Ajo është anija e parë ‘stealth’ në botë, që synonte të mos pikasej nga gjurmuesit. Një eksperiment i ushtrisë amerikane, i mbajtur top sekret në vitet ’80, që ka kushtuar plot 190 milion dollarë.
Por tani Sea Shadow, që ka qenë frymëzimi për filmin e vitit 1997 të James Bond “E nesërmja nuk vdes kurrë”, mund të bëhet juaja për shumë, shumë më pak se çmimi me të cilën u ndërtua.
Në fakt nuk keni shans të lundroni me të për misione të fshehta. Anija 563- tonëshe shitet për skrap.
Ofertat në ankandin për shitjen e saj kanë arritur deri në 100 mijë dollarë. Ankandi mbyllet të enjten. Ndërtimi i anijes u kompletua në vitin 1985, por publiku nuk dinte gjë për ekzistencën e saj deri në vitin 1993.
Si nuk e ka marre vesh Iliri!
petromakso,
per çfar ta merr mëndja ishte iliri në shba????
për politikë?
jo or lali ai u tregoi amerikanëve se ai e këthen skrapin në ar!