20% e zyrtarëve, përfshirë edhe ministra, nuk kanë deklaruar pasuritë

28 Mars 2012, 14:21Kronika TEMA

Kur kanë mbetur e dhe dy ditë nga përfundimi i afatit, 20 përqind e zyrtarëve të lartë nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre. Mes tyre, sipas kryeinspektorit Adriatik Llalla, ka edhe ministra dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm.

Ndërsa një tjetër problem me të cilin inspektoriati përballet është verifikimi i pasurive të transferuara jashtë nga zyrtarët.

Deklaratat e Llallës erdhën pas nënshkrimit të marrëveshjes me ILDKP-së dhe Avokatit të Popullit, sipas të cilës palët angazhohen për të shkëmbyer informacion dhe për të kryer hetime ndaj zyrtarëve publikë, të cilët abuzojnë me detyrat shtetërore.

8 komente në “20% e zyrtarëve, përfshirë edhe ministra, nuk kanë deklaruar pasuritë”

  1. Shkodrani says:

    Logjike! Nese do t deklarojne pasurite e tyre, do te deklarojne krimet e tyre!
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. cimka says:

    PARTISE NDAJ I SHERBEVA.
    ************************
    Mor po keta, qenkan koqe
    Te deklaroj une pasurine?
    Perlare per njezet vjet
    E menazhova me aq siklet
    Kisha zero pasuri
    Tash i vetem une e di
    Ku e futa sistemova
    Vetem gruas ja tregova
    Me vilat e kam keq
    S’jane kashte
    S’i fsheh dot
    Po,kam edhe truajt
    I shtova mot per mot
    Pronaret jane varosur
    Listat ma treguan
    Si e qysh i pushkatuan
    Ndaj per to jam i qete
    Do ti gezoj
    Sa te kem jete
    Sa ta ndjej qe e kam keq
    Kater bileta do ti heq
    Hip avionin fluturoj
    Ku kam bangen do qendroj
    S’jam leshko
    Te kem nje bange
    Ndaj kam tre o kater
    Ne c’do shtet
    E hap nje vater
    Ngre shtepine shijoj jeten
    E kam plot edhe kuleten
    Trim ke qene burri im
    Mercenar me perkushtim
    Mbajte gjithe ata flamure
    Qe i ndronje nje nga nje
    Sipas kryekokes
    Ke sherbyer pa bere ze.
    Urte e bute tiganin plot
    Ul e ngri kartonin
    Nga moti ne mot
    Pse c’me dinje moj Qazime
    Ndonje leshko me pozite
    Partise ndaj i sherbeva
    Te isha pasanik nje dite.

  3. Po ti Zoti Llalla ca bon me Keta ministra ?! Besoj qe u jep medaljen:
    ‘Fort- Transparentet’ e qeverise ‘me dur te pastra’,
    Kurse kryeministrit te kesaj qeverise, besoj qe ja var ne qafe deklaraten e vet, te te bijve & te gruas sllobodanke!

  4. daku says:

    Edi Rama kur ishte kryetar bashkije kishte vetem 3000 mije euro,po tani qe seshte me krytar bashkije cfare ben jeton me asistence i varferi….

  5. abc says:

    nuk habitemi me kete lajm. Po na thuaj c’far masash do merren ndaj tyre

  6. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Llalla!
    Se pari,kjo nuk eshte transparence.Transparence,eshte kur te thuash me emra dhe mbiemra,te gjithe ata qe nuk i kane deklaruar pasurite e tyre.Kur them te gjithe kam parasysh:President,Kryeminister,ministra,deputete,drejtues te institucioneve Kushtetuese.Te tjeret,jane leng groshi,sa per te justifikuar ju ,se jane shume dhe nuk kemi c’tu bejme,sepse sado te kene pasuri,nuk ju afrohen as tek gishti i thoit ketyre te mesipermeve.
    Se dyti,kot e ke.Asnje nga keta qe nuk deklarojne pasurine,nuk mund te ndeshkohet nga ty apo dikush tjeter.Jane gjerat te lidhura zinxhir dhe nuk lejon njeri te keputet nje hallke e ketij zinxhiri,se atehere qelbet dynjaja.Vjedhjet,allishverishet me pronat,tenderat,punesimet,paret e krimit dhe korrupsionit qe kthehen ne pasuri te ketyre “obortareve”dhe mos ndeshkimi i ketyre aspekteve nga drejtesia,jane produkt i nje pune te “perbashket”.Pra askush nuk ka kurajo te kerkoje llogari,askush nuk guxon te padise,askush nuk guxon te kallzoje,sepse te gjithe keta qe citoj me lart,kane “gelltitur okllahine”i themi ne kendej nga Korca,pra jane te perlyer dhe ja dine hilete njeri tjetrit.
    Se treti,edhe ti,keto qe thua,e ben qe te lash gojen dhe te justifikosh karrigen qe mban.Sepse po i levize pak bythet,menjehere “te plevitosen” ato,mbasi ju iken menjehere karigja.
    Ja pra,sa e qarte eshte situata per ne si popull,pamvaresisht se per ju “zyrtaret” eshte e “koklavitur”.Vetem druri dhe huri i popullit ndaj jush,e sheron kete vend nga kanceri i kesaj Administrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje