“Është normale që të bëj seks me gjashtë femra në orgji”

30 Prill 2012, 19:01Lifestyle TEMA

Ish- shefi i FMN-së, Dominique Strauss- Kahn pretendon se është normale për të që të bëjë seks me gjashtë femra të ndryshme në orgji. Ekonomisti 63 vjeçar, i akuzuar se është përfshirë në një rrjet prostitucioni, u tha gjykatësve se ato femra nuk ishin prostituta. Ai pranoi se shpesh kishte bërë seks me vajza në të 20-at.

Ish- favoriti për të garuar për president të Francës ka dhënë dëshminë para disa ditësh, por ajo është zbardhur sot nga mediat. Ai tha se festat bëheshin për të bërë seks të lirë dhe konsensual. Por askush nuk ishte paguar, shtoi ai. DSK tha se ka marrë pjesë në disa festa të tilla, por nuk e dinte se femrat ishin prostituta pasi ato ishin të zhveshura. “Në këto festa njerëzit nuk janë të veshur dhe ju nuk mund të thoni se kush është prostitutë,” ka thënë avokati i DSK.

Por vajzat që kanë bërë seks me DSK thonë se janë paguar.

Një vajzë u tha detektivëve se kishte marrë pjesë në 11 orgji me të gjatë gjashtë viteve. “Kam përshtypjen se atij i pëlqente seksi sadomazokist,” tha vajza.

Kurse një tjetër tha se rrallë kishte parë mashkull si DSK, që tregonte aq pak respekt për vajzat. “Ishte konsum i pastër seksual dhe këto orgji shpesh bëheshin kafshërore dhe të dhunshme,” tha ajo.

 

6 komente në ““Është normale që të bëj seks me gjashtë femra në orgji””

  1. aqif pallaska says:

    DSK mund te jete kurvar i keq, por eshte i vetmi ekonomist qe ka folur hapur kunder bankave, shikoni filmin dokumentar “Inside Job”

  2. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Kjo eshte fytyra e vertete e klases politike ne vendet e zhvilluara.
    Ne dore e ketyre te degjeneruareve eshte fati i popujve te botes.
    Dhe pastaj ec e mos beso qe po vjen fun,di i botes…. po i ciles bote pra ???

    1. andi says:

      Prandaj perendimi eshte destinacioni numer 1 per emigracion ngaqe udhehiqet nga te degjeneruar nuk e marr vesh pse nuk shkojne te emigrojne njerzit tek vendet e shenjta myslimane ku ka nder dhe turp.

  3. klau says:

    bravo aqif,, kjo eshte dhe arsyeja e vertet e sulmeve ndaj DSK ..po shum pak i dine,, shumica lexojn keto qe i serviren nga mediat ( qe jan te kontrolluara ) dhe bejn ca komente qe po na hapin zorret ,, na bejn moral.. hapni syte o njerez mos u beni kaq drite shkurter,, mos besoni gjithck aju servirin tregohuni per pak momente dyshues ne keto qe ju servirin ,, shikoni me thelle se mbase do kuptoni dicka

  4. andi says:

    hallall i qofte , ky eshte burre qe shkon me 6 zocka njeheresh jo ne qe i marrim ere vetem nje zocke , laje e thaje vetem ate . Jete me hile paska qene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje