Gimi i Puros, personazh i njohur i rubrikës sonë, është një nga dhjetë personalitet që Arjan Çani ka shpalli si kandidat për president. Pas nisjes së fushatës elektorale nga Fatos Nano, Gimi i Puros startoi si kandidati i dytë për president, duke i dhënë një intervistë gazetës sonë.
Tema: Si e morët vendimin për të garuar për president?
Gimi i Puros: Ishte një vendim që pritej. Miq dhe dashamirës të mi kishin kaq kohë që më nxisnin drejt këtij vendimi. Prej vitit 2005 jam në pritje të marrjes së një vendimi të rëndësishëm dhe mendoj se është koha e duhur.
Tema: Cilët janë mbështetësit tuaj brenda parlamentit?
Gimi i Puros: Po ju e dini që unë jam i majtë, kam një përvojë të gjatë si shtetar, pastaj kam pasur kohën time të reflektimit dhe mendoj se me disa shërbime që kam bërë, kam dhe mbështetje nga e djathta. Zakonisht në vikende në kazino në Budva, apo këtu në Tiranë takoj deputetë të majtë dhe të djathtë dhe flasim për projektin tim.
Tema: A keni mbështetje ndërkombëtare?
Gimi i Puros: Ju e dini se unë kam së pari një mbështetje të fortë nga SHBA. Ambasadori i SHBA më ka parë disa herë në disa emisione, edhe pse nuk kam dalë tek Arjan Çani, por në emisione të tjera, dhe ka ngelur i surprizuar nga idetë e mia për botën, për Ballkanin, por dhe për Shqipërinë. Pastaj unë kam miq të mëdhenj në SHBA. Një fqinji im kur isha në Nju Jork, më ka pas sjellë njëherë një hidraulik kur m’u prish çezma, i cili ka një vajzë të martuar në Uashington, e cila ka një komshi që punon në Departament të Shtetit dhe ajo më ka prerë një biletë për të vizituar Muzeun e Holokaustit dhe me këtë rast do fitoj dhe mbështetjen e SHBA.
Pastaj kam mbështetjen e Maqedonisë pasi miku im Sergjan e ka rregulluar që të mos kundërshtohem nga faktori maqedonas, ndërsa kur vija herën e fundit nga Vjena takova një anglez që kishte një kushëri në Dhomën e Lordëve dhe më siguroi për mbështetjen e Britanisë.
Tema: Kur do t’i filloni takimet me Ramën dhe Berishën?
Gimi i Puros: Unë preferoj të takohem me ata që u përket e ardhmja. Në Partinë Socialiste do takohem me Ben Piramidën, siç i thonë me shaka për shkak të luftës që ka bërë kundër piramidës Cenaj dhe Gjallica. Unë mendoj se ai është e ardhmja e Partisë Socialiste dhe s’kam pse takoj dështakë të tjerë. Në PD do të takohem me Lulëzim Bashën, pasi e kam mbështetur disa herë gjatë fushatës sa herë e takoja rrugës, ndaloja dhe e duartrokisja. Po ashtu mendoj se në LSI do takohem me Monikën, pasi në fund të fundit prej saj vendosen votat.
Tema: Cili është vizioni juaj për presidencën?
Gimi i Puros: Unë kam një vizion të veçantë, pasi në radhë të parë dua ta modernizoj si institucion. Përveç rikonstruksionit të godinës ku mendoj se duhet bërë me një tender me prokurim të drejtpërdrejtë, duhet përmirësuar shërbimi qeveritar, duhen futur purot në meny dhe Drejtoria e Pritjes së Personaliteteve të kalojë në varësi të presidentit. Kam po ashtu një projekt special se si të luftohet për institucione moderne si Prokuroria apo Gjykatat, të cilat duhet të konsultohen para se të marrin vendimet e tyre me presidentin në kuadrin e një bashkëpunimi të ngushtë. Duhet tu japim fund praktikave arrogante ku presidenti nuk bën ndere për miq e shokë, pasi këtu humbet kuptimi i pushtetit.
Tema: A keni besim se gara do të jetë e ndershme?
Gimi i Puros: Unë kam besim tek kryeministri Berisha, i cili ka shprehur konsideratë të lartë për punën time si ambasador dikur dhe e di fare mirë që ai njeri më të përshtatshëm se unë nuk mund të gjejë. Unë mendoj se duhet tu largohemi praktikave që marrim njerëz nga burgu dhe i çojmë në Bllok. Nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente të tilla dhe vetë zoti Berisha nuk duhet tua ketë besën këtyre njerëzve.
Tema: Na jepni një konsideratë për kandidaturën e Fatos Nanos?
Gimi i Puros: Unë mendoj se populli shqiptar e ka thënë mirë, shiko me kë rri, të them se cili je. Shiko shokët e mi, janë të gjithë personalitete, Kaçi, Beni, Haxhinasia, të gjithë kandidatë për president. Politika shqiptare ka bërë hapa para dhe sot në politikë ne kemi deputet dinjitozë si Lefter Koka për shembull. Nuk kemi pse bëjmë hapa pas tek shokët e Narit.
• Shënim: Gazeta do të intervistojë gjithë ata që dëshirojnë të shpallin kandidaturën gjatë këtij muaji.
javen tjeter te cani do te jet i ftuar flamuri te shpalosi kadidaturen e tij,,,, dhe pas tij e ka radhen kaci.
Une i kam dhene dikur kandidaturat e mija, por tash kam edhe Gimin e Gaqkes. Nje tjeter kandidature eshte Gudar Beqiraj, kryetar i Akademise se Shkencave.
Javen qe vjen gimi i puros te shkoje te cani dhe i fusin gjuhen njeri-tjetrit duke shpallur kandidaturen……
Mero po na kenaq me intevistat e ketyre pretedentve per fron po une po pres me padurim intervisten me ROBERT CIMCAKIZIN pas takimit me monen o me fal me kok lopen dhe palloshin e alpeve