nga projektuesit më të famshëm të kaskadës së Drinit dhe të sistemit të ujërave të veriut për t’i shndërruar në energji elektrike, e projekton me fjalë të thjeshta atë çfarë po ndodh me sistemin energjitik në Shqipëri dhe çfarë pritet të ndodhë. “Me çfarë i ka dhënë Perëndia Shqipërisë jam optimist, me çfarë kanë bërë njerëzit me këtë pasuri, jo!”, thotë ai. Në një bisedë të gjatë me revistën JAVA ai rrëfen për të shkuarën e hidrocentraleve, garanton për sigurinë e tyre dhe thotë se ato duhet domosdoshmërisht të mirëmbahen. “Deri tani në to ndërhyrjet kanë qenë zero”, thotë Profesor Hoxha.

Ai hedh ujë të ftohtë në entuziazmin fals që politika kërkon të ndezë me premtimet për superfuqi të vogël rajonale në fushën e energjetikës. Thjesht qesh. “Gjithë hidrocentralet që pritet të ndërtohen në Devoll, sa për të marrë një shembull, kanë të njëjtën fuqi të instaluar si Vau i Dejës”, sqaron çdo mëdyshje. Sipas Profesor Hoxhës, Shqipëria duhet të fillojë të ndërtojë një strategji energjetike duke nisur që me marrëveshjet për ujërat me fqinjët, me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi dhe të integrojë sistemin me to. “Duhet nisur sa nuk është vonë. Betejat e nesërme të njerëzimit do të jenë për ujin”, paralajmëron profesor Hoxha, njeriu që jetoi për ta bërë ujin dritë për shqiptarët.

 

Dy vjet më parë, pati një panik të jashtëzakonshëm për situatën në digat e Veriut dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përmbytjet masive sollën alarmin e madh për mundësinë që ato të kishin probleme dhe vendi të nënshtrohej nga kataklizma. Si është gjendja e digave sot?

E kam ndjekur atë situatë me shqetësim të thellë. I njoh mirë ato diga dhe e di mirë se si janë projektuar, si janë ndërtuar dhe çfarë garancish japin për qëndrueshmërinë e tyre. Fillimisht po ju them se ato kanë nisur të ndërtohen në vitet 70’ me teknologjinë dhe mjetet teknike më të përparuara të kohës. Në gati 40 vjet të ekzistencës së tyre ato kanë afruar të gjitha garancitë e mundshme për të shmangur panikun dhe rrezikun e mundshëm. Një detaj; sipas marrëveshjes së ujërave që Shqipëria ka pasur atëherë me ish-Jugosllavinë, përpara ndërtimit të digës së Fierzës, projekti u dërgua në Beograd për konsultë. Çdo e papritur që mund të ndodhte me digën, do të afronte pasoja edhe për Malin e Zi, ndaj, ishim të detyruar sipas marrëveshjes që të merrnin dhe përgjigjen e tyre. Dhe nga pala jugosllave atëherë projekti u kthye mbrapsht pa asnjë lloj vërejtjeje. Po kështu, nga Kina atëherë jemi asistuar me inxhinierët më të mirë në fushën e projektimit dhe të zbatimit. I gjithë procesi ka kaluar në një sërë filtrash pikërisht që të afrohej garancia maksimale dhe jam i bindur se gjithçka është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithçka është bërë nën një kontroll jashtëzakonisht të rreptë teknik, në cilësi dhe në teknologji, është punuar me një rreptësi të skajshme deri në maniakllëk. Nga ndërgjegja në punë apo dhe nga frika, merreni si të doni, në asnjë rast, aty nuk është abuzuar në kurriz të cilësisë së ndërtimit dhe sigurisë. Një nga laboratorët më të mëdhenj të sizmikës në Evropë, në Shkup, gjithashtu ka certifikuar sigurinë e digave, kurse vetë diga e Fierzës, është përfshirë në katalogun e digave më të larta në botë në kohën e ndërtimit. Madje në atë kohë, ajo hynte tek digat më të larta në botë.

I vetmi rrezik vjen nga moszbatimi i rregullores për menaxhimin e kaskadës, siç ndodhi në dimrin e vitit 2010. I vetmi rrezik vjen kur lartësia e ujit do të kalonte mbi kurorën e digës.

E kam ndjekur me habi të thellë panikun e atëhershëm, madje edhe deklarimin e një ministri i cili pretendonte se koeficienti i sigurisë së digave të Veriut ishte më i ulëti në Evropë. E kam takuar edhe vetë disa herë këtë ministër dhe kurrë nuk ma ka shprehur një shqetësim të tillë. Nuk e kuptoj pse e kanë ushqyer panikun. Fundja, projektuesit dhe ndërtuesit e këtyre veprave janë ende gjallë. Edhe pse shumë e kanë marrë atë rrugë, janë gjallë. Pse nuk i thërrasin, pse nuk i takojnë, pse nuk i pyesin? Kam disa përgjigje për këto pyetje që bëj, por përgjigjet e sakta i dinë vetëm ata që janë përgjegjës për drejtimin e vendit.

 

Pothuaj katër dekada mbas ndërtimit, sa i pranishëm ka qenë kujdesi për mirëmbajtjen e digave?

E them me përgjegjësi që ky kujdes ka qenë pothuaj zero. Dhe pa patur frikë se gaboj në krahasim, mund t’ju them se digat janë konsideruar vetëm si lopë për t’u mjelë dhe askush nuk është kujdesur për ushqimin e tyre. Sot, në mënyrë të shtrembër mendohet se hidrocentrali është vetëm pjesa që prodhon energji, turbina dhe gjeneratorë, tek të cilët ndërhyhet. Edhe pse me ligj përcaktohet se një pjesë e të ardhurave të krijuara nga prodhimi i energjisë duhet të shkojë për vetë mirëmbajtjen e veprës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Një projekt zviceran për sigurinë e digave, ka dëshmuar se ka probleme në fund të digës në Koman, por jo të tilla që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e saj. Megjithatë, janë të nevojshme ndërhyrje inxhinierike në pjesën e poshtme të digës dhe në veprat anekse të saj.

Shikoni, historia e ndërtimit të digave në kaskadën e Drinit ka qenë në një farë mënyre edhe vetë historia e Shqipërisë. Në Vaun e Dejës punohej me kamionë ZIS-a sovjetikë. Më pas në Fierzë dhe Koman u kalua ne kamionët gjigantë Perlin e Centaur deri në 60 tonë. Vetëm në Fierzë duhet të lëvizeshin 8 miliardë metra kub mbushje dhe janë bërë çimentime deri në 50 metra thellësi. Nuk është kursyer asgjë për t’i ndërtuar ato hidrocentrale, si nga pikëpamja financiare, ashtu dhe ajo e pamatshme njerëzore. Eshtë e pamundur të shpjegohet sesi dhe sesa është punuar atëherë. Sot, përballë asaj lloj sakrifice, ka qenë pothuaj zero, e përsëris, pothuaj zero ndërhyrje në mirëmbajtje.

 

Çfarë mendoni se duhet bërë?

Fatkeqësisht ne kujtohemi për ujin kur na mbyt dhe për zjarrin kur na djeg. Edhe në rastin e mirëmbajtjes së hidrocentraleve, diskutohet vetëm kur ka emergjenca. Duhet të jetë e kundërta. Për to duhet të mendohet normalisht në kohëra normale. Ka një numër të madh ndërhyrjesh që duhet të bëhen në mënyrë të padiskutuar. Duke nisur që me mirëmbajtjen e brigjeve të ujëmbledhësve. Ato duhet të jenë të pyllëzuara. Por jo vetëm që aty nuk mbillen pemë, por më keq akoma, edhe ato që janë, priten pa mëshirë duke rritur rrezikun e erozionit. Janë një numër përrenjsh që derdhen në ujëmbledhës, edhe për ata nuk ka asnjë ndërhyrje. Rrjedha e tyre duhet të sistemohet, të ndërtohen prita për ta. Një shembull, përroi i Gomsiqes që derdhet në Vaun e Dejës. Prurjet e tij të ngurta janë të dukshme edhe me sy në liqenin e Vaut të Dejës. Duhet të jesh profan ose dashakeq që të mos e shohësh një gjë të tillë që i shkurton jetën vetë hidrocentralit. Eshtë çmenduri ky pasion yni për të prerë degën e pemës ku jemi ulur, ky pasion për të pirë cigare mbi togun e barutit. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm të marrët ose të liqtë.

 

Eshtë e mbyllur skema e shfrytëzimit të Drinit?

Ende jo. Drini përfaqëson gati gjysmën e rezervave hidrike të vendit. Përpara se të mbyllej kjo skemë, fillimisht ishte menduar që në atë kaskadë të ndërtoheshin shumë hidrocentrale realativisht të ve­gjël, me diga të ulëta dhe rezervuarë të vegjël. Pati një diskutim shumë të madh dhe përfundimisht u la të bëhej skema me katër hidrocentrale të mëdhenj. Bashkë me Skavicën dhe Bushatin, Drini afron deri në 7 – 8 miliardë kilovat orë. Me rezervat e saj, nëse do të shfrytëzoheshin burimet hidrike në mënyrën e duhur, Shqipëria mund të sigurojë deri në 15-20 miliardë kilovat orë. Jo më shumë.

 

Megjithatë politika ka premtuar për një Shqipëri superfuqi të vogël energjetike në rajon. A është e mundur një gjë e tillë?

Superfuqi do të thotë një fuqi mbi fuqitë. Nuk e kuptoj këtë term, çdo të thotë edhe superfuqi, edhe e vogël. Eshtë njëlloj si të thuhet minifuqi e madhe. Nuk ka kuptim. U nis me histori me centrale bërthamorë, vazhdoi me energji të prodhuar nga dielli dhe era. Dhe po vazhdon me dhënie licencash koncesionare për hidrocentrale, që në shumicë dërmuese janë me fuqi të vogël të instaluar. Për shembull, të gjithë hidrocentralet e premtuar të ndërtohen në Devoll, do të kenë prodhim energjie të barabartë me hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Gjykoj se ka një vështrim të pasaktë në të gjitha strategjitë për sistemin energjetik në vend. Po të shihet kjo çështje vetëm brenda për brenda kufijve politikë të vendit, zgjidhjet do të jenë të paplota dhe jo të sakta. Duhet të gjendet zgjidhje rajonale. Dhe këtu kam parasysh para së gjithash, marrëveshjet me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. T’ju kujtoj, me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, Shqipëria nuk ka më marrëveshje për ujërat me këto shtete të reja. Ky duhet të jetë një shqetësim i politikës, nëse e ka seriozisht këtë çështje dhe nuk afron vetëm propagandë. Nevojitet në mënyrë urgjente negocimi i kësaj marrëveshjeje me Maqedoninë.

Ata kanë në dorë në Strugë, çelësin rregullator të prurjeve të Drinit të Zi, që është shumë i rëndësishëm për kaskadën e Drinit në Shqipëri. Çfarë ndodh? Maqedonasit e kanë sistemin e tyre energjetik të bazuar në termocentrale dhe dy hidrocentralet e tyre, Spilenë dhe Glloboçicën e ndonjë tjetër të ndërtuar mbi Drinin e Zi, të cilët, i përdorin pothuaj vetëm në kohën e kërkesës maksimale për energji. Kështu që ata kontrollojnë prurjet e Drinit të Zi sipas nevojave të tyre. Një shifër, vetëm me uljen një metër të nivelit të liqenit të Ohrit, që nuk është absolutisht asgjë për pasqyrën e tij gjigante, në Fierzë vijnë 400 milionë metër kub ujë. Gati një e pesta e sasisë maksimale që mban Fierza. Maqedonasit nuk e kanë pranuar asnjë herë një gjë të tillë, edhe kur Shqipëria ka pasur probleme të jashtëzakonshme thatësire. Në të paktën dy raste, para dhe mbas viteve 90’, është “kërcënuar” pala maqedone se në të kundërt, do të merrej ujë nga liqeni nëpërmjet një tuneli në Qafë Thanë, poshtë tunelit ekzistues të hekurudhës, për të ndërtuar një hidrocentral në fushën e Domosdovës. Nuk di se çfarë pengon që në emër të të drejtës ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë, të diskutohej me Maqedoninë për marrëveshjen e ujërave që do të rregullonte edhe këtë problem, përtej gjuhës së “kërcënimit”, dhe në interes të përbashkët. Po kështu edhe me Kosovën, e cila është e bazuar në burime të bollshme nga termocentralet. Ata prodhojnë në verë energji, ne prodhojmë në verë e dimër me hidrocentrale. Duhet një bashkërendim i fortë mes dy vendeve e më gjerë në të mirën e padiskutueshme të të dy vendeve dhe të rajonit. E njëjta situatë edhe me Malin e Zi, e ndoshta edhe më gjerë, me Bosnje Hercegovinën, një vend shumë i pasur me ujëra.

Këto janë rrugët për të garantuar sistemin energjetik në Shqipëri. Idetë për superfuqi të vogla energjike, pastaj, janë ëndrra që mund t’i shohë politika, por jo shkenca.

 

A është e mundur që t’i shpëtojmë “mallkimit” thatësi në verë dhe përmbytje në dimër?

Natyra ka dhënë mundësitë që ky mallkim të ekzistojë. Eshtë punë e njerëzve që mallkimin ta kthejnë në bekim. Kaskada e Drinit, ka pasur veç të tjerash edhe këtë funksion, funksionin rregullator të sistemit të ujërave në veri. Duhet të ndërhyjë ende njeriu për të vënë dorë dhe për ta bërë të dobishme këtë pasuri të paçmuar që në Shqipëri po shoh të shpërdorohet, kryesisht nga padija. Bota ka bërë shumë luftëra për energjinë, për naftën. Parashikimi është se luftërat e ardhshme do të bëhen kryesisht për ujin. Ne e kemi ujin. Fatkeqësisht e shpërdorojmë ose në rastin më të mirë, nuk dimë ta vëmë në eficencë. Dhe kjo gjë më dhemb. Duhet t’i dhembë kujtdo.

23 komente në “INTERVISTA/ Hoxha: Superfuqi energjetike? Të gjithë hidrocentralet mbi Devoll do jenë sa Vau i Dejës”

  1. diamond says:

    Problemi eshte qe u zevendesuan specialistet me partizanet e Dulles blu.
    Shkaterruan gjithçka keta bastarde.Dhe te thuash qe ulerasin per shqiptarizem keta kerma ky eshte kulmi i paradoksit.Ngop me perralla popullin dhe u mbush xhepat ushtareve te tij po me leket qe i vjedh ketij populli.RRace e poshter.Mallkuar qofshin 7 breza.
    Zgjohu popull se po te bluajne dhe kockat se mishi ta kane ngrene me kohe keta mortje.

    1. Mesila Doda says:

      Rrofte vani, arkitekti i piramidave dhe modelit ekonomik SaliBode!! Urra!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

  2. endri says:

    po cfare i famshem mor aman….sa na sollet zorret ne gryke…nje maskara thuaj…por skeni faj juve sa kane ikur te gjithe te zotet dhe ka ngelur ky ….i perkedheluri,kushuriri i xhaxhitEnver qe ishte intriganti numer 1 ne Institutin hidroteknik..oho sa historira manipulimesh ka ky monster,ky pseudointelektual.

    1. Remark says:

      Sigurisht i nderuar. Me vjen mire qe ka ende njerez qe e dijne historine e ketij intriganti qe vodhi projektet e gjithe inxhinjerave dhe vuri firmat e veta kudo qe i leverdiste. Por sic the dhe vete ata kane mbetur, ata le te flasin. Pasi u prish jo vec ISPH-ja por te gjitha institutet e tjera, nuk do mend qe do flasin vec ata qe kane mbetur, domethene ish-nomenklatura dhe favoritet.

    2. Iliri says:

      Profesor I keni shume te sakta keto qe thoni, por problemi eshte se ne shqiperi eshte koha e maskarejve dhe te injoranteve. E keqja me e madhe eshte se edhe kur thua qe gje te drejte qe eshte ne te mire te vendit hidhen ne ane te kundert me denigrime dhe ofendime, dhe kjo lloj muzike vulgare ka plot 22vjet qe po e degjojme sa ja merziten shpirtin edhe djallit. Profesori thote nje te vertete te madhe, qe nuk ka lidhje me politiken, dhe ju qe e ofendoni nuk I vini as tek maja e thoit per nga kultura dhe njohurite shkencore ne fushen e energjitikes qe ai ka.

      1. Remark says:

        Po normale o Ilir qe e di gjendjen energjitike, ti a lexon a propagandon cfare eshte shkruar me siper. Ai atje me ata njerez te ngritur qe o kane vdekur o kane ikur ka qene. Edhe gomar te ishte, dhe jo skile, dicka do i hynte ne koke.

        Lere muziken vulgare, profesori eshte njeriu i afert i asaj qe Shenasi Rama e quan “pari” te Tiranes, hyn tek te privilegjuarit. Njashtu ti Ilir. Se atehere te prisnin koken kupton ti Ilir, po thuaj kjo gje qe ti i merzitesh, qe paska 22 vjet, do vazhdoj perderisa kellira te pastrohet, gjer atehere, i leverdis parise qe te ofendohet. Ku ka me mire se te jesh ne qender te vemendjes, po te jesh per mire harrohesh, po te jesh per keq gjithmone je neper kafenete e rrumpalles shqiptare qe ne rastin tend i ditka dhe vlerat profesorit.

  3. beso says:

    Lorenc,bej nje reportazh per ujin e pijshem,se ai eshte problemi kryesor i”Luftes per ujin”.Diku kam lexuar se ne Shqiperi ka hyre Veolia,qe merret me tregtine e ujit dhe kanalizimeve,mbase edhe Bechtel,qe eshte famshme per terheqjen nga beteja e ujit ne La Paz.Mesa di une,pjesa me e madhe e familjeve ne Shqiperi nuk e pine ujin e rubinetit,quaje pse eshte i papijshem,quaje pse keto llafe i perhapin ata qe kane interes nga shitja e ujit,por realiteti eshte ky.Une e njoh Devollin,se jam rritur ne ate lume,por sa dem mund t’i bejne keto Hec-e?Une mendoj se do t’a mbarojne fare lumin,qe prej kohesh nuk ka me ate prurje qe ka pasur,mjafton te shohesh rezervuarin e Thanes,qe ushqehet nga Devolli.Ne nìa duhet per uje ky lume,jo per drita.Mendoj se e ardhmja do i takoje energjise diellore,te cilen duhet t’a shfrytezojme me akorde strategjike me nderrmarjet kineze qe ofrojne me çmim te ulet.Sistemi,panel diellor plus akumulator energjie duket qe eshte nje zgjidhje me optimale per te ardhmen;shyqyr qe ne kemi diell.Por a duan korporatat energjitike qe familjet te jene te pavarura nga keto monopole?Ky eshte problemi i sistemit kapoitalist-korporativ;ai do qe t’i te jesh i varur,se ashtu kontrollohesh me mire.Nuk duam te jemi superfuqi energjitike,se nuk kemi kilometrat katrore per t’a bere kete,qofte duke marre ne konsiderate centralet atomike,per te cilat varemi 100%nga furnitoret e huaj,qofte per lenden djegese,qofte per teknologjine e deri per personelin.Keto te Saliut jane qiqrra ne hell,por çfare qiqrash se!Bravo per kete interviste,se kap nje problem thelbesor,qe preek pothuaj te gjithe shqiptaret!

  4. nastradini says:

    Asnje vend ne Bote nuk prodhon energjine elektrike vetem nga Hidrocentralet. Aq me shume te behet SUPERFUQI me ndihmen e Zotit. Fahrudin Hoxha ishte para do kohe konsulet i LSI-se per ndertimin e mikro hidrocentraleve mbi perrenj qe thahen krejtesisht gjate veres ne vendin tone. Tani ka zbuluar se investimet qesharake te Saliut nuk mbledhin dot as kapacitetet e Vaut te Dejes. Po ku shkoi TEC i Fierit, i Korces, i Ballshit, i Kucoves apo qytetit Stalin, tani pse nuk punon TEC-i Vlores? Ketyre pyetjeve duhet t’u pergjigjet profesori Fahrudin Hoxha para se te flase me nostalgji per standartet e larta te digave shqiptare me zhavor dhe balte, si asnje vend tjeter te Botes se civilizuar. Ku digat ndertohen me BENTE INTELIGJENTE PREJ BETONI ARME. Hidrocentrali DRITA E PARTISE ne Fireze u ndertua me teknollogjine e lire dhe aspak te sigurt kineze dhe nuk ka asgje per t’u mburrur, pervec punes vetmohuese te specialisteve shqiptareve ne dis breza. Rahman Hanku, drejtues punimesh kerkonte me ngulm qe te dorrezonte Fierzen ne 70 vjetorin e lindjes se Diktatorit, gje e cila ka lene gjurmet e veta ne shume difekte dhe avari te shfaqura me vone. Si pershembell nje nga portat kryesore te hidrocentralit eshte inklinuar gjate montimit dhe nuk eshte hapur asnjehere. Tani kerkuan ta hapnin dhe prape nuk munden. Rahman Hanku ne kohen e vet futi edhe polumbare ne ujrat e ftohta te Drinit, midis tyre inxhinere te huaj qe paguheshin sa frengu pulen dhe nuk arriti te riparonte gabimet ne montimet me ngut. Per t’i bere qefin Enver Hoxhes. Ka edhe shume “detale” te tjera pikante te “deshtimeve teknike” komuniste ne Fierze, qe po te shohin driten e diellit dhe te behen publike do te nxjerrin ne pah nje tabllo tjeter nga ajo qe paraqet ne TEMA intervista e profesorit te padutur te LSI-se Fahrudin Hoxha. Profesori i nderuar i energjitikes Fahrudin Hoxha mire eshte, qe ne intervisten e tij si nje specialist i mirefillte dhe i pavarur duhet te zbuloje edhe krimin shteteror te ministrit Prifti dhe me pas te ministrit Meta me Kryeministrin Sali Berisha nga pas, per tejmbushjen dallkauke e kaskades se Drinit me uje mbi nivelet normale, per interesa meskine te momentit. Qe sollen edhe permbytjen e Shkodres disa here dhe i humben buxhetit te shtetit me miliona megavatore energji te derdhur kot se koti. Ku ishin specialistet shqiptare ate kohe? Se nuk i pame as i degjuam fare. Degjuma vetem tra-la-lara per sigurine e digave nga Fahrudin Hoxha apo nga nje tjeter i huaj i paguar nga Saliu dhe per batica apokaliptike. Degjuam edhe Jozefinen te spjegonte tek Fevziu, si akulli kur behet uje e zmadhon volumin me kater here. Na ruajt o Zot! Kjo gje nuk do te kishte ndodhur po te ishte gjalle shefi i Fahrudin Hoxhes, profesori i vertete i energjitikes Petrit Radovicka. Mik i familjes se nastradinit, por qe asnjehere gjate jetes se tij nuk e quajti veten PROJEKTUES i hidrocentralit te Fierzes dhe nuk pranoi kompromise poshteruese me pushtetin. Le te behet profesori Fahrudin Hoxha pak me modest dhe t’i zbuloje te VERTETAT ashtu sic jane. Dhe te mesoje nga shefi i tij Petrit Radovicka kur kundershtonte per ceshtje teknike edhe vete Enver Hoxhen. Prandaj degjoje nastradinin o profesori Fahrudin Hoxha. Shefi yt Petrit Radovicka ishte per prodhim te kombinuar te energjise ne vendin tone HEC dhe TEC. Sic eshte ne te gjitha shtetet e tjera. Dhe nuk pranonte tezat dallkauke te Saliut dhe sejmenve te tij se energjia e blere nga jashte eshte me e lire se ajo e prodhuar ne vend. Kur vendi prodhon solar dhe nafte sa te duash, bile e eksporton ate. Kur nentoka ka qymyre sa te duash, por vetem injorantet dhe idiotet i mbyllen si terminatore te vertete. Me nje politike ekonomike te mencur Shqiperia mund te shpetoje nga vargonjte e eksportit dhe te siguroje zhvillim te qendrueshem energjitik. Pikerisht per kete gje profesoret dhe intelektualet duhet t’i thone te VERTETAT ashtu sic jane.

    1. Ramy says:

      ty me kete nick nuk te beson njeri

  5. Landi- Sverige says:

    Mendoj se asnje vend i zhvilluar ne bote, duke perjashtuar Kinen, nuk vazhdon me me ndertime hidrocentralesh gjigande. Pasojat negative te tyre jan shume here me te medha se ato pozitive. Mbi te gjitha eshte rrezikshmeria e tyre per permbytje me permasa katastrofike, me shembje digash, etj. Mendja dhe duart e njeriut kan bere kryevepra, por nena natyre eshte me e fuqishme se cdo nderhyrje artificiale mbi natyren. Me shqetesuesja eshte kur nuk e respekton ate dhe ligjet e saj. Sot nuk mund te flasim si 40 vjet me pare ku cdo gje ishte nen nje kotroll rigoroz, me nje profesionalizem te shkelqyer ku respektoheshin me perpikmeri te gjitha rregullat dhe standartet per funksionimin e hidrocentraleve gjigande. Sot eshte cdo gje ne degradim dhe nuk do te jet e larget dita (fatkeqesisht) ne nje cunam, jo nga deti, por nga lumi. E rendesishme ne Shqiperi eshte ne radhe te pare mirmbajtja e hidrocentraleve egzistuese per tju shmangur katastrofave, ne radhe te dyte eshte mirmbajtja e ujrave dhe ndertimi i hidrocentraleve te vegjel pa diga, per rruajtjen dhe permiresimin e ambjentit. Sot ka ardhur koha per fillimin e nje strategjie per ndertimin e parqeve diellore, ku nje vend si Shqiperia eshte i bekuar nga natyra me diellin e saj. Mjaft me me shkaterrimin e natyres, me diga, me TEC-e apo me mullinjte e eres! Respektoni, mbroni dhe sherbeini natyres qe tjua kthej dhe ajo 100 fish! Por me pare largoni kete qeveri te koruptuar, mafiozesh, talibanesh, anti-ambjentaliste dhe anti-njerezore!

    1. nastradini says:

      Kolektoret diellore edhe sikur ta mbulonin tere siperfaqen e Shqiperinse nuk do te siguronin energji elektrike sa te furnizonin nje pallat ne Tirane. Prandaj mos fol brockulla pa adrese ne TEMA dhe lere te flasin specialiste ne fusha te nderlikuara te ekonomise. Hidrocentralet gjigande nuk mund te ndertohen ne Shqiperi ne dallim nga Kina, se nuk ka UJE edhe per per hidrocentralet, qe jane ndertuar. Prandaj nuk eshte ceshtja per pasoja negative ndaj natyres apo ekologjike. Ne vendet e civilizuara prodhimi i kombinuar i energjise nuk i eshte lene ne dore diletanteve dhe amatoreve qe dine te shkruajne brockulla ne gazetat, por studiohet me vemendje ne shkollat e larta per vite me radhe. Nga ku dalin inxhiniere, te cilet jane ne gjendje te planifikojne dhe parashikojne ndertimin e veprave energjitike per nje vend te vecante. Prandaj edhe nastradini te thote beju me i matur me apelet kunder TEC-eve sepse nuk mere vesh fare nga ky profesion. Sepse vetem me ekologji do te duhet qe te gjithe shqiptaret te transformohen ne barinj delesh apo druvare shpellash. Per hir te natyres se bukur. Shqiptaret para se te prishnin dhe shkaterronin TEC-et qe kishin me bollek duhet t’i therrisnin trunit te prapambetur, se pa prodhim te kombinuar te energjise nuk do te mund te bejne perpara ne zhvillimin ekonomik te tyre. Dhe gjithnje do te ishin ne dore te Zotit nga thatesirat dhe reshjet. Te pakten duhej te kishin mare eksperiencen e vendeve perreth dhe te mos behen si DHI TE ZGJEBOSURA ME BISHTIN PERPJETE duke u paraqitur si SUPERFUQI ENERGJITIKE kur prodhimin e kane nga hidrocentralet e Kohes se Qepes.

      1. Landi- Sverige says:

        Po mire more nastradin, gomari te tha qe qymyri dhe nafta qe paskemi me “shumice” edhe per te eksportuar do te na “shpetoj” nga kriza energjitike duke kombinuar TEC-e me HEC-e??!! Me mire te kthehemi ne “barinj” e “druvare” se sa nje vend i kancerizuar i botes se trete te mbytur nga plehrat dhe mbeturinat toksike. Ne vendet e zhvilluara dhe me shume me pak diell behet nje kombinim i shkelqyer i shfrytezimit te energjise diellore, i shfrytezimit te mbeturinave (ku ne qytetin ku banoj shfrytezohen 99% te tyre per ngrohje godinash dhe per uje te ngrohte), i shfrytezimit te ndertimeve me izolime te persosura dhe ekonomike, me shfrytezimin e HEC-eve pa diga, etj, etj. Cju paska gjetur, ty dhe gomarit tend, qe e paskeni gjith problemin me ambjentalistet?! Bota moderne nuk meret as me mendje dilitantesh (sic jam une) dhe as me mendje nastradinesh, por me shkencetar qe studiojne nje epok te re (pa nafte, qymyre, energji atomike, etj), ate te energjise se paster dhe aspak te rrezikshme, ate te energjise diellore. Pershendetje.

        1. Ramy says:

          atij i duket vehtja me i zgjuar se gomari i tij

        2. nastradini says:

          Mos me shaj gomarin se di me teper nga ty pernga energjia. Hap qitapet enciklopedike para se te shkruash ne TEMA dhe para se te replikosh me fyerje per nastradinin. Meqe jeton ne Sverige sic mburresh ne kete forum. Shfrytezimi i mbeturinave per ngrohje eshte nje gje mjaft e mire, por kerkon teknollogji te larte, qe Shqiperia nuk i ka mundesite as takatin. Sepse kur nuk ke breke ne bithe s’mund te vishesh me rroba firmato. Energjia diellore qe po reklamon ti kerkon siperfaqe te medha toke, qe prape vendi yne nuk i disponon. Nderkohe qe prodhimi i tyre global ne gjithe Boten perben nje perqindje fare te vogel ne krahasim me prodhimin tjeter konvencional te energjise se prodhuar. Prandaj edhe nastradini thote qe eshte NJE VERE NE UJE per Shqiperine. Permenda edhe ne repliken e pare se prodhimi i energjise ne kushtet e nje vendi te caktuar eshte shkence me vete dhe studiohet ne Inxhinieri si dege me vete ne Fakultete te specializuara. Nuk e di te kete dege te tille ne Universitetin e Tiranes, por mesigur mund te them qe ka ne te gjitha vendet perendimore evropiane dhe SHBA. Para disa kohe u zhvillua ne Berkley te San Franciskos nje konference me titullin: “Planifikimi efektiv i burimeve energjitike per vendet e Botes se trete”, kur kishin futur edhe Shqiperine dhe ku per fatin tone te keq nuk merte pjese asnje perfaqesues nga Shqiperia. Po te ishe ne kete konference do te kishe mesuar shume gjera per prodhimin e kombinuar te energjise, per vendet ne zhvillim, ku kerkesa per energji i parakalon kerkesat e te gjitha degeve te tjera te ekonomise. Shqiperia aktualisht ndodhet para dilemes te bleje apo te prodhoje energji per zhvillimin e saj ekonomik, qe eshte ne hapat e para dhe eshte mjaft e URRITUR per kete produkt. Brockulat tra-la-la me energji diellore apo me ato te eres nuk jane zgjidhje serioze per momentin. Sic nuk eshte serioze alternativa e blerejes nga jashte me argumenta absurde ekonomike. Burimet hidrike jane te kufizuara dhe nuk jane konstante, por varen nga Moti dhe Zoti. Prandaj esdhe deklaratat per SUPERFUQI ENERGJITIKE jane me teper deshira elektorale per dallkauket sesa realitet. Cfare duhet te beje Shqiperia ne kete situate? Kur nuk e kufizojne fare ligjet e KIODOS per gazet ne atmosfere, sepse nuk prodhon pothuaj asgje. Vendet e zhvilluara paguajne si frengu pulen per sasine e ketyre gazeve ne atmosfere dhe nuk e pakesojne prodhimin e energjise qe radhitet ne Bote si Energji Atomike, Energji nga TEC-et, nga Hidrocentralet dhe ne fund fare nga era dhe burime te tjera alternative. Energjia diellore qe reklamon ti eshte akoma si fantashkence, sepse ze siperfaqe toke, qe i duhet Botes per t’i ushqyer dhe perben nje perqindje te parendesishme te prodhimit total te energjise. Ne kete situate Shqiperia nuk mund te behet si Japonia, por duhet te shfrytezoje mundesite e saj te brendeshme: Mineralet sidomos te kromit, qe po e shesin badiava me keq se ne kohe te Enverit, naften, qymyret dhe ujin, te gjitha keto pasuri shqiptareve ja ka dhene Zoti. Dhe ato duhet te shfrytezohen detyrimisht. Jo te shkaterrohen uzinat perpunuese per hir te ekologjise dhe likuidohen TEC-et per skrap se eshte nje krim i madh dhe injorance totale. Kam njohur nje inxhier te vjeter me mbiemer Toptani ne TEC-in italian te Kucoves, qe ishte gjeni ne sojin e vet. Ai shume vite me pare me pat thene: “Shikoje kete TEC te persosur, po ra ne dore te dallkaukeve do te prishet dhe do vyshket si nje lule e tharre.” Edhe sot e kesaj dite i kujtoj fjalet e tij, sidomos kur pashe pamjet e grabitjes per skrap te TEC-it te Fierit. Qe nuk shqetesoi askend. Vetem u perhap nga pushteti mafioz se ky TEC eshte pa leverdi dhe kaq. Per ca skrap shkaterruan TEC-in, qe ishte nga me te miret ne Ballkan. Shiko Maqedonine me TEC-e me te vjetra dhe pa rezerva fare te naftes dhe solarit. Po shko edhe ne Mal te Zi apo ne Greqi po deshe. Hidhu me pas ne Serbi e me tej. Qe te bindesh, se teoria yte per TEC-et, qe kercenojne ekologjine eshte nje enderr ne diell. Sepse kush do qe te kete zhvillim duhet te gjeje ekiliber midis natyres dhe prodhimit, sepse pa zhvillim nuk ka jete, sepse jeta nuk eshte vetem ekologji, por edhe standard jetese. Sic eshte ne vendin qe ke zgjedhur ti te jetosh. Me shume trena dhe konsum te larte te energjise elektrike. Prandaj nastradini thote le ndjeke Shqiperia rrugen e vendeve te zhvilluara perendimore, pa plehra dhe mbeturina, por me nje shfrytezim te rregullt te pasurive natyrore. Sepse ekologjina pa zhvillim ekonomik eshte si druri i thate kercu ne shkretetire. Sepse pa prodhim shqiptaret do te behen vetem barinj dhe druvare pylli.

  6. G.Sholla says:

    Qeverite tone gjithemon kuitohen per ujin kur na mbyt dhe per zjarrin kur na pervelon,po keshtu per shperthimet e tjera,pa varesisht nga fusha ku shperthejne.
    Per xhepat e tyre s’e bejne kete gafe.

  7. xha Jaho says:

    Zoti Farudin,

    kot e harxhoni kohen. Ate pune e ka thene partia: “Shqiperia do te behet superfuqi energjitike”.

    Keta te diplomuarit e universiteteve shqiptare, qe nuk dine te mbledhin thyesat, do ta cojne Shqiperine ne maje. Bota zili do te na i kete.

  8. Treviso says:

    Zoti Farudin Hoxha e ka shpjeguar shum thjeshte per ta kuptuar ai qe do me kuptue.Duke pare nevojat gjithnje e ne rritje te energjise elektrike mendoj qe te ndalohen plotesisht hidrocentralet ne ndertim.Pse?
    -1-Ndryshimet klimaterike qe kan ndodhur ben qe brenda 2-3 oreve te bie shi sa eshte llogaritur per gjithe vitin dhe ndodhin katastrofa.
    -2-Ka shumeshpenzime dhe te dyshimshme.Nuk jam ne kundershtim qe eshte energji e paster por me menaxhimin qe i behet, kthehet ne energji e piset.
    Shqiperia duhet te heci me kohen moderne dhe jo me kohen e sali Berishes.
    Te mirmbahen ato hidroçentrale qe jane dhe te shfrytezohen me kritere.
    Ti hapet rruge urgjende energjise solare qe eshte energjia me e paster dhe me pak kosto.Parat qe shteti do shpenzoi per ndertimin e hidrocentraleve per 5 vjet te paguaj ne % familjet qe vendosin panele solare.Nje familje i nevoitet 3-3,5kw energji qe i nevoiten 18panele.
    1panele 70x150cm me produkt 210vat ka dhe shum tipe te tjera me pak prodhim dhe me shum siperfaqe. 100x90cm=90vat. 70×150=110 vat.
    Shqiperise nuk i duhen me shum se 5vjet per ta arritur kete inisjative me shume leverdi per familjaret dhe per shtetin.

    1. nastradini says:

      O Tervizo Profesori, po pse nuk i propozon keto ide famoze dallkauke ne Itali? Qe te te bejne italianet profesor te nderuar si Fahrudin Hoxhen tone ketu ne Shqypni? Me centrale solare pas bithe secili nga pas? Si propozon edhe nje dallkauk tjeter nga Sverige dhe do ta mbaje Shqiperine per vedin e vet te VIRGJER pa uzina dhe pa fabrika, megjithese jeton ne vendin e uzinave dhe fabrikave. Hesapet e tua per energjine solare i duken nastradinit mjaft interesante dhe mjaft lakmuese, por me mire propozoja italianeve se ne vedi ketej nga Shqypnia jemi paksa te trashe dhe nuk marim vesh nga energjia dhe teknollogjia.

  9. mandi says:

    une se di cfare ka firmosur a vjedhur i perkedheluri, por di qe vleresohet dhe projektet e tij jane te kerkuara ne milano e me gjere. ajo qe me ben pershtypje eshte qe ata qe bejne sikur e njohin ose qe e njohin me shume sesa te merren me ate cfare thote merren me origjinen a nga vjen sikur po vendosin a ta fusin dhenderr ne shpi apo jo. o popull ne vend qe te hapim syte se jemi bere me lepuj se ne kohen e diktatures rrime e bertasim qe ti bejme qejfin maskarait te rradhes. sapo eshte ribotuar LOLITA, them se do benit me mire ti hidhnit nje sy atij libri sa te kurveroni sa andej ketej.

  10. DARDHARI says:

    Z.nastradin,ne shqptaret jemi lindur qe ti nxjerim syte njeri tjetrit ose si i tha ai personi qe kishte fuqine magjike te peshkut te arte qe:mua me hiq nje koqe me qellim qe komshiut tja hiqte te dyja.TE
    TILLE JEMI MOS TA MOHOJME.
    juve nastradin qe flet me bindje qe Z.Farudin ka vjedhur projektet dhe i ka vene firmen duhet ta dish mire qe farudini i hiqte kapelen PROF RADOVICKES dhe nuk e ka vene veten nen hijen e hoxhes(enver)por ti ditke mire qe porta e shkarkimit kishte difekt se dha urdher rahman hanku bile jane futur me palombare etj.ne qofte se do te debatosh me fakte prezantohu me emrin e vertete dhe debatojme emri im eshte gaqo boci dhe kam qene puntor ne ndermarien e montimeve dhe kam punuar nga shkopeti deri ne koman po juve kush jeni????????

  11. melo says:

    Po to dardhari ke qene punetor nuk ke qene inxhinjer as ne projektim e as ne zbatim.Ku e di ti more kush i ka bere projektet e hidrocentraleve,ti i bije shatit e lopates.Nese do mblidhen te gjithe ata qe ka punuar me te ky pseudointelektual do te shohesh qe do ti merret goja.Jam shume dakord me komentet e nastradinit.Vetem nje fakt te vogel po permend..ku ishte ky zoteria kur u permbyt shkodra e e gjithe Shqiperia?Perse nuk e tha troc kush ishte problemi nese vertet eshte specialist dhe jo politikan i qelbur i Berishes.Ti dardhari sic edhe te thashe ja ke meshu lopates dhe sdi fare nga keto pune.Vazhdo e bjeri akoma.

  12. DARDHARI says:

    O melo! une vertet i kam rene lopates dhe jam krenar po pyes veten se cfare vegle i ke rene ti, me gjithate dole aty ku thash une qe neve duam te jemi te gjithe te pare si te lare si te pa lare prandaj do bejme perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje