Drogë dhe armë nga Shqipëria, shkatërrohet banda italo-shqiptare

19 Mars 2012, 12:56Kronika TEMA
Drogë dhe armë nga Shqipëria, shkatërrohet banda

Më shumë se 40 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të policisë italiane, për shkatërrimin e një bande italo-shqiptare. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur, por shumë prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, ky grup merrte armë dhe drogë në Shqipëri dhe më pas i shpërndante në zona të ndryshme të Italisë, si Taranto, Brindizi, Leçe, Materadhe Kozenca. Droga dhe armët fillimisht transportoheshin në Bari, nga ku dhe më pas shpërndaheshin pastaj në zonat e mësipërme.

Policia italiane ka bërë me dije se kreu i kësaj bande ka qenë një femër, Maria Scialpi, e cila së bashku me vëllezërit Cosimo, drejtonte trafikun e drogës dhe të armëve.

1 komente në “Drogë dhe armë nga Shqipëria, shkatërrohet banda italo-shqiptare”

  1. Treviso says:

    Ky eshte nje sukses i madh i karabinjerise Italiane.
    Shpresojme qe do gjejne edhe rrenjet ne Shqipri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje