Dy aksidente brenda pak orësh: Furgoni përplas tre fëmijë. Parakalimi i gabuar i merr jetën policit

6 Prill 2012, 12:40Kronika TEMA
Dy aksidente brenda pak orësh: Furgoni përplas tre fëmijë.

Foto arkiv

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh. I pari u shënua në mëngjes në aksin Lushnje- Berat. Një furgon ka humbur kontrollin duke goditur tre fëmijë që shkonin në shkollë. Mësohet se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë një defekt që ka pësuar mjeti në ecje e sipër.

Pak më vonë u shënua një aksident me pasojë vdekjen e një oficeri policie të burgut të Fushë- Krujës. Ngjarja ndodhi në aksin Fushë Krujë- Milot. Sipas policisë, Islam Isufi, i cili drejtonte makinën tip ‘Peugeot’ ka mbetur i vdekur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak.

Nga hetimet paraprake mësohet se Isufi është mundur të parakalojë në këtë aks rrugor me mjetin e tij si pasojë është përplasur me 2 trajlera, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

10 komente në “Dy aksidente brenda pak orësh: Furgoni përplas tre fëmijë. Parakalimi i gabuar i merr jetën policit”

  1. DHELPRA says:

    INFRASTRUKTURA SALIUT KJO ESHT, POR EDHE NE DUHET TE BEHEMI NJEREZ!

    TO BE…

    1. Tironci Lugano says:

      Fajin e ka Sala edhe kur policit i fiksohet ne koke qe duhet me doemos e parakaloje.

      1. Edi Detroit says:

        Haha Tironco,po cte duhet o lumemadh apo do te hash te shara.E tregoje dikush ketu nje histori ne vitet 94-95,ne Skrapar nje oficer kthehet pas nja 3-4 dite sherbimi dhe gjen gruan me jaranin ne krevat.Fjalet e tij te para ishin; Edhe kete ma bere Sali Berisha !!!.

        1. armand says:

          Ne 2008 ndodhesha ne Shqiperi me “pushime”.Ne “autostraden” Lushnje-Durres policat e kishin si zakon te rrinin fshehur neper ferra.Nje dite njeri prej tyre doli nga ferra pa pritur dhe desh e vrava mavrine.Autoveloxi kishte regjistruar shpejtesine 87 km/ore,po polici ishte i mendimit qe une isha me shpejtesi me te madhe.U mundova per 30 minuta ti mbushja mendjen por ishte e kote.Ai e kishte ndare mendjen dhe donte leke.Nuk pranova per te vetmen arsye se s’kisha thyer rregullat e qarkullimit.Gjeja me e shemtuar eshte se gjate debatit tone ne “autostrade” asnje automjet nuk e respektonte limitin e shpejtesise.Si perfundim polici ne menyre arrogante me “sekuestroi” patenten dhe pa me lene asnje lloj verbali me tha se patenten ma kthente pasi te paguaja nje gjobe prej 5000 lekesh te reja.Ja lashe ne dore dhe u largova drejt Durresit pasi te njejten nate do merrja tragetin drejt Italise.Me te shkelur ne token Italiane bera denoncimin per humbjen e patentes.Ne shkurt te 2010 karabinieret me njoftojne se kishin arrestuar nje shqiptar qe ishte ne poses te patentes time.
          Ja pra kush jane perfaqesuesit e ligjit ne Shqiperi.Dhe jam shume i sigurt se raste te tilla do kete me qindra dhe mijera.

        2. Tironci Lugano says:

          Edo
          Te jesh me Ps eshte dicka normale sic jane dhe te tjeret me Pd.E qe kjo eshte nje gazete e majte e”moderuar” perseri eshte shume normale.Ajo qe me vjen keq eshte se nga komentuesit ketu shumica sipas mendimit tim mbi 90% jane jashte.E te besh oemnte te ketij niveli eshte e trishtueshme.Dreqi e mori po dy gjona i kane pare dhe mesuar ne vendet ku jane.Sa per te shamet apo te lavderumet sic i them une ne fillim me vinte inat por tani jam kam marre doren kur shof edhe nivelein e sharesve.Thjeshte tregojne edukaten e tyre se per kulture as qe bohet fjale.Lexoj kete zoterine qe shkruan poshte.Ka ne nej fare menyre te drejte.me kane kapur dhe mua po ne te njetin vend por isha me shpejt sec duhet.Pagova dhe ika sikur skish ndodh asgje.normalisht kur je ne rregull spara te ngacmojne.Ndodh qe te ndalojne rutine si ne cdo vend tjeter por pas nje kontrolli normal iken ne punen tende.
          Pershendetje

  2. aqif-pallaska says:

    Shqiptaret kujtojne se jane te gjithe si Schumaker,,,,,,,edhe polici me Peugot kerkon rrally dhe ik per lesh.

  3. net says:

    polici vete nuk zbaton rregullat e qarkullimit dhe vdes per faje te vetit, mendo tani te kerkosh llogari qytetareve…

  4. tori angli says:

    shiko-jam sh sh i gezuar qe femijet qe te tre paskan shpetuar shpirtat e vegjel.kurse qe ka vdek ai polici i fushe krujes per zotin nuk e lexova deri ne fund komentin.po ka aksident me pasoje vdekjen jane nga kruja…opo le te shuhen fare. e kane krenari tju thuhet pas vdekjes qe ky rahmetliu ishte sh i shpejte ne timon…..hajt ngushelime

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha comment i forte i papare!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje