Xhafaj: Vendimi absurd, Kushtetuesja i ka hequr opozitës të drejtën për ankimim

21 Prill 2012, 13:37Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Deputeti socialist tha se në gjyqësor, dhe veçanërisht në Kushtetuese po bëhen emërime klienteliste dhe politike. Ai shtoi se gjyqtarët e Kushtetueses, të cilëve u ka mbaruar mandati, votuan për zgjatjen e qëndrimit në detyrë. Por më e rënda, sipas Xhafajt, është një vendim i Kushtetueses që i kufizon opozitës të drejtën për ankimim, duke ua ngushtuar atë vetëm për interesa të ngushta

 

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj gjatë një dalje për mediat ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e djeshme të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Petrit Plloçi. Xhafaj tha se akti i këtij gjyqtari është sirenë alarmi për drejtësinë.

“Akti i tij i dorëheqjes, si reagim ndaj situatës së paligjshme në të cilën me përdhunë e ka vënë Gjykatën Kushtetuese një vendim absurd i maxhorancës parlamentare, është një gjë e rrallë jo vetëm në mjedisin e drejtësisë shqiptare por edhe për gjithë shoqërinë tonë. Ky është shembulli se brenda gjyqësorit shqiptar ka njerëz me vlera, me integritet për t’i dhënë këtij pushteti forcën dhe autoritetin e munguar. Ndaj dhe ky akt meriton vlerësim dhe respekt, dhe kërkon reflektimin serioz të të gjithë faktorëve të shoqërisë. Deklarata e dorëheqjes e gjyqtarit kushtetues është njëherësh një tjetër dëshmi tronditëse dhe një sirenë e fortë alarmi për gjendjen në të cilën gjendet sot sistemi i drejtësisë në tërësi,” tha Xhafaj.

 

Emërime klienteliste dhe politike në gjyqësor

Deputeti socialist tha se po bëhen emërime klienteliste dhe politike në gjyqësor, e veçanërisht në Kushtetuese, KLD e në Gjykatën e Lartë.

“Është goditur parimi thelbësor kushtetues i funksionimit të shtetit të së drejtës – ndarja dhe balancimi i pushteteve, për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të vendosur nën kontroll politik pushtetet e pavarura. Efiçenca e gjyqësorit është cenuar rëndë edhe për shkak të emërimeve politike, klienteliste e joprofesionale, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në drejtimin e gjykatave të vendit. Pushteti ekzekutiv dhe segmente të caktuara të politikës të lidhura me interesa korruptive diktojnë sot një pjesë të konsiderueshme të vendimmarrjes së gjyqësorit. Institucionet drejtuese e kontrolluese të sistemit u janë nënshtruar frymës klienteliste, korrupsionit dhe presionit të interesave të pushtetit,” tha Xhafaj.

 

Opozitës i kufizohet e drejta për ankimim

Ai denoncoi edhe dy skandale të Gjykatës. Sipas tij, Kushtetuesja mori vendim për të zgjatur qëndrimin në detyrë dhe vendimin e morën ata që u ka mbaruar mandati. Po ashtu Xhafaj tha se kjo gjykatë po i heq opozitës të drejtën e ankimimit.

“Gjykata kushtetuese në një vendimmarrje 6 me 3 të para disa ditëve ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Kreut të Shtetit për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës ndërmjet institucionit të tij dhe Kuvendit. Ky vendim i Gjykatës është absolutisht në kundërshtim me vendimin që vet ajo ka miratuar një vit më parë (vendimi nr.24, datë 09.06.2011), sipas të cilit çështja e ripërtëritjes të gjyqtarëve të ardhshëm kushtetues është në dorë të ligjvënësit kushtetues, përmes një ndërhyrjeje në Kushtetutë. Çfarë e bën akoma më të rëndë këtë vendimmarrje është se, mes 6 gjyqtarëve që votuan “pro” rrëzimit të kërkesës së Presidentit, duke bërë kështu shumicën, ishin edhe gjyqtarët Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza të cilëve, së bashku me gjyqtarin Plloçi (që doli në pakicë me mendim kundër) iu ka mbaruar mandati. Të dy këta gjyqtarë kanë votuar “pro” zgjatjes së qëndrimit të tyre në detyrë, duke qenë në konflikt të qartë interesi. Dy gjyqtarë kushtetues, të cilët janë betuar mbi Kushtetutë se do ta mbrojnë atë, kanë përcaktuar fatin e qëndrimit të tyre në detyrë, nëpërmjet votës që i kanë dhënë vetvetes. Ishte pikërisht vota e këtyre individëve, peng të punëdhënësit të tyre politik, që bëri të pamundur shqyrtimin nga Kuvendi të dekreteve të Presidentit që i zëvendëson ata me gjyqtarë të tjerë. Në këtë mënyrë ata i dhanë vetvetes mundësinë për të vazhduar të ushtrojnë tej çdo limiti kohor mandatin e gjyqtarit kushtetues, ndërkohë që ai iu ka përfunduar që përpara dy vjetësh. Vendimi në fjalë i kësaj gjykate që, në respekt të standardeve të vendosura nga ajo vetë ndër vite, sot mund të konsiderohet pa frikë “gjykatë e paligjshme”, është pjesë dhe zgjatim i qëndrimeve antikushtetuese të mbajtura nga kryetarja e Kuvendit për mosshqyrtimin e dekreteve presidenciale dhe kthimin e paprecedentë administrativisht të tyre me një synim të vetëm: mbajtjen e tre vendeve bosh për ti dekretuar me Presidentin e ri produkt të maxhorancës, me qëllim ruajtjen e kontrollit politik të qeverisë mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, institucionit që Kushtetuta i ka dhënë rolin e garantit për ruajtjen e Kushtetutës,” tha Xhafaj.

“Nga faqja zyrtare e Gjykatës jemi njohur me faktin se me një vendim tjetër absurd ka vendosur t’i heqi opozitës të drejtën kushtetuese të ankimimit, t’i kufizojë pa të drejtë legjitimitetin që vetë neni 134 i Kushtetutës i ka dhënë një të pestës së deputetëve. Në mënyrë më të plotë ne do të shprehemi sapo të kemi vendimet e arsyetuara, por për sa është bërë publike nga media më duhet të theksoj se “kjo kompetencë, ndër të tjera, i krijon mundësi reale veçanërisht opozitës që të jetë sa më aktive” për mbrojtjen e rendit kushtetues. Kushtetuta e prezumon interesin e pakicës parlamentare, duke e konsideruar edhe atë përfaqësuese të interesave të larta të funksionimit të shtetit dhe të mbrojtjes së interesit publik. Kushtetuta ka pranuar se interesi i bartësve të funksionit publik, përfshi dhe një të pestën e deputetëve me qëllim mbrojtjen e sistemit normativ dhe parimet shtetformuese si konstitucionalizmi, shteti i së drejtës, demokracia, dinjiteti njerëzor, barazia sociale etj, nuk mund të kushtëzohet për shkak se ata synojnë të mbrojnë objektivisht “jetën e shtetit dhe të së drejtës dhe jo aspekte subjektive private. Kjo formë quhet ndryshe dhe kontroll objektiv i kushtetutshmërisë.” Kjo vendimmarrje duket se e ka vendosur një të pestën e ligjvënësve në të njëjtin pozicion me subjektet e tjerë, si organizatat dhe shoqatat, të cilët kanë detyrimin të provojnë legjitimitetin e tyre. Tashmë, ligjvënësit dhe veçanërisht pakica parlamentare, mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese vetëm kur i cenohen të drejtat e veta të ngushta dhe jo kur cenohet kushtetutshmëria e ligjeve, kur cenohen marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, kur cenohet shteti i së drejtës. Nëse ky vendim do të ishte marrë dy vjet më parë, grupi parlamentar socialist nuk do të mund të ankohej në Gjykatën Kushtetuese për kufirin detar, dhe Shqipëria jonë sot do ta kishte kufirin te thana që i vuri pa iu dridhur qerpiku Kryeministri. Kjo që po ndodh sot me Gjykatën Kushtetuese është një skenar ogurzi që synon të nxjerrë jashtë funksionit të saj Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë pakicën parlamentare nga roli që asaj i ka caktuar Kushtetuta si sfiduese e vullnetit të vesuar të maxhorancës,” vijoi më tej Xhafa.

 

32 komente në “Xhafaj: Vendimi absurd, Kushtetuesja i ka hequr opozitës të drejtën për ankimim”

  1. Vlora says:

    ju vetem ankoheni,,ankoheni,,,e ankoheni.

    dhe berisha qe nderkohe i zaptoi te gjitha…..

    nderoni strategjine dhe mos u beni qaramane..

    eshte nga prapa nje popull i tere qe pret nga ju..

    1. frasherlliu says:

      Eshte mendim i sakte dhe nuk ka ndryshe ,permbysjet sjellin zhvillime te reja por ne vendin tone duhet ndryshim rradikal,i thelle dhe ne tere institucionet ku sundojne paranojat te fuqizuar me para e pushtetin e frikes.Atje ku mbillet frika aty duhet te ndizet fuqia e revolucioneve ndaj sundimtareve te zbritur si kope nga malet.Kane filluar ne Vlore si ne tere koherat e zymta te fateve te shqiptarizmit por kjo flake duhet te fuqizohet ndryshe ngelemi gjithmone nen thembren e pushtetit qe shtyp dhe urren popullin e vet.Se çfare po ndodh ne vendin tone dhe kush e ka sjelle kete rremuje kombetare shikohet nga te gjithe dhe nuk duhet folur ndaj atij qe nuk degjon e nuk do tja dije por goditja eshte e vetmja rruge e duhet te nisim ku çdo qytet e fshat te shpalle :- non grata pushtetin dhe te gjitha institucionet te bllokohen me revolte paqesore.

      1. raimondi says:

        Fatmir Xhafa eshte nga njerezit me te mire ne PS

    2. LORA says:

      A nuk bene te njejten gje edhe ne 1996-1997?????Tek i jepnin edhe nje dore ndihme (kujtoni frymezuesin e piramidave ng arben malaj e te tjere si ai)dr.dhjeramanit,ne shkermoqjen e shtetit keta prisnin qe shqiptareve tu shkonte thika ne kocke e keshtu te mbeteshin me keta si alternative te vetme.Me pak perjashtime(edhe sot) jane i njejti spekter politik ,po me te njejtin skenar te kobshem ne shpine te shqiptareve e te Shqiperise.Dhe qahen pse nuk ngrihen njerzit tua japin qyl ketyre pushtetin.Se jane ngulur ne ato karriget e parlamentit me votat e njerzve,ketyre u mjafton te bejne sehir rrenimin e shtetit ne breket e dhjera te pushtetit.Ja,pothuaj te gjithe kane surratin dhe moralin e torollakut f.xhafa.

      1. fule says:

        Me vjen keq po ketu nuk ka fare faje Saliu. Nuk i kercenuar njeri kete palo gjyqtare per te marre kete vendim. Thjesht shohin interesin e tyre te ngushte jo kushtetuten.

        Po te kishim pasur njerez me dinjitet ne disa pozicione kyce Saliu nuk do na behej gogol sot.

        1. LORA says:

          Dr.dhjeramanin dhe shtetin e tij te dhjere, na e bene keta peshqesh o fule e jo vota e shqiptareve qe nuk i eshte dhene as ne 1992.Dhe keshtu na i dhjene 22 vjet jete duke na e marre erzin cdo dite.Po te mos ishte keshtu ,nuk do te rrafinohej vetem vjedhja e votes nga brekedhjeri i historise.Apo nuk je dakord qe ai di te qeverise vetem kuserimin e votes,te pasurive te Shqiperise dhe krimeve te tij e pjelles se tij bastarde???????????????????????????
          .I nderuar fule,nuk na ben fajde po t’i fshihemi te vertetes.Une jam perhere ne opozite,se aty shoh mundesine per t’i sherbyer Atdheut tim.Mirembetsh!

    3. feniks says:

      Ne se jeni TRIMA,IDEALISTE DHE TE AFTE,BENI DETYREN,SE BOLL NA THARTUAT TRUTE ME ANKESAT TUAJA PAS PILAFIT!!!Paskan 3 vjet,gjyqtaret pa mandat!!PO JU KU KENI QENE,QE NUK KENI NGRITUR ZERIN NE KUPE TE QIELLIT???JURISTET E PS-se JANE CA TEVEQELE,QE BERISHA TALL MENDEREN SA HERE TE DOJE!!!HARRAM BESIMIN TONE!!!JU JENI VETEM PER MESUES FILLOREJE E ASPAK ME LART!!!

  2. muhameti says:

    Ky eshte kokrra e legenit, idiot i paafte dhe intrigant. Turp Ed rama qe e mban afer, ndoshta ngjajne. ky ka dhe Kunatin Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese. S’ka goj te llap.

    1. olsi says:

      Paske dhe emer me domethenie te madhe,por qenke shume i vogel kishte kohe qe ne Partine Socialiste nuk flitej kaq sak dhe qarte duke i bere autopsine e vertet sitemit te drejtesise dhe duke pralajmeruar shqiptaret se ky shtet sot e ka humbur garantin e tij dhe eshte kthyer ne nje regjim dhe meqenese kete e thote Fatmir Xhafaj ju e anatemoni.Edi Rama ka bere zgjedhjen e duhur qe e zotin xhafaj e ka dretuesin kryesor te partise pasi me te vertet ka vlerat e nje njeriu qe e njef shtetin dhe politiken me mire nga kushdo ne PS

    2. Bujar Çela says:

      Po kujt i thua ti ” kokra e legenit”. Si mund ti thuash i paafte nje juristi te ketij kalibri.Si mund te thuash qe Edi Rama e mban kot. Po ti jo vetem nga drejtesia po dhe nga politika nuk merr vesh. Po ti je nje pyke ne diell. ky ehste nje nga personat me te pergatitur jo vetem te Ps poe edhe ne Shqiperi. Me thuaj cfare nuk shkoi te deklarata e tij? Me thuaj cfare nuk eshte ne perputhje me ligjin? Apo se e keni kthyer Kushtetuesen ne azil pleqsh qe rrin aty vetem se ngelen pa pune.E keni kthyer nje nag shtyllat me te rendesishme te drejtesise ne folen e kucedrave qe sundojne neojuriste demagoge.Pas Kolegjit zgjedhor i erdhi rradha dhe Gjykates Kushtetuese te degjenerohet.

  3. skenderi says:

    po more po ,se edhe fatosi te njejten gje beri,populli nuk haron, fytyre djath…

  4. T.Shukriu says:

    Kini 20 vite qe beni blla,blla,blla,blla,blla,blla.bllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa dhe si perfundim na mbyllen porten e BE-pian.

  5. arrixhiu says:

    ja ku shkone injoranca e thelle dhe fodulleku i njerezve te paafte si puna juaj dhe i mbeshtetesve te shkateruesve te sistemit te drejtesise dhe gjithe organeve me rendeswi jetike per popullin Shqiptare qe e keni mare ne qafe.po si mund te flitet per nje njeri me nivel te larte dhe dashamires i popullit shqiptare si Z.Xhafa ne kete menyre………….tu vi turp………

  6. arrixhiu says:

    te rrengjethet mishi kur lexon kaq ligesi dhe mashtrime per njerez si Fatmir Xhafa qe relishte punojne dhe besojne ne nje Shiperi te begat.

  7. koklopa says:

    po si mund te shkruash kaq keq per nje argumentim dhe arsyetim te till.
    ku eshte e keqja e e nje reagimi te till, ai reagon ndaj keaj situate te ndjer dhe te rende te institucioneve te Drejtessie dhe pilastrit te trete te nje shteti. keto denoncime te bera nga fatmir xhafa jane shume te drejte dhe te bazuara. e keni kthyer cdo institucion ne hane pa porta. po a dini ju o injorant qe per cdo institucion egziston nje ligj, sistem normativ dhe qe keto duhen zbatuar. po ju nuk keni faj se norma e vetme eshte kjo maxhorance qe ju ka veshur syte dhe mendjen, keni harruar qe duhet nje shtet funksional, demokraci funksionale e bazuar ne parime kushtetuese , zbatim te ligjit, respektim te tij, mbrojtje e te mires se perbashket qe eshte e ardhmja jone, e femijve tani e nje jete me te mire
    a jeni te ndergjegjshem ku ka arritur Shqiperia jone e dashur apo nuk ju intereson, ju interesojne vetem ta vilni kete shtet nga te gjitha anet….. turp tju vij, dhe tju vras ndergjegja………..

    1. Nadia Shabani says:

      Ai ben mire qe e denoncon kete akt prej mafiozesh te mazhorances qe ka vene diktaturen por kur nje shtet demokratik drejtohet nga nje bandemafiozesh dhe hajdutesh qe perfaqesojne borgjezine e re ne Shqiperi nuk mund ta heqesh me me denoncime se nuk i degjon njeri me, ketu eshte muhabeti. Po bej nje krahasim figurativ, o njerez a merr vesh gomari, ai ngul kembe dhe nuk ecen edhe ta vrasesh, keshtu eshte bere edhe Saliu me Jozefinen. Kuptojeni ata nuk ikin me qe atje, duhet ti detyroni nepermjet popullit duke bere protesta dhe mitingje kudo dite per dite qe te bejne doreheqjen dhe te vendoset nje qeveri teknike se do te humbisni prape ne 2013 se mbas cdo zgjedhje qe beni ju, Saliu e ka nje plan rezerve dhe ju nuk ja dilni dot me me ate se ai i ka uzurpuar te gjitha institucionet e panvarura, e fundit ishte gjykata kushtetuese tani e bllokoj dhe ate. Cfar ju ka mbetur juve si opozite per te bere? Ngrijeni popullin ne kembe me mitingje duke folur dhe denoncuar diktaturen, mos flini gjume se po ju iken treni po shkon na Paris se ju ngriheni me vonese nga gjumi.

  8. arrixhiu says:

    po u bere ti o plere te thuash fytyre djath…………………po suratin tuaj nuk e shikoni dot jy se e keni te veshur me pislleqe dhe plera………………….

  9. arjan says:

    bravo koklopa dhe arixhiu………………….nuk mund te hidhet poshte puna e njerezve qe do e cojne para kete shqiperi te fundosur

  10. arjan says:

    po ngrini zerin o shqiptare te shtypur dhe reagoni ndaj padrejtesive qe po u behen……………………….

  11. arjan says:

    kerkoni shtete demokrate por jo duke perllosur shiperin dhe shqipetaret por me vlera dhe parime

  12. o mete te qelloft ne maje te kokes
    o metush metushi im idiot uuu te vdes une per ty o mete, mete po di te lexosh
    negjoje zhozin tend qe i beson aq shum me idiot e psikopat se saliu nuk ka, po zhozi e do fort dhe e lete vdes injorant. ndegjoje zhozin tend
    mete ke laresurratin sot
    ik o mete ik, merr nje cipal e kruaju nonje cep rruge apo te te kruaj zhozi. puc puc metja ime puc puc

  13. Leka says:

    Keta maskarenj frikacake, nuk e ndjejne qe populli i shikon, qe levizin fare pa breke.Ato ja ka hequr ne menyre demonstrative Saliu.Nga kush e presin keta funderina, tu japin ate te drejte, qe ju a ka dhene votuesi,por keta e zhgenjyen, duke e braktisur dhe lene mes kater rrugeve.

  14. tan says:

    Gjyqtari Petrit Plloci beri nje veprim per tu marre shembull nga gjithe funksionaret publik,por kjo nuk u vlersua nga Kupola e Drejtesie Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj,qe nuk u mjaftua me dorheqjen e Ish-kolegut te saj por i hoqi dhe gruan nga puna e cila kishte ne kete Gjykate prej 18 vitesh,Kjo eshte kur nje person publik merre nje vendim te drejte por palejne e atyre qe mendojen se jane padronet e Shqiperise,Shkaku i ketij largimi nga Puna i gruas se Gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese eshte rrenqethes,se cfare ben pushteti njeriut te thejsht e te pabrojtur,me mire mos ta themi sepse ka do duket Gerdeci si hic,
    Besoj se Tema do ta publikoj kete lajm te vertet

  15. Erind says:

    Sakte, pardje, nje dite para doreheqjes se paralajmeruar (prej nje jave) te Petrit Pllocit eshte pushuar nga puna ne Gjykaten e Larte gruaja e tij, Albana, e cila punonte atje prej shume vitesh.

    Shoke, drejtesia ne Shqiperi funksionon, vetem se koston pak:)

  16. Nadia Shabani says:

    Kujt po i qaheni more zoteri se na keni merzitur,kujt i qaheni neve, ne nuk kem i gje ne dore. Ju jeni atje dhe levizni nga vendi se na keni bere me nerva gjithnje nje zanat. A e kuptoni se Saliu ka vendosur diktaturen me “ligj” se edhe Enver Hoxha ashtu e kishte vene me ligj. Cfar ju duhet tjeter qe te ngrini popullin ne kembe per te drejtat e tij apo keni frike se ja u ben Saliu si ne 21 Janar prandaj keni frike dhe na qaheni neve. Juve ju kemi zgjedhur atje dhe juve duhet ta zgjidhni problemin me Saliun dhe Jozefinen.

  17. Maveriku says:

    Po si mund mund te flase ky fatmir xhafa per drejtesine..njeriu qe nuk ka la njeri pa emeruar kur ishte mnister, njeriu qe vodhi pronen ne mes te tiranes ( pishinat) dhe u be milioner, qe shkateroi pogradecin. Ky punetor rinie pa asnje intelekt dhe kulture as qytetare e as juridike del i flet popullit oer drejtesi. Opozita duhet te distancohet sa me pare nga njerez te tille. Kur na dalin prape keta perpara dhe na kerkojne vote do themi..ku je sali.. Zoti xhafa hapni krahun dhe ikni nga politika se nuk ju durojme me. Dhe ju qe e mbroni shikoni cfare perfaqeson dhe ka bere ky njeri, si e beri pasurine, si emeroi gjithe tarafin e tij ne drejtesi dhe madje ben dhe sekserin cdo dite me ta. Ps ska nevoj per pioner enveri te pareformuar dhe hajdut

  18. Gazmir Piku says:

    Pritet fillimi në të gjitha institucionet.

  19. ben refugjati says:

    Jo “do themi ku je sali” do thuash ku je sali – dhe do te jesh i vetmi idjot ne Shqiperi ti dhe fshati i tij…Nuk e njoh dhe nuk me intereson fare kush eshte ky Xhafa por njof shume mire salokun tend…

  20. ben refugjati says:

    p.s. me qe ra fjala duket si gje e trashe por ne asnje menyre kriminel…

  21. asht tu ardh keq per maverick, se paska gjet nji emer sh tbukur filmi, po nga drejtesia nk kuptoka fare. nk kuptoke fare cfare thote ai dhe cfare po thu ti. a e ke lexu cfare ka thene ai ne deklaraten e tij…………..po ku merr vesh ti nga drejtesia …. po ti qenke nje hu gardhi q smerr vesh per asgje
    po saliun pse e kerkon e ke aty perdite e pernate, kaq sh te paska ushqyer qe e kerkon kaq sh. legen

  22. kodradorian says:

    mu me duket i bukur, pse ben seshte tu te pelqz, mu duket sh i bukur dhe i zgjut, a sje tu marr vesh ben

  23. Bujar Çela says:

    Po kujt i thua ” kokrra e legenit”.Si mund ti thuash i paafte per nje jurist te ketij kalibri. Si mund te thuash qe Edi Rama e mban kot. Po ti jo vetem nga drejtesia po dhe nga politika nuk merr vesh.Po je nje pyk me diell. Ky eshte nje nga personat me te pergatitur jo vetem ne PS por edhe ne Shqiperi. Me thuaj cfare nuk shkon nga deklarata e tij sot?Me thuaj cfare nuk eshte ne perputhje me ligjin? Apo se e keni kthyer Kushtetuesen ne azil pleqsh qe rrine aty vetem se ngelen pa pune.E keni kthyer nje nga shtyllat me te rendesishme te Drejtesise ne nje nga folet e kucedrave qe sundojne neojuriste demagoge. Pas Kolegjit Zgjedhor i erdhi rradha edhe Gjykates i Kushtetueses te degjenerohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje