INTERVISTA/ Berisha: S’e kemi humbur betejën me korrupsionin. Konsulta me opozitën për presidentin

27 Prill 2012, 18:30Politika TEMA

Kryeministri thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës së shqiptarët e kanë humbur ndihmën amerikane Millenium Challenge, e cila jepet për vendet që luftojnë korrupsionin, por e kemi humbur për faktin se kemi rritur shumë të ardhurat. Kryeministri thotë se nuk e ka humbur betejën me korrupsionin, pasi kemi dënuar me shumë zyrtarë se çdo vend tjetër. Berisha pranon se në fakt nuk është dënuar asnjë zyrtar i lartë, por thotë se kjo ka ndodhur për shkak se ata janë shënjestruar për shkak të postit, jo prej abuzimeve. Berisha thotë se procesi i përzgjedhjes së presidentit do kalojë përmes konsultimeve, por shprehet se nuk e ka diskutuar këtë çështje me Hillari Klinton. Ai thotë se është për sistemin proporcional rajonal, duke rrëzuar partitë e vogla. Berisha thotë se po shkojmë drejt zgjedhjeve elektronike, edhe pse ODIHR është skeptik. Ai shton se rritja ekonomike do jetë 3-4 përqind sivjet, duke rrëzuar çdo institucion ekonomik ndërkombëtar. Berisha tha se dëbora e rënë në veri ka dëmtuar prodhimin industrial, ndaj tremujori i parë i këtij viti ishte kaq i dobët.

 

Bisedoi: Arben Xhixho

 

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili përfundoi sot vizitën në Uashington, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se qeveria mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Çështja e korrupsionit ishte në prej çështjeve të diskutuara në takimin që kryeministri Berisha pati të mërkurën me Sekretaren e Shtetit. Në intervistën e tij kryeministri Berisha flet edhe për sistemin zgjedhor, zgjedhjen e presidentit, linjën e interkonjeksionit dhe gjendjen e ekonomisë së Shqipërisë.

 

Zoti Kryeministër, ku u përqendrua takimi me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, cilat çështje u diskutuan në të?

Takimi me Sekretaren e Shtetit ishte një takim i shkëlqyer dhe mund të them se janë shumë të pakta çështjet për të cilat nuk u diskutua në frymën më të hapur dhe më miqësore për to. Ajo ç’ka spikati dhe njëherë në këtë takim, ishte se Shqipëria dhe shqiptarët kanë fat që kanë një mikeshë të shquar si Sekretarja Clinton dhe qeveria e SHBA, të cilët kanë vullnet dhe dëshirë të ndihmojnë Shqipërinë në të gjitha aspektet dhe padyshim kanë vlerësimin më  pozitiv për shqiptarët në tërësi, respektin për përpjekjet e tyre, vlerësimin për bashkëpunimin në ato fusha ku ne bashkëpunojmë. Por ajo që unë dua të informoj publikun nëpërmjet valëve të Zërit të Amerikës ishte gatishmëria, dëshira për të na ndihmuar në të gjitha fushat në mënyrë që zhvillimi i vendit të shpejtohet, integrimi i vendit në BE të shpejtohet; dëshira dhe vendosmëria për të bashkëpunuar me ne në rajon për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit; vlerësimi për bashkëpunimin që kemi në Afganistan. Sekretarja Clinton më shprehu mua ngushëllimet për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit dhe foli me fjalët më vlerësuese, vlerësimet më të larta për rolin e ushtarakëve tanë në zona të ndryshme të Afganistanit.

 

Zoti Kryeministër, kjo mbështetje që merrni ju nga SHBA, siç është treguar edhe në të kaluarën, kam parasysh anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e bën edhe më të rëndësishme përgjegjësinë që duhet të ketë qeveria shqiptare dhe forcat politike në Shqipëri për të ecur përpara me reformat, pasi mbështetja prej këtej nuk i ka munguar  Shqipërisë. Në këtë kuadër, një prej shqetësimeve që ka ngritur qeveria amerikane është çështja e sistemit të drejtësisë. Siç është shprehur një zyrtar i lartë amerikan, ambasadori amerikan në Shqipëri: sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon dhe i mungon integriteti. Si ju përgjigjeni ju këtyre shqetësimeve të palës amerikane për sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Së pari jam plotësisht dakord me ju, që qeveria e Shteteve të Bashkuara dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, por kjo është një përgjegjësi në rradhë të parë për qeverinë shqiptare, por edhe për të gjitha forcat politike, që të intensifikojnë përpjekjet për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit ligjor, konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, konsolidimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit; një punë shumë serioze për të plotësuar kriteret që kërkohen nga Bashkimi Europian për statusin. SHBA janë të interesuara që t’i shohin shqiptarët sa më shpejt në BE, por SHBA nuk mund të kenë asnjë lloj lëkundjeje në kërkesat që partnerët e tyre europianë paraqesin ndaj Shqipërisë për reformat, kriteret, praktikat që duhet ndjekur. Në të gjitha çështjet e diskutuara Sekretarja e Shtetit shprehej e gatshme, e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë, për luftën kundër korrupsionit, pasi u diskutua për korrupsionin, e informova për çfarë është arritur. Ajo shprehej shumë e gatshme që të ndërmarrim hapa të tjerë të rëndësishëm. Po kështu për reformën në drejtësi, Sekretarja e Shtetit, dua ta theksoj, kërkoi heqjen e imuniteteve, sepse ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë, nuk është interesi më i mirë i politikanëve shqiptarë, por është i qytetarëve shqiptarë.

 

Të ndalemi pak më tej tek çështja e korrupsionit. Kur erdhët në pushtet në vitin 2005, ishte mendimi i përgjithshëm se Partia Demokratike erdhi në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit, por sot pas kaq vitesh, duket se Shqipëria ka bërë hapa pas, të paktën treguesit e organizatave ndërkombëtare tregojnë një lloj rrëshqitjeje… A mendoni se Shqipëria është duke e humbur betejën me luftën kundër korrupsionit?

Unë mendoj se absolutisht jo! Duhet të theksoj se ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Transparency International, dhe në vlerësimin e saj të fundit Transparency thotë se, “kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht Shqipëria ka bërë hapa mbrapa”, por ne jemi të përqendruar, në të gjithë përpjekjet tona në luftën kundër tij. Unë mund t’ju jap si shembull dy reformat e fundit që bëmë ne në këtë drejtim; sot në kuadrin e nismës që mori presidenti Obama një vit më parë për partneritetin për qeveri të hapur, ne jemi nga të paktat qeveri që publikojmë ditën e nesërme “on line” të gjitha shpenzimet e thesarit të shtetit, dy javë më parë ne u bëmë vendi i parë me “e-koncesione”. Tani, unë nuk them se s’ka korrupsion, por ka një vullnet të hekurt për ta luftuar korrupsionin dhe ajo që unë nga kjo vizitë i jam shumë mirënjohës, sepse Sekretarja e Shtetit më siguroi mua dhe shqiptarët se qeveria e ShBA është e gatshme të na asistojë në luftën e mëtejshme kundër korrupsionit. Dua të them këtu se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe USAID-i kanë dhënë një ndihmë thelbësore në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit. Ne vërtetë morëm nga “Millenium Challenge Açount Cooperation” dy herë nga 14-15 milion dollarë, por e vërteta është që ato projekte që u instaluan me këto shuma, qëndrojnë në themel të faktit që ne si qeveri shqiptare në 6 vjet kemi mbledhur 7.2 miliardë dollarë më shumë sesa qeveria e mëparshme në po të njëjtën periudhë, dhe që bëri Shqipërinë të kalojë linjën mediane, të dalë mbi linjën mediane përsa i përket korrupsionit, por rritja e të ardhurave [për frymë] e bëri [Shqipërinë] të pazgjedhshme për [programin tjetër të Millenium Challenge Corporation] “kompakun”, pra çfarë dua të them: lufta kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme, kurrë nuk mund të thuash se e çrrënjos dot, por ajo që është më e rëndësishme është që në mënyrën më të fuqishme të vazhdosh betejën kundër tij.

 

A priten të shihen rezultate në këtë luftë, pasi është krijuar imazhi tjetër, ai i pandëshkueshmërisë në Shqipëri?

Kjo ka një relativitet. Në Shqipëri mendoj, në dijeninë time, janë ndëshkuar më shumë se në çdo vend tjetër zyrtarë për korrupsion, janë ndëshkuar me qindra çdo vit, dhe unë mund të them se kjo është një praktikë e mirë e organeve të drejtësisë shqiptare. A ka patur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë? Nuk ka patur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë, por duhet të them një gjë, barazia para ligjit duhet të jetë qëllim themelor dhe parim themelor, kurse targetimi për shkak të postit nuk justifikohet. Çfarë duhet të bëjmë ne sot? Duhet të synojmë barazinë para ligjit. Dje unë takova kryetaren e Komisionit të Jashtëm për Europën në Senatin amerikan dhe po diskutonim për këto probleme. Në SHBA nuk ka imunitet për korrupsionin dhe ne këtë model duam ta instalojmë sa më parë në Shqipëri, pra unë e quaj një betejë që vazhdon dhe një betejë e cila do të fitohet në mënyrë absolute. Natyrisht nuk mund të çrrënjoset ndonjëherë korrupsioni, duhet gjithnjë luftuar.

 

Në komentet që bëri dje zonja Clinton përpara fillimit të takimit, ju bëri thirrje politikanëve shqiptarë të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin për të mirën e vendit të tyre. Janë dy probleme të momentit me të cilat po ndeshet Shqipëria sot, që mund të tregojnë bashkëpunimin ose mungesën e bashkëpunimit; e kam fjalën për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjen e Presidentit. Ndalemi fillimisht tek reforma zgjedhore. PD iu bashkua partive të vogla, ashtu siç u është bashkuar edhe PS, për korrektimin e sistemit zgjedhor. Cila do të jetë forma më e mirë për reformën zgjedhore ne Shqipëri, sipas mendimit tuaj?

Tani, që të jem i hapur, edhe në reformën e parë edhe në të dytën, iniciativën e ka opozita, sepse e gjykoj, që ky është rregulli në tërësi. Nuk mund të them në gjithçka, por në tërësi. Është bërë një punë shumë e madhe d.m.th janë formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur një ose dy kapituj të Kodit Zgjedhor për rishqyrtimin tërësor sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe OSBE-së. Ka disa probleme që duhet të pranohen d.m.th ka një zhvendosje të madhe drejt teknologjisë,  e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar edhe e pranojmë. Unë gjykoj se ky është sistemi më i mirë, sepse ky sistem i jep fund një lloj rajonizimi gjeografik të papërshtatshëm të forcave politike dhe kjo është meritë e madhe e këtij sistemi. Unë them se vendosja e këtij sistemi e ka përmirësuar në mënyrë thelbësore përfaqësinë e zgjedhësve në parlamentin shqiptar, e kam fjalën për sistemin rajonal. Lidhur me formulën, ajo është çështje e matematicienëve dhe le te merren me të, unë nuk kam ndonjë kundërshtim, por unë nuk besoj të ketë kërkuar kush ndryshimin e sistemit rajonal. Sistemi rajonal është një sistem shumë i mirë për mendimin tim, shumë më i mirë se i pari, sepse përpara p.sh., ta zëmë se zgjedhësit e PD të Vlorës për shkak të përqindjes mbeteshin të papërfaqësuar në parlament, po kështu mbeteshin ata të PS në Shkodër e kështu me radhë; tani janë të përfaqësuar kudo dhe kjo është një meritë e këtij sistemi.

 

Çështja e dytë është ajo e Presidentit. Në Kushtetutë fryma qe mbizotëron është ajo e konsensusit, megjithëse Presidenti  me ligj mund të zgjidhet edhe me votat e shumicës, me 71 vota. Ju keni deklaruar nga njëra anë, se do të propozoni si kandidaturë një figurë të Partisë Demokratike dhe keni thënë po ashtu, se do të konsultoheni me opozitën. Çfarë nënkuptoni me konsultim, që të merrni pëlqimin e tyre për kandidatin tuaj, apo jeni i hapur për kandidatë të tjerë, jashtë figurave të PD-së.

Natyrisht ky është një proces, i cili gjykoj unë duhet të kalojë nëpërmjet konsultimeve dhe ne jemi të përgatitur të konsultohemi me opozitën dhe të gjitha forcat politike. Nuk ishte problem i diskutuar në takim me Sekretaren e Shtetit, por ky është problem që vjen shumë shpejt në rendin e ditës, muajin tjetër, ndaj dhe uroj e dëshiroj, që të mbizotërojë vullneti nga të gjitha palët.

 

Jeni ju të hapur për një kandidat jashtë PD-së?

Në tërësi unë i kam formular qëndrimet e mia. Ajo që unë jam i hapur, jam për konsultime dhe mbetem i vendosur për zbatimin e Kushtetutës. Pse… Po të kthehemi bashkë me zotin Rama në vitin 2008 ne ndryshuam Kushtetutën për të shmangur një krizë në zgjedhjen e Presidentit dhe vepruam shumë drejt. Pse vepruam shumë drejt? Normalisht një proces i cili nuk ka lidhje me programin që iu paraqet zgjedhësve në fushatë, nuk duhet të bëhet shkak për ndërprerje mandati dhe zgjedhjesh të lira. Mund të bëhet, nuk është ndonjë paudhësi kaq e madhe, por normalisht nuk duhet të jetë, ndaj ne e ndryshuam ligjin dhe e bëmë që dy votimet e fundit të jenë me 70+1. A ka hapësirë për mirëkuptim dhe konsultime..?! Të plotë…!

 

Zoti Berisha, kohët e fundit ka pasur komente qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë për marrëveshjen e linjës energjetike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri juaj i financave tha para pak ditësh në një intervistë për Zërin e Amerikës se i ka kërkuar firmës gjermane që ka organizuar tenderin që të konsiderojë ofertën më të ulët. Shqetësimi që është ngritur në Shqipëri, kritikat që janë ngritur atje nga shtypi kanë të bëjnë me faktin që për disa objekte, siç është fjala për parlamentin, nuk është gjetur oferta më e ulët, cili është dallimi në këtë mes?

Dallimi është shumë i madh. Për objektin nuk ka patur një juri për çmimin. Po të marrësh të 12 projektet  e paraqitura për parlamentin, ato variojnë nga 48 milionë në 100 milionë euro. Juria ndërkombëtare, e cila ka patur edhe profesorë të shquar të Harvardit dhe nga gjithë bota, përzgjodhi projektin e zotit Prix për projektin më të mirë, i cili në mos gaboj, është 69 ose 79 milionë euro, nuk e mbaj mend mirë, pra juria kur përcakton se cili është projekti më i mirë, nuk merr parasysh në asnjë rrethanë çmimin, pastaj e pranon ekzekutuesi apo jo, është punë e tij, por kur thërret një juri, nuk mund të bëhesh vetë juri pastaj. Së dyti, patëm një problem me Prix. Problemi me Prix ishte se solli një shumë, në mos gaboj prej 10% për zbatimin e projektit; tani unë do të bëj transparencën e plotë, isha shumë zemërthyer nga kjo shumë që pruri, mirëpo çfarë ndodhi, është e vërtetë që një firmë tjetër e solli me 5%, por është e vërtetë që një firmë tjetër e solli me 14%, projektin e zbatimit. Kështu që në këto kushte ne respektuam mendimin e jurisë ndërkombëtare për projektin më të mirë. Rasti konkret i linjës është pak më ndryshe. KFV-ja është një bankë e mrekullueshme, e cila ka financuar me dhjetëra e dhjetëra projekte të shkëlqyera në Shqipëri. Ne, por edhe qeveria e mëparshme, them se kemi pasur marrëdhënie dhe kemi marrëdhënie shumë të mira. Në rastin konkret çështja qëndron me kredinë e kësaj banke; janë zhvilluar dy tendera, është zhvilluar tenderi Tiranë- Prishtinë, është zhvilluar edhe tenderi i Unazës së Jugut. Në tenderin Tiranë – Prishtinë një nga kompanitë, e cila i plotëson kushtet teknike, ka dhënë një ofertë prej 8.6 milionë euro më lirë, vetëm për segmentin shqiptar, po të shtohet edhe segmenti i Kosovës del 20 milionë euro më lirë. Në Unazën e Jugut, po kjo kompani, që ka bërë këtë ofertë më të lirë, ka bërë një ofertë në mos gaboj 12 apo 20 milion euro më të shtrenjtë dhe tani pretendohet që kjo të fitojë Unazën e Jugut. Unë e kuptoj, se jo gjithmonë çmimi më i ulët duhet të përzgjidhet, por qeveria, që në momentin, që jashtë kritereve teknike heq dorë nga çmimi më i ulët, thyen një rregull të cilin do ta ketë shumë vështirë ta rivendosë. Plus që në total këto përbëjnë një shumë, vetëm për pjesën e Shqipërisë, mbi 20 milion euro. Është garanci sovrane e qeverisë shqiptare, dhe ne nuk mund të gjejmë një justifikim në këtë rast që ne të pranojmë, sepse janë bërë kontrolle, ka gjykata tek të cilat të gjithë mund të drejtohen, u janë drejtuar kontrolleve dhe kanë vendosur ndryshe. Nuk është fuqia ekzekutive që mund të thyejë kontrollet, fuqia ekzekutive është të zbatojë e të respektojë kontrollet dhe këto janë dy gjëra shumë evidente.

 

Për gjendjen ekonomike të Shqipërisë në përgjithësi, a jeni i shqetësuar? Kriza globale ka ndikuar në zhvillimin ekonomik në shumë vende, Shqipëria nuk ka mbetur pa u prekur. Organizatat ndërkombëtare parashikojnë një rritje prej 0.5 deri 1% për Shqipërinë këtë vit. Si do të ndikojë kjo për planet dhe projektet për investime që ka Shqipëria?

Shqipëria natyrisht përjeton në mënyrë të padiskutueshme pasojat e krizës së fqinjëve të vet dhe përveç kësaj pasojat e krizës së monedhës euro, që edhe ajo ka ndikimet e veta. Ne parashikojmë një rritje këtë vit rreth 3-4% dhe patëm një tremujor shumë të vështirë, tre mujorin e parë në të cilin vendi për një periudhë jo të shkurtër, zonat verilindore dhe juglindore ishin nën reshjet e mëdha të dëborës dhe në një mënyrë ose një tjetër ka ndikuar në prodhimet industriale të këtyre zonave. Së dyti, kemi patur periudhën më të thatë në histori ndofta, në të cilën digat shkuan drejt pothuajse inekzistencës së tyre dhe ne kemi financuar mbi 70 milion euro blerje energjie në mënyrë që ajo mos të mungojë. Por kjo situatë tani është kapërcyer krejtësisht. Mendoj se Shqipëria do t’i arrijë objektivat! Ne kemi një borxh prej 58,6% apo 58.7% . Në të vërtetë nga 2005 deri sot, nuk kemi marrë qoftë edhe një qindarkë të vetme borxh për shpenzime përveçse për investime…

Rregulli i artë është ky: Mos merr borxh për shpenzime, përveçse për investime…ne i jemi përmbajtur atij. Së dyti i jemi përmbajtur mosrritjes së borxhit, kemi tre vjet që borxhin e mbajmë nga 58-60% dhe nuk do ta rrisim. Së treti nuk jam dakord me politika që bazohen kryekëput në ashpërsitë dhe po të vesh re politikën e presidentit Obama është e ndryshme nga ajo që ndiqet nga disa vende në Europë, ose në tërësi në Europë. Është një kombinim i ashpërsisë me nxitjen e rritjes, dhe unë e gjykoj jashtëzakonisht të domosdoshme  përpjekjen e qeverisë për të nxitur dhe mbajtur rritjen. Po ta marrësh në aspektin burokratik, gjëja më e thjeshtë është me gërshërë të thuash: këtë vit do pranojë vetëm 2% defiçitin, do të ulë borxhin e të gjitha këto. Por problemi është se kush paguan faturën? Faturën imediate e paguajnë qytetarët të cilët çpunësohen. Ka 4 vjet Greqia me masa ashpërsie dhe recesioni shkon gjithmonë në thellim. Sigurisht këto masa do të japin efektin e tyre, por problemi është se një mesatare midis efektit aktual dhe atij të pritshëm duhet gjetur. Ndaj dhe unë personalisht nuk jam për osteritete të rënda, të cilat ju krijojnë dhimbje të mëdha qytetarëve. A mund t’i kërkohet Shqipërisë mos rrit më pensionet p.sh..? T’i kërkosh Shqipërisë të mos rris pensionet do të thotë t’i mjerosh ata 500 mijë pensionistë shqiptarë të cilët edhe aq sa marrin, mezi e sosin ditën. Ose t’i kërkosh Shqipërisë tani që të bëj një ulje të madhe të borxhit, në një kohë kur ka zona që janë më të izoluarat në Europë. Si mund t’i lëmë ne ato p.sh., marr unë zonën që është midis Gramshit, Skraparit, Përmetit, Korçës, një zonë mahnitëse me bukuritë e saj, por një zonë me infrastrukturë të shekujve më parë. Po kjo është në  zonën midis Peshkopisë, Mirditës dhe Kukësit,  po kjo është në zonën midis Peshkopisë, Tiranës dhe Librazhdit. Pra tani është koha e një shpejtësie tjetër dhe qytetarët nuk mund të rrinë në pritje sa të ndërtojë qeveria… ndaj ne përpiqemi t’i kombinojmë…! Zoti Bode ka patur takime shumë të mira këtu me përfaqësues edhe të Bankës Botërore edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për ne ata janë partnerë shumë të mirë dhe kemi një partneritet të gjatë, por ndonjëherë edhe mund të kemi mendime të ndryshme për zhvillimin.

21 komente në “INTERVISTA/ Berisha: S’e kemi humbur betejën me korrupsionin. Konsulta me opozitën për presidentin”

  1. tani says:

    O hapu dhe cfare e ka gjetur kete vend.. oh mjere ne per kete monster

    1. Sali UDB Berisha says:

      Familja ime asht familja ma e nerueme ne Shqipni!Punoni per familjen time!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

  2. Shpetimi says:

    Eshte me se e vertete qe Berisha s’e ka humbur “betejën me korrupsionin”. Ai eshte fitues ne kete beteje bashke me Meten, Rulin, Mediun edhe gjithe klanin e tij . Te humbur jemi ne.

  3. tutu says:

    te coni drejt vdekjes pastaj te qani.

  4. Dajti says:

    Ti lutemi zotit qe kete moster ta largoje nga kjo bote sa me shpejte qe te shpetoje ky popull.Se sa per ameriken dhe opoziten ky antishqiptar do te rrije ne pushtet sa te kete fryme. Amerika as nuk do tja dije per vlerat e demokracise ne vende te pazhvilluara. E vetmja shprese per ne eshte Europa e cila nuk ka per tja falur Berishen vjedhjen e votave dhe zenien e shtetit. Shqiperia eshte pjese e Europes dhe Europa nuk do te lejoje qe nje pjese e saj organike te paraqitet si turpi i botes.

  5. petriti usa says:

    Pritje me kaq ngrohtesi ne amerike e ka patur fatin vetem kryeministri kinez i cili eshte dihet qe perfaqson vendin qe i ka dhene borxhe gjigande.
    Kur flet per korrupsionin dhe ne shqiperi dje u dha lajmi se u kap 2 ton
    droge dhe “keqberesit iken ne drejtim te paditur” dmth se shteti bashkjeton
    me mafian.Me keqardhje themi qe me kete vizite te berishes ne amerike legalizohet nga admistrata amerikane nje k/m mafjoz.Vetem po te analizojme
    vrasjen misterioze te kosta trebickes dhe paisja e turpshme me vize amerikane te gjeneralit luan hoxha del se mafja eshte shtrire dhe ne segmente te shtetit shqiptar dhe amerikan.Me vendosjen e berishes ne 1992
    dhe me mbrojtjen e tij ne 21 janar 2011 amerika i ka shkatuar tragjedine me te madhe te kombit shqiptar.Absolutisht nuk kam me shprese ne sinqeritetn e qeverise se sotme amerikane me qendrimin e cuditshem qe po mbajne me kete monster.

  6. Ky e felliqi fare SHQIPERINE.Ne shqiperi edhe zoti ka frike te veje dore.

  7. Rrapushi says:

    O Popull,
    njeriu qe krijoje Korrupsionin tani po e lufton,a eshte e vertete?
    O Sali, ty nuk te mungon asnje e Keqe ti i ke te gjitha,
    ti Vrases je ,ti Vjedhes je,ti genjeshtar je ,ti i korruptuar Familjarisht je,Manjak je,Mashtrues je,Dallaveraxhi je,Trillues ekstrem je,Pelivan per te zhdukur njrezit je,
    Ore po ti o dere zi nuk ke nje te mire,po ku i mbive ketij Populli o faqe zi,
    Denimi jot per te gjithe keto mekate qe i ke sjelle ketij Populli edhe 1000 vjete per ty o Sali eshte pake ,dhe perseri je ne krye te Deleve qe i ke cveshur fare ,por tani kerkon edhe nje mandat qe ti heqesh edhe Breket qe i kane mbetur njerezimit o tamaqare ,ore shtrydhe fare kete Popull merjau edhe piken e fundit te gjykut kjo te ka mbetur ty o Vrases,Opozita e Rames e ka vene Arvizu me kohe te flere ,..

  8. dalipi says:

    blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,bllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………

  9. enderrimtari says:

    ske si e humb luften o plere, je korrupsioni dora vete

  10. artur says:

    populli shqiptar vetem kriminela dhe diktator si enveri dhe saliu meriton se shumica nuk korigjojm veten ton dhe nuk bejme asnje demostrat te pergjithshme shqiptare

  11. ALBAN DEGA says:

    SI MUND TE FITOHET NJE BETEJE QE NUK KA FILLUAR KURRE!?

    – Aq me teper nga Padrinoja i Mafias se korrupsionit !

    Aq me teepr nga Padrinoja i Mafias shqiptare se korrupsionit ” qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sipas “The New York Times” “Mbretit te shtypit te lire boteror”.
    Il Capo dei Capi i Mafias shqiptare Sali Berisha pati cmendurine ta quante ” Nje leter higjienike”, duke ia kaluar edhe Hitlerit edhe Enverit, edhe Fidelit edhe Honekerit, edhe Chavezit edhe Kim Ir Senit !

  12. gezim says:

    Ky eshte kryetari i korrupsionit.

    kemi vene ujkun te na ruaj delet.

    hahhahahah

  13. edi tirane says:

    Cfar monstre kemi ne per kryeminister!!Ky llafazan fjalebosh e ka fituar betejen me korrupsionin se eshte vete pjesa me aktive e korrupsionit.Po mire ti gjeje shqiptaret se jemi i vetmi komb ne Europe te pakten qe nuk reagojme kurre,te brengosur e te pangopur.te papune e te sakatosur,te pashprese e te poshteruar bredhim pas partive si dhente e kopese.Askush valle ne kte shtet nuk ka dicka te re te sjelle e te sygjeroje por krijohen parti e shoqata nga te njejtat ftyra e nga te njejtet persona?Kaq te trashe valle jemi ne shqiptaret????

  14. shqiptar says:

    Ata te Zerit te Amerikes ta lodhin bythen dhe te vijne te shohin ketu ne Shqiperi.Asnje nepunes shteti nuk e ka mendjen te puna por vetem ne RYSHFETE DHE VJEDHJE se keshtu jane kriteret e emerimeve ne administrate. Ka 60 vjet ky sistem emerimi;VETEM KUSHERIJ DHE MILITANTE dhe jo PROFESIONISTE./

  15. whatthehell says:

    shqiptaret nuk dine te qeverisen dhe nuk dijne te bejne shtet “serbet” kush nuk ju a njef serbeve kete merite qe ata kane ne studimin per shqiptaret jane qenie kot.mbas 22vjetesh me gjithe ndihmen e usa dhe eu shteti i shqiptareve eshte nje burdello me ne krye nje sulltan ish komunist.ku ne vend tjeter ne bote lejne nje mbeturine te shekullit te kaluar te qeverise dhe te drejtoje gjithcka si ne shqiperi.bravo serbeve qe parashikojne ate qe shqiptareve ju merr 1/2shekulli ta kuptojne.rep of pleh vetem per vrasje ,kanabis,krime,dhe islamizem dallohet ka 22vjet.degjoni sali ataarnautin se ai eshte baba i kombit.haaaahaaaahaahaaahhhha.burdello shtet me burdello milet.

  16. beso says:

    trap saliu,trap ai qe e polli,trapa ata qe i marrin ere.

  17. ah ne te shkretit says:

    Dicka reale ne shqiperi eshte se saliu apo qeveria duhet teju tregoje te tjereve se ne shqiperi eshte nje beteje kundra atyre qe jane te drejte dhe kundra atyre qe nuk jane te korruptuar eka mbrapsh saliu cdo gje qe thote duhet dhe te huajt ta kuptojne kete gje !!! mos bejme komente kot por te shofim realitetin , “Ne shqiperi eshte beteja kunder atyre qe nuk korruptohen “

  18. ALBAN DEGA says:

    JA SA ASHPER I LUFTON PADRINOJA SHQIPTAR PESHKAQENET E
    KORRUPSIONIT !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pulti komandues i Mafias se korrupsionit

    Lulezim Basha i akuzuar per shperdorimin e mbi 250 milione eurove , ne fakt mbi 500 milione eurove te Autostrades se Superhajnise se Kombit “internohet” nga Sali berisha prej minister Transporti e Komunikacioni ne Minister i Jashtem, figura numer 2 e PD-se,minister i Brendshem, zevendes- Kryeekezekutor i 21 Janarit dhe se fundi Kryetar i Bashkise se Tiranes me vota te vjedhura.
    Procesi gjyqesor ne Gjykaten e Larte pezullohet me nje shkelje syri dhe shtypje butoni komandues te Padrinos Sali Berisha!
    Fatmir Mediu, zevendesi i Shkelzenit te Sales ne krye te ministrise se Mbrojtjes degdiset nga Minister i Mbrojtjes ne Minister Mjedisi. A ka mbrojtje me te shkelqyer mjedisi si shperthimi gati aotmik i korrupsionit qeveritar ne Gerdec!?
    Procesi gjyqesor ne Gjykaten e Larte pezullohet me nje shkelje syri dhe shtypje butoni komandues te Padrinos Sali Berisha ! Il Capo dei Capi mbron keshtu se pari te birin!
    Aldo Bumci katapultohet ne krye te Ministrise se Turizimit per fakset qe para i dergoheshin Shkelzenit se zevendesit te tij Mediut.

    Nga Popovic Mugosha…. tek Damir Fazlici

    Pa u shuar jehona e ketij megakorrupsioni te Berishes dhe klanit te tij politik e familjar, shperthen skandali me mafiozin serbo- boshnjak Damir Fazlic dhe dhurimi apo shitja me lire se fale e Porto Romanos strategjike Mafias se Beogradit nga klani familjar e politik i Padrinos shqiptar…
    “Damir Fazlicin e kam mik dhe do tua sjell ketu ne Parlament e do tu ballafaqoj me te ” pergjigjet pa medyshje Berisha nga foltorja e Kuvendit. ashtu sic e kishte sjellur paraprakisht inkonjito e ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e cdo ligj e rregulore shteterore ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare te saj.
    A ka ku te shkoje me tej vetdenoncimi i Padrinos shqiptar edhe si ” Zeusi i Shqiperise me kembet ne Tirane e koken ne Beograd”!?
    E hajde e akuzoje sot pas 60 e ca vjetesh partizanin Enver Hoxha per lidhjet e komandimin nga Popovici, Mugosha, nga Titoja apo Rankovici, te cileve ne rastine pare e pa medyshje ua dha shkelmin ne prapanice duke e bere Shqiperine model te pavaresise se mirefillte, sic e pat vleresuar ish- Presidenti e lideri historik i Frances Sharl de Goli ne 1964 pasi perzuri edhe sovjetiket e ruset !?

    Atdheshitja flagrante e Otrantos e Zeusi shqiptar me koke ne Athine

    Atdheshitja e Otrantos tek Athina, qe ruan edhe sot gjendjen ligjore te Luftes me Shqiperine, parandalohet ne castet e fundit nga Gjykata Kushtetuese.
    Kryenegociatori i Berishes ne kete atdhehistje ndeshkohet ashper nga “Zeusi shqiptar me kembet ne Tirane dhe koken ne Athine “… “Koloneli i Asfalise Greke” me tre gishta Arben Imammi gradohet ne krye te Mbrojtjes se Shqiperise.
    Diplomati e rendomte Ferid Hoxha degdiset ne krye te Misionit te Perhershem te Shqiperise ne OKB. Eksperti ushtarak i kesaj tradhetie kombetare Gerveni internohet ne krye te Mbrojtjes detare te Shqiperise.
    Ne vend tu kercisnin prangat ne kallot e duarve me te cilat nenshkruan kete marrveshje mega-tradhetie kombetare, cdo negociator i Padrinos lartohet ne karriere per kontributin e tij ne kete atdheshitje te mirefillte, ne kete shkelje flagrante te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise…
    Pse!? Sepse ne krye te saj eshte Esat Pashe Toptani dhe Ahmet Zogu i kohes se sotme Sali Rame Berisha… Si mund ti vinte ai prangat kryenegociatorit e kryeatdheshistesit Sali Berishes, ” Zeusit shqiptar me kembe ne Tirane e koken ne Athine”, sic kam shkruar dikur per Fatos Nanon!?

    Shfajesohet kryekusari ndeshkohet kallximtari !

    Kapet ne flagrance e ne kamera e denoncohet burrerisht ne syte te krejt shqiptareve zevendes- Padrinoja Ilir Meta nga zevendesi i tij ne LSI Dritan Prifti. Me nje shkelje syri, me nje darke familjare te Il Capo dei Capi te Mafias se kusarise shqiptare ne shtepine qe mban ere korrupsion nga themelet e deri ne oxhaket e saj dhe kafeje ne Sheraton te Padrinos me Zevendesin e tij vetem 24- 48 ore para “gjyqit te shekullit” e shfajeson Ilir Meten…
    Gjykata e Larte vetem lexon de jure vendimin de fakto te Padrinos. Ai gjithnje ka butonat e drejtesise dhe te Mafise shqiptare!
    Gjysma e se keqes, Mafia politike, Mafia shteterore, Mafia Gjyqesore e sterkorruptuar shqiptare ndeshkon denoncuesin e guximshem, denoncuesin publik, kallximtarin Dritan Prifti pasi kishte konsumuar cdo perpjekje per ta zgjidhur ceshtjen me vete kryeministrin. Jo vetem per kete, por edhe te pakten pese ministra te tjere te Berishes te kapur ne kamera nga kallximtari!

    Kodi i heshtjes se Koza Nostras shqiptare

    Pse!? Kodi i heshtjes, kodi i Koza Nostras qeveritare shqiptare per cilindo qe do te guxonte te vepronte si Dritan Prifti, qe sakrifikoi gjithcka per frenimin e korrupsionit masiv qeveritar dhe kupoles se Mafias se krimit te organizuar qe e ka seline dhe shtratin ne zyren dhe familjen politiko- klanore te Sali Berishes.
    Ka edhe me keq… Merr guximin Kosta Trebicka te denoncoje aferat e pista e te kunderligjshme te Gerdedcit te klanit familjar dhe politik te Sali Berishes… Perfundon i masakruar nga kapuconet e zinj te Berishes. Per cudi i pari gjendet prane kufomes se tij ish- bodigardi dhe shefi i luftes kunder krimit te organizuar i Berishes. A thua oper te hetuar apo per te garantuar se denoncuesi nuk do te depononte e as fliste kurre me!
    Denoncohet korrupsioni masiv dhe kapen me presh ne duar Mafia e Naftes Virxhine, ne krye te te cilit ndodhet i njejti qehaja i Padrinos shqiptar…
    Prangat u vihen cironkave te ketij mega-korrupsioni. Peshkaqenet shtojne milionat ne llogarite e fshehta bankare te Padrinos, klanit te tij dhe vete atyre.

    Mafia nuk vret me fjale… por edhe me plumba e C-4

    Denoncohet korrupsioni dhe Mafia e kromit, pasurise kryesore kombetare te shqiptareve nga drejtori i Policise se Qarkut te Dibres Premci, qe dorezohet perballe shantazhit te saj.
    Denoncuesi kerceohet me jeten e tij e te familjes. Mafia shton milionat ne llogarite bankare nga Hong Kongu e deri ne Alaske.
    Vritet deputeti i opozites Fatmir Xhindi ne pragun e shtepise se vet ne Fier… As sot pas gati pese vjetesh, nuk zbulohen vrasesit i tij
    Vritet me nje atentat tipik Mafioz dhe Al Kueida lideri i PDK-se ne Malesine e Madhe , Aleksander Keka dhe as sot e kesaj dite nuk jane zbuluar vrasesit e tij!?

    Beteja nme cironkat nga peshkaqenet qe bejne kerdine !

    Ekzekutohet barbarisht dhe publikisht gjyqtari Konomi ne mes te dites e ne qender te Vlores ne syte e qindra qytetareve te tmerruar nga Mafia e Pronave e lidhur me supermafian qeveritare… As sot e kesaj dite nuk eshte zbuluar autori fizik as urdheruesit e tij…
    Si mund te zbulohen ata kur Mafia dhe krimi i organizuar e kane shtratin e nxehte ne seline e kryeministrise , prej ku Padrinoja dhe zevendesi i tij Lulezim Basha urdherojne ekzekutimin publik pa gjyq te kater qytetareve te pafajeshem, plagosjen e 27 dhe arrestimin e torturimin e mbi 131 te tjereve.
    Ata luftojne cironkat, sardelet… Nderkohe peshkaqenet e korruspionit bejne kerdine!
    A ka ku te shkoje me tej bashkejetesa, bashkeveprimi e bashkerendimi i korrupsionit me Mafian qeveritare dhe me krimin e organizuar.
    Mafia vret jo vetem me fjale. Ajo vret edhe me plumba e C-4.
    Korrupsioni eshte edhe virus… Askush nuk ka imunitet ndaj tij

    Ja keshtu e ka luftuar kryeministri shqiptar Sali Berisha, El Padrino, Il Capo dei Capi i Mafias, Camorras dhe Koza Nostras shqiptare dhe nderkombetare korrupsionin masiv te qeverise me te korruptuar e me atdheshitese ne historine e Shqiperise… Dhe kete ka guximin ta pohoje me gojen e vet ne “Zeri i Amerikes” qe harroi ta pyeste per aferat e mesiperme…
    E dihet tashme mire nga te gjithe : korrupsioni eshte jo vetem nje kancer per cdo shtet e shoqeri. E dihet qe kanceri nuk ka ilac sherues deri sot !
    Korrupsioni eshte edhe nje virus vdekjeprures per cdo shoqeri. Askush nuk ka imunitet ndaj tij!
    E di si thone spanjollet : Con le Dinero baila el perro… Con el Oro el dueno y el todo!” Me pare vallzon edhe qeni… Me Floririn dhe i Zoti me te Birin !”
    Ka nje shprehje po aq te bukur edhe sovrani yne ” Paraja e kthen ujet perpjete”

  19. Drenica e Kuqe says:

    Ti je kampioni i korrupsionit! Leshoje toke shqiptare kete moster serbe shtate pashe nen dhe, tok me shoket e tij! Kurre me mos bifte bime si kjo ne Token Tone denbabaden! Sali Fazlliçi me shoke eshte Fare e keqe, eshte vete kampioni i korrupsionit!…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje