Gjendet në Danub trupi i ish- kryeministrit të Gadafit

30 Prill 2012, 10:19Lifestyle TEMA

Vdekje misterioze në Danub. Kufoma e ish- kryeministrit libian Shukri Ghanim, është gjetur në Vjenë në lumin Danub.

Ai nuk kishte shumë kohë në ujë kur u zbulua.

69 vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup.

Shkaqet e vdekjes pritet të zbulohen pas autopsisë.

Por ka të dhëna kontradiktore për vdekjen e tij. Disa të afërm të tij thonë se ai ka vdekur në shtëpi.

Ghanim ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Gadafit. Nga viti 2003-2006 ishte kryeministër, më pas u bë Ministri i Naftës. Në vitin 2011 dezertoi duke sulmuar regjimin e Gadafit.

Së fundmi jetonte në Vjenë, qytet me të cilin kishte lidhje pasi kishte mbajtur poste të rëndësishme në OPEC, organizata e naftës me qendër në Vjenë.

1 komente në “Gjendet në Danub trupi i ish- kryeministrit të Gadafit”

  1. fule says:

    Hajde marsh me vete ndonje koleg tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje