Raketat në paradën e Koresë së Veriut ishin një mashtrim

27 Prill 2012, 17:49Lifestyle TEMA
Raketat në paradën e Koresë së Veriut ishin një

Në fillim të muajit, një paradë në kryeqytetin e Koresë së Veriut tërhoqi vëmendjen e ekspertëve perëndimore. Shkak u bënë gjashtë raketa balistike interkontinentale.

Ishte hera e parë që po bëheshin publike dhe dukej një hap i rëndësishëm përpara në ambiciet e Koresë së Veriut për programin e zhvillimit të raketave.

Por sipas BBC, pas studimit të kujdesshëm të raketave nga një skuadër me ekspertë gjermanë të armëve, është arritur në përfundimin se ato ishin false.

Fillimisht ishte dyshuar se raketat mund të kishin ardhur nga Kina, por kjo do e kishte vënë në siklet Pekinin.

Ekspertët gjermanë Markus Schiller dhe Robert Schmucker kanë publikuar një ekspertizë mbi raketat.

Sipas tyre, kjo është një praktikë e zakonshme. Edhe në Gjermaninë Lindore më përpara, armatimi që ekspozohej ishte fals ndonjëherë. Kështu ndodh në Iran dhe në Pakistan. Edhe në vitin 2010 raketat që u ekspozuan nga Koreja e Veriut ishin false.

Por pse ndodh diçka e tillë?

Natyrisht për të pretenduar se ke diçka që nuk e ke. Por edhe për faktin se raketat reale janë shumë të shtrenjta dhe mund të dëmtohen në paradë. Në Korenë e Veriut ka ndodhur që janë ekspozuar raketa false, por që më vonë rezultoi se të vërtetat ekzistonin.

14 komente në “Raketat në paradën e Koresë së Veriut ishin një mashtrim”

  1. sorge says:

    Eshte fakt i pranuar nga te gjithe ,qe KOREJA E VERIUT KA ARME BERTHAMORE TE PRODHUARA NGA VETE AJO!!!Ne se ne parade nuk nxjerr RAKETAT ORIGJINALE,por IMITIME TE TYRE,kjo nuk do te thote se ka MASHTRIM!!!MASHTRIMI ESHTE I KETYRE EKSPERTEVE DHE SHEFAVE TE TYRE INJORANTE,qe bejne deklarata te tilla FALLCO!!!Boll me URREJTJEN NDAJ KORESE SE VERIUT!!Ne se e shihni veten me te forte dhe mund ta PUSHTONI,HIDHUNI PRA!!!Cfare prisni???Mos te dale,me pas, si HALABAKET TANE TE SOTEM,qe thone se SHQIPERIA SOCIALISTE KURRE NUK MUND TE PERBALLONTE NJE LUFTE ME SUPERFUQITE!!!Haaaa!!!PSE NUK E PROVUAN????KISHTE CECUA BICAK ATEHERE E JO GJAHTARE TE KOSHAVE TE PLEHRAVE!!!E dinte sakte CIA dhe te tjeret se cfare FUQIE kishte SHQIPERIA SOCIALISTE!!!TRADHETIA E RAMIZ ALISE DHE PRESIONI KAPITALIST,BENE,QE SOCIALIZMI TE RREZOHEJ!!!PO SOT,qe kemi 22 vjet KAPITALIZEM,CFARE KA BERE ME TE MIRE KY SISTEM???ASGJE!!!!SIKUR TE MOS ISHIN HIDROCENTRALET KOMUNISTE,SHQIPERIA KAPITALISTE DO KISHTE SHKUAR PER LESH!!!

    1. Altini says:

      Kot me ta bo nje pyetje,

      A i ke marre gje ilacet per sot???????

      1. doni04 says:

        O Altin me fal qe po nderhje ne biseden tende por mund te me thuash ne cfare pike nuk pajtohesh me shkrimin e zotrise se lart permendur?shiko klanin dhe mba barkun me dore se tani bota ty dhe ata kapitalistat si ty po u q….i mbrapa dhe para.kthyen gjyqtaret dhe prokuroret ne kufi greku dhe nuk i thame asgje kthjne camet ne kufi dhe asnje reagim po vdesin njerezit x buke dhe asgje po vidhet pasuria kombetare dhe asgje.ne kohen e enverin edhe per nje budalla do e gjente nje pune ai qe te ushqehej do e conte te prashiste ose roje se linte pa gje.
        sa per ilacet duhet te fillojme ti pime te gjithe kur kemi njerez si puna jote qe na rrethojne.

        1. Altin says:

          Se dija qe budallalleku ishte ngjites. Mesa duket paska edhe te tjere qe kane harruar ilacet.

    2. X says:

      Ik mo hajvan andeja koreja e veriut po vdes nga uria po e mban me buke amerika dhe koreja e jugut dhe shqiperia do mundte superfuqite eshte njesoj si nje mize te talli bythen me dy arinj a je ne vete ti o gomar i Sales.

  2. ILIRI=SHREKU -- MONIKA=FJONA says:

    Rrace inferiore!

  3. Albumino says:

    keta te ashtuquajtur eksperte paskan qene amatore total, askush nuk nxjerr raketa me mbushje nukleare ne parade ato qendrojne ne baze nen masa te rrepta siguria, raketat qe nxirren ne parade jane thjeshte modele dhe nuk permbajne kurfare lende shperthyese

  4. Pirro says:

    Koreja e Veriut eshte shtet me BOLE te stermedhaja – te cilat amerikanet dhe aleatet e tyre i shijuan ne 1952, kur marinsat korreshin me mijera nga neper llogore nga paravija e ushtareve invalide(uloke)qe edhe pse pa kembe, me mitralozat e rende u bene tmerri i reparteve te OKB-se te kryesuara nga SHBA-ja. Koreanoverioret jane njerez qe i buzeqeshin vdekjes, jo shurrake nen pagese siç ka Perendimi, ndaj edhe amerikanet nuk guxojne ta krruajne me ta.
    Bile ka disa vjet qe Koreja e Veriut po i shet arme dhe teknologji berthamore Iranit, perse Izraleshi nuk guxon ta kercenoje me lufte? Le ta beje po ia mbajti se Telavivi behet furre pjekjeje atomike per pune minutash.

  5. ?! says:

    sa ngjan me enver hoxhen ky kimi.

  6. fkpartizoni says:

    Keto raketa ngjajne shume me raketat Topol sovjetike.
    http://en.wikipedia.org/wiki/RT-2PM_Topol

  7. fshatari says:

    Qe sistemi komunist kishte genjeshtra te tepruara kjo nuk hidhet poshte por me e keqja eshte se ka edhe sot ne vitin 2012 njerez qe me gjithe kete informacjon te jashtezakonshem besojne gjithshka.Mendoj se nostalgjia per te kaluaren ja prish menjen disa njerezve pra komunizmi nuk eshte zhdukur tamam.Vetem te kujtojme fjalimet e ENVER HOXHES qe vriste dhe priste neper kongrese dhe populli i shkrete besonte se ky njeri kishte arme qe mund te shkaterronin cdo armik.Kujtojme edhe 6 nendetset e ndryshkura ne Pashaliman qe ja mbajten rusit dhe qe nuk funksononin fare se nuk kishin bateri!!!!!!!!!!Ama nendetset ishin aty dhe pastroheshin cdo dite,,,,,,,,

  8. beso says:

    Nuk dalin raketat e verteta ne parade,se eshte per te qeshur.Ato kushtojne qimet e kokes.Po edhe pushket nuk dalin me fisheke kur behen parakalime,se eshte logjike…Mesa di une,Koreja e Veriut eshte mjaft e zhvilluar ne sistemet raketore,natyrisht jane te varfer,por kane nje ushtri te zhvilluar,se eshte nje dukuri e njohur qe diktaturat forcojne mjaft ushtrine,perveç kesaj,K.Veriut ka marre(blere ose ndihmuar)nga Kina mjaft arme dhe teknike moderne.Mundet qe nuk do t’i hyjne kurre ne pune,siç nuk na hyne kurre ne pune neve,por ama ushtria mbahet per nje dite te vetme,dhe ate dite ajo duhet te jete;kjo eshte diferenca!

  9. sagasi says:

    Keta po bejne sikur Xhaxhi qe bente dikur. Vendoste nje tank qe sillej rreth nje kodre, dhe sa here e bente xhiron, i nderronin numrin, duke mashtruar(?) ne kete menyre armikun matan kufirit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje