Super videoklip nga Elvana Gjata (VIDEO)

28 Prill 2012, 13:58Lifestyle TEMA

Elvana Gjata ka publikuar videoklipin e këngës së re “Gjaku Im”, i cili në dallim nga videoklipet e tjera sjell bukuroshen shqiptare me një imazh të ri.

Elvana shfaqet me një imazh më mistik, duke pasqyruar kohërat e lashta dhe një dimension të ri, diçka që nuk është parë më herët nga artistët shqiptarë.

Pa dyshim, Elvana me këtë videoklip ka dashur të tregojë se përveç talentit të saj muzikor, zotëron edhe talent artistik.

http://youtu.be/qDqCfdYZDTM

15 komente në “Super videoklip nga Elvana Gjata (VIDEO)”

  1. megi says:

    Te lumte Elvane!Shume e bukur dhe domethenese.

    1. Aishja prej Sauku says:

      Zani e ka kot fare kjo Elvana,sikur klithin pulat e mija ne kotec,kur u hyn dhelpra,ose si un kur i berdas Zakes se nuk bjen asnji lek ne shpi.Vido qe perserit te njejta sekuenca.Se kuptova se cka don me na than me ket kang kjo mesjetarja jon???.

      1. eda says:

        aishja e mjera ti qenke nje fshatere e pashoqe ske faj gjith diten me pula ne kotec flet

  2. bullshit says:

    nje video e ftohte, me imazhe erresire, shtrigash, magjie, djalli, sllaveri, etj.
    me nje fjal nje copy paste i elvanes nga filmat horror, nje kopjace amatore

    1. deso74 says:

      tipik shqiptari smirezi,shqiptari xheloz qe mundohet me nxi cdo gje,o bullshit,sic ke nick ke fol,ishte domethenese si video,te gjithe artistet marrin apo inspirohen diku,perkundrazi,mu dik shume me cilesore se videot ala-shqiptarce te SINONIT me CILJETEN!!!

    2. paemer says:

      i vetmi production me shume element krijimtarie, zeri , muzika mjaft te bukura, texti i thjeshte,i kuptueshem per te gjithe. Perfundimi excellent production…
      kam pershtypjen ti bullshit ke nevoje per test degjimi & shikimi, ndersa per sensibilizim , zor se arrin me te ate nivel qe rinia ka aty ne shqiperi…

  3. pavlin says:

    Interesante, pse jo edhe e bukur. Komplimente Elvana

  4. katunari says:

    Video e arrire,por kenga,muzika me se e thjeshte.

  5. hasani says:

    Si kenge qenka merre me leng se mishi u mbaru,ndersa si realizim videoklipi duket se eshte punuar mire dhe eshte per te pergezuar realizuesin si dhe Elvanen.

  6. BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!! says:

    Kenge e kote dhe video e kote me plot erresire.

  7. drejtperdrejt says:

    Mendoj se teksti dhe muzika jane shume te arrira, megjithese thjesht mesazhi del qarte.

    Klipi eshte i realizuar mire me plane te aferta shume te bukura dhe lidhja e Elvanes gjithashtu eshte shume shprehese. Por rregjistrimi vetem ne nje background e ben te duket si nje gje e lire dhe e sajuar, mendoj se nqs xhirimet do te kishin qene ne natyre ne disa vende dhe jo ne nje studio 4×4 do kishte dale nje super klip sic e quan dhe titulli.

  8. dritani says:

    Shqiponjen ne vargonj e mora vesh; dy shqiptare qe zihen ne xhungel edhe i mora vesh.

    Nuk mora vesh kete “mbretin” dhe sidomos ate ushtarin me kapele Çetniku qe nderon me grusht!!!

    Por edhe teksti:
    “jam gjaku yt, shiko
    si une askush s’te do”

    Ne video i drejtohet “mbretit” te cilin pastaj e vret!?

    Ndoshta eshte shume e thelle per mua…

  9. denkoka says:

    kenga qenka bloze..sebashku me muziken dhe videoklipin…
    pa pike lidhjee…..

    mund te kesh harxhuar mijra euro e dashur…
    por gjerat e mira,,,behen me fare pak lek…

  10. kiara says:

    Video ilustron relatat mes shqiptareve dhe Europes e cila ne fron e plakur mban afer tjera vajza (qe simbolizojn shtete tjera) dhe mban ne zinxhir Shqiperine (Elvanen). Gjithashtu ajo ka ne dor fatin e shqiperise duke e hedhur ne zjarr ne nje moment, por kur bashkohen dy luftetaret shqiptar (shqiperia & kosova) fati ndryshon, shqiperia (Elvana) behet serish me krah (shqiponje). Keshtu qe del qe fatin e kemi ne dor vet ne.

    Video ka kuptim historik dhe politik dhe eshte e mbushur me simbole qe flasin per gjendjen shqiptare. Do ishte mire qe dikush qe shkruan mbi kte video ta analizonte si veper arti dhe jo thjesht te shkruaj nje prezantim te zbeht pa pike analize. Ku jan kritiket shqiptar te artit?

  11. marco says:

    nje kenge e papare … nje videooo shume shprehese .. nje tekst shume domethenes // jam i mahnitur ? elvana flet per nje realitet te hidhur shqiptar i cili reflektohet me se miri edhe ne kometet e fansave te kesaj faqeje ku nuk mungojne kritikat e pabaza dhe keq-dashese / elvana te uroj sukese <3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje