Me kalimin e dekadave, meshkujt duket se po bëhen gjithmonë e më të bukur dhe inteligjentë. Të paktën ky është përfundimi i një studimi nga disa shkencëtarë finlandezë. Sipas këtyre të fundit, meshkujt vazhdojnë që të evoluojnë dhe të bëhen më tërheqës dhe të bukur, por edhe inteligjentë. Kjo gjë ndërkohë, nuk ndodh me femrat. Pra, harrojini meshkujt e ‘egër’, pasi sipas studiuesve finlandezë, ata do të vijojnë të bëhen edhe më të bukur.