Tregu shqiptar dhe (inter)nacionalizmi ekonomik

15 Maj 2012, 17:35Politika TEMA
Tregu shqiptar dhe (inter)nacionalizmi ekonomik

Nga Kreshnik Spahiu

 

Shqipëria ka një ekonomi me një zhvillim kaotik dhe anarkik. 22 vite tranzicion nga ekonomia e atrofizuar socialiste në këtë ekonomi që kemi sot, politikanët shqiptarë e bënë dhunshëm, pa llogari dhe pa vizion. Nga një kontroll absolut mbi burimet njerëzore e natyrore, kaluan në ekstremin tjetër, në mos-menaxhimin total të këtyre burimeve. Klasa politike në bllok nuk qe e aftë t’i menaxhonte këto burime, por thjesht i keqpërdori ose u sul për t’i grabitur babëzisht ato. Kjo solli shkatërrimin e papërgjegjshëm ose edhe të planifikuar të industrive tradicionale bazë si ajo minerale e përpunuese, ku prodhimi i kromit ra me 17 herë, i bakrit me 20 herë, duhan-cigareve me 15 herë, etj. U shkatërrua në mënyrë të pakthyeshme një pjesë e madhe e fondit të tokës bujqësore dhe bujqësisë në tërësi. Tranzicioni shkaktoi një varfërim të burimeve më të mira ekonomike kombëtare, ku humbi në mënyrë të pakthyeshme pjesa kryesore e burimeve njerëzore (mbi 1 milion banorë – pjesa më vitale e popullsisë), si dhe shumë burime natyrore. Krijimi i sistemit ekonomik anarkik vetëshkatërron burimet ekonomike. Ekonomia e sotme shqiptare është një ekonomi konsumatore, me strukturë parazite, primitive dhe krejtësisht e varur nga ato që quhen ‘remitanca’, por që më së shumti janë “para të zeza”. Eksporti është 5 fish më pak se importi. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që jo vetëm nuk njihet për produkte eksporti (përveç kanabisit), por importon edhe ushqimet nga Greqia, Serbia e Maqedonia, duke e lënë tregun nën kontrollin total të klaneve greke e serbe.

Qëllimi kryesor është pasurimi i kombit dhe këtu flasim për të gjithë kombin brenda dhe jashtë Shqipërisë politike.

Shqiptarët duhet të rimëkëmbin ekonominë kombëtare, dhe ky është  sistemi ekonomik që duhet zbatuar. Aseti ynë më i madh ka qenë sistemi ynë por asnjë politikë nuk mund të bëhet kopje në kushtet e Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër, pasi ato janë prodhuar në kushte dhe vende specifike, që ndryshojnë nga tonat.

Në realitet, sot në Evropë, por edhe në SHBA, që pas krizës ekonomike të viteve ’30, nuk ka më sistem të pastër kapitalist i tregut të lirë, i cili propagandohet me të madhe nga kryeministri Sali Berisha. Historia ekonomike ka treguar që sistemet ekonomike më efektive sot janë sistemet ekonomike mikse ose të “Rrugës së Tretë”.

“Rruga e Tretë” përbën një miks filozofish politike të qeverisjes, që nga ato të tregut të lirë deri në ato intervencionistë. Ajo parashikon ndërhyrjen e qeverisë për të nxitur progresin teknologjik, edukimin dhe mekanizmat konkurrues, për të arritur progres ekonomik dhe objektiva strategjike kombëtare.

“Rruga e Tretë” është kundër socializmit internacional dhe kapitalizmit liberal. Në “Rrugën e Tretë”, shteti duhet të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe ofron shumë nxitje ndaj bizneseve, por dhe kërkon si shpërblim që gjithë aktiviteti ekonomik t’i shërbejë INTERESIT KOMBËTAR.

Nxitjen e ekonomisë kombëtare duhet ta bëjmë kolektivisht, nëpërmjet një qeverisjeje tjetër, dhe jo individualisht apo privatisht.

Një pushtet i ri duhet të rimëkëmbë ekonominë shqiptare me QËLLIM RRITJEN E PASURISË DHE MIRËQËNIES KOMBËTARE, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve dhe duke e unifikuar realisht tregun kombëtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

INSTRUMENTAT më të rëndësishëm të zbatimit të këtij programi janë tre:

1. TRURI – ‘Bordi i Inteligjencës Ekonomike’;

2. ZEMRA – ‘Bursa e Tiranës’;

3. MUSKUJT – ‘Korporatat e Mëdha Shqiptare’ dhe ‘Politikat Fiskale’.

1. Të gjitha sistemet e korporatave kanë një institucion, që është truri i ekonomisë, një institucion programimi ekonomik strategjik, të përbërë nga profesionistë vendas e të huaj. Ky institucion duhet të jetë qendra e mendimit dhe e harmonizimit të interesave ekonomike kombëtare, që ne do ta quajmë ‘Bordi i Inteligjencës Ekonomike’. Ekspertët tanë kanë hedhur themelet e këtij institucioni dhe kane përcaktuar prioritetet e zhvillimeve ekonomike kombëtare:

Avantazhi më i madh konkurrues i Shqipërisë është deti dhe klima. Pra sektori ekonomik prioritar do të jetë TURIZMI. Me një mbështetje të fortë qeveritare, ne do të zbatojmë një model turizmi dhe zhvillimi të pa zbatuar në Evropë deri më sot, duke populluar kryesisht bregdetin Adriatik me rezidenca për moshën e tretë të evropianëve, duke e kthyer Shqipërinë në Floridën e Evropës me migracion permanent e semi-permanent nga Evropa. Natyrisht nuk do të lëmë jashtë vëmendjes as modelet tradicionale të turizmit veror, malor, agrar, historik dhe elitar. Me këtë prioritet strategjik ne do të mund të arrijmë rritje dy shifrore të GDP-se dhe ta bëjmë turizmin motorin kryesor të zhvillimit ekonomik kombëtar. Turizmi është malli kryesor, që ne kemi potenciale shumë të mëdha, që mund ta eksportojmë globalisht dhe që është një produkt universal i domosdoshëm për konsum mase.

Prioritete të tjera do të jenë energjia, tregtia ndërkombëtare me portet dhe zona të lira tregtare e industriale, eksporti i trurit (nëpërmjet IT-se) si dhe orientimi ndaj fuqizimit të eksporteve tradicionale të mineraleve të përpunuara, duhan-cigareve e produkteve bujqësore të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Një prioritet të madh do të kenë politikat e punësimit nëpërmjet investimeve tipike në punësim me politika efektive të punësimit masiv për zonat shumë të varfra sipas modelit me mikro-kredi.

Gjithashtu ne do të përkrahim dhe mbështesim fuqimisht SME-të (Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme).

Të gjitha këto do të mbështeten nga politika për përmirësimin e kushteve të biznesit dhe të kushteve të punës.

Prioritet strategjik është integrimi ekonomik me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi në mënyrë që të unifikohet dhe të zgjerohet tregu kombëtar, për kontrollin e plote mbi tregun kombëtar, rritjen e konkurrencës së tij dhe mbrojtjen e maksimizimin e përfitimeve të burimeve ekonomike kombëtare dhe të trendëve globale.

Me shtytjen e shtetit lind ndërtimi i Korporatave të Mëdha Shqiptare me kapitale disa qindra miliona euro dhe me pjesëmarrjen mazhoritare të Kapitalit Popullor Shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare, të akumuluar nëpërmjet Bursës së Tiranës, fiks sipas modelit francez, më të përshtatshmin për kushtet e Shqipërisë!

Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni hyjnë çdo vit mbi 3 miliard euro ‘reminitanca’, të cilat nëpërmjet Bursës së Tiranës duhet t’i mbledhim në mënyrë të përgjegjshme dhe me impakt social dhe do investohen në ekonomi prodhuese në trevat shqiptare. Drejtimi me inteligjencë i këtij kapitali në ekonominë tonë duke e injektuar në Korporatat e Mëdha Shqiptare dhe duke krijuar Kapitalin Popullor.

Bursa e Tiranës duhet të jetë prioritet i Qeverise së Ardhshme, pasi pa bursë nuk ka kapital të madh. Bursa është parlamenti i ekonomisë dhe zemra e kapitalizmit. Vetëm nëpërmjet Bursës do të arrihet të bëhet populli aksionar. Vetëm nëpërmjet Bursës do të arrihet të bëhet populli shqiptar zot i pasurive të veta. Bursa do të konsolidojë ekonominë e të gjitha trojeve shqiptare. Bursa do të bëjë një transformim gjigand të psikologjisë kombëtare, pasi shqiptaret do të zotërojnë aksione, do të ndihen aksionar në Korporatat e Mëdha Shqiptare, do të jenë shumë më të interesuar për ekonominë. Në atë kohë, politika shqiptare do të detyrohet të prodhojë biznes, që të kuptohet në bursë dhe bursa e kapitaleve do të kthehet edhe në një bursë politike.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një politikë tatimore më konkurruese në rajon.

Ky është një revolucion ekonomik mbarëkombëtar, që kuqezinjtë synojnë ta bëjnë tani. Ky vend është i varfër se drejtohet nga mendje të varfra. Ky vend po kthehet në një shkretëtirë afgane nga këta politikanë talebanë!

Shqipëria bëhet nëpërmjet një udhe të re, rruge të tretë, tregu mbarë-shqiptar dhe ekonomie nacionaliste.

49 komente në “Tregu shqiptar dhe (inter)nacionalizmi ekonomik”

  1. Balla Junior says:

    Ja dhe me ne fund per te gjithe te paduruarit Aleanca KuqeZi shfaqi strategjine e saj ekonomike mbareshqiptare. Me qe e akuzonin AK per demagogji po tani cdo te nxjerrin valle nga gojet e tyre te liga? Po sigurisht do thone qe AK eshte pjelle e PS, e PD, e FRD, e LSI, PDS etc etc. Por ne fakt e verteta e AK eshte e thjeshte: Ajo eshte e shqiptareve dhe per shqiptaret. Larg xhaketat e vjetra. Nuk do te behet Shqiperia po nuk u ngrit ne kembe rinia. ? Para Aleancistë ?

    1. Edi Detroit says:

      Mire e ke o Balla,por nuk duan filogreket dhe filoserbet ndryshim te vertete ne ate vend,ate duan thjesht te heqin nje komunist dhe te sjellin bijte e ish/ byroisteve,dhe vete Rucrat,e Gjinushat me shoke.Nuk duan nje parti te re tiu sjelle dinjitetin e munguar shqiptareve ketu e 100 vjete,por duan bijte e atyre qe I kthyen ne skllever shqiptaret per 50 vjet.Per ta Spahiu,eshte “turk,jenicer,arab,berishian,fashist,”etj,etj ,sepse ai nuk eshte si ta,si Berisha me Nano,Metat,Ramrat,Rucrat,Gjinushrat me shoke,sepse mendja e tyre nostalgjike ka ndaluar ne ’90.Eshte e kote te kerkosh ndryshim nga te pandryshueshmit,dhe qarqet shqipfolese antishqiptare.

      1. Jeniçeri says:

        Bravo Spahi Skiptari!!!!

        U erdhi fundi dhe vuajtjeve te Shqiptarve

        Kjo ishte Zgjidhja.. Bursa e Tiranes…

        Hurraaaaaaaaaaaaaaah….

      2. iliri uk says:

        ore jeni qorra apo doni te jeni qorra e para kjo eshte e vjedhur e dyta po pse ore doli spahiu ti tregoj ps-se ekonomine? me nje vend 3 mil banore do me bere korporata hajvani spahi o zot o zot!! korporata ne shqiperi sic thote spathiu i saliut do te thote monopole se fuqia blerese eshte 3 ml banore jo 30 soe 300 si ne amerike po ky trushkulur vjedh ide nga amerika dhe nuk di ti pershtase me kushtet e ekonomise shqiptare. me ne fund i doli koka spathiut qe eshte nje cope idioti nacionalist dhe fashist

        1. erjon says:

          Te gjithe jemi kreshnik. KY DUHET TE JETE KRYEMINISTRI I SHQIPETAREVE

    2. Blerta says:

      Artikull shume i mire! Program totalisht europian! Bravo Aleanca KUQeZI! Bravo Kreshnik Spahiu!!

      1. raimondi says:

        Shume mire e ka programin Kreshniku , duke imituar metoden franceze te “patriotizmit ekonomik”—por nuk ka nevoje ta quaje Ruga e Trete , se bije ne sy per keq

        Kjo metode qe thote Kreshniku eshte metode tipike socialiste , por socialiste perendimore, sic e kane Franca, Britania, Hvendet nordike, Hollanda, Danimraka etjdhe eshte shume metode e mire se ka edhe ekonomine shteterore edhe ate private , krah per krah

        Te gjitha keto qe ka thene Kreshniku jane shume te dobishme per ekonomine tone por me e dobishmja eshte rishikimi i Koncesioneve sidomos keto te naftes qe jane dhene nga Sala ,sepse aty i mer parate menjehere dhe i jep ekonomise sone nje inxheksion te fuqishem

        Ne degjojme q e ne nje fitim te kompanise se huaj PER NXJEREJEN E NAFTES prej 500 milion dollare Shqiperia nuk mer as 20 milion dollare
        Pra keto duhen korigjuar te parat fare ,dhe fitimi te ndahet ne raportet 49% me 51% per palen e huaj, por jo sic jane tani, ku ne nuk marrim as 5%

        Ndaj ndemrajet koncesionare duhen ripare , aq me teper qe Shqiperia ka pasuri te medha nafte dhe gazi –Kjo praktike pastaj te behet edhe per mineralet etj

        Kreshniku duhet qe te percaktoje edhe pagen minimale qe duhet te mare puntori shqiptar q epunon ne ndemrajet e huaja ne Shqiperi
        Dhe eshte mire qe paga minimale ne ndermarjet e huaja t emos jete me poshte se 500 dollare
        Se puntori shqiptar atje punon me rendimentin e larte te perendimit dhe paguhet me pagat e kohes se komunizmit
        Pra kjo duhet pare , patjeter qe njerezit tane te mos amrin roga sklleverish ne ndermarjet e huaja ne Shqiperi

        —-Mendoj se aleanca duhet te zbatoje edhe nje praktike tjeter ne shperndarjen e taksave qe mbledh nga bizneset e pasurive shteterore
        Dmth, qe nqs psh qs marrim Bulqizen, Ne Bulqize kemi te ardhurat nga Minierat .
        Duhet ato te ardhura ti kthehen ne nje sasi psh 30 % vete Bashkise se Bulqizes , dhe Bashkia i perdor ato te arhdura per qytetin ,
        per pensionet e njeresve, shkollat etj

        Dmth qe qyteti apo fshati ta ndjeje dobine e minierers, apo Hidrocentralit qe ka te ndertuar ne vendin e tij

        –Jo te vene te gjitha te ardhurat e taksave nga miniera , Hidrocentralet , doganat etj ne shtet totalisht, por nje pjese e tyre ti jepen atij qyteti apo fshati qe e ka ne zoterim ate biznes te madh,
        dhe te ndikoje se pari ne ritjen e mireqenies se lokalitetit atje pstaj per te tjeret

        Kjo ben qe te ritet mireqenia ne ato zona rurale , dhe jeta e njerezve atje behet me e mire

        _-Edhe ate punen e tregut te perbashket mbareshqiptar me Bursen ne Tirane e ke shume mire
        Shteti ben stdimet per tregun mbareshqiptar ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te zi e Lugine e Presheves dhe shikon si jane nevojat e tregut per te orjentuar bujqit cfare t eprodhojne dhe ku ti shesin ne men yre qe te jene te sukseseshemn ne bizneset e tyre bujqesore …
        .Po sic thashe puna do t e mesoje vete, –E rendesishme ne gjithe kete muhabet eshte PATRIOTIZMI

        Diku lexova qe Kreshniku iswhte shprehur per ri-industrializimin e Shqiperise –Kjo eshte gje shume e mire, sepse krijon sektorin manufaktural , porse eshte njecike e veshtire dhe kerkon kohe e mjete monetare

        Duhet qe bordi ekonomik i Aleances te krijoje kontakte edhe me ambasaden kineze per te shikuar mundesine e investimeve kineze ne Shqiperi, sidomos ne infrastrukture —

        Para dy muajsh ministri i jashtem Kinez ishte shprehur ne New York Times se Kina do investoje ne Europe v=, por vetem ne infrastrukture
        Aleanca mund ti propzoje kinezeve per nje linje hekurudhore te shpejtesise se larte, Prishtine -Tirane —Kjo eshte linje e kushtueshme , porse kinezet duke pasur nje suficit tejet te madh en dollare jane t eionteresaur t ei9nvestoijne , sepse kjo hekurudhe ka te gjithe treguesit se do jete shume dobiprurese, apoi edhe vepra te tjera hekurudhore e rugore

        –APo per shfrytezimin e minierave tona duke ndertuar indsutri perpunuese per mineralet tona nepermjet investimeve kineze etj

        Pra me nje fjale Aleanca duhet te krijoje kontakte me biznesin kinez

        Ne lidhje me turizmin , ne mund t ekemi vetem turizem te huaj familjar , dhe do ishte mire qe te rishikohen aeroportet e Vlores, Lezhes , Korces, etj ne menyre qe t ebehen te perdoreshem per avionet charter te vegjel
        Kur isha ne Vlore kisha nje mik italian qe ishte perfaqsues i nje shopqerie turizmi ne Milano
        Ai i kerkoi bashkise se Vlores atehere qe te regullohej aeroporti i Vlores ne menyre qe te vinin me avjone charter tevegjel, turiste italiane familjare qe kane te ardhura modeste, per fund-jave ne Vlore –Por nuk e realizuam dot

        __Nejse , ne total e ke shume mire Kreshnik–E rendesishme eshte qe te jesh patriot ,
        po pate ne mendje dhe zemer patriotizmin puna do te mesoje vete,

        Te uroj suksese dhe fitore , se je vellai jone

    3. Marko Boçari says:

      Ju patriotet nacionaliste te Aleances Kuq e Zi po per CAMERINE do flisni ndonjihere apo sa te merni disa deputet per tu futur ne lojen e çorbes politike dhe vari teneqen ATHEUT….mir mir vazhdoni rrugen e te gjith filogrekeve qe Camerine e kan lene si teme suk ju jep vota….

  2. Jona says:

    Bursa eshte “testi i te vertetes” per ekonomine e tregut dhe ekonomia shqiptare si e tille qe eshte prej 20 vitesh duhej qe ti kishte dhene prioritet burses. Indeksimi i firmave shqiptare ne burse do i ben te jene me te disiplinuar dhe me koshient per te qene konkurrent ne treg. AK ka kapur nje pike vertet te dobet te ekonemise tone……per kete ju vleresoj shume Bravo

  3. Nj.çampaqi says:

    Shqiperia,ne fushen e bujqesise,sidomos ne ish NB,barazohej me standartet,europiane!Pa lene menjane,metoden socialiste,e cila,deshtoi,Shqiperia,nuk do te kishte,kete nivel te ulet,te prodhimit bujqesor.Ne se do te ishin menaxhuar ish-NB,duke bere kapitalizimin e tokes bujqesore(kryesisht,duke kompensuar ish pronaret e shpronesuar nga diktatura),nuk do te kishim kete gjendje!Shkaterruam,ndermarrjet e prodhimit “te lendes se pare”te bujqesise dhe blegtorise,ate te materialit te riprodhimit(prodhimi i farerave te zgjedhura,etj,etj)Pronaret e ligjshem,ne kooperim me stafet drejtuese,te nivelit te larte profesional,me patjeter,do t’i kishin dhene nje pamje tjeter,bujqesise shqipetare,qe sot do ta quaja TE MJERUESHME DHE PA TE ARDHME!

  4. wert says:

    Edhe une e shkruaj nje program te tille, e bej te bukur, e fryj me patriotizma etj etj etj.
    Problemi nuk qendron tek te shkruarit e nje programi, por tek zbatimi i tij, tek forcimi i rendit, ligjeve, dhe minimizimi i korrupsionit, nje sistem taksash favorizues per investime, dhe MBI TE GJITHA, NJE SISTEM SHKOLLOR EDUKATIV.
    Kjo e fundit eshte me e rendesishmja…EDUKATA E BREZAVE TE RINJ ME NORMA EUROPIANE, CIVILE, ME PAK FJALE TE BERIT E SHQIPTAREVE NJEREZ

    H U M A N E

    1. Marin says:

      Shume e drejte

    2. Idriz S. Kamez says:

      Zoteri, Aleanca Kuq e Zi ishte e para dhe e vetmja qe u ngrit e protestoi kunder korrupsionit ne universitete, kunder fabrikimit te diplomave, mos e thuaj qe duhet bere, por ngrihu dhe ti e dil e beje me shoket aty ku dalin te gjithe. Ata dolen ne shesh, dil dhe ti e thuaj fjalen tende se per te hedh fjale ne teori jemi te mire te gjithe, por asgje nuk eshte vetem teori

      1. wert says:

        Une nuk asociohem me nje force regresiste sic eshte AKZ, dhe mbi te gjitha nje force ekstremiste nacionaliste qe po perdor patriotizmin vulgar me ngjyra tifozesh per te siguruar ndonje karrige ne dem te popullit Shqiptar. Nuk asociohem me nje organizate ne krye te se ciles qendron nje nga njerezit me te korruptuar qe ne krye te KLD ka lejuar korrupsionin me te madh dhe shkaterrimin e sistemit te drejtesise e ate te gjyqesorit ne Shqiperi. Nuk asociohem me nje organizate e cila shfryteson ca te rinj e te reja pa pike qellimi, dhe per te maskuar natyren e saj te vertete si nje force politike e prodhuar nga llumi i Berishes. Nuk asociohem me nje organizate e cila mbjell urrejtje midis popujve te ballkanit dhe qe deri diku shfaq tone raciste.

        1. Idriz S. Kamez says:

          Nese nuk asociohesh me levizjen me te madhe popullore qe eshte krijuar ndonjehere ne Shqiperi atehere mund te rrish i heshtur ne llumin tend te krijuar prej vitesh nga Berishovicet dhe Ramollatosit… Ti nuk je shqiptar, ti je nje njeri qe sdo tia dije per vendin e vet si Berishovici sepse parti patriotike ka greqia, maqedonia, serbia, mali zi dhe cdo vend, madje te gjitha partite ne keto shtete e mbrojne vendin e tyre. Vetem ne shqiptaret i duam armiqte me shume se veten, turp tiu vije, mos qofshi pasardhes te Skenderbeut e Isa Boletinit

          1. wert says:

            Mbi cfare bazash po shpreheni dhe thoni qe qenka nje levizje mbare popullore?
            Ju lutem, ju i beni mitingjet si Sala, po te njejtet njerez me autobuze ne cdo qytet.
            Une e dua vendin tim me shume se e duan parrullat tuaja, ndaj nuk asociohem me nje levizje ekstremiste si e juaja.
            Te shkruajta, Kreshniku ka qene pjelle e berishes dhe si i tille shkaterroi drejtesine, keshtu qe mos fol per programe mrekulli te shkruajtura nja nje person qe shkaterroi drejtesine.

            Argumentat tuaja jane te pabazuara, une nuk dua as Berishen e as AKZ, por mbeshtes Ramen si i vetmi politikan i denje per nje vend llum si i joni

      2. agron says:

        ke shume te drejte duhet te zgjohemi te gjithe neqoftese duam ndryshimin qe kerkone atdheu,,

  5. Permetari says:

    E ndoqa te gjithe konferencen Live dhe kam ngelur vertet i Mahnitur nga ato strategji… qe degjova per te transformuar krejtesisht Turizmin, Buqesine dhe Ajo cka eshte me e rendesishme krijimi i Burses se Tiranes.
    Cdo gje ishte e argumentuar dhe asgje nuk ishte Demagogji.
    Ju siguroj Z.Kreshnik se kini nje mbeshtetje mbarpopullore dhe jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove, Maqedoni, Mal te zi, luginen e Presheves.

  6. Aldo JENI says:

    Nje gje eshte e sigurte
    Aleanca KuqeZi eshte realiste dhe ka nje Kontrate dhe nje Program qe duhet mare shembull nga te gjitha vendet e rajonit.
    Une e kam lexuar me vemendje programin e AK-se dhe kam besim Apsolut tek ai.
    Shof tek Aleanca nje fryme te re dhe shume optimiste, njerz qe duan te miren e Shqiperise dhe te Shqiptareve.
    Bravo Aleanca, vetem vazhdoni sic e kini nisur.
    Ju uroj shume suksese ne Rrugen tuaj te veshtire dhe te gjate, por mos harroni se do kini mbeshtetje maksimale nga te gjithe.

  7. Edi says:

    Me vjen mire qe me ne fund del dikush dhe kupton rendesine e bashkimit ekonomik te shqiptareve.
    Bashkimi ben fuqine. Nje treg me i madh krijon mundesi me te medhaja. Pervec kesaj, sigurisht edhe
    politikisht dhe ushtarakisht Shqiperia do te behej faktor ne Ballkan. Por, cti besh qe pashallaret shqiptare
    qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove dhe Maqedoni, kane frike mos u iken pushtetii nga duart. Shpresojme
    te mos jene tradhtare deri ne ate pike sa te pengojne bashkimin.
    Shpresoj gjithashtu qe AK te jete me te vertete kombetare dhe parimore dhe e vendosur ne ato qe thote.
    Uroj te mos bashkohet me LSI pas zgjedhjeve.

  8. andi says:

    ore duhet te kuptojme nje gje vertet shpalosni programin por ku ndryshoni nga partite e tjera se dhe ato ne te njejten menyre kane shpalosur programin e tyre neper tryeza te rrumbullakta dhe qe ka ngelur vetem ne leter….DUHEN VEPRA JEMI LODHUR ME FJALE DHE PREMTIME….

  9. jericho says:

    Nje plan me realist sesa pallavrat e berishes mbi rritjen e mrekullueshme ekonomike te shqiperise….

  10. ING Aldioni says:

    I kemi pare te gjitha partite e tjera por nuk kane bere asnje gje!
    Eshte radha dhe koha e Aleances KuqeZi
    Aleanca eshte ndryshe dhe kjo nuk vihet ne dyshim, eshte e vetmja qe kerkon te drejtat e Shqiptareve dhe qe harton programe Praktike dhe jo teorike, cka do te thote programet e Aleances jane te Zbatueshem ne praktike dhe nuk jane demagogjira.
    Z.Kreshnik ka zgjedhur nje staf shume te pergatitur dhe nje grup intelektualesh qe do ta nxjerin kete vend nga ky mjerim.
    Ju uroj shume suksese

  11. Idriz S. Kamez says:

    Ekonomia shqiptare eshte ne stadin me te ulet te mundshem, eshte ne nje mjerim te plote pasi deri nje vit me pare ishin remitancat e larta qe ballanconin zhvillimin e dobet ekonomik, por duke qene se te parat u ulen edhe ekonomia si nje reaksion zinxhir ra ne kolaps. Pavarsisht thenieve te Berishovicit se ekonomia shqiptare eshte rritur me shume se ajo gjermane, duhet nje revolucion ne politikat ekonomike qe ekonomia shqiptare te rimekembet. Vizioni i Aleances Kuq e Zi u tregua sot. Personalisht i jap noten maksimale projekteve ekonomike te eksperteve te fushes dhe te Z. Spahiu, vecanerisht cmoj idene per krijimin e burses dhe rimekembjen e bujqesise dhe zhvillimin e turizmit. Pse te mos prodhojme ne produktet bio me nje kosto me te ulet se ato qe marrim nga importi, apo pse ne te mos i japim perparesi turizmit sepse Maqedonia mban ekonomine e saj me eksportin e prodhimeve bujqesore ose Kroacia dhe Mali i Zi qe me ane te turizmit jane dy shtete te zhvilluara ekonomikisht. Kete duhet ta beje Aleanca Kuq e Zi, duhet ti besojme asaj sepse u besuam ketyre palo politikaneve per 22 vjet dhe na shiten bregdetin Fazlliceve. Bravo AK, bravo Zoti Spahiu… Te gjithe shqiptaret jane me ju (ato qe e duan vendin e tyre)

    1. Permetari says:

      Bravo Idriz ke plotesisht te Drejte.

  12. Balla says:

    O Werti shqiptare jane njerez dhe ti nuk je askush qe ti gjykosh si jo humane, te pakten nese je shqiptare nuk duhet ta thuash. Dhe nese ti e ben nje program te tille beje dhe na thuaj ta lexojme, por jam i bindur qe pervecse fjaleve boshe me retorike TI NUK DI TE BESH ASGJE TJETER.

    1. wert says:

      Une i referohem atyre shqiptareve qe na kane lene mbrapa tere keto vite, dhe nuk jane pak por shume. Duhet te kuptoni edhe menyren e te shkruajturit, sigurisht une nuk i referohem te gjithe bashatdhetareve te mi, por i referohem shqiptareve te prapambetur, injorante, parazite, kriminele, hajdute etj etj, dhe numri i tyre nuk eshte i pakte.

  13. Liberal says:

    Ore njerez ku rroni ju?? po qe se i var shpresat te turizmi keni mbaruar dhe me keto ju mund te genjeni vetem maloket dhe fshataret e padale ndonjehere nga Shqiperia,Bursa thote ai tjetri po cfare ndermarjesh do futen ne burse?kur ndermarja me e madhe ne shqiperi eshte nje dyqan si puna e TEG,ai vend nuk ushqen dot me shume se 2 milion njerez dhe prioritet duhet te kete bujqesia ,blegtoria industria e lehte qe meret me keto prodhime si dhe trafiku i hashashit te tjerat qe thone jane p…dh me rigon.

    1. Idriz S. Kamez says:

      Z. Liberal ju po flisni si konservator, biles si konservator dembel. Sa per ate te dalen nga Shqiperia e ke totalisht gabim, sepse malesoret qe ti i quan maloke kane zhvilluar deri me sot ekonomine shqiptare me te ardhurat e sjella nga ato vendet qe ti ndoshta ke dale me kete sistemin tre mujor te vizave, se kur verioret iken ne emigrimim ti as ne libra nuk besoj ti kishe lexuar akoma ato vende. Nejse, sa per turizmin qe ti e quan gje te vogel eshte e gjithe Greqia qe mbahet me turizem e me bujqesi, tjetra, nese ti mendon se Tegu eshte dyqani me i madh ne Shqiperi mire e ke, por ta dish qe eshte edhe me i madhi ne ballkan, por ne bursa nuk futen dyqanet por kompanite e medha me peshe, dhe Shqiperia ka te tilla plot. Me vjen keq qe edhe ju mendoni si drejtuesi juaj Berishovici i cili do te jete aksioner i vetem ne cdo kompani edhe pse kompania mund te jete ne rrezik, ai nuk pranon bashke ortake, por bursa mundeson qe edhe njerezit e tjere te jene pjese e bizneseve te medha ne Shqiperi. P.S.: Shqiperia nuk eshte e politikes, eshte e shqiptareve

      1. Liberal says:

        po cfare turizmi thua more, vija bregdetare super e ndotur e Shqiperise eshte me e vogel se e nje ishull mesdhetar dhe ata te huaj qe vijne aty vijne vetem te shikojne si rrojne “indigjenet” lemerisen nga plehrat dhe pislleqet dhe nuk u shkon ne mend te vijne me aty,ashtu sikurse sezoni ne Shqiperi nuk eshte me shume se 1 muaj e gjysem nderkohe qe vendet e verteta turistike e fillojne ne mars dhe e mbarojne ne nentor sezonin,pa na thuaj tani ndonje kompani te madhe ose te mesme Shqiptare qe ta mesojme dhe ne te tjeret aty dhe ca ndermarje nafte qe jane ,dalin me humbje dhe te gjitha firmat e ‘MEDHA” jane me superborxhe dhe jane piramide,prandaj them vetem hashashi e ndihmon ate vend hahaahaa

        1. Idriz S. Kamez says:

          Zoteri, vija jone bregdetare eshte po aq sa ajo kroate por ama atje lulezon turizmi, sepse politikat e ndjekura nga shteti kroat favorizojne investimet dhe per kroacine behet nje fushate publicitare super e madhe… Aleanca Kuq e Zi nuk mund te zgjeroje vijen bregdetare se kjo qe eshte eshte jona, por ky programi mbi turizmin perfshin ate pastrimin qe thua ti, sistemimin dhe venien rregull ne ndertime etj, pastaj turizem nuk nenkupton vetem plazhin qe zgjat tre-kater muaj jo aq sa thua ti se me duket nuk e njihke shqiperine po vetem paske degjuar per te, kemi turizmin malor qe eshte ne nje distance super te afert me ate bregdetar, vecori qe pak vende e kane.
          Kompani dhe koorporata ke sa te duash, mos me bej te listoj emra tani mund te kerkosh ne internet. Ato dalin me humbje sepse eshte sistemi aktual i korruptuar qe do 7% e Ilir Metes e 70% e Sali Berishovicit. Saper ate tjetren Hashashi dhe trafiqet e ndaluara me ligj jane per ata qe nuk u jepen mundesi te ligjshme te arrijne fitimet qe duan si dhe per njerez qe nuk kane aftesine per te llogaritur pasojat per vete dhe ate qe e perdor.

  14. V.F.L.P says:

    Ky program eshte si nje zgjim nga nje ender shume shume e keqe… A.B.C-ja Shqipetare..

  15. shqiptar says:

    o Kreshnik thuaj drejt ;A e ben dot ate qe beri ENVERI.tja u shtetezosh ketyre politikaneve aktuale parate dhe pronat e vjedhura.Keshtu ti jep votat ky popull i genjyer

    a e ben dot ate qe beri ENVERI

    1. Idriz S. Kamez says:

      Nuk mund ti kerkosh dikujt te beje dicka te tille pa i hetuar, por Z. Spahiu mund t’iu garantoje hetimin e tyre me ndershmeri dhe me pas vjen denimi qe te gjithe e dime qe e meritojne por jane disa kushte qe nuk mund ti anashkalosh

  16. Pajtim Rexhepi says:

    Plani absolutisht me i miri ekonomik qe e kam ndegju ndonjehere per Shqiperine. Me pelqeu shume konkretizimi i gjerave. Eshte vetem Aleanca Kuq e Zi qe ka nje plan per te gjithe shqiptare brenda dhe jashte kufijve politik te Shqiperise. Nga lugina e Presheves e ka mbrshtetjen absolute si Aleanca Kuq e Zi, si z.Kreshnik Spahiu, qe asnjehere nuk e harrojne qe ekzistojne edhe ca shqiptare ne “goje te ujkut” qe i duhet ndihme nga shteti shqiptar me shume se kurre. Ju pergezoj dhe do ju mbeshtes me cfare dhe sa te mundem. Me respekt…

  17. troja says:

    DUAM VEPRA! DUAM VEPRA! T’I JAPIM VOTEN AK QE TA SHOHIM NE VEPRIM!!!!

  18. Kolonja says:

    Kjo eshte hera e pare, qe pas vitit 1986, qe paraqitet nje program makroekonomik serioz per Shqiperine.

    BRAVO!!!

    Ju urojme ta arrini ta zbatoni sa me shpejt!

  19. etleva says:

    Me ne fund po shohim nje force e re politike qe po mendon per unifikimin ekonomik te shqiptareve. Bravo Aleanca KUQeZI!!!

  20. shkaba says:

    mos u merrni me shqiptarin se ju merr gjak ne vetull! Nuk ka gje qe nje shqiptar te vendose ta beje e mos ta beje dot. Z. Kreshnik, mbaje fjalen e na kreno!

  21. aliko says:

    Kam nje pyetje per te gjithe pjesmarresit ne forum.
    AK ne zgjedhjet e ardhshme mund te marri ne rastin me te keq 5% te votave dhe ne rastin me te mire 20% te votave.
    Kjo do te thote se qeveria e ardhshme do te percaktohet nga Parti si AK per te arritur 51% te votave.

    Aleanca me AK do te jete percaktuese per marrjen e pushtetit.
    Dua te di me cilen Parti do te beje koalicion Aleanca Kuqezi?

    1. wert says:

      Me Berishen, sepse Berisha e ka krijuar AKZ

  22. aliko says:

    Kjo aleanca kuqezi po pretendon te marre pushtetin vetem apo si?
    Ne se nuk del parti e pare apo dyte por del e pesta apo e gjashta cilit krah do ti bashkangjitet kjo AK te majtes apo te djathtes per te qene ne pushtet. Spahiu duhet te na beje pak transparent kete moment. Kush jane aleatet politik te AK. Aleancat parazgjedhore apo paszgjedhore.
    Ne rast se nuk spjegohet ky do te na dali si Ilir Meta Nr.2. Do te bashkoje votat me Saliun dhe ne do ta gezojme Salen deri ne 2017.

  23. valter says:

    Bravo AKZ, alenace me asnje parti te pakten me keto te dala nga gjiri i partise se punes PS PD PSD e disa te tjera

  24. valter says:

    Bravo AKZ, vazhdoni keshtu!

  25. ben says:

    Me duket se cfare ke shkrujtur o Spahio,eshte komplet demagogji.Me duket sikur vjen nga Franca,apo Suedia.Si mund te flasesh per turizem si ne Florida,ose per bursen,ku ekonomia shqiptare eshte ne stad mesjete(qe te listohesh ne burse dhe te hapesh burse me keto kompani dhe sistem qe kemi eshte enderr,megjithese ne Shqiperi ndigjon gjera te parealizueshme)Kur fol edhe per instrumentat e ke qelb fare,futja kot me kot me fjale te bukura dhe fjale teknike,origjinal si Sala.Turizmin do ta zhvilloke me te gjitha variantet,malor,fushor agrokulture etj.O Kreshnik mos genjeni njerzit(megjithate nuk e besoj se mund ta hane)flisni realitetin,Shqiperia eshte nje nga vendet me te pazhvilluara te Evropes,cope-cope ne cdo drejtim,duhen dhjetra vjecare dhe kush e di a bejme gje apo jo.Dhe me e rendesishmja nga te gjitha,duhet me ndryshu trurin e miletit,mentalitetin,qe eshte nje nga pengesat tona kryesore.

  26. Berlin says:

    “Avantazhi më i madh konkurrues i Shqipërisë është deti dhe klima. Pra sektori ekonomik prioritar do të jetë TURIZMI. ”

    Per mendimin tim ky eshte mocioni me i gabuar per zhwillimin e nje shteti si Shqiperia sepse shqiptaret jane nje popull dhe komb qe jane shume mire ne gjendje te zhwillojne industri e teknik perpunimi e prodhimi e pse jo teknologji.
    Fakte per keto gjasa ka me shume se plot !!!

    kreshnik djali nuk behesh sot i pasur duke lare filxhanet e kafeve dhe carcafet me sperm e lengje te tjera te te huajve qe vijne e bejne pushimet ne Shqiperi.

    KUJDES !!!

    Vetem armiqete e Shqiperise duan qe Shqiperia te merret vetem me “Turizem”

  27. bashkim seseri says:

    o njerez a e lexoni se cfare shkruani ? ju popull me mentalitet te mbaruar, ju paraqitet plani ekonomik,platforma e AK dhe prap shani..doni vepra ju driteshkurter ? jepjani voten pra..jeni mbyllur te gjithe ne guasken e PD e PS. asnjeher nuk do ket hajer ky vend ne rast se vazhdoni keshtu..qeveria dhe opozita e dine kete gje, prandaj do tallen e do tallen me kte popull sa tua doje qefi..do ju vjedhin votat,dhe do ju lene te vdisni per buke nderkohe qe pervete behen obeze te shpifur..mir tju behet o popull se nuk do e kuptoni kurre qe armikun e ketij vendi ju vete e keni ushqyer, e keni mbajtur ne pushtet dhe e kei pasuruar.. mire tju behet. une per vete dua demokraci, dua drejtesi, dua integritet, por pike se pari, dua buke per femijet e mi. jam lodhur nga PD e PS qe kane monopolizuar cdo gje. te AK shof shprese, prandaj them te perkrahim Kreshnik Spahiun dhe AK, duket qarte qe kane nje plan per te shpetuar vendin.

  28. plaku says:

    Djema,ne lidhje me artikullin kisha keto gjera :
    – Spahiu, thote se, politikanet shqiptare shkateruan cdo gje qe ishte ndertuar ne kohen e socjalizmit.Une kam mendimin se, pjesen me te madhe te industrise qe kishim e shkateroi tregu nderkombetar dhe konkretisht :
    a. Neve shume prodhime tona i eksportonim ne vendet ish socjaliste ne baze Kleringu. Ne kuptimin qe, behej shkembimi si te thuash mall me mall ( klering ) dhe cmimet NUK ISHIN CMIME TREGU dhe cilesi malli qe linte shume per te deshiruar. Cmimet vendoseshin nga ministrite perkatese te vendeve qe eksportonin dhe importonin. Cdo vit behej bilanci i shkembimeve tregetare duke vene sasie dhe cmimet e mallrave qe do eksportoheshin dhe importoheshin.Pra nuk ishte oferta dhe kerkesa qe percaktonte gjithshka por vendimet politike te qeverive.
    b. Per sa kohe qe, eksistonin vendet e socjalizmit real, kjo tregeti funksjonoi pa probleme.
    c.- Me deshtimin e socjalizmit real, deshtoi edhe kjo lloj tregetie. Shume mallra qe, prodhonin keto vende nuk ishin konkuruese ne tregun boteror sidomos per cilesine e tyre dhe cmimet. Keshtu qe, ndodhi ajo qe duhej te ndodhte, keto mallra nuk i blent me njeri sidomos per shkak te cilesise se dobet. Magazinat u mbushen plot me mallra te pashitura. Fabrikat u mbyllen, u rrit papunesia dhe njerezit filluan te prishin makinerite dhe filluan ti shesin ne tregun perendimor si hekur skrap. Qeveria jo vetem qe, e lejoje kete gje, se ishte si pune ventili per te ulur presjonin e varferise, por shume qeveritare te korruptuar ( Ilir Meta ) perfituan nga kjo gje.
    d.- Per te vertetuar keto qe thashe eshte edhe fakti qe, i njejti fenonmen ndodhi me fabrikat rumune, bullgare, polake, ceke etj. Bile, ne nje bisedim midis Gorvacovit dhe Helmut Kolit, Koli pranoi se ata te dy bene nje gabim te madh dhe nuk parashikuan faktin se, industria e ish DDR nuk ishte konkuruese per tregun e lire perendimor dhe pra duhetj prishur pothuaj komplet gje qe shkaktoi papunesi te madhe ne ish DDR.
    – Ne artikullin e tij Spahiu shkruan :
    “INSTRUMENTAT më të rëndësishëm të zbatimit të këtij programi janë tre:

    1. TRURI – ‘Bordi i Inteligjencës Ekonomike’;

    2. ZEMRA – ‘Bursa e Tiranës’;

    3. MUSKUJT – ‘Korporatat e Mëdha Shqiptare’ dhe ‘Politikat Fiskale’.”

    Nuk e di por “Bordi i inteligjence ekonomike” tingellon shume si famekeqi “Komisjoni i planit te shtetit ” te kohes se Enverit.
    Persa i perket “Burses se Tiranes” dhe “Koorporatat e medha Shqiptare” me duken si “endera ne diell.” qe nuk kane nevoje per koment.

    1. Berlin says:

      “Per te vertetuar keto qe thashe eshte edhe fakti qe, i njejti fenonmen ndodhi me fabrikat rumune, bullgare, polake, ceke etj. Bile, ne nje bisedim midis Gorvacovit dhe Helmut Kolit, Koli pranoi se ata te dy bene nje gabim te madh dhe nuk parashikuan faktin se, industria e ish DDR nuk ishte konkuruese per tregun e lire perendimor dhe pra duhetj prishur pothuaj komplet gje qe shkaktoi papunesi te madhe ne ish DDR.”

      Kjo qe shkruan ti ketu eshte vetem propaganda e Kohl-it qe zhyti lindoret per te shpetuar perendimoret(bythen e vet) sepse DDR nuk kishte nje insutrie aq te dobet sa te shembeshin dhe te shkaterroheshin te gjitha fabrikat por Kolh e beri kete sepse kishte firke se mos pasuria e gjermanise kalonte nga perendimorja tek lindoret sic ishte dhe para luftes se 2 boterore ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje