AAK lut mediat që të mos marrin pamje të Haradinajt!

10 Maj 2012, 11:54Rajoni TEMA

Zyra për informim e AAK-së, ka lëshuar një kumtesë për medie, përmes së cilës kërkon që mediat të mos marrin pamje gjatë arritjes së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kosovë.

Përmes kësaj kumtese, AAK kërkon mirëkuptim maksimal, për kujdes të skajshëm dhe respektim strikt të rregullave të paracaktuara, të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ju lusim që asnjë medium të mos jetë prezent momentin e arritjes së z. Haradinaj në Prishtinë! Ju lusim për mospasqyrim, fotografik e as filmik, të ardhjes së tij! Z. Haradinaj gjatë periudhës së lirimit të përkohshëm, është nën mandatin e plotë përkujdesës të EULEX-it, andaj çdo prezentim eventual publik, jashtë këtyre kornizave, është në dëm të procesit dhe të lirisë së tij”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Ardhja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Kosovë pritet të ndodhë të enjten gjatë mesditës. /Zëri/

2 komente në “AAK lut mediat që të mos marrin pamje të Haradinajt!”

  1. lili says:

    kur tribunali i Hages nuk guxon me marr shkas keto fotografi per pezullimin e shlirimit te tij:lirija e shtypit eshte e shenjte ne vendet e tyre,edhe derisa haradinaj nuk ka ka te kalloj tjeterkund,ate nuk e bene me deshiren e tij expressement!

  2. shqiptari says:

    Lili, te lutem dergoje edhe njehere komentin te korigjuar qe ta kuptojme, ose dergoje ne anglisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje