Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qarkun e Lezhës. Gruaja ka goditur me sëpatë bashkëshortin e saj duke e plagosur rëndë.
I plagosuri është 37-vjeçari Arben Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, raporton Ora News. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortes së 37-vjeçarit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fenomen i ri ne zhvillim. Njerezit po qellojne njeri tjetrin me spata e hanxhare per tu futur ne burg. Te pakten aty kane te siguruara gratis dritat dhe pjaten e gjelles.