Rrufeja godet avionin e presidentit francez. Dikush aty lart paska shënjestruar sot politikanët (FOTO)

15 Maj 2012, 18:35Politika TEMA
Rrufeja godet avionin e presidentit francez. Dikush aty lart paska

Avioni i presidentit të ri të Francës, Francois Hollande, është goditur nga rrufeja ndërsa po udhëtonte drejt Berlinit. Për këtë arsye avioni është kthyer në Paris. Presidenti nuk është dëmtuar, por ka ndërruar avionin dhe është nisur sërish drejt Berlinit.

Ndërkohë gazeta Bild thotë se sot paska qenë dita e tersit për politikanët. Hollande u bë qull gjatë inaugurimit dhe më pas i erdhi edhe një rrufe. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Bavarisë shkoi për të bërë një inaugurim, por përfundoi poshtë ekskavatorit. Me fat arriti të jetojë. Ndërsa kabineti i qeverisë së landit Saksonia e Poshtme u rrëzua në ujë, ndërsa po bënin një xhiro me varkë.

Por edhe në Shqipëri nuk ka qenë më mirë. Doktori ka ndjerë sëkëlldinë e zakonshme që i vjen kur merr superxhiro. Pas kësaj mund të thuhet me plot gojën se dikush aty lart ka shënjestruar politikanët.

6 komente në “Rrufeja godet avionin e presidentit francez. Dikush aty lart paska shënjestruar sot politikanët (FOTO)”

  1. albani says:

    Per kete tonin, nuk bie rrufeja aty ku ka mut.

  2. ai vete says:

    vetem saliun tone mos amani,ate ta hedhesh nga avioni ngrihet perseri ne kembe

  3. aqifi says:

    Kete radhe paska rene rrufeja ne hale…

  4. Arabachi says:

    do Zoti merr dhe malokun

  5. kelmendasi says:

    kujdes se ma pisk e paskan pase keta te majtet se rrufeja ne ajer dhe fundosja ne uje jane shume te rezikshme.
    Mendoj se Berisha me Topallin ju kane ba ndonje atentat ketyre te majtve por shyqyr paskan deshtue.Ruejna zot Ramen e co.

  6. i treti i verteti says:

    Pse nuk i thone saliut se duhet te shkoje me tren per ne Durres. Kushedi edhe nuk del treni nga shinat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje