Miliarderi australian do të ndërtojë Titanikun 2

30 Prill 2012, 10:09Lifestyle TEMA

Clive Palmer, një nga njerëzit më të pasur në Australi, ka nënshkruar një kontratë me një kompani kineze për të ndërtuar versionin e shekullit 21 të Titanikut.

Sipas BBC, miliarderi ka thënë se puna do të nisë në fund të vitit që vjen.

Titaniku 2 do jetë gati për të lundruar në vitin 2016.

Plani është që anija të jetë sa më e ngjashme me Titanikun origjinal në dizajn e specifika, por natyrisht me teknologji moderne.

Plani vjen pak javë pasi u kujtua 100 vjetori i mbytjes së Titanikut.

“Natyrisht ajo do të mbytet sërish nëse i hapet një vrimë,” tha Palmer, i pyetur nga gazetarët nëse ajo do ketë fatin e parardhëses. “Por do projektohet që të mos mbytet. Nëse je supersticioz, nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha manjati i minierave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje