Leo Mesi akuzohet për racizëm! Drente: Më quajti negro

9 Maj 2012, 16:51Sport TEMA

Futbollisti holandez Roiston Drente, ka akuzuar hapur Lionel Mesin për racizëm. Holandezi 25 vjeçar, kartoni i të cilit zotërohet nga Real Madrid, është vënë disa herë përballë Mesit si kundërshtar gjatë eksperiencës së tij në Spanjë.

Në atë periudhë, lojtari tregon se është thirrur disa herë me nofkën “negro” nga lojtari më i mirë në botë. E njëjta fjalë është ajo që solli dënimin e uruguaianit Suarez, i cili iu drejtua me këtë term francezit Evra. Futbollisti i Liverpulit më pas tha se gjithçka ishte keqinterpretim kulturash pasi një term i tillë në Amerikën Latine nuk ka kuptim ofendues.

Me sa duket, edhe Drente është i ndërgjegjshëm për këtë ndryshim kulturor, por gjithsesi nuk i pëlqen kjo mënyrë se si është etiketuar në vazhdimësi nga Mesi, siç ka treguar për faqen holandeze të internetit Nu.nl.

“Kam luajtur disa herë kundër tij dhe gjithmonë kemi pasur probleme me njëri-tjetrin. A e dini çfarë më shqetëson më shumë? Toni me të cilin ai thotë gjithmonë “negro, negro”. E kuptoj që “negro” në Amerikën e Jugut është një fjalë që përdoret shpesh, po ne nuk e durojmë”.

“Mahamadu Diarra, shoku im i skuadrës te Real Madrid, mund të shpërthejë nëse dikush i thotë “negro”. Argjentinasit Gabriel Hainze dhe Gonzalo Higuain e thonin shpesh këtë fjalë gjatë stërvitjeve, por më pas ia ndaluam një gjë të tillë”.

“Kur Herkules (ekip ku Drente ishte i huazuar një vit më parë) luajti kundër Barcelonës, gjatë ndeshjes unë pata një përplasje me të. Ai më dha dorën në ndeshje dhe më tha ‘hola negro’”, ishte akuza që bëri Drente për futbollistin argjentinas.

2 komente në “Leo Mesi akuzohet për racizëm! Drente: Më quajti negro”

  1. Guxhua says:

    Po ca jane keto pallavra? E ke akuzon Messin qe di vetem te luaje pa bere llafe kurre dhe kur i nderhyjne shume ashper. Te thoshte per ndonje Busket ose Dani Alvesh dhe do besohej ndersa Messi eshte simbol i miresjelljes se futbollistit. Pastaj tani u kujtua ky? Le te mendohet edhe njehere se mos e ka sharre kur kane qene femije. Edhe Mou nuk e beson kete pallaver. Ju tifozat e Realit keni rast ta tjerrni.

  2. argenti says:

    Kjo do jete ndonje nga ato bemat e maskarait me emrin murinjo….qe je negro dhe plehre si murinjo je nuk ka dyshim….me sa duket MASKARAI murinjo te paska premtuar ndonje vend ne ekip vetem te thuash ca traplliqe….fuck you negro…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje