Flamuri flet për shanset që kanë udhëheqësit e PD-së për president

24 Prill 2012, 20:00Antena TEMA
Flamuri flet për shanset që kanë udhëheqësit e

I intervistuari i radhës i Antenës për kandidatin për president është Flamuri. Meqë Doktori ka vendosur që presidenti do të jetë një nga figurat e rëndësishme të PD-së, Flamuri bën analizën e rasteve dhe kush ka më shumë shanse.

 

-Cilët janë kandidatët që kanë më shumë shanse për president nga drejtuesit kryesorë të PD-së?

-Tani termi drejtues kryesorë është pak i ngatërruar se aty dy drejtues kryesorë ka, unë dhe ai Burri, dhe ne kemi deklaruar të dy që nuk duam të bëhemi. Kështu që ngelet për të tjerët si shans. Unë mendoj se të gjithë e meritojnë, pasi të gjithë janë të devotshëm, të urtë, të dëgjueshëm, fjalëpakë dhe mbi të gjitha besnikë.

 

-Po konkretisht sa shanse ka zonja Topalli p.sh.?

-Mendoj se ka shumë shanse. E para që ka më shumë rëndësi se gjithçka, ka qenë një premtim i atij Burrit qysh më 2007 kur po votohej për Bamirin, që herën tjetër do jesh ti. E bëri këtë dhe për shkak se zonja dyshohej se nuk do ta votonte Topin. Pas kësaj ai Burri ia premtoi dhe ka ardhur koha ta mbajë fjalën.

Arsyeja e dytë përse duhet të jetë Topalli është se është edhe grua, edhe katolike, pra thyen dy rekorde menjëherë si president. Kemi pasur president mysliman, ortodoks, tani duhet të kemi dhe një katolik. Po ashtu është rasti të thyejë dhe rekordin si grua. Pra, kjo do jetë presidenca e rekordeve.

Por arsyeja më e fortë mendoj se është siguria që unë dhe ai Burri kemi që ajo nuk na e dredh në të ardhmen. Kështu që përveçse kemi një figurë të rëndësishme të PD-së në Presidencë, kemi dhe për herë të parë sigurinë që ajo nuk na e dredh.

 

-Sa shanse ka Fatos Beja?

-Shiko, ta them unë ty, Fatos Beja është figurë me rëndësi, por Doktori mendon se ai nuk ia vlen të sakrifikohet për presidencë. Ai duhet për ndonjë institucion ku të ketë probleme me vendimmarrjen dhe ai të jetë vendimtar, d.m.th në ndonjë institucion ku nuk duhet të merret vendim. Doktori për atë punë e mban. Pastaj është dhe ajo ana tjetër që Doktori nuk i beson shumë se është gjirokastrit.

 

-Sa shanse ka Astrit Patozi?

-Zero shanse. Kemi pasur dy presidentët e fundit nga Shqipëria e Mesme, nuk eksperimentojmë më. Ia kam bërë të qartë dhe atij.

 

-Sa shanse ka Ridvan Bode?

Zero shanse. Siç ka thënë dhe një kolegu ynë socialist, Gramoz Ruc në rastin e Nanos, dhëndrit të ri gjashtë muajt e parë mos i dil përpara. Dhe ai nuk e ka mendjen në punë më. Shikoni çka bërë, dhe në Amerika ka shku ka thënë që kemi probleme.

 

-Sa shanse ka Ilir Rusmali?

-Zero shanse. Është pjesë e grupit të punës që ka bë Kushtetutën dhe kështu ka konflikt, pasi është në pozita të pabarabarta me të tjerët.

 

-Sa shanse ka të jetë Genc Ruli?

-Zero shanse. Ai nuk të qas në Ministri të Bujqësisë, jo të të qasë në presidencë.

 

-Sa shanse ka të bëhet Genc Pollo?

-Hahaha, ky nuk lejohet se ka flokë të kuq.

 

-Sa shanse ka të bëhet Jemin Gjana?

-Jo or ti se po të duhet nga Kukësi jam vetë.

 

-Atëherë siç po shihet mbetet favorite kryesore vetëm Jozefina. Po sikur zonja Klinton t’i kërkojë Doktorit, që vetëm Jozefina të mos bëhet?

-Ne nuk merremi me inate grash. Jemi parti burrash.

5 komente në “Flamuri flet për shanset që kanë udhëheqësit e PD-së për president”

  1. Kuksiani says:

    Vani jo vetem qi meriton postin e presidentit si ushtar i bindun i Sal’s qi asht, por edhe ma larg duhet me shkue, duhet me i dhan qmimin Nobel per finance! Nji ky asht arkitekti i Piramida 97′ dhe modelit ton ekonomik 2012 e nder shekuj!
    Faleminers, tung!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

  2. iskander says:

    Kuksi Burra, e Puka Gra, shko n’Tropoj e merr hua !

  3. pavaresia says:

    Merreni me shaka, merreni! Jozefina do te behet presidente. Fatosi nuk e seriozisht kandidimin e tij. Ai ka ardhe ne ndihne te Saliut e Jozefines per tu siguruar atyre, sa majtas e sa djathtas, 71 votat ,,kushtetuese”.Mbajeni mend! Na dalte per hajr!

  4. Vlora says:

    ne te mare lumi jemi, po, po erdhi kjo buce presidente na mori vullkani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje