Një 19 vjeçar nga Tirana mbytet në Gjirin e Lalzit

20 Maj 2012, 21:12Kronika TEMA
Një 19 vjeçar nga Tirana mbytet në Gjirin e Lalzit

Gjiri i Lalzit

Një 19-vjeçar nga Tirana, Adi Sharra, i cili po pushonte në fundjavë me shokët e tij në  “Gjirin e Lalëzit ”, nuk ka mundur të dalë gjallë nga deti për shkak të dallgëve, raporton agjencia e lajmeve noa.

Policia e Durrësit bën me dije se i riu kishte hyrë në det për t’u larë, por nuk ka dalë më prej aty.

Sipas policisë, 19-vjeçari ishte përpjekur të dilte nga uji dhe teksa thërriste për ndihmë, miqtë e tij kishin shkuar menjëherë ta ndihmonin, por pa mundur ta shpëtojnë gjallë.

Policia mori dëshmitë e shokëve të viktimës dhe po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 19-vjeçarit.

Sipas policisë dyshohet se i riu mund të ketë gjetur vdekjen nga ndonjë atak kardiak nga uji i ftohtë, por mund të jetë mbytur edhe për shkak të dallgëve ngaqë nuk dinte not.

I riu nga Tirana, Adi Sharra u nxorr nga deti dhe u dërgua për në morgun e qytetit të Durrësit, ku trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

1 komente në “Një 19 vjeçar nga Tirana mbytet në Gjirin e Lalzit”

  1. Dona says:

    Ngushellime me gjithe zemer familjes per kete humbje tragjike te femijes se tyre te dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje