“Janë paratë tona që mundësojnë luksin e tij” (FOTO)

30 Prill 2012, 10:57Lifestyle TEMA
“Janë paratë tona që mundësojnë luksin e

Sidomos pas krizës në SHBA e më vonë në Europë, mllefi i opinionit publik ndaj bankierëve ka ardhur në rritje.

Gazeta britanike Daily Mail, sjell disa foto të shtëpisë së shefit të bankës RBS, duke treguar se si ai ka ngritur një Versajë tijën, edhe pse banka është në krizë dhe janë dashur paratë e taksapaguesve për ta shpëtuar.

“Ai ka marrë së paku 35 milion sterlina që kur u bashkua me bankën në vështirësi Royal Bank of Scotland në vitin 2008. Por ndërsa banka në pronësi të taksapaguesve vazhdon të regjistrojë humbje të rënda, shpenzimet e Stephen Hester nuk kanë të ndalur. Dhe dje, disa nga taksapaguesit që kanë ndihmuar për të shpëtuar bankën e tij, patën mundësi të shohin se si e shpenzon shefi ekzekutiv pasurinë e tij,” shkruan DM.

Personat që e kanë parë banesën e tij kanë paguar 6 sterlina për të hyrë, shumë që do të shkojë për bamirësi.

“Ky tur i rrallë në pasurinë e tij të patundshme vjen tre muaj pasi 51 vjeçari Hester u kritikua për bonusin prej 963 mijë sterlina, marrë nga banka. Ditë më vonë, RBS shënoi vitin e katërt me humbje që kur taksapaguesit paguan 45.5 miliard sterlina në vitin 2008 për të shpëtuar bankën. Humbjet ishin 2 miliard sterlina, por sërish banka pagoi 785 milion sterlina bonuse për stafin,” vijon DM.

1 komente në ““Janë paratë tona që mundësojnë luksin e tij” (FOTO)”

  1. Ho mre social-puqista, e pastaj thoni pse kon hala oreks Doktori me Ilir kaptin-lopen. Duhet me punue ma shume me ket popull per me arrit keto rezultate si ki bankieri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje