Kasijas: Mund ta fitojmë përsëri Europianin!

9 Maj 2012, 18:44Sport TEMA

Iker Kasijas e pret me padurim dhe me optimizëm fillimin e Kampionatit Evropian. “Mund ta fitojmë përsëri”, ishte përgjigja e tij optimiste para gazetarëve, në një aktivitet të organizuar për prezantimin e topit zyrtar të Euro 2012.

Megjithatë, ai ka pranuar se dëmtimet e disa lojtarëve e kanë bërë këtë më të vështirë, sidomos ato të Pujol dhe Vija. “Mund t’i ndodhë kujtdo në këto katër vite diferencë me turneun që fituam. Edhe unë nuk jam më 27 vjeç. Por dua të them se i kemi mundësitë të fitojmë. Unë fola pak me Pujol, ishte i mërzitur nga situata. Kjo është një mungesë e rëndësishme dhe shumë e ndjerë mes grupit të lojtarëve. Ndaj i uroj një riaftësim të shpejtë dhe një kthim po aq të shpejtë në radhët e kombëtares. Edhe për Vijan do të dëshironim që tashmë të kishte luajtur disa ndeshje, por nuk ndodhi siç shpresonim. Të shohim tani si do të jetë edhe gjendja e Ksavit derisa të mblidhemi bashkë”, tha ai.

“Është diçka e çuditshme që nuk do të jemi të gjithë bashkë deri pak ditë para turneut. Futbollistët ndikohen nga situata të tilla, por edhe e kuptojmë të gjithë se klubet kanë një kalendar që duhet respektuar”.

Kazijas mendon se tani të gjithë kanë si objektiv të mundin Spanjën, ndërsa në rivalët kryesorë ve Gjermaninë dhe Holandën. “Problemi ynë është që duke qenë skuadra më e mirë në botë, të gjithë do të luajnë deri në vdekje kundër Spanjës. Rivalët? Gjermania ka një ecuri fantastike ndërsa shoh të fortë edhe Holandën. Të dyja do të jenë pretendente”.

Si asnjëherë më parë, portieri i Spanjës ka folur fjalë të mira për topin me të cilin do të luhen ndeshjet, një detaj që në turnetë e mëparshëm ndërkombëtarë ka qenë kundër gardianëve të portës. “E kam provuar disa herë dhe është mjaft i mirë. Trajektoret janë të qarta. Këtë radhë, topi do të ndihmojë portierët”, deklaroi Kazijas./lajmeshqip

9 komente në “Kasijas: Mund ta fitojmë përsëri Europianin!”

  1. thagma says:

    U bete ju bythgrisurit e Europes te beni pordhe. Qe ne grup do eliminoheni

  2. daku says:

    bythgris REALI i MADRIDIT, dmth,ti thagma qethesh ke pularia, daje

    1. Edi Detroit says:

      Ti Daku,si mendon kush do ta fitoje??,me qe ke Berber te mire.
      I

      1. daku says:

        Ik e pi noi kafe ne royal oak ti edo,dhe qethu anej ka warreni,se knej ka FLORIDA,s merena me maloket e veriut

      2. daku says:

        jena me JUVEN ne plako

        1. Edi Detroit says:

          Daku,po flasim per Europianin,lere katanacion e Juves,Juvja mot ne ChL nuk e kalon grupin,po per Europianin sna the gje.

          1. daku says:

            kam pas nejte ne 15 e livernois,per 4 vjet po nuk u durote i ftofti,,,,,,,,si ja bo ti mer plak aty

            1. Edi Detroit says:

              Daku,vendet e mira jane te ftohta,po ku ke ftohte ketu mor dak, ti e di ,nejse kam vite dhe me shtepi e pune,dhe nuk para kam qejf te leviz shume,e kam pare pothuajse gjithe Ameriken ( kam qene truck driver),Jacksonville je ti plako,kuptohet koha eshte shume e bukur po te jesh ne veri te Florides.Per mua Amerika eshte pothuajse njelloj.

              1. daku says:

                naples,edo,dhe bona mire qe leviza,se nuk kam mo dhimbje shpine,se anej vit per vit hiqsha picirin.Nejse te uroj te mirat,and good luck.Take care.KE TE DREJTE SA PER AMERIKEN,GJITHANEJ ISOJ ESHTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje