BE kritikon ashpër radikalët grekë

9 Maj 2012, 18:13Rajoni TEMA

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, kanë kërkuar nga Greqia, që edhe pas zgjedhjeve të së dielës të respektojë marrëveshjet e arritura me Bashkimin Evropian në lidhje me pakon e shpëtimit dhe masat shtrënguese të kursimit, raporton REL.

“Greqia duhet të respektojë marrëveshjen, ashtu sikurse këtë duhet ta bëjnë edhe shtetet tjera. Çështja e kredibilitetit nuk ka të bëjë vetëm me Greqinë, por me tërë eurozonën. Është shumnë e rëndësishme që të kuptohet se nëse kjo marrëveshje nuk respektohet, kjo do të jetë shumë negative për Greqinë”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Në forumin Evropa, të mbajtur për nder të Ditës së Evropës në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompei, tha se nacionalizmi nuk është përgjigja e duhur ndaj krizës në Greqi.

“Popullizmi dhe nacionalizmi nuk janë përgjigje të duhura për çështjet që aktualisht janë në rrezik. Ata që deklarojnë se një vend, që merr rrugën e izolimit, mund të jetë i suksesshëm, jo vetëm që po krijojnë iluzion, por edhe gënjejnë”, tha Rompei.

Komentet e tyre vijnë, pasi që në Greqi, në zgjedhjet e së dielës, kanë fituar në masë të madhe partitë radikale, si të krahut të djathtë, ashtu edhe atij të majtë.

Partitë që deri tash kanë qenë në pushtet dhe që mbështesin masat shtrënguese të kursimit, kanë pësuar humbje të thellë, ndërkohë, që negociatat për koalicionin e ri qeverisës kanë ngecur.

4 komente në “BE kritikon ashpër radikalët grekë”

  1. aqif pallaska says:

    Who the fuck is Herman Van Rompei??????? po kete kush e ka votuar , se per ato jevgjit etiopian te Greqise e moren vesh qe na u bene naziste

  2. ZHAKU says:

    Ku ka bese Greku,,,
    Aq e kishin problem keto sa te merrnin eurot,,,

  3. katarakti says:

    Po kush jane pergjigjet e duhura o Rompej?! Tu sherbesh si qen multinacionaleve apo tu bindesh verberisht tregjeve financiare?! Pse lejuat dhe nxitet shtetet qe te merrnin borxhe te fajdexhinjte nderkombetare dhe tani te gjitha vendet e kane lakun ne fyt? Pas krizave te shkaktuara nga bankat, po kerkoni qe shpetimi te vije nga sakrificat e njerezve te thjeshte. Kur humben parate bankieret, i zevendesuat shpejt e shpejt me parate e taksapaguesve dhe tani jane ata qe duhet te shtrengojne rripin. Politika qe mbron Rompej eshte me e keqja e mundshme. Shpetimi vjen nga partite qe kane atdhe dhe jo nga ato qe i sherbejne tregjeve financiare dhe kapitalit nderkombetar.

  4. qako bothri says:

    Aqif Pallaska qeka bo si Aqif Kopertoni nga Etiopia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje