Kujtuam se e bënim vetëm ne shqiptarët, e bëka edhe Ronaldo

1 Maj 2012, 11:39Lifestyle TEMA
Kujtuam se e bënim vetëm ne shqiptarët, e bëka edhe Ronaldo

Tashmë është e zakonshme që rrugëve kaotike të Tiranës të shohësh shoferë që mbajnë në prehër fëmijët e tyre- djem- duke i dhënë makinës. Ndërsa fëmijët e vegjël qëndrojnë mes shoferit dhe timonit, shansi që ata të jenë më të dëmtuarit në një përplasje sado të vogël rritet ndjeshëm, edhe për faktin se trupi i tyre është shumë më i brishtë.

Por ky nuk qenka një zakon i përhapur këtu. Edhe futbollisti i famshëm Kristiano Ronaldo është fotografuar ndërsa i jepte makinës me djalin e vogël në prehër. Natyrisht ai njihet për aftësitë në fushën e futbollit, por mediat e kanë kritikuar ashpër për këtë veprim, duke e quajtur shokues.

Portugezi po mbante djalin e tij 22 muajsh në prehër ndërsa ngiste makinën e tij Lamborghini Aventador.

3 komente në “Kujtuam se e bënim vetëm ne shqiptarët, e bëka edhe Ronaldo”

  1. upthearse says:

    edhe me veshje si shqiptaret u veshka,shiko vitrinat dhe blej rrobat e kukllave reklamuse,tipik fshatar nga madeira.sado miliona te ken klasi nuk blehet.

    1. Argita_B says:

      Ronaldo vishet me shume gusto, nuk e di se me cilen mode shkon ti po pa dashur te ofendoj, ke nje dekade vonese!
      Per sa i perket lajmit se ka ngare veturen me femijen te gjunjet, eshte nje kokerr hajvani pasi i rrezikon jeten ate çka me te shtrenjte ne bote, e femija eshte i pa fajshem e ska perse te paguaje pet karagjozlliqet e te atit.

  2. Bravo more djale says:

    Lajmi se Ronaldo vishet me gusto me ben te ndihem i lumtur diten e 1 Majit… wack…wack…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje