Presidenti, Rama: Berisha tentoi të blinte votën e dy deputetëve të PS për kandidatin e tij

15 Maj 2012, 12:27Politika TEMA
Presidenti, Rama: Berisha tentoi të blinte votën e dy deputetëve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS se dy deputetëve socialistë iu janë ofruar para për të dhënë votën për kandidatin e Berishës për president. Rama tha se të shtunën deputetët e kanë refuzuar këtë ofertë të Berishës, e cila ka ndodhur edhe në të shkuarën.

“Mbrëmë dhe të shtunën mbrëma dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës në para të të dërguarve të kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për President të Republikës. E them publikisht këtë fakt jo se është diçka e re. Ka ndodhur po kështu kur kryeministri kërkonte të çante me para në dorë grupin tonë parlamentar gjatë periudhës së bojkotit të parlamentit. Ka ndodhur po kështu edhe kur duhej të zgjidhej Presidenti i Republikës në vitin 2007. Do të ndodhë përsëri kështu deri kur kryeministri i sotëm të ketë nevojë për vota që nuk i ka, deri ditën e fundit të qëndrimit të tij në atë karrige, aq më tepër sot kur ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të tij të vjedhur për të vjedhur Shqipërinë,” tha Rama.

“Kjo nuk përbën as lajm, as arsye, të paktën për ne këtu, për t’u çuditur. Por e them publikisht këtë fakt për të ndarë me ju, me të gjithë socialistët dhe opinionin publik shqiptar, gjithashtu dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, shqetësimin se pala tjetër nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e saj. Ne kemi komunikuar dhe do të vazhdojmë të komunikojmë me çdo palë që është e gatshme të komunikojë me ne. Kemi hapur një komunikim me LSI. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Kemi hapur një komunikim me PDIU-në. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Presim të komunikojmë edhe me PD-në dhe me faktorët e tjerë politikë në parlament, me PR-në, me FRD-në dhe padyshim do jemi në komunikim të pandërprerë me PBDNJ-në. Shqipërisë i duhet kjo që po bëjmë” vijoi Rama.

 

Presidenti

“Duam një President konsensual. Duam një President që të mishërojë unitetin kombëtar në këtë kohë sfidash të mëdha për shqiptarët jo vetëm si shtet, po dhe si komb.

Duam një President që të garantojë Kushtetutën, institucionet kushtetuese dhe aktivitetin kushtetues të tyre.

Duam një president që t’i japë një hov të fuqishëm Shqipërisë, në rrugën drejt provimit të vjeshtës në Bruksel dhe të luajë rol për marrjen e atij provimi strategjikisht të rëndësishëm për Shqipërinë e nesërme.

Duam një President të paanshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Nuk pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike. Dhe nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga Partia Socialiste. Sepse, nuk duam thjesht një President që të mos jetë nxjerrë nga barku i oborrit të Saliut, po duam një President që të mos jetë noter i cilësdo parti, përfshirë edhe Partinë Socialiste.

Mesazhi ynë për socialistët, progresistët, demokratët dhe të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi qofshin të majtë, të djathtë, të pavarur, është ky: Duam një President për të gjithë Ju!

Për këtë do të komunikojmë me çdo forcë politike që është në parlament me votat tuaja dhe për këtë do të mundohemi deri në fund të këtij procesi kushtetues.”

 

Reforma zgjedhore

“Në këndvështrimin tonë procesi i reformës ka pasur dhe i ka të gjitha gjasat të mbyllet me sukses, në të mirë të vendit, në të mirë të të gjitha forcave elektorale që pastaj mishërohen në forca parlamentare. Është bërë hap konkret shumë i rëndësishëm dhe shumë i dobishëm lidhur me administrimin e listave të zgjedhësve. Është përmbushur pika e parë. Është bërë hap konkret, shumë i rëndësishëm dhe shumë i dobishëm, lidhur me gjetjen e një zgjidhje të arsyeshme për të mbyllur kapitullin e zgjedhjeve të deformuara përmes identitetesh të vjedhura dhe të falsifikuara. Kemi kërkuar vendosjen e një aparature elektronike në çdo qendër votimi për të bërë të mundur vlerësimin e autenticitetit të çdo karte identiteti dhe të çdo pasaportë biometrike. Në këtë pikë ka pasur skepticizëm nga ana e ekspertëve të ODIHR-it për planin e plotë të paraqitur nga ne. Por, ka qenë një skepticizëm i arsyetuar teknikisht, dhe nuk ka qenë, dhe nuk është një refuzim i plotë i kësaj mase. Ne besojmë që zgjidhja e kompromisit për të shmangur të gjitha ato probleme, që mund të buronin nga një mosfunksionim ashtu si duhet i këtij sistemi, është absolutisht e mundshme. Mjafton që identifikimi i zgjedhësve të kryhet përmes vlerësimit të dokumentit  të tyre. Procedura për përpunimin e të dhënave, e cila ka ngjallur dhe debatin, është lehtësisht e reduktueshme brenda një sistemi kontrolli të pavarur të çdo aparati dhe shpresoj që në këtë pikë mund të gjejmë lehtësisht konsensus.

Numërimi. Kemi kërkuar numërimin elektronik. Përsëri ekspertët e ODIHR-it kanë shprehur një sërë rezervash të karakterit teknik, të argumentuara mbi  bazë eksperience dhe mbi bazën e një këndvështrimi, që është këndvështrimi i ODIHR-it. Ne besojmë se dhe në këtë pikë kompromisi për konsensusin është i mundshëm dhe urojmë që të realizohet, për të mundur të realizojmë Reformën Zgjedhore të plotë, integrale dhe të pakontestueshme.

Administrimi nuk besoj se ka shqiptar që të mos mirëkuptojë qëndrimin tonë se KQZ-ja duhet të riformulohet dhe padyshim të zgjidhet mbi bazën e riformulimit.

Nuk dua të bëj komente të cilat cenojnë frymën e domosdoshme konstruktive që duhet të vazhdojmë të ushqejmë, pavarësisht komenteve krejt pa vend, krejt pa etikë dhe krejt të pa dobishme, të kryeministrit dje.

Ne e kemi gati dhe e kemi shtruar në tavolinën e punës së komisionit të Reformës Zgjedhore edhe zgjidhjen e kompromisit lidhur me administrimin. Një zgjidhje që besojmë se kënaq palët, por në radhë të parë qetëson publikun, qetëson edhe çdo votues, i cili ka një votë për ndryshimin, duke shmangur riciklimin e KQZ-së së sotme, e cila për ne është thjesht dhe vetëm e papranueshme.

Në procesin e ankimimit kemi ende diskutime, jemi të hapur dhe besojmë se edhe këtu zgjidhja është në tavolinë. Nga ana tjetër ka një angazhim politik të të gjitha palëve dhe të të gjithë a kryetarëve të partive politike, pa përjashtim, për të diskutuar mbi mundësinë e korrektimit të sistemit, në funksion të një barazie më të arsyeshme të votës dhe të përmbushjes së kërkesave legjitime të të gjitha partive të vogla. Jemi gati për këtë diskutim, por dua ta theksoj ky është një diskutim për të cilin ka kohë. Për atë çka nuk ka kohë është përmbyllja e gjithë paketës së rregullave të lojës për zgjedhjet e ardhshme me një Kod Zgjedhor, që është lehtësisht i përmbyllshëm si draft, pa tejkaluar afatin.”

30 komente në “Presidenti, Rama: Berisha tentoi të blinte votën e dy deputetëve të PS për kandidatin e tij”

  1. Albogentivlora says:

    Vetem Jozin jo! Kushdo mund te jete president i Albanistanit por vetem ate shurren jo.

    1. shqip shqip says:

      TE GJITHE KUNDER FAMILJES BERISHA!
      NESER DO TE JETE TEPER VONE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

    2. Tirona says:

      Me teper se 20 deputete te PD ja kon fut komet ne nje kepuce Sales, ata kane kerkuar qe z.Bamir Topite rikandidoje perseri per president te Shqiperise. Keshtu qe realizohet ajo qe ka thene Ambasadori Amerikan qe Presidenti duhet te zgjidhet qysh ne raundin e pare. Eshte fare e lehte, behen shume komente dhe analiza neper gazeta dhe televizione, bashkohen votat e ketyre 20 deputeteve te PD me votat e deputeteve te PS dhe presidenti zgjidhet qysh ne raundin e pare.Urime dhe suksese per z.BamirTopi ne mandatin e dyte si President i Shqiperise.

  2. adem says:

    per te mos pasur blerje deputetesh ka vetem nje zgjidhje nga procesi te kalohet ne emra dhe transparenca e negociatave .jo ne kandidat i berishes .

  3. jozi kumlla says:

    xozi prsidente eshte turpi i jone nivel perfaqesimi mizerabel konfliktuale mediokritet injorante klanore krahinore ,militante , pashukse, profil i tipit lenka cuko apo nafijes te tund dybekun .per interesa te berishes nuk mund te sakrifikohen prioritetet dhe ardhmeria e kombit . nderkometaret ti vene fre turravrapit te berishes .

  4. vokshi says:

    po car ka me shume xozi se ne te tjerat e pd me mire melin e teto ollges apo palmen e kel demit me mire dashorin e sulajve . apo bombolen e gazit rusmajlli .apo talebanin allibeja ,kemi plot alternativa doktorrit i ka ngele ora ke xozi po ajo nuk di me fol as shqip

  5. lelja says:

    do bejme presidente argiten apo sajdijen o sali pse lodhesh aq shume i ke kandidatet mbrenda shtepise se vogel

  6. shkodra says:

    marshalla joxi i ka te tana do hajme tave krapi ne presidence .

  7. elinor says:

    That’s it! Me kete saliu e mbushi kupen. Te gjithe te rrembejme…cadrat pistoleta (dhe shamite e hundeve)!! Ta rrezojme me “force” qenin!

  8. shitesi says:

    o edi rama ruaj vathen se saliu do ti beje te gjitha per presidentin . te dalin deputetet ti denoncoje me emer ata qe ofrojne para per kete . jane te tipit flanur noka , dashor sula,po kemboren e tund cjapi sali

  9. anticensurë says:

    përse nuk thua se kujt i është kërkuar që të shesë votën!???
    përse gjithnjë me fjalë të përgjithëshme???!
    pastaj, o dështak i përhershëm,saliu po tallet or …..!
    ai po të nxit që të mbështetësh nanon!ti je vënë në rrolin e saliut kur nano ishte k/ministër!sot nano po përdor të njëjtën gjë,nëpërmjet saliut!po të detyron që ta mbështesësh për president dhe jo vetëm kaq,por dhe ta zgjedhësh!
    kur të mbarojë procesi ti do të mburresh:
    -se nuk e ke lejuar saliun të zgjedhë presidentin e tij
    -se ke zgjedhur një të “majtë”,nanon(të paktën,hajdut të “majtë”)!
    -se ke futur në politikë “frymën e re”,të dalë nga lana politike!
    kurse berisha do të mburret për:
    -për konsensusin
    dhe kështu ja u “fusim notën”,atyre “budallenjve” të BE që nuk dinë aspak se si bëhet politika!
    mjerë për mëndjen që keni ju dhe kuje për ne që merremi me ju!shini sa të keni mundësi!jua ka bërë perëndija rrëskë këtë popull!fundin nxirrjani!

  10. sali pazar says:

    ta hedhim ta hedhim qelbesiren sali qe ben pazare me fatet tona .kelyshi i fundit i komunizmit

  11. salistalin says:

    Po pse akoma nuk e kuptove o Edvin se si korren fitoret neper zgjedhje ? Po “perca e sundo” e di ? Mire se keni kohe sa tu vijne mendte ne vend.

  12. lirija says:

    sali autiku merre ven tet bije se ajo te ka ngel ja ke von litarin ne fyt miletit o plehra e vendit qe importon plehra ti po qelb te gjithe vendit do te sjellesh plehra nga jashte po car do nuk ka pleh qe ta kalon ty as te vendit as te jashtme je pleh kampion

  13. fylle says:

    fyle apo fyll njesoj jeni doni saliun qe ju thote lepe peqej ju ka blere saliu ju qe do luftoni korrupsionin .fyle je fylli saliut .te gjitha njesoj si ai jeni hani qofte e pini birre e mos boni pordhe kot jeni kot fare ju paguajne taksat e europjaneve por produktin e keni 0 as mish as peshk .

  14. rrahim says:

    o edi mos prano asnje kompromis me salin ai nuk mban kuj eshte mashtrus .nxirri deputetet qe ju kane afruar para se kush ju ka ofruar . nuk do nanon ai po nanon e ka trampoline per qellimet e veta

  15. kerkesa says:

    o edi kerko qe ref zgjedhore te behet para presidentit se po ta fut saliu ai po te perdor qe te prishet reformen zgjedhore aty mos lesho pej

  16. durresi says:

    o gazi i oketes car dashke qe te rrije qeverija e saliut qeke tamam fryme e re por xhakete e vjeter

  17. O ju dy deputete imagjinare; merrni leket dhe perfitoni dicka se Edi ka per tjua futur gjithsesi.

  18. kryeministia says:

    po bejme dhe salin president dhe kryeminister se ai ka te dyja keshu kursejme nje rroge jemi mesur te kendojme solo

  19. pertina says:

    sali kujdes ruaj b se po ta fusin te gjithe kete rradhe

  20. Sali Bisha dhe INTERPOLI NDERKOMBETARE says:

    TE gjithe e dine se Sali Bisha mban pushtetin duke perdorur para.
    Ku i gjen do pyesni ju:
    Jane gjithe ato para te pista droge dhe korrupsioni qe ky shpellar i ka njohur dhe lejuar zyrtarisht te mbushin bankat, nderkohe qe te gjithe jane te kerkuar nga INTERPOLI NDERKOMBETARE ku shume prej tyre jane te fshehur ne Shqiperi.

  21. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    PO MIRE OR EDI OR KOKEDERR PD PO THONE QONI NE PROKURORI PERSE NUK I QONI KUR DIHET QE PROKUROJA ESHTE KUKULL E PS NESE FAKTET JANE

  22. Nadia Shabani says:

    E shikoni se nuk rri rehat ai pa korrupsion? Po po ai eshte i semure si puna e atij hajdutit qe kur nuk ka cfar te vjedhe me, merr nje gur nga rruga dhe e con ne shtepi nga vesi i keq. Tani mu mbush mendja qe ai do ti vjedhin prape zgjedhjet e 2013 se ka ODIHRIN me vete kete vit. Veruni deputeteve kamera me vete qe ti ruani nga Saliu se ata e mohojne dhe thone nuk keni prova. Prape ata te PD-se do te perpiqen te kontaktoje deputet te tjere te PS-se por i denonconi me emra qe tu pritet rruga se deputete rrugace te PD-se prape do t’ju afrohen se po qe mesuar nuk rri pushuar.

    1. elinor says:

      Tani t’u mbush mendja ty Nadia qe saliu do t’i vjedhe votat?? Shume me vonese, por hajt ma, me mire vone se kurre! Po ku behet fjale te mos vjedhe vota saliu?? Si mund te fitoje ndryshe ai?!

  23. shqiptari says:

    …Coli… dhe … Loli….

  24. katunari says:

    Ndoshta nuk blihen deputetet e tu o Edo,po s’ma mer menia.Pazari do rritet shume do shkoj tek 2 milion euro per vote,ene me ca langaraqe qe ke ne parlament,qe shesin none e babe,si zor mos me u shit.

  25. ATILA says:

    Heren e kaluar Sala me ndihmen e Nanos e mori presidentin tani me “ndihmen” e Rames do beje Nanon President. Shkurt hiq Lenen e ve Prenen.

  26. geni kosovar says:

    E doni beghen ton nqoftese nuk gheni apo hashimin ,njeni i pasur tjetri patriot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje