Dritan Prifti fiton gjyqin me ILDKP. Gjykata e Tiranës shfuqizoi vendimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili kishte gjobitur me 300 mijë lekë ish-ministrin e Energjitikës Dritan Prifti, për konflikt interesi, raporton Ora News.
Vendimi, i cili u mor nga gjykatësja Anila Kristani, e cilësoi gjobën ndaj Priftit të pambështetur në ligj. Sipas Gjykatës, Prifti nuk ka shkelur ligjin dhe s`ka vepruar në konflikt interesi dhe për rrjedhojë ka anulluar edhe gjobën.
ILDKP e kishte gjobitur ish-ministrin Prifti për konflikt interesi në vendimmarrjen për emërimin e një shtetasi në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të OST-së. Ky emërim, sipas ILDKP-së, është bërë në një kohë që ekziston një interes privat.