Partia vendos: Ministrat të mos hanë kek në publik

30 Prill 2012, 11:24Lifestyle TEMA

Zyrtarët qeveritarë në Afrikën e Jugut janë ndaluar që të hanë kek përpara mbështetësve të tyre.

Partia në pushtet, ANC, ka vendosur se zyrtarët duhet të hanë ëmbëlsirat vetëm privatisht mes frikës se diçka e tillë mund të duket elitiste.

Lëvizja vjen pas kritikave të shumta nga mijëra mbështetës të partisë, që u detyruan të shohin me frustrim në janar se si liderët e partisë u zhytën duke ngrënë një tortë gjigande gjatë festimeve për 100 vjetorin e organizatës.

Organi zyrtar i partisë thotë se tani e tutje është vendosur që çdo ëmbëlsirë, edhe torta e ditëlindjes, duhet ngrënë larg syve të publikut.

1 komente në “Partia vendos: Ministrat të mos hanë kek në publik”

  1. Ene Doktori ka nxjerr urdher me mos me vjedh n’syt e miletit po jon ca teveqela qi s’jon tu e zbatue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje