ODIHR sqaron publikisht pozicionin e tij ndaj numërimit elektronik të votave në Shqipëri. Duke qenë se kjo reformë që ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë ka qenë rekomandim i ODIHR, rezervat e shprehura prej tyre kanë të bëjnë me kohën dhe aftësinë implementuese të administratës zgjedhore. Por nëse kjo është përgjegjësi e palës shqiptare, ODIHR nuk ka asgjë kundër.
Thomas Rymer, zëdhënësi OSBE-ODIHR-it në Varshavë, në një intervistë telefonike për Top Channel, nuk i kundërshton propozimet për numërimin elektronik.
Ndërkohë që ekspertët e ODIHR në Tiranë i kanë rekomanduar Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore se përdorimi teknologjisë në zgjedhjet e 2013-tës duhet nisë si një projekt pilot. Sipas Thomas Rymer, ky proces duhet të ndodhë gradualisht.
“Në raportin e fundit që kemi publikuar për zgjedhjet në Shqipëri, në lidhje me praktikat e mira për zgjedhje demokratike, ne kemi rekomanduar se sjellja e teknologjive të reja, siç është edhe numërimi elektronik duhet të prezantohet me cilësi dhe gradualisht. Kjo do të thotë jo përnjëherë. Varet se si do të bëhet prezantimi. Ajo që ne kemi thënë është se duhet të realizohet me cilësi, duke u siguruar se është funksionale sipas standardeve demokratike të zgjedhjeve. Nëse do të realizohet cilësisht, pse jo”, tha Rymer.
Zoti Rymer ka dhënë këtë përgjigje kur e pyetëm se përse ekspertët e ODIHR në Tiranë janë shprehur kundra numërimit elektronik. Kemi të bëjmë me një qëndrim personal të ekspertëve të ardhur në Tiranë apo qëndrim zyrtar?
“Këtu nuk kemi të bëjmë me pyetjen duhet apo nuk duhet të përdoret. Në takimin e ekspertëve tanë javën e shkuar, sikurse në tryezën e marsit për përdorimin e teknologjisë, kjo është ajo që kemi thënë, pra është një qëndrim i pandryshuar”, thotë Rymer.
Zëdhënësi i OSBE-ODIHR ka hedhur poshtë akuzat e djeshme të Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos se zyra e OSBE-ODIHR në Tiranë është vënë në shërbim të kryeministrit Sali Berisha.
“Çfarë është bërë në Shqipëri deri më tani dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen, gjatë të gjithë takimeve që kemi pasur është në përputhje me mandatin e OSBE-ODIHR”, thekson Rymer.
Dyshimet në Tiranë janë shtuar për faktin se Berisha u pa i gëzuar ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar pas zërave se ODIHR është kundër numërimit elektronik. Ai bile shprehu dhe opinionin e tij se kishte qenë kundër që në fillim, por e kishte lënë opozitën të propozonte çfarë të donte dhe pastaj do bënte çfarë thoshte ODIHR.
Por, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, duke folur në një intervistë për AS, ka thënë se numërimi elektronik i votave për zgjedhjet e vitit 2013 nuk mund të realizohet, për shkak të efektit kohë.
“Kur fut në përdorim një sistem të ri që kërkon marrjen e hapave kompleksë, këtyre hapave u duhet dhënë koha e nevojshme, duke krijuar kështu gradualisht edhe kapacitetet për instalimin e një sistemi të tillë kompleks. Dhe koha për këtë, duke iu kthyer sërish akrepave të orës, po ecën, gjërat po ndryshojnë dhe duhen ndërmarrë shumë hapa finalizues për vënien në zbatim të këtij sistemi edhe këtu në Shqipëri”, tha Volfarth.
Shume qarte o ODIHR…Kur plas kallashi mbas zgjedhjeve, sill nje Lajcak tjeter te perpiqet te qetesoj shkaterrimin e rradhes…Shume bukur e ke thene o Faik Konica…
LE TA MARRE VESH OSBE-ja ,ODIHR-i DHE TE GJITHE MATRAPAZET E TJERE TE ZGJEDHJEVE NE SHQIPERI:
POPULLI SHQIPTAR ESHTE POSHTERUAR E PERDHOSUR AQ SHUME NGA KLIKA KRIMINALE E SALI BERISHES,SA EDHE NJE VJEDHJE TJETER E VOTAVE,NE SHQIPERI DO SHPERTHEJE NJE URAGAN I FUQISHEM POPULLOR,QE DO FSHIJE CDO GJE ,QE DO T’I DALE PERPARA!!!
MENDOHUNI MIRE PARA SE TE BENI PAZARET ME AGJENTIN E SERBISE!!!
EDHE JUVE DO T’U DALIN PERHUNDESH TE TERA KERNACKAT E KORCES!!!
ME SHUME JENI SHQETESUAR PER PEDERASTET SE SA PER HALLET E VERTETA TE POPULLIT!!!
SHIKONI SE CFARE BEHET ME ROMET,O BARBARE EUROPIANE!!!
JENI PO AQ FASHISTE SA EDHE BERISHA!!!
Volfarth eshte zedhenesi i Sali Berishes,
me duket se me zjedhjen e presidentit do te kete
zjedhje te parakohshe,
prandaj deshirojne qe te mos kete numurim elektronik,
qe ceshtja te perfundoj ke RISTANI,
DHE ky i fundit ja jep fitoren ne tavoin Saliut.
Qe duhen pergatitur eksperte per numerimin elektronik, kjo eshte e vertete. Por kam frike se Berisha kerkon eksperte manipulimi. Dhe keta duhet te jene te besuarit e tij. Se nuk eshte fare e veshtire te programohet paisja qe ne tre vota PS te numeroje dy. Pra 3-1. Ose numerimin PS ta filloj kur te plotesohet shifra 50PS. Etj. Por duhen njerez te besuar dhe keta Berisha nuk i ka. Te pakten aq sa i duhen. Mendoni mund te jene rreth 500 grupe numerimi elektronik.
Sa per kontrollin elektronik te kartave, duhen rreth tete mije paisje , qe do secila specialistin e vet.
Dy ambasadoret O.S.B.E. dhe ODIHR jane bere te pabesueshem per popullin shqiptar. Si zjedhjet e 2009 dhe te 2011 e pa e gjithe bota se si perfunduan dhe keto dy zoterijn i firmosen sikur ishin te rregullta dhe sikur nuk kishte ndodhur asgje neper qendrat e votimeve. Pa u larguar keto dy persona, ne Shqipri nuk ka zgjedhje te rregullta.
Keto dy ambasador jane ngulur siç eshte ngulur vrasesi i shqiptarve
sali Berisha.Keto do te largohen kur te largohet Berisha.
Patjeter qe duhet kohe qe tja gjejne anen dhe sistemit elektronik se nuk e njohin sa duhet dhe u duhet pak kohe sa te perfeksionojne vjedhjen e votave.
Medoj se te dy ambasadoret E O.S.B.E dhe ODIHR e mbushen kupen. Ata duhet te shpallen non grata per Shqiperine. Po Kush t’ja jape Sala qe i ka futur ne gracke dhe nuk dalin dot , por i bejne temena atij. Turp per keta perfaqesues nderkonbetare. Per ata gjithmone nuk ka kohe per reforme.
Per nji vit kohe deri ne zgjedhjet besoj se ka kohe te mjaftueshme per instalimin e aparateve te numrimit dhe te provave eksperimentale per saktesine e numrimit te fleteve te numrimit ,te pakten ne qytetet e medha,
POR OSBE dhe ODHIR DERGOJNE DISA QINDRA VEZHGUES NE SHQIPERI,KETA VEZHGUES RRINE KETU NJI DERI NE 3 MUAJ QE MARRIN SHUMA TE MEDHA PARASH NGA VOTIMET TONA. ATA NUK MUND TI HUMBIN KETO FITIME TE MEDHA,PRANDAJ NUMRIMI ELEKTRONIK ESHTE I PARAKOHSHEM.
OSBE ME VOLFARDH E ODHIR I KANE PUNET VAJ
SA MBAROJNE ZGJEDHJET DEGJOJME PORDHET E SAJ