Kostoja njerëzore e krizës greke, shtimi i vetëvrasjeve

28 Prill 2012, 18:30Lifestyle TEMA

Të hënën një 38 vjeçar, pedagog gjeologjie, vari veten në një rrugë në Athinë. Të njëjtën ditë një prift 35 vjeçar u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen. Të mërkurën një 23 vjeçar qëlloi veten në kokë.

Një vend që ka pasur numrin më të ulët të vetëvrasjeve në botë, ka njohur një shtim të ndjeshëm të vetëflijimeve për shkak të krizës ekonomike.

Veçanërisht më tragjikja ishte vdekja e farmacistit Dimitris Christoulas, që qëlloi veten në kokë në qendër të Athinës.

Ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve, mediat raportojnë çdo ditë për vetëvrasjet. Disa ekspertë mjekësorë thonë se këto vetëvrasje politike janë një reflektim i dëshpërimit në rritje. Të tjerë thonë se media po e amplifikon gjendjen e krizës me mbulimin e saj, pasi numri i vetëvrasjeve mund të jetë më i ulët.

Ekspertët thonë se numri i vetëvrasjeve -rreth gjashtëqind për vit- është sërish i ulët. Por rritja e tyre, tentativat për vetëvrasje, përdorimi i antidepresantëve dhe kërkesa për trajtim psikiatrik është alarmante në një vend të pamësuar me këto probleme.

Përpara krizës financiare, në vitin 2009 Greqia kishte një nga nivelet më të ulëta të vetëvrasjeve në Europë, 2.8 për 100 mijë banorë.

Në vitin 2010 pati një rritje prej 40 përqind. Nuk ka statistika të sakta për vitin 2011, por mendohet se numri ka shkuar në 5 për 100 mijë banorë. Kjo është sërish shumë larg nivelit 34 vetëvrasje për 100 mijë banorë në Finlandë apo 9 për 100 mijë në Gjermani.

4 komente në “Kostoja njerëzore e krizës greke, shtimi i vetëvrasjeve”

  1. leonardi antwerpen says:

    ore dini gje per tourkofagos-in???

    1. bruno says:

      hahaha c’me kenaqe

  2. Marko Boçari says:

    ..a turkofagosi i shkrete,….lere lere kishte shkuar Kanine(te Vlores) dhe……..,ti e di se çte bejne ne Kanin….2 te mbajne dhe 20 te q….n.

  3. reshati says:

    greket kurr nuk mund te rehatohen deri sa te jen kunder shqiptarve dhe tu a pranojn te drejtat e veta same pare se le ta dine se shqiptaret jan 100 here ma te mire se serbet dhe ruset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje