Këshilli i Stabilizim Asociimit ne Bruksel u bëri thirrje palëve në Shqipëri të shpejtojnë punën për përfundimin e reformës zgjedhore përpara fillimit të procedurës për zgjedhjen e presidentit. Këshilli kërkoi po ashtu një proces gjithëpërfshirës për presidentin dhe forcim të shtetit të së drejtës.
Sipas Ditmir Bushatit, kryetar i Komisioni Parlamentar të Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë, Këshilli konfirmoi perspektivën evropiane të Shqipërisë. Sipas tij, Bashkimi Evropian kërkoi qartësisht përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare (paketa e mesit të nëntorit) përpara fillimit të procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe një proces gjithëpërfshirës dhe të negociuar mes palëve politike, për të zgjedhur një president mbi palët, simbol i unitetit të popullit, në frymën e Kushtetutës.
Këshilli kërkoi rezultate të prekshme në fushat që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës (drejtësia, korrupsioni, krimi i organizuar, pronat, administrata publike) dhe të drejtat e njeriut.
Kërkesa që reforma zgjedhore të përfundojë para zgjedhjes së presidentit shikohet si një masë preventive për zgjedhje të parakohshme në rast krize në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe për këtë është e nevojshme që në zgjedhje të hyhet me kuadër të ri ligjor.
LESH LESH SE SALA YNE FLUTURON ME PRESH !
O Bruksel, mos ulodhni kot se asgje nuk ka me ndryshu pa hikur kapo banda sali Berisha.
Pse te mos jete i jati i ketij D. Bushatit president.Sulejmani ka qene sekretar i pare ne Shkoder dhe te gjithe i thonin;Kandi i Veshtrimit se kete fjale e perdorte shpesh e ndofta ja ndrrojne ne Kendi i Integrimit.
Per kete kandidature besoj Rama jep konsensus.
Po ky eshte bere pjese e qeverise me bregun dhe haxhipordhen?Kjo eshte rilindja me be fasaden e qeverise apo ka vajt aty si gazetar?Kete pune e ben Arta e TCH me mire.
Çorbe derrash e gatuar nga PS-PD-ODIHR………kjo eshte menuja per kete popull te shumevuajtur ….edhe ju o plitikan kkkuu… hongshit komet tuaja