Nuk e parandaluan dot Viktor Gushin, që vodhi, vrau e plagosi mbi 16 herë, me maskë e pa maskë, por të paktën një vrasje e kanë parandaluar. Policia e Tiranës bëri me dije se ka ndaluar 38 vjeçarin Denis Demiri, i cili ishte bërë gati për të vrarë shtetasin F.A. Policia thotë se kishte siguruar të dhëna se në mesnatën e kaluar, Demiri do të vriste këtë shtetas në zonën e Maternitetit të Ri.
“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve të besueshme se ky shtetas po përgatitej të kryente vrasjen e shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie, të ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Konkretisht, shtetasi Denis (Alban) Gani Demiri, u kap më datë 01.04.2012, rreth orës 22.00 me një armë zjarri në brez, të mbushur me fishekë gati për qitje, në një lokal pranë Maternitetit të Ri të Tiranës, në prani të 3 personave të tjerë. Në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë “TT”, me një krehër pistolete me 8 copë fishekë në të,”- njoftoi policia.
Informacion I Departamentit Amerikan te Shtetit per Shqiperine:
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/albania-country-specific-information-us.html
Nuk e kapi policia por e shoqja e paditi ne polici.
E thjeshte.
Po na lini te fleme gjume rehat,kjo policia tregon perralla qe nuk te ze gjumi.