28-vjeçari Hamdi Hafez al-Nubi për pak e pësoi keq nga familjarët e tij, të cilët desh e varrosën të gjallë. Hamdi kishte pësuar një infarkt dhe të afërmit e tij menduan se ai kishte vdekur, duke qenë se nuk jepte shenja jete prej kohe. Për këtë arsye, ata vendosën që ta varrosin.
Por mjeku që ishte dërguar të nënshkruante certifikatën e tij të vdekjes kishte vërejtur se trupi i Hamdiut ishte ende i ngrohtë. Pasi e kontrolloi, mjeku zbuloi se egjiptiani me profesion kamarier, merrte ende frymë.
Ai u kthye në jetë pas kontrolleve të mjekut, ndërsa funerali u kthye në një festë të vërtetë nga ana e familjarëve të tij, të cilët për pak e varrosën të gjallë.