Hetimet për organizatorët e ‘21 janarit’ shtyhen edhe për tre muaj

21 Prill 2012, 10:20Politika TEMA

100 protestuesit e pyetur nga policia: Nuk kemi marrë urdhër për të qëlluar drejt kryeministrisë

 

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj hetimet për organizatorët e protestës së 21 janarit. Ky vendim i është komunikuar deputetit socialist, Besnik Bare, i cili po hetohet bashkë me kolegët Taulant Balla dhe Tom Doshi. Mësohet se arsyeja e shtyrjes së hetimeve është fakti se duhen pyetur dhjetëra dëshmitarë. Burime pranë prokurorisë thonë megjithatë se nuk ka asnjë provë që të implikojë deputetët. Disa protestues do merren në pyetje, edhe pse Policia e Tiranës ka përgatitur një relacion ku thotë se 100 protestues të marrë në pyetje për këtë çështje kanë deklaruar se nuk kanë marrë një urdhër për të qëlluar drejt kryeministrisë.

 

7 komente në “Hetimet për organizatorët e ‘21 janarit’ shtyhen edhe për tre muaj”

  1. Vlora says:

    normale qe ta kete ne dore e ta mbylli presidenti i berishes.

  2. DHELPRA says:

    E kuptoni? Mas tre muajsh esht zgjedh presidenti/ja e ka prokurorin ne dor saliu…. Me shendet edi rama.

  3. ben refugjati says:

    Kush duhet dhe dhe ka mundesine te beje nje padi per autoret e vrasjeve prane gjykates nderkombetare te Hages ?

  4. LORA says:

    Ja dhe ujdia e kryeprokurores per veten e saj.Besoj e moren vesh edhe ata qe u sugjestionuan me skenarin e Ina Rames e B.Fevziut luajtur me mjeshteri ne tv.klan.
    Krimi kryeministror i 21 janarit i ka te gjitha deshmite ne sy te gjithe popullit,prandaj duhet kohe(njesoj me procesin Gerdeci)per t’i lodhur njerzit e per t’i detyruar te harrojne.E kane te kote,masakra e dr.dhjeramanit nga kulla e ngujimit kryeministror ka mijera e mijera deshmitare ne shesh dhe ne ekrane, e si e tille mbetet gur i rende ne zverkun e “drejtesise”.Ky gur nuk hiqet dot me manovra “made in ina rama”;ky gur hiqet vetem duke bere drejtesi dhe duke ndeshkuar ne menyre ekzemplare kriminelet urdherdhenes basha e berisha

  5. jani says:

    kryeprokurorja luan me tre porta . nje per qeverine ,ne per ramen dhe nje porta te sigurt per vete. mjere kush u vra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje