Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e deputetit socialist, Sajmir Tahiri, për përjashtimin e gjyqtares Fatime Deçolli nga gjykimi i padisë mes tij dhe zëvendësdrejtorit të policisë, Agron Kuliçaj. Kërkesa është bërë një seancë më parë nga deputeti socialist me pretendimin se gjyqtarja e çështjes është gruaja e kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Berat në zgjedhjet fundit.
Por gjyqtarja Deçolli ka hedhur poshtë këtë kërkese me argumentin se është dorëzuar jashtë afatit, raporton Vizion Plus. Kryesuesja e seancës ka pretenduar se ajo ka kohe qe është bashkëshortja e Ilir Deçollit ish-kandidatit të PD-së për Beratin dhe këtë i padituri duhet ta kishte ditur sapo nisi procesi. Pas seancës, deputeti socialist deklaroi se tashme vendimi për të është i pritshëm. Padia e Kuliçajt ka ardhur pas akuzave që deputeti Tahiri paraqiti në një seancën plenare në drejtim të tij, për lidhje me kontrabandën e mineraleve. Vetëm pak ditë më parë në gjykatë u zhvillua një tjetër seance mes Tahirit dhe dy fëmijëve te kryeministrit Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët gjithashtu e akuzojnë për shpifje.
PS: Gjyqtarja Decolli, nën urdhrat e Berishës
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor ndaj deputetit Saimir Tahiri, pas vendimit të gjykatës për të mos përjashtuar gjyqtaren Fatime Deçolli, bashkëshorte e kandidatit demokrat në bashkinë e Beratit në zgjedhjet e fundit.
“Deputeti Saimir Tahiri kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se “në një proces gjyqësor kundër një funksionari publik, ish roje i Kryeministrit aktual e njëkohësisht një eksponent i njohur i PD, nuk mund të më gjykojë bashkëshortja e një tjetër funksionari publik dhe eksponenti të lartë të PD”. Megjithëse Kodi i Procedurës Civile (Neni 74, pika 2) parashikon shprehimisht mundësinë për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares sapo njëra nga palët vihet në dijeni të faktit që mundëson përjashtim, dhe në këto raste përjashtimi gjyqtares është taksativ, gjyqtarja Deçolli, në mënyrë absurde dhe në shkelje të plotë të ligjit, vendosi të mos përjashtohet, por të vazhdojë të zhvillojë ajo vetë gjyqin e nisur nga një militant i pushtetit të PD kundër një deputeti të opozitës”, thuhet në reagimin e PS.
PS ka denoncuar faktin se janë mbi 10 deputetë të opozitës që sot i janë nënshtruar proceseve gjyqësore me paditës eksponentë politikë të lartë të PD dhe qeverisë së kryeministrit Berisha.
“Grupi Parlamentar i PS i konsideron proceset gjyqësore ndaj deputetëve të PS si procese të motivuara e montuara politikisht nëpërmjet gjyqtarëve militant që shkelin mbi drejtësinë e mbi ligjin për llogari të shefave politik të pushtetit dhe qeverisë, duke degraduar njëkohësisht gjyqësorin dhe drejtësinë. Instrumentalizimi i gjyqësorit dhe gjyqtarëve për t’u përdorur si kamxhik politik ndaj deputetëve të opozitës, është dëshmia më e qartë e abuzivizmit të pushtetit dhe uzurpimit të sistemit të drejtësisë, siç është shenjë e qartë e nënshtrimit të gjyqësorit dhe gjyqtarëve të veçantë, të tillë si Fatime Deçolli dhe të tjerë kolegë të saj, ndaj korrupsionit dhe interesave klienteliste e politike ngushtësisht të lidhura me PD dhe qeverinë e sotme”, përfundon deklarata e PS-së.
Mos u mrzit o Saimiro. Kur t’vini n’pushtet, kujtohuni me i dekoru kto plehra t’plepave. Cudi si o e munme qi gjith grat e dimokratve jan gjyqtare t’shqyera, m’fal t’shquara. Hajt vini men e mos bani si nanobytha qe lpinte ato qi pshtynte.
Vendimet qe merr gjykata e korruptuar kunder te majteve ben mire sepse i detyron te punojne me shume per te rrezuar pushtetin mafjoz.
Pushteti mafjoz rrenjet i ka ne gjykate.
Ku Deçolli ka qene djal i mire apo tani qe u njoh me salen apo si lapanjoz i pd perdorin edhe grat per PARA.