Berisha takon një grup gazetarësh gjermane, u flet me superlativa për ekonominë, por nuk na krahason me Gjermaninë

1 Maj 2012, 19:59Politika TEMA

Kryeministri Berisha priti sot në kryeministri, një grup gazetarësh të mediave gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri. Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Tagesspiegel”, “Märkische Allgemeine Zeitutng”, “Berliner Zeitung”, gazetës ekonomike “Handelsblatt”, revistës “Spiegel online”, stacioneve televizive “West Deutsche Rundfunk” dhe “Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”, si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.

Ata do realizojnë  një tur njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t’i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.

Berisha u foli me superlativa për ekonominë shqiptare, por nuk e krahasoi atë me Gjermaninë sicc pati bërë pak kohë më parë kur tha se Shqipëria e Gjermania janë dy ekonomitë më të forta në Europë.

“20 vjet më parë, Shqipëria ka qenë vendi më unik  në Europë, i cili nuk gëzonte thuajse as edhe një standard europian, edhe pse ekzistonte në këtë kontinent. Në vitin ’92, Shqipëria renditej vendi i tretë më i varfër në botë, së bashku me Ugandën e Angolën. Sot, ajo i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare. Por qeveria e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria – vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore. Falë edhe këtyre reformave, ekonomia shqiptare arriti t’i rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Europa e bota ka njohur,” tha Berisha.

Në mbyllje, Kryeministri Berisha u tha gazetarëve të mediave prestigjioze gjermane që të ftojnë qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve.

 

9 komente në “Berisha takon një grup gazetarësh gjermane, u flet me superlativa për ekonominë, por nuk na krahason me Gjermaninë”

  1. toni karboni says:

    u flet gjermanisht?
    une sekuptoj manine e mediave per kete neandertal vicidoli.vari mer hebet plehres.sa me shume permendet aq me dem i beni popullit.mua per vete me vjen per te dhje..!

    1. Vlora says:

      kur te dalin nga salla ata do presin vertet mrekullin e sales,,,

      aman kur te dalin neper shqiperi do te cjerin bythen me thonj per ate cfar do te gjejne.

    2. Dean says:

      ”toni karboni”?!,nuk eshte mani e mediave,sepse shumica e gazetareve qe i qendrojne pas as qe i besojne ato gomarlliqe qe nxjerr nga goja dhe dhiten tuj qesh kur shkojne ne shtepi dhe tregojne gafat qe ka bo shpellaraku gjate dites.Por problemi eshte se ”mediat” ne Shqiperi jane te kontrolluara dhe gazetareve u thone ku te shkojne e c’a lajmi te raportojne.Quhet Propogand dhe mungese e lirise se Shtypit.Shume gazetar jane te detyruar te bejne kompromis dhe te heshtin,vetem e vetem per hir te rroges qe u paguajne,pasi per hire te se vertetes u duhen ato pare me kalu muajin.

  2. Albana Mustafaraj says:

    I ka ftuar per te bere plazhin ne Shqiperi,meqe Gjermania nuk ka det :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

  3. agim basha says:

    Gazetarët gjermanë e dinë në fakt se ku,si dhe kur duhet të shkojnë….Por, ata fillimisht e dinë mirë se duhet të marrin një ekspoze nga qeveria…Mirëpo,zhgënjimin që do pësojnë,nuk e di se ku dhe si mund ta shprehin,përveç se në medjan gjermane…..Impakti prej kësaj do jetë i madh sidomos në turizëm,që ka stinën më të mirë tani…..!po për standartet …përse nuk tha asnjë gjë kryeministri….Apo do tja thotë komisjonerit për zgjerim në BE..z,Stefan Fyle…në vizitën që do të bëjë nesër apo këtë javë në shqipëri..?!Uroj që mos të zhgënjehen shumë gazetarët gjermanë…se po e morën për ters..ata….(Siç është në fakt, realitet i zi…shqiptar..)Pastaj ata,e kanë kuptuar që sot që nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës kishte vetëm lypësa dhe njerëz që hallakateshin kot…dhe jo turma që protestonin….!

  4. Claus says:

    Shikoni se si ka folur para gazetareve gjermane. Duket nje ndryshim i madh kur flet para gazetareve gjermane dhe para kolegeve te tyre shqiptare.
    Nuk merr guxim t`u thote se kemi patur rritje prej 18% ne kater vjet, nuk merr guxim t`u thote se jemi vendi i dyte ne EU per rritje ekonomike, nuk merr guxim t`u se kemi rritjen me te larte te rrogave dhe pensioneve, nuk merr guxim t`u thote se kemi qeverine me transparante ne bote, nuk merr guxim t`u thote se taksa progresive eshte takse marksiste dhe nuk duhet te vihte ne zbatim etj,etj.

    Keto brockulla i thote para mediave te Fevziut, te atij skraparlliut te “Panorames”, te lezhjanit te “Koha Jone” pa zene ne goje pacavuren e Fahri Balliut, pra gjen dhe thote, se e di mire se ata gazetare qe degjojne keto brockulla jane pjese e stanit te tij sahanlepires duke ja dhene popullit ashtu sic ja shtron ai atyre ne tryeze.
    Mire e kishte komentuesi i pare. Te vjen neveri te japsh cdo dite lajme mbi te.
    Me kete lajm pregatitet si duket ndonje reportazh i gjate ne mediat gjermane. Ishte bere kohe e gjate qe nuk jepej qofte edhe nje lajm mbi Shqiperine, si duket tani qenka pjekur situata.
    Kam frike se artikujt e tyre do te fillojne: Kryeminstri ish-kardiolog i Enver Hoxhes tha…

    Gjithashtu me duket si nje “mesazh” ardhur nga bota e pertejme e Ardian Klosit.
    Jane koleget dhe njohjet e tij te dikurshme.
    Nuk e paskan harruar…

    1. plaku says:

      Claus,
      Ja se ku do ti presi Sala turistet gjermane ne kete vere :

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/plazhi.jpg

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/plehra.jpg

      Turistet gjermane do te shofin edhe shkollimin e femijeve ne Bulqize :

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/femijet-bulqize.jpg

      Turistet do te kene fatin te shofin edhe digjitalizmin e cdo klase ne Shqiperi :

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/01/shtuf.jpg

      Claus, do te te isha shume mirenjohes, qe ne se ke kohe, te na thuash dicka me vone per reagimin ne shtyp te gazetareve gjermane kur ata te kthehen ne Gjermani.
      Faleminderit paraprakisht.
      Pershendetje.

  5. n.gjoka ny says:

    Fati e desh qe te shkoja ne vitet 70′ ne aksion per elektrifikimin
    ne zonen e midis tropojes dhe kukesit me politeknikumin e tiranes si praktike mesimore.Ishte nje jetese nga mesjeta e hereshme ku shumica e familjeve jetonin pothuase me kafshet .Nuk dua te zgjatem me shume po ka nje dokumentar te shkurter per kullen e berishes ne vicidol qe eshte akoma ne gjendje te mjeruar.Jam i sigurte 100% qe kjo banese do mbahet “sekret” se ne qofte se shkojne
    do kete lajme te gazetat gjermane:Nje kryemonster i ardhur nga mesjeta…

  6. Ramy says:

    nuk ju ka folur gazetareve gjermane per respekt te mikpritesit
    ne ja kemi kaluar gjermanise
    por gjermanise te hitlerit jo te sotmes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje